Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Ndahet nga jeta Hysen Selfo, kreu i Ballit Kombėtar

    Kryetar i Ballit Kombėtar pėr gati 10 vjet, Selfo, vdiq dje nga njė sėmundje e pashėrueshme

    Ndahet nga jeta Hysen Selfo


    a.r

    TIRANĖ- Ėshtė ndarė nga jeta Hysen Selfo, njė nga figurat mė tė spikatura tė Ballit kombėtar, njėkohėsisht ish-kryetar i kėsaj partie pėr shumė vjet. Sė fundi Selfo ishte zgjedhur president nderi i njė fraksioni tė dalė nga kjo parti, Balli Kombėtar Demokrat. Selfo u nda nga jeta dje nė moshėn 71-vjeēare, pas vuajtjeve prej disa muajsh nga njė sėmundje e pashėrueshme. Ai u vu nė krye tė Partisė Balli Kombėtar gati 10 vjet mė parė pas largimit nga kjo detyrė tė Abaz Ermenjit, liderit historik tė kėsaj partie. Hysen Selfo pėr dy legjislatura me radhė ka qenė deputet i Ballit Kombėtar nė Parlamentin shqiptar. Nė vitet e diktaturės ai, sė bashku me familjen e tij, kanė qenė vazhdimisht nė internim, pėr shkak tė kaluarės politike. Madje Selfo i pėrkiste familjes qė ka ndihmuar pėr tė vazhduar shkollėn nė Francė ish-diktatorin Enver Hoxha. Por ky i fundit, pas Luftės sė Dytė Botėrore, e pėrndoqi, duke vrarė shumė pjesėtarė tė kėsaj familjeje. Selfo ka qenė inxhinier-kimist nė profesion. Homazhet nė nderim tė figurės sė Hysen Selfos pritet tė zhvillohen sot nga ora 13.00-16.00 nė mjediset e Shtėpisė Qendrore tė Ushtrisė. Kjo pasi salla e Kuvendit ndodhet nėn rikonstruksion. Pritet qė nė homazhe pėr nderimin e tė ndjerit tė marrė pjesė edhe kryeministri i vendit, Sali Berisha, si dhe shumė deputetė e politikanė tė tjerė.

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    RD

    --


    Lamtumirė Hysen Selfo!


    Tė dielėn vdiq nė moshėn 72-vjeēare politikani i njohur Hysen Selfo. Me vdekjen e tij, nacionalizmi shqiptar humbet njė figurė tė rėndėsishme. Partia Balli Kombėtar Demokrat humbet themeluesin dhe drejtuesin e saj, familja humbet babain dhe bashkėshortin e dashur.

    Hysen Selfo dhe familja e tij patėn fatin e gjithė familjeve nacionaliste nėn dhunėn e komunizmit. I vetmi faj i tyre ishte mbėshtetja e Ballit Kombėtar, i cili luftonte pėr njė Shqipėri demokratike. Pas rrėzimit tė komunizmit, ai u aktivizua nė politikė dhe pėrkrahu po ato ideale pėr tė cilat familja e tij kishte luftuar pėr katėr dekada, idealet e Ballit Kombėtar. Me themelimin e Ballit Kombėtar, ai u zgjodh kryetar dhe qysh atėherė punoi pa u lodhur. Ai kontribuoi nė rizgjimin e ndjenjave nacionaliste nė gjithė Shqipėrinė. Komunizmi u mundua ta shuante nacionalizmin dhe shpirtin demokrat tė shqiptarėve, por nuk ia arriti dot falė rezitencės sė njerėzve dhe figurave si Hysen Selfo.

    Partia e Ballit Demokrat, nėn udhėheqjen e Hysen Selfos, punoi jo vetėm pėr zbardhjen e historisė, kthimin nė vendin e duhur tė ideve dhe figurave nacionaliste, por edhe nė pėrfaqėsimin dinjitoz tė politikave tė djathta tė ditės, pėr tė cilat kishte dhe ka nevojė Shqipėria.

    Hysen Selfo ishte deputeti i parė i Ballit nė parlamentin shqiptar dhe e pėrfaqėsoi atė me dinjitet pėr dy legjislatura.

    Njė vit mė parė, Hysen Selfo dha dorėheqjen nga kryesimi i Partisė Balli Demokrat, e cila e zgjodhi "Kryetar Nderi". Por edhe pas tėrheqjes nė jetėn private, ai na ėshtė gjendur pranė. Me largimin e tij nga jeta do tė na mungojė njė lider, njė politikan me vizion dhe njė njeri me zemėr tė madhe. Ne tė rinjtė do tė kemi nevojė pėr kėshillat e tij, qė nuk na munguan kurrė deri pak ditė mė parė. Ne do ta kemi Hysen Selfon Kryetar Nderi tė Pėrjetshėm.

    Lamtumirė i dashur Kryetar!

    ARTUR ROSHI, Kryetar i PBKD

    ---------------------










    Ngushellime familjes Selfo.. per humbjen e z Hysen Selfo..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 29-08-2006 mė 13:47

Tema tė Ngjashme

  1. Origjina e Himnit te Flamurit
    Nga Albo nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 22-12-2021, 11:51
  2. KF Elbasani, "TIGRAT VERDH E BLU"
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 479
    Postimi i Fundit: 04-10-2008, 00:26
  3. Identiteti Kombėtar dhe Gjuha Standarde
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 12:01
  4. Traktet e Ballit Kombėtar
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-07-2003, 12:19
  5. Abaz Ermenji
    Nga Eni nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-03-2003, 14:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •