Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 23 prej 23
  1. #21
    Rob i All-llahut! Maska e Omari
    Anëtarësuar
    14-03-2006
    Postime
    189

    Paqja dhe meshira e All-llahut qofte mbi Muhammedin a.s dhe Pasuesit e Tij!

    Do te ju pershendes me nje hadith i cili mendoj se e ka vendin ketu.

    Shoket e Tij e pyten ne nje ndeje te Derguarin e All-llahut Muhammedin a.s cili prej tyre eshte burri me i mire ne kete dynja dhe Muhammedi a.s u pergjegj me i miri prej juve eshte Ai i cili me doren e vet i afron te goja kafshaten e bukes Gruas se tij.

    Gjithashtu ne nje hadith tjeter Muhammedi a.s ka thene dy gjera jan te mira ne kete dynja, ato jan Grate edhe Lulet.

    Me rrespekt
    Vetoni

  2. #22
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-01-2007
    Postime
    37
    Per martesen:

    Martesa perbehet nga nje kontrate ne fillim. Ne kete kontrate gruaja mund te veri si kusht qe burri mos te martoje grua te dyte. Kjo nuk bie ne kundershtim me ajetin e kufizimit te numrit deri ne 4 dhe ka nga konsensus nga sahabet dhe tabi'inet.

    Ibn Tejmijah jep listen e atyre qe pranojne kete lloj kushti ne kontrate: ‘Umar ibn el-Khatab, ‘Amr ibn el-‘As, Shurejh el-Kadi, el-Uza’i dhe Ishak (el-Fetaua el-Kubra, pjesa 3, Kitab el-Nikah)

    Ibn Kudâmeh el-Makdisî jep listen: Umar bin el-Khatab, Sa‘d bin Abi Wakas, Mu‘auijah, ‘Amr bin el-‘As (radia Allahu ‘Anhum). Eshte thene gjithashtu nga: Shurejh, ‘Umar bin ‘Abdul-Aziz, Xhebir bin Zejd, Tevus, El-Auza‘i dhe Ishak. (el-Mughni e Ibn Kudameh Vol. 9, Faqja 483)

    Pastaj mund te lexoni hadithin:

    Degjova te Derguarin e Allahut i cili ishte mbi mimber,"Benu Hisham bin Al-Mughira ka kerkuar prej meje qe t'i jap leje atyre te martojne vajzen e tyre Ali bin Abu Talibit, por une nuk i jap leje, dhe nuk do i jap leje nqs Ali bin Talib nuk divorcon vajzen time qe te martoje vajzen e tyre, sepse Fatime eshte pjese e trupit tim, dhe une urrej cfare ajo urren te shikoje, dhe cfare lendon ate, me lendom mua." [Sahih Bukhari, Volumi 7, Libri 62, Numri Hadithit 7.157]

    Pastaj si mund te jete lejimi me shume se nje, padrejtesi, kur gruaja ka te drejte te divorcohet kur te deshiroje:

    Transmeton Ibn 'Abas: Gruaja e Thebit bin Kais erdhi te Profeti dhe tha, "O i Derguari i Allahut, une nuk e fajesoj Thebitin per ndonje mangesi ne karakter apo ne fene e tij, por une, duke qene muslimane, nuk pelqej te sillem ne menyre jo-islamike." Mbi ate i Derguari i Allahut i tha (asaj), "A do i japesh kopshtin qe burri yt te dha ty?". Ajo tha, "Po." Atehere profeti i tha Thebitit,"O Thebit! Pranoje kopshtin, dhe divorcoje ate njehere." [Sahih Bukhari,Libri 63, Hadithi Nr. 7.197]

  3. #23
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    17-08-2003
    Vendndodhja
    Palestine
    Postime
    55

    Femra dhe kërkimi i dijës

    Pasiqë në Islam nuk kërkohet nga besimtari që për shkak të besimit të izolohet nga shoqëria, ai ndikon dhe ndikohet nga shoqëria, kështu ai ka përgjegjësi ndaj saj. Shkëputja nga shoqëria bëhet kur njeriu dëmtohet nga ajo, siç kemi rastin e djelmoshave të cilët u strehuan ne shpellë që përmenden ne Kur’an në Suren El-Kehf.

