Sapo zbulova sytë që i kisha fshehur prej kapriçove të mia , mami tak, shkrepi aparatin dhe ja fotoja::
Sapo zbulova sytë që i kisha fshehur prej kapriçove të mia , mami tak, shkrepi aparatin dhe ja fotoja::
Ju uroj me gjithë zemër MIRËSEARDHJEN
ELNA DURRËSIT dhe Birit të saj QË ËSHTË MISS BEBI i Forumit! Nëse nuk e kam gabim ti ELNA mund të ORGANIZOSH "BEBI MISS-in" e FORUMIT. Ndërsa xhaxhi Gimi po u dërgon një vjershëzë të vogël, të vogël fare!
NË FOTON: "NËNË E BIR."
Në sytë e vogëlushit buzqeshja pranveron
Në sytë e mami ELNËS folenë ka lumturija!
Krijesa perëndije, gjithë botën e gëzojn'
Bekimi i Zotit është, atje ku është fëmija!
Agimi
foto koti
Zoti Doçi nga zemra ju falenderoj,
Që më dhurove këto vargje për mirseardhje
Ishin shprehëse , kjo gjë më gëzoi
Kënaqësi e leximit ishte e madhe.
Dhe nga unë urimin ju dërgoj
Ashtu si dhe shumë të tjerë ju kanë uruar
Vazhdoni të shkruani poezi apo këngë
Me vargjet e tua na keni mrekulluar.
Moj ELNA MAMI MIRË!
Mos "u hakmerr" kaq shpejt! Se pastaj na zemërohen të tjerët LOL. Unë thura 4 vargje sepse më dolën nga zemra, por më vjen keq që nuk di sesi postohet një fotografi! Bah çfarë injoranti jam! Do të të dërgoja një fotografi për të qeshur biri yt aq i mirë dhe aq i bukur! Nejse do mësoj besoj sesi niset një foto!
faleminderit për fjalët dhe vargjet që më shkruaje!
Agimi
Z.Agim sinqerisht e kam qe ti me mahnit dita dites me ato poezit e tuaja Z. Agim sinqersiht un jam nje admiruasi u juaj edhe nuk di se c'te them me shum vetem komplimentat e mija nga