Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Fatosi ne Beirut

    shekulli
    -------------------

    Dialogu i kulturave


    Nga Fatos Nano

    Dėshiroj tė shpreh vlerėsimin tim tė madh pėr pritjen e ngrohtė si dhe kujdesin e veēantė tė treguar nga autoritetet libaneze pėr pėrgatitjen e Samitit tė IX-tė tė Frankofonisė. Kjo konferencė merr njė rėndėsi tė veēantė pėr momentin, ku Frankofonia gjithnjė e mė shumė ėshtė duke shkuar drejt tė ardhmes sė saj, pėr t'u bėrė njė shembull i zhvillimit tė diversitetit dhe dialogut tė kulturave, aq tė pasura dhe tė shumėllojshme, qė mbledh organizata jonė. Pra, ėshtė mjaft e natyrshme, qė ky takim t'i kushtohet rėndėsisė qė merr dialogu i kulturave.
    Dhe ėshtė mjaft logjike, qė ky takim tė zhvillohet nė kėtė vend, nė kėtė tokė qė dėshmon influencėn e kulturave nė jetėn e pėrditshme. Nė jemi veēanėrisht tė interesuar qė tė promovojmė dhe zhvillojmė mė tepėr kėtė frymė tė Frakofonisė, qė bazohet mbi vlera dhe parime, qė janė nė tė njėjtėn kohė ato tė demokracisė. Parimet e Deklaratės sė Bamakos janė tė njė rėndėsie thelbėsore, qė frankofonia dhe demokracia tė ecin sė bashku, qė tė ēiftėzohen pa hezitim nė tė gjithė kohėrat dhe gjithė hapėsirat.
    Pėr sa i pėrket Shqipėrisė, pjesėmarrja aktive nė manifestime tė ndryshme frankofone, si dhe njė bashkėpunim i ngushtė ndėrmjet strukturave frankofone shqiptare dhe atyre frankofone dhe operatorėve tė tyre kryesore, kontribuon nė forcimin e kėsaj fryme. Nė se mė lejoni qė tė bėj njė koment tė shkurtėr rreth situatės dhe zhvillimeve tė fundit nė Shqipėri, me pak fjalė do tė thoja, qė ne jemi duke bėrė pėrpjekje tė konsiderueshme pėr tė pėrfunduar me sukses fazėn e fundit tė tranzicionit drejt njė shteti ligjor tė konsoliduar, pėr tė zhvilluar akoma me shumė njė demokraci qė merr frymė lirisht dhe qė mbėshtetet nė parimet republikane, si dhe ngritjen e njė ekonomie tregu sociale.
    Kėto tre akse tė mėdha pėrmbajnė sigurisht sfida dhe projekte tė mėdha ku ne jemi tė angazhuar, ndėr tė cilėt do tė citoj si mė tė rėndėsishmin hapjen e negociateve pėr marrėveshjen e stabilizim-asociimit me Bashkimin Europian nė javėt e ardhshme. Pėrsa i pėrket nė veēanti zhvillimit tė Frankofonisė nė po bėjmė njė politikė aktive per pėrhapjen e gjuhės franceze dhe vlerave tė saj. Aktualisht rreth 30 % e nxėnėsve dhe studentėve shqiptarė studiojnė frėngjishten si gjuhė tė parė nė shkallė kombėtare. Pėrveē Aleancės Franceze, e cila e ka zgjeruar aktivitetin e saj, nė Shqipėri ka tre lice tė specializuar tė gjuhės franceze si dhe dy universitete qė pėrgatisin mėsues, pėrkthyes dhe interpretė tė gjuhės franceze.
    Aktivitete tė tjera, sidomos kulturore, nė kinema, teatėr, pikture dhe muzikė janė pjesė e jetės sė pėrditshme nė Shqipėri. Ky Samit i dedikohet dialogut tė kulturave. Ėshtė njė debat i natyrshėm i Frankofonisė, pėrderisa afirmimi i diversitetit kulturor dhe gjuhėsor janė thelbėsore pėr atė. Respekti i diversitetit kulturor ėshtė se pari njė kėrkesė identiteti. Kultura ėshtė njė element i gjithėpranishėm, njė bazė e domosdoshme dhe shpesh njė parakusht i zhvillimit kombėtar dhe ndėrkombėtar.
    Ajo mund tė jetė akoma njė mjet i mrekullueshėm komunikimi ndėrmjet vendeve, njė mjet qė lehtėson kontaktet dhe marrėdhėniet.
    Ja pse Frankofonia nuk mund tė anashkalojė temėn e kohėve tė fundit, e cila po ravijėzon idetė e kobshme tė konfliktit tė civilizimeve. Komuniteti ynė duhet tė provojė tė kundėrtėn, duhet tė pėrgėnjeshtrojė dhe tė tregojė qė kėto kasandra qė predikojne besimin nė "atomin kulturor" vetėm se do tė mobilizojnė mė tepėr organizatėn nė favor tė njė afrimi tė hapur dhe pluralist tė kulturave dhe civilizimeve. Nė kėtė frymė, Organizata Ndėrkombėtare e Frankofonisė, sė bashku me vendet anėtare tė saj, duhet tė koordinojė pėrpjekjet e saj pėr tė zbuluar sfidat qe ne na lėshon krisa e terrorizmit ndėrkombėtar, por gjithashtu dhe trajtimi i problemeve tė tilla qė ngrejnė injoranca, moskuptimi dhe pėrjashtimi.
    Eshtė tamam koha pėr tė shumėfishuar programet e kėmbimit pėr t'u njohur me mirė, mbi tė gjitha kulturat dhe letėrsitė e vendeve mė pak tė njohur nėpėrmjet pėrkthimit tė veprave bashkėkohore tė vendeve frankofone nė frėngjisht ose nė gjuhė tė tjera tė vendeve frankofone.
    Sidomos pėrdorimi i mjeteve tė ndryshme dhe tė shumta tė shprehjes artistike si kinemaja, piktura, ekspozitat fotografike, etj, duke shfrytėzuar gjithnjė e mė shumė teknologjitė e reja, shkon nė tė njėjtin drejtim.