    Kjo vlen edhe për femrat pasiqë rregullat e të lejuarave dhe të ndaluarave vlejnë për të dy gjinitë. Disa dispozita te përcaktuara për mashkullin ose femrën në disa çështje, janë vetëm për shkak të natyrës dhe mundësive të tyre. P.sh. mashkulli obligohet ta mbajë familjen materialisht kurse gruaja mbanë përgjegjësitë brenda shtëpisë.

    Prandaj është një domosdoshmëri për femrën myslimane të këtë njohuri qe çdo përgjegjësi që mbanë mbi supet e saj ta kryejë në mënyrën e duhur. Ajo duhet të jetë gjithherë e lidhur për Kur’anin dhe sunnetin me lexim, sepse Kur’ani është përkujtues i asaj qe duhet bërë dhe ushqim i zemrës, kurse sunneti është shpjegues i Kur’anit.

    Nuk është Islami sikurse ndonjë shkencë, ta marrim shembull matematiken e cila do tu interesonte më tepër matematicientëve. Islami nuk është “profesion” që duhet tu interesojë vetëm hoxhallarëve, sepse ka të bej me çdo pore të jetës me secilin pa dallim moshe, gjinie, race ose kombi.

    Gratë ne disa familje për shkak të punëve të përditshme të shtëpisë me vështirësi po arrijnë ta kryejnë obligimin ditor siç është namazi. Kjo në njëfarë mënyre po kalon në vrapim pas kësaj bote. Këtë po e them ne rastet kur punët e shtëpisë janë bërë prioritet dhe janë komplikuar e tepruar, e jo se ato duhet lënë dhe rënë në përtaci.

    Kurse disa bashkëshortë u munduan qe grave të tyre tu ofrojnë kushte sa më të mira për praktikimin e Islamit e ato, në vend që të shfrytëzojnë këtë rast të volitshëm për tu pasuruar me dije, bredhin në thashetheme e gjëra të kota. Kurse kjo po kalon ne njëfarë mënyre ne dëmin e kohës se lirë. Rrugë e preferuar e Islamit është mesatarja.

    ثshtë i nevojshëm kërkimi i diturisë sepse femra është ne kontakt me rrethin e saj, ku ajo ose është thirrëse në të mirë ose e thirrur nga të tjerët. Dituria e dobët ose do të shkaktonte thirrje të dobët ose rënie në gabime. Për këtë femra duhet te këtë një pasqyrë të përgjithshme dhe të pastër ndaj Islamit e t'i largohet imitimit të verbër, me ndihmën e Allahut, subhanehu ue teala dhe të fokusohet në gjera që janë me rendësi për tu fokusuar.

    Gjithherë ka qenë i nevojshëm kërkimi i diturisë e sidomos sot kur janë përzier vlerat, nëse një femër dëshiron të ekspozoj trupin, të gjitha dyert do t'i gjejë të hapura me përplot duartrokitje dhe përkrahje. Dikur gjeneratat e vjetra thërrisnin në të mire sipas mundësisë se tyre, kurse sot, edhe gjenerata e gjyshërve disi ka hyrë në “modë”.

    Pra edhe nëse nuk motivohet dhe nuk përkrahet, nga rrethi i saj një grua myslimane, do të këtë dobi nga dituria në shkencat Islame.

    Dituria e saj do te jetë e dobishme aq sa e praktikon ajo. Muhamedi, salallahu alejhi ue selem, tha: "Udhëzimi (Kur’ani) dhe dijenia me të cilën Allahu i Madhëruar më ka dërguar janë si shiu i madh i cili bie në tokë pjellore, ku e pranon ujin dhe prodhon barin dhe shumë gjelbërime të tjera. E po ashtu edhe në tokë të fortë, në të cilën tubohet uji (bëhet pus) dhe sërish njerëzit kanë dobi; pinë prej aty, u japin bagëtive dhe ujisin. Mirëpo shiu bie po ashtu edhe në tokë jopjellore, në ato vende as uji nuk tubohet e as që mbinë diçka. Kështu është shembulli i atij që e ka kuptuar këtë fe, duke e mësuar për vete e pastaj edhe të tjerëve dhe shembulli i atij që për këtë nuk e ka çarë kokën fare, e as që e ka pranuar udhëzimin e Allahut me të cilin jam dërguar". Buhariu.

    Në këtë hadith krahasohen me llojet e tokës personat, të cilët e kanë pranuar Islamin, i kanë mësuar rregullat e tij dhe këto rregulla ua transmetojnë të tjerëve. Sipas hadithit janë tri lloje të tokës, të cilave u përgjigjen tri lloje të njerëzve: i pari, mëson për vete dhe i mëson të tjerët; i dyti, mëson diturinë dhe nuk e përhap; dhe i treti, nuk mëson, prandaj, mbetet i padijshëm. Ky i fundit i ngjanë tokës jopjellore.

    Nga krahasimi i sipërpërmendur Neveviu vjen në përfundim se ekzistojnë tri kategori njerëzish, të cilët janë të ngjashëm me kategoritë e tokave të përmendura më lartë. Një lloj e pranon ujin, e shfrytëzon atë dhe pas thatësisë vishet me gjelbërim, bën bereqet, bar, që i përdorin edhe njerëzit edhe kafshët. Kësaj toke i përgjigjën njerëzit, të cilët pranojnë këshilla, mësojnë vetën dhe i mësojnë të tjerët. Lloji tjetër i tokës, që është e fortë, ku uji mblidhet (bëhet pus, liqen) dhe për vete nuk ka ndonjë dobi edhe pse për njerëzit është e dobishme, atë e shfrytëzojnë njerëzit, bimët dhe kafshët. Kësaj toke i përngjajnë njerëzit të cilët kanë mësuar fenë por nuk punojnë sipas saj. Ata e ruajnë diturinë e tyre, por, fundja, ua japin të tjerëve, të cilët e shfrytëzojnë për interes të vetin ose të shoqërisë në përgjithësi. Këta njerëz janë të dobishëm pjesërisht dhe meritojnë kujdes përkatës. Lloji i tretë i tokës është plotësisht jopjellore, nuk tubon ujin, e as që mbinë diçka prej saj. Kësaj toke i ngjajnë njerëzit, të cilët janë të pa ngritur shpirtërisht, të paditur dhe të prapambetur. Këtyre nuk u intereson dija, nuk mësojnë dhe nuk kanë çka t’u tregojnë të tjerëve.

    Pra, siç po shohim kategoria e parë e njerëzve mysliman është plotësisht e dobishme sepse mëson për vete, e praktikon diturinë dhe i mëson të tjerët. Kategoria e dytë është pjesërisht e dobishme, sepse ose mëson dhe praktikon për vete e të tjerët nuk i mëson ose vetë nuk praktikon e të tjerët i mëson. Kurse kategoria e tretë është plotësisht e padobishme sepse as nuk di për veti as s'ka çfarë t'i mësoj të tjerët.

    Përveç asaj, gruaja duhet pasur kujdes literaturën të cilën ajo e lexon, sepse janë përkthyer libra të paklasifikuar, dhe sipas shijes se disa përkthyesve. Muhamedi salallahu alejhi ue selem, u lut : “O Allah ma shot diturinë dhe me mbroj nga dituria nga e cila nuk kam dobi”.

    Allahu na ndihmoftë te spastrohemi nga gjërat që na janë koduar nga shoqëria ne mënyrë direkt ose indirekt e te vëmë peshoren e Islamit në zemrat tona dhe të lidhemi për të vërtetën e Islamit deri ne takimin tonë me Allahun e Lartmadheruar.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Deklarata universale e të drejtave të njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  3. Të drejtat e njeriut në Islam
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  4. Të drejtat e njeriut në Lindje dhe në Perëndim
    Nga Shpresmiri në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •