E kam degjuar te permendet shpesh dhe shembujt nuk kane ngjashmeri me njeri-tjetrin. A mund te di cfar perfaqeson egzaktesisht ky term dhe mbi c`ngjarje eshte konkluduar?!
E kam degjuar te permendet shpesh dhe shembujt nuk kane ngjashmeri me njeri-tjetrin. A mund te di cfar perfaqeson egzaktesisht ky term dhe mbi c`ngjarje eshte konkluduar?!
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Une nuk e di saktesisht se cfare nenkuptohet me kompleksin e Elektres por mund te te jap informacion mbi historine e saj.
Agamemnoni, vellai i Menelaut te cilit Paridi i kishte rrembyer te shoqen, Helenen, ishte kryekomandanti i ushtrise greke qe do te sulmonte Trojen. Por kur anijet greke do te niseshin drejt Trojes, Artemisi e pengoi nisjen e anijeve me erera te pafavorshme per lundrim dhe kerkoi si kusht per ere te favorshme flijimin e Ifigjenise, bijes se Agamemnonit. Ai flijoi te bijen dhe ushtria greke u nis per ne Troje.
Pas kthimit nga Troja, gruaja e Agamemnonit, Klitemnestra bashke me te dashurin e saj vrau te shoqin per tu hakmarre ndaj flijimit te te bijes. Ajo donte te vriste edhe te birin, Orestin, ne menyre qe kur ai te rritej te mos mund te hakmerrej ndaj vrasesve te te atit. Por Elektra, motra e Orestit e shpetoi nga vdekja duke ua dhene Orestin disa tregtareve. Oresti u kthye ne shtepi pasi u rrit dhe me nxitjen e Elektres vrau te emen dhe te dashurin e saj, duke u hakmarre keshtu per te atin.
Ndoshta kompleksi i Elektres eshte nje term qe perdoret per te treguar lidhjen e fuqishme te bijes me babain. Ajo i fal te atit faktin qe i flijoi motren, por nuk i fal te emes faktin qe i vrau te atin. Por ky eshte vetem nje supozim i imi.
Gjithsesi faleminderit!
Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere
Kompleksi i Elektres eshte analog me kompleksin e Edipit.
Emertimi eshte bazuar ne Mitologjine greke, sic e shpjegoi Era me lart.
Sipas teorise Frojdiane, vajza e vogel, ka dashuri seksuale ndaj babait, dhe xhelozi ndaj nenes. KJo eshte nje nga ndrydhjet e para sexuale qe fillon tek njeriu...gjithmone sipas Frojdit![]()
Summertime baby!
Krijoni Kontakt