    Eshtė e qartė, qė ata qė flasin pėr konflikt ndėrmjet kulturave ngatėrrojnė mė qėllim tė keq fenė, ushtrimin e lirė tė besimit me fondamentalizmin, kėtė tė keqe nga e cila duhet tė ēlirohemi.
    Ata ushqehen me dyshimet tona dhe vėnė theksin tek frika. Por ėshtė e qartė, si gjithmonė nė historinė njerėzore, ėshtė e reja ajo qė i kundėrvihet praktikave tė kaluara dhe tė degraduara, ėshtė liria qė ngrihet kundėr intolerancės, me njė fjalė ėshtė lufta e pėrjetshme ndėrmjet tė ardhmes dhe sė kaluarės.
    Dhe nuk ka rrugėdalje tjetėr: duhet qė civilizimi, demokracia dhe njerėzimi tė fitojnė terren, duhet qė e ardhmja tė imponohet. Organizata jonė mundet kėshtu tė sjellė njė kontribut shumė tė ēmuar, pikėrisht duke mbėshtetur dhe zhvilluar pa pushim dialogun e kulturave.
    I inspiruar nga kjo temė kryesore " Dialogu i kulturave", dėshiroj tė ndaj me ju disa ide tė vizionit tonė politik, qė kanė tė bėjnė me probleme tė rėndėsishme pėr Shqipėrinė dhe vendet e Europės Juglindore, ku gjendet njė potencial frankofon i rendėsishėm. E njohur pėr njė kohė tė gjatė pėr izolimin e saj gjatė periudhės sė luftės sė ftohtė, Shqipėria ėshtė tani njė vend qė kontribuon gjėrėsisht nė stabilitetin e rajonit dhe qė jo vetėm aspiron, por dhe punon konkretisht pėr integrimin e tij europan.
    Me njė pozicion gjeografik tė rėndėsishėm dhe njė histori nė udhėkryq tė civilizimeve dhe kulturave, nė dritėn e ngjarjeve tė kaluara nė rajon, Shqipėria e konsideron dialogun ndėrkulturor ėe domosdoshėm.
    Ne kemi parė: se rreziqet kryesore pėr paqe nė rajon, e kanė origjinėn nga konfliktet e brendshėm dhe tensionet ndėretnike, sapo diferencat fetare, kulturore dhe gjuhėsore dalin nė skenė pėr pėrēarje dhe ndarje. Por ne kemi kuptuar se nė se duam tė kultivojmė dhe tė konsolidojmė paqen, zhvillimi i dialogut ndėrkulturor ėshtė njė nga objektivat kryesore pėr t'u privilegjuar.
    Eshtė e njohur : fillimisht duhet tė njihesh qė tė pranohesh me lehtė. Ja pse, kohezioni social, harmonia dhe toleranca nė gjirin e shoqėrisė nga njėra anė; si dhe kuptimi reciprok, miqėsia ndėrmjet shoqėrive nė shkallė rajoni ku identitetet kompletohen dhe nuk pėrjashtohen, dhe ku kulturat dhe civilizimet pasurohen reciprokisht, janė elementė thelbėsore pėr t'u marrė nė konsideratė.
    Duke pėrfunduar, dua tė shpreh dėshirėn timė qė ky Samit tė shėnojė njė etapė tė rėndėsishme nė evolucionin e Frankofonisė, veēanėrisht duke zgjeruar hapėsirėn demokratike tė pranisė dhe aksionit tė saj, qė tė bėhet, atė qė e dėshirojmė tė gjithė, njė organizatė ndėrkombėtare aktive dhe e efektshme nė skenėn ndėrkombėtare nė favor tė paqes dhe sigurisė, pėr promovimin e tė drejtave tė njeriut, tė zhvillimit ekonomik e kulturor, duke respektuar reciprokisht vlerat qė na bashkojnė.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Agim Doēi
    Anėtarėsuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Ua sa na duan islamistėt frankofonė!????? Po ay derdimeni Berisha pse u antarsua nė Konferencėn e islamistėve arabė?! Dhe kush e kryesonte delegacionin asokohe pale! Jezuiti Alfred Serregji! O TEMPORA O MORES!
    "Tė dinim xhenet, na dole xhehnem!
    Shqipėri moj zuskė, ē'na bėre verem!"
    (nga libri "VITI I MBRAPSHTĖ" i Kadaresė...)

    Tobe estrakfullah! Esh hedu Muhamet il Allah.....
    Agim Doēi nipi i Islam Efendi Kolonjės

  3. #3
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Diku kam lexuar kohet e fundit qe ne Konferencen Islamike na ka anetaresuar Ramiz Alia e jo Berisha....
    Kur erdhi PD ne pushtet ishim tashme anetare te kesaj konference te vendeve islamike.

Tema tė Ngjashme

  1. Dialogu Ndėrshqiptarė
    Nga Nuh Musa nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 13-05-2012, 16:00
  2. Dialogu ndėrmjet muslimanėve duhet tė ketė pėrparėsi
    Nga intel inside nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 23:39
  3. Parailiret - Iliret - Arberit _M.Korkuti
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 02-10-2006, 20:53
  4. "Benedikti VXI do ta largojė kishėn nga dialogu me myslymanėt"
    Nga i fundit nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 27-09-2006, 19:32
  5. Daci: Nuk pres shumė nga dialogu Prishtinė-Beograd
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-09-2003, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •