Close
Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 145

Tema: Bie "shi"!

  1. #21
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Pran dritares time
    bie "shi" here, pase hera
    sikur rrezet kan humbur reflektin e tyre!
    mundohem te gjeje kurajon
    mbrenda teje dhe meje
    te pakten fjalet e embla
    te cilat sheroin plaget e jetes ton,
    ehh jeta, jeta eshte keshtu!
    i ka kultivimet e veta
    sikur stinet qi i sjell moti
    here me diell, e here me "shi"!
    ditet po kaloin
    rrudhat jan shtuar ne ball,
    koha ndryshon vitet ne kalendar
    dhe koha sheron plaget
    edhe pse? prej kohesh vuajm nga ajo
    mundohem te jap zemer
    qe ti permbahemi kesaj jete
    edhe pse koha kalon? vitet ne kalendar shtohen
    nuk ka rendesi se qfare thone keto
    veqse te jemi une eti, pran njeri tjetri..
    deri ne vdekje
    ne nje pem degshe
    ngjitur per te
    ne do t'mbijetoim
    nene meshiren e tyre dhe te zotit
    atje... kha,
    rrenjet kultivoin
    per tu dhen hapesire fryteve tona
    koha kalon e plaget sheron
    per gjitha zemrat...!!!

    Hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-10-2005
    Postime
    1,712
    pERSHENDETJE HAJLA; besoj se ne nje mesazh mund te me thaush diqka ma teper per ju dhe per jeten ne kanada.
    poeti nga mitrovica

    angert

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga angert
    pERSHENDETJE HAJLA; besoj se ne nje mesazh mund te me thaush diqka ma teper per ju dhe per jeten ne kanada.
    poeti nga mitrovica

