At Daniel Gjeēaj OFM (1913-2002)
Vdekja e nji Franēeskani dhe Shqiptari tė madh
nga Willy Kamsi
Humbja e P. Danielit i ka prekė tė gjithė: si dashamirėt e bijve tė Sh' Franēeskut si dhe atdhetarėt me tė vėrtetė shqiptarė. Madjč āsht nji humbje e cila, pėr njerzit si Įt Danieli, mendohet se nuk ka me ndodhė kurr, sidomos nė kėto kohėt qė po jetojmė, sepse kemi tepėr shumė nevojė pėr njerėz tė kėtij formimi, si pėr Kishėn ashtu edhe pėr kulturėn e atdhetarsinė shqiptare.
Pat lé me 14 tetuer 1913 midis maleve tona katolike, Nė Theth tė Malėsisė sė Madhe, aty ku rrahte zemra e atdhetarisė shqiptare, ku Fląmuri i Gjergj Kastriotit-Skandėrbeut nisi tė valojė pėrsėrķ, i ēuem nalt prej duerve tė kreshnikėve, si Dedė Gjo' Luli me shokė, kundėr anmiqve tė Kombit qė nė atė kohė shqipen e zezė e patėn quejtė «sorrė», nė pėrpjekjen e tyne tė kotė pėr me ringjallė nji perandorķ qė tashmā, mā nė fund, kishte dhanė shpirt.
Qysh nė fėminķ, te Įt Danieli i ardhshėm, u pį drejtimi qė kishte nė mend e nė zemėr me ndjekė. Kėshtuqė me 1924 nisė rrugėn e gjatė pėr me u b-ā meshtar, jo nji meshtar si mund tė jetė kushdo, por antar i bashkėsisė sė Etėnve Franēeskanė tė cilėt qysh nė shekullin XIII kishin vū kambė nė Shqipnķ (nė Lezhė me 1240) e qė gjatė shekujve qė ndoqėn do tė lejshin gjurmėn e tyne si nė mprojtje tė fesė ashtu edhe nė pėrhapje tė kulturės kombtare.
E nuk qe nji tė pėrpjekun i pafryt, sepse ata, qė u morėn me pėrgatitjen e tij shpirtnore, atdhetare e kulturore, qenė emna tė mėdhaj tė Urdhnit Franēeskan si Įt Gjergj Fishta, Įt Anton Harapi, Imz. Vinēenc Prennushi.
Vitet '30 tė shekullit XX qenė vite me randėsķ nė jetėn e tij pėrgatitore.
Me 23 tetuer 1932 veshė zhgunin, me 1933 kryen rishtarinė, me 1936 studimet liceore. Mbas kėtyne nisė pjesa e dytė e pėrgatitjes me studime jashtė Shqipnie. Kėshtu me 1936 dėrgohet nga eprorėt e vet nė Kuvendin e Sh' Bernardinit nė Sienė dhe qėndron aty deri me 1939 me kunorėzimin fundor, prį me shugurimin meshtar me 25 korrik 1939.
Prej Siene del nė Gjermanķ, nė Fulda, pėr me ndjekė studimet e nji niveli mā tė naltė prej nga kthehet pėrfundimisht nė Atdhé. E kėtu sė pari qe emnue bibliotekar nė njenėn ndėr bibliotekat mā me randėsķ tė Shkodrės e tė Shqipnisė, nė atź Franēeskane. Bibliotekė e krijueme dhe e pasunueme, me vepra tė rralla albanologjike, me vepra tė fillimeve tė shtypit si dhe me botime me vlera artistike, nga Atdhetari i Madh Arbnor dhe Poet Kombtar Įt Gjergj Fishta, dhe mā vonė qe zavendės-rektor i Kolegjik franēeskan.
Nė ato kohė, kur lufta vlonte nė tė katėr anėt e Europės, Įt Danieli dallohej, jo veē pėr punėn qė kryente nė institucionet franēeskane, por edhe si orator gjatė predkeve nė Kishėn e Sh' Franēeskut nė Gjuhadol. Kjo nuk ngjati shumė. Erdhėn kohė tė zymta. Komunizmi pushtoi Shqipninė. E me tź, nė Shkodėr, u shfaq gjenocidi, nė veēantķ kundėr klerit e popullit katolik. Dhe nuk kanė tė numruem meshtarėt e pushkatuem, tė torturuem, pronat e grabituna, institucionet fetare e shkollat e plaēkituna, bibliotekat, muzétė e shtypshkrojat e shkatrrueme. Tė mos harrohet se tė gjitha kėto baheshin kundėr traditės mā tė spikatun kombtare shqiptare. Dhe kjo ndodhi posa komunistėt vunė kambė nė Vendin tonė tue zbatue pikė pėr pikė urdhnat qė merrshin prej anmikut shekullor tė popullit shqiptar, nė shėrbim tė tė cilit ishin vū. Tue u kthye mbrapa duhet tė kujtojmė se qysh nė vitet '30 tė shekullit XX ishte e ndalueme zyrtarisht hymja nė Jugoslavķ e «Lahutės sė Malcķs» tė Įt Gjergj Fishtės si dhe e revistės me famė ndėrkombtare «Hylli i Dritės», nji ndėr revistat mā nė shej nė Shqipnķ, pėrkrah «Lekės» sė botueme prej Etėnve Jezuit. Me kėtź kuptohet edhe mā mirė se sa dashamirės ishin pushtuesit e rij ndaj Shqipninė.
Tė gjitha kėto qenė pjesė pėrbase e jetės sė Įt Danielit i cili e dau me u largue prej Atdheut posa tė paraqiteshin kushte e rrethana mā tė volitshme pėr ta realizue. Posa erdh prishja nė mes regjimeve «motra» tė Tiranės e Beogradit dhe kur dalja fshehtas nė Jugoslavķ nuk paraqitte rrezikun e dorėzimit, Įt Danieli i ndihmuem prej tė vetve arratiset nė Jugoslavķ, jeton aty deri me 1955, tue punue si puntor e mėsues, dhe mā nė fund ia del me kapėrcye nė Italķ. Aty e presin nė Provincėn Franēeskane tė Toskanės. Para se me zanė vend me 15.7.1970 nė famullinė e Shėn Gregorit VII nė Romė, ka qenė sekretar i Įt Angelico Lazzari nė Kurien e pėrgjithshme (1961-1965), ndėrsa nga 1965-1970 jeton nė Shėn Pietėr nė Montorio.
Edhe tue qenė nė mėrgim nuk pushoi sė punuemi pėr Vend tė tė parėve. I emnuem prej Selisė Shenjtė si pėrfaqėsues i katolikėve shqiptarė nė dhé tė huej, nuk u kufizue te kjo detyrė por u dha dorė, si mik e shok vuejtjesh, e sidomos si udhėheqės shpirtnor, edhe tė gjithė atyne shqiptarėve tė ēdo besimi qė murtaja komuniste i kishte detyrue me lanė trollin amėtar. Zani i tij u ndigjue nji kohė tė gjatė edhe nėpėrmjet valėve tė Radio Vatikanit nė Programin Shqip.
Nė Kuvendin Franēeskan tė Sh' Gregorit VII nė Romė, nė bibliotekėn e Tij ku sundonte nji portret i madh i Įt Gjergj Fishtės, i pikturuem me bojna voji, e nėn tź plot libra albanologjie, e plot piktura tė Lin Delisė, ka pasė krijue nji skaj tė vėrtetė Shqipnie. Madjč, kur nji herė i patėn thanė se: «Kėtu jemi si me qenė nė Shqipnķ», i qortoi tue u thanė: «Jo si me qenė, por me tė vėrtetė jeni nė Shqipnķ !»
Įt Danjeli ka qenė shģ ai pėrfaqėsues i kryefjalės «Fé e Atdhé» qė i ka dallue nė tė gjitha kohėt Etnit Franēeskanė nė veēantķ e Kishėn Katolike nė pėrgjithėsķ. Pėr kėtź flet vepra e Tij e shkrueme dhe e botueme, si dhe ajo e pabotueme. Si ishte e natyrshme, u pėrpoq nė tė gjitha mėnyrėt tė vinte nė pah jetėn e veprėn e Poetit tė madh Kombtar. Sė pari tue botue Kujtimet e veta pėr Atė Gjergj Fishtėn (Shźjzat, 1957, nr. 4-5), Proza fishtjane (Shźjzat, 1961, nr. 11-12) tue u nėnshkrue nė tė dyja rasat me pseudonimin tashmā tė njohun Gjin Duka, e tue pėrfundue me nji vepėr pėrmbledhėse si qe Gjergj Fishta - jeta dhe vepra (1992) tė cilėn ketė herė e nėnshkruen me pseudonimin Pal Duka-Gjini. Por nuk la pa ribotue atź qė mund ta quejmė pa kurrfarė droje vepra princeps e letėrsisė shqiptare si āsht Lahuta e Malcķs. Botimi i dytė i saj pau dritėn nė Romė, me 1958, e pajisun me krejt nji aparat komentimi ndėr nota, por qe «u mbarue nė pak kohė» (ky botim do t' u pėrsėritte anastatik nė Prishtinė, me 1997). Kėtu u pį e nevojshme tė baheshin edhe dy“ ribotime tė tjera, prap nė Romė, me 1989 e 1991.
E prap vepėrza tė tjera qė pasqyrojnė njerėzit e jetėn e maleve tona kreshnike kanė me ndjekė varg, si: Hije e drita nė mal tė Dukagjinit (1963), Mehmet Shpendi e Mark Sadiku i Shalės (1996), Te lind Kiri ( ).
Nuk la pa u marrė edhe me ribotimin e veprave tė nji franēeskani tjetėr tė madh si qe Įt Anton Harapi. Dhe kėshtu panė dritėn Āndrra e Prźtashit (1959), e cila dikur kishte dalė pjesė-pjesė nė faqet e «Hyllit tė Dritės» me titullin Urtķ e burrnķ ndėr banorė tė Cemit, dhe Valė mbi Valė (1995) edhe kjo, me tė njajtin titull, nė faqet e Hyllit.
Įt Danieli u dallue edhe nė fushėn e pėrkthimeve tue punue me nji cenė tė admirueshme pėr me sjellė nė shqipe veprat themelore tė kėshtenimit e tė Kishės. Flasin: Meshari i tė kremteve (1966), Rendori i meshės (1973) Meshari i pėrditshėm, pėrkthim qė e dallon ke s' ve e qė tash pėr tash ka mbetė dorėshkrim, visar i paēmueshėm i gjuhės shqipe, Psalmet ( ). Kohėt e fundit ka qenė tue pėrfundue pėrkthimin e Shkrimit tė Shenjtė.
Tė gjitha kėto tė shkrueme nė nji gegėnishte tė pastėr, tė kuptueshme pėr ēdo shqiptar e njiheri tė pasun me atė visar tė dalun prej gojės sė popullit tonė, endč tė papėrlyem nė vlerat e tija etnike.
Gjatė kohės qė jetoi nė Romė (rreth 40 vjet) shėrbesėn e tij meshtarake e zhvilloi pranė Famullisė sė Shėn Gregorit VII, ndėrsa ishte edhe asistent i U.F.SH. tė famullisė Santa Maria Mediatrice dhe tė famullisė Santa Maria della Perseveranza.
Edhe kur u sėmue, nga nji sėmundje qė nuk falė, e barti me durim, nė heshtje, tue qenė gjithmonė mirėnjohės ndaj Provincės tė Shėn Pjetrit e Palit, por tue pasė gjithnji nė mend e nė zemėr Provincėn e vet Shqiptare, deri nė ēastin kur dha shpirt nė Romė me 30 gusht 2002.
Njerzit kalojnė por vepra e tyne, kur āsht e dalun prej zemrės sė nji populli kreshnik, nji pėrfaqėsues i tė cilit qe vetė Įt Danjeli, mbetė pėr me dishmue atź qė qe Shqipnia e atź qė duhet tė jetė nė tė ardhshmen, pėr tė mirėn e brezave qė do tė ndjekun.
Ky prį qe Įt Danjeli, i cili pėr né nuk ka vdekė, mbasi jeton vepra e tij, e qė me ketė vepėr mbetė gjithashtu gjithmonė i gjallė, ashtu si e kemi njoftė. Sikurse nuk do tė harrohet kurr fėtyra e Tij e qeshun e gazi qė i delte prej zemrės sė Tij bujare, gjā qė u binte nė sy sidomos atyne qė e kishin njoftė nė kohėn kur ishte frat i rķ e qė rrallėherė e bante buzėn nė gaz.
Krijoni Kontakt