    angert

    Faleminderit i nderuar angert
    Njiherit dhe Poeti nga Mitrovica

    Gjithashtu pershendetje dhe respekt nga ana ime,me vjen mire qe keni gjetur rastin per ni pershendetje te sinqert,e sidomos ne qka jemi te gurbetit i kuptoim se qfare domethenje ka kjo,sikurse me paskit kerkuar nje mesazhe per jeten ne Canada
    do beje nje perpjekje aq sa mundem dhe di tu pergjigjem,krejt qka eshte ne realitet.
    me se parit me duhet te them se, gurbeti te ishte i mire se kishin quajtur (gurbet)!
    kete gjithkush e din,edhe nese dikujt i duket se po i ben mire gurbeti?thjeshte eshte qeshtje personale,une do jem e motivuar shum,meqse nuk e di sa kam durim,ti permbahem te dhenave mbi qeshtjen ne Gurbet!
    e verteta eshte se kurr nuk ekam dashur gurbetin po pase ma imponoi fati dhe mua keshtu si ty dhe shum te tjerve,ku mendoi se ka mjaft nder ne se nuk eduan gurbetin, mendoi se 90% e popullit,kan dalur nga zori e jo nga qefi,diqka i ka shtyr,qe te vien deri tek kjo!
    e si e pse? kemi mjaft t'themi....!!!!
    une si femer ne moshe te shtyer ,ndoshta e ndjej ni peshe te rand me shum seq duhet te jet!
    sepse ma shum se gjysem e jetes e kam perjetur ne vatren time,do t'thot peshoi me rand kah vendi im.Se nga ketu ku jam,sikur ate dite si kam ardhur si sot,e njeta gje per mua,ndihem e brengosur mund ta quaj veten dhe si fajtore,si e kam pranuar nje gje te tille,qe kam marrur udhet e botes pas shum viteve te mija,ku gjithe ekam urrejtur gurbetin,se me ka kallur shpirtin si ne femirin,kur kam percillur baben tim,tani 33-4 vite nuk jan pak,per mua kan qen shekull!!!
    se kurr nuk kemi qen bashk,edhe se ai vinte per vizita,me dite te caktuar,i duhej te kthehej prap nga atje kah kishte ardhur,
    prap se prap zemrat te ndara te shterruara nga malli dhe lotet...!!!
    besoi se mallin e botes te kete sot nuk e don!
    por gjithqka eshte von tani,se thmija jen rritur ne tjeter kultur tjeter ambient,
    ku me shum qka nuk perputhemi ne si shqipetar...edhe pse ai ua ka mundesuar te gjitha kushtet e gjitha nevojave personale,e me se shumti me gjuhen ,duke i quar larg banese 300 klm,udhetim ni here ne jav ,kjo ka qen shum vite perpara deri sa jan shkuar duke u shumuar shqiptare nga shum vendet te trojeve shqiptare...ata sot e flasin shqipen ne ghuhen e unisuar dhe shum te paster...meqse te gjithe jan te zotet e veti sot.
    nuk e them se i ka te gjitha te keqiat,dhe gurbeti jo,apo venet dhe shtetet e huaja, ka dhe te mira ku qka me se shumti me pelqen mua,qe trajtoin popullin me te drejta te barabarta nga dya gjinit... sidomos ne vendin ku jetoja sot,pra ne Canada
    me duket se nuk ka shum nacista,sikur ne vendet evropiane,
    ketu jan njerzit te but shum,Gavramenti ta mundeson socialin,dhe i ka te hapura te shumta kisha humanitare,qe u jep te drejte te gjitha nacionaliteteve per t'kerkuar ndihme ne raste se nuk i mjafton sociali,apo qe nuk eshte i/e aft per pun,te mban te ndihmon,e sidomos jan ata qe organizohen dhe ndihmoin popullin,ti vetem regjistrohesh,dhe ata ta bien ni here ne dy muaj Qekun dhe ta caktoin ni fare shume te numrit sa me shkua me marr ushqim ne shitore,ne cilen ata ta caktoin.
    per ata qe jan te afte e punes kerkoin punen dhe ia gjen shum kujt ose e gjen vete sipase deshire,per penzion eshte deri ne moshen 65 vjet.
    per femijen deri ne moshen 19 vjeqar/e e mbajn ne social.
    si ti mbush te 19-jetat ia ndrepren qekun.dhe i thot te luamshin karhet e tu hahaha, kte jo se ua nderpren vetem gavramenti por dhe familja te shumtve,i qet ne banes te vet ne dasht i ndihmon,si prind, ne dasht jo.A te shumtit ishin si po ia paguajshin shkollimin,kurse tek ne shqiptaret kjo akoma nuk ka hypur ne mod per ti ndare femijet ne ni tjeter vend.lol!
    fale zotit se e ndjejm ne shpirte ate qka na ka lindur e rritur edukua dhe shkollua...Nena shqipetare...
    mendoi se shum ka dhe jen se mundohen ta ruajn traditen dhe kulturen shqiptare,e perderi sa te mbajm qete,prap nuk jemi te humbur,fale zoti dhe nga njerez tan shqiptar,nga shoqata dhe organizata te ndryshme,qe i hapen udhet dhe frymen,e popullit neper mes te internetit,per t'mesuar Shqipen...dhe kjo shum ka hypur ne fuqi ne qdo familje sot nuk ka qe nuk ua kan bere internetin femijve te tyre,pikerishte ua kan mundesuar veqse mos t'harroin gjuhen shqipe...se ne vendin ku jetoim ne, nuk ka shum shqiptar per t'marrur ndoi niciative humanitare apo si aktivista,qe ka t'bej me fare organizimi per t'perhapur Ndoi vend per Gazeta Botuese ne gjuhen Shipe, e cila na kishte ndihmuar per informime mbi kornizen e saj shqiptare...
    megjithate tani po i mbulon dhe interneti me te gjitha informata qoft per lajme ne gjuhen shqipe qofte dhe gazeta me i lezua cila dhe qfare te konvenoin keto sherbejn dhe per te medhenjt...Flm

    kaq per sonte i nderuar angert te pershendes gjithe te mirat ty dhe familjes juaj,me ni porosi qe mos merzisni ne gurbet se drejtesia e ka fatin evet.Qe askush nuk mund te ia mohon ate.
    Buk e kryp ne vater ton. Veq Pavaresin ta Gezoim...AMIN

    Shkroi... Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga angert
    pERSHENDETJE HAJLA; besoj se ne nje mesazh mund te me thaush diqka ma teper per ju dhe per jeten ne kanada.
    poeti nga mitrovica

    angert
    Pershendetje i nderuar angert,vendosa ketu qe te shkruaj ,po ne temen time,pase dhe ishte embyllur tema ku me kishit shkruar,per qfare te kishte ndodhur!
    sinqerisht ishte per te ardhur keqe,une per veten time nuk kisha ndoi vrejte,gjithe qka keni shkruar keni shkruar bukur, mua me kan pelqyer jashte mase shkrimet dhe vargjet tuaja poetike.........gjithsesi kan nji vlersim te lart nga ana ime,fakti se me kan pelqye jashzakonishte ne te gjtiha aspektete,Poezit e tuja kan nji pamje te lashte antike,(pothuaj se ju keni mberrijte te gjitha kohrave)...per tu mahnitur nga kjo'a!
    une nuk kisha as ni vrejte,dhe ase qe kam.
    Mbi te gjitha me kan bere pershtypje te thelle ne shpirt,ku gjithqka ishte eshkruar ne realitet,te dalura nga ni shpirt i pervuajtur dhe i perflaket shqiptari..............ashtu si duhet ta kete vendi qdo te dytin person sot.
    Mbi realitetin,dhe njerzimin vllazerore,ashtu si duhet te jet ni shqiptar i qilter,poezit e tuja ishin Legjende e gjitha kohrave.......... dhe viteve qe kan kulluar gjak nper shekuj...............ti dite dhe din akoma ti shkruani bukurive,trojeve,te atedheut te shtrenjt shqiptare......ti shkrove aqe bukur ku askush nuk ka shkruar as marr kaq ni veprim te guximt dhe te mirebesimit para veti,qoft dhe ne syte e te gjithve si e bere ti,pa dallime feje,pa dallime kulture,te perfshira gjitha krahinat dhe trojet antike shqiptare....mos harro se ideali dhe vepra per te mir ato dalin ne drit dikur, se askush nuk ka mundur ti mohoi ato e as qe mundet Jo.
    . . .
    Prandaj mbeteni gjithni i qmuar dhe i respektuar nga ana ime,si dhe nga bashkshorti im Musa ku dhe nga ai keni vlersime dhe komplimente lidhur me shkrimet dhe vargjet e rreshtuara poetike
    Sinqerisht Hajla
    Uroi se ideali i juaj atdhedashas te kete ni pasqyrim te lart Kombetar Shqiptar kudo,ne familje,ne shoqeri,madje dhe ne Histori...Si ni Poet i Famshem Botror......FLM

    Te fala nga Rugov e Lashte
    P.s.dhe nese ni dite te shkele kama para meje dhe tim shoq, ne ato bjeshke te bukura u ben te fala shum

    Te fala shum dhe nga im shok Musa Rugova beso se dhe ai ka mbetur i shtangur nga ky veprim!, lidhur me poezit e tuja ku te gjitha i ka lezuar radhazi e sidomos ate qe i ke shkruar mbi Rugoven e Bukur qe zemra i digjet per ate vend, i teri ka qajtur me "lot"!
    . . .
    Per ty o djepi im
    per ty o Dardani e Lashte
    o kulla te qmuara
    Kreshnike
    o bjeshke te bukura magjike
    Fusha dhe pyeje
    o male dhe lendine
    Liqenje dhe zallina
    o lugje dhe kodrina
    Lule trandafila,
    o kroje gurgullina
    Te gjitha si hana
    o ne ju me ka lindur
    dhe rritur nana
    Sa mall kam per ju.....

    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Nga dy*syt*e mij..
    sikur bie "shi"!
    jam ulur pran dritares
    me hekur pak merzi,
    dritare eshte ngrire
    dhe nuk hapet dot?
    nga dimer acar,
    dielli dot se ngroh!
    veq-se zemra ime
    me thuaj ni fjal?
    kerko lajm nga qielli
    te ma shuaj kete mall,
    pran dritares time
    era fishkellon...
    mbrenda dhomes time
    shpitin ma shtergon,
    me thonje te mprehta
    porsi shterngata,
    eshte e gjate dhe erret
    me shum se nata...
    dhe here pas here,
    sikur vjen dhe shkon
    prap troket n'dritare
    nga gjumi me zgjon,
    sa epa meshire
    ne shpirt sikur me shpon!
    pse fryen kaqe shum?
    ti era zullumqare
    pse s'me lere te qete?!
    mendet mi qite fare
    prap me pershperit...
    shpirtin ma ngacmon,
    te vogel ne veshe
    diq,ajo me thot
    hyp ne krahet e mij
    ne qiellin e larte
    bashk do fluturoim
    do behem si diell
    qe te nxej gjithmon...

    hajla
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  6. #26
    Hej bote e trishtuar jeta duhet gezuar, shendet e te mira.

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga Dhe_Djalli_Qan
    Hej bote e trishtuar jeta duhet gezuar, shendet e te mira.
    Dhe_Djalli_Qan
    hm,me habiti ky niku juaj i nderuar!(fundi i botes)
    Gjithsesi shendet e fat dhe per ju, se kushe preferon gezimin,ama jeta ka dhe pasoja!-flm

    Hajla Rugovase
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 05-02-2007 mė 21:04
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Bjer o ti "shi"!
    ~~~~~~~~~
    Bjer o ti shi, bjer
    si kroi currel
    desha t'ia thom kenges
    por zeri s'pom del,
    ky gurbet i shkret
    diten ma ben terr,
    per ju kur t'mbjen mall
    me lot qaj currel
    dhe se shpejt, do vie
    me tjetren pranver
    ndaj kesaj radhe,
    good bye,all there...!

    Ju dua perhere...

    Nan bije dhe moter... E juaj hajla e Rugoves
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga hajla : 31-08-2007 mė 14:12
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    jam vertet i prekur nga vargjet tuaja Hajla.

    mergimi ka nje dhimbje me vete , nje dhimbje melankolike qe te germon ne kujtime te largeta te vendit tend ,nje ndjenje qe rralle here mund te shprehet vertet ashtu sic ta ndien shpirti , por na ngelet vec te lshojme nje renkim renqethes nostalghik dhe me pas lotet te shplodhin , lote ne nxehte qe djegin syte ;

    Hajla , ne vargjet e tua gjej poeten ne shprese , mergimtaren besnike, dhe njeriun qe respekton vendin e te pareve tane.

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anėtarėsuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Citim Postuar mė parė nga maratonomak
    jam vertet i prekur nga vargjet tuaja Hajla.

    mergimi ka nje dhimbje me vete , nje dhimbje melankolike qe te germon ne kujtime te largeta te vendit tend ,nje ndjenje qe rralle here mund te shprehet vertet ashtu sic ta ndien shpirti , por na ngelet vec te lshojme nje renkim renqethes nostalghik dhe me pas lotet te shplodhin , lote ne nxehte qe djegin syte ;

    Hajla , ne vargjet e tua gjej poeten ne shprese , mergimtaren besnike, dhe njeriun qe respekton vendin e te pareve tane.
    I nderuar maratonomak pershendetje,me vie mire qe poezia ime te ka prekur dhe ty,e kjo ka ni domethenje tek une,se kur ne raste te tilla,ndjeim dhimbje ndaj njeri tjetrit,atehere dhe ma mire per te gjithe,e kur jo?dhe ma keqe per te gjithe!!!!!!
    ps..megjithate ne shqipetaret pothuaj jemi njesha per t'qen sensitiva,sepse kemi te njejtin fat ku do neper bot tashme!

    Me Respekt
    Hajla Rugovase
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

Faqja 3 prej 15 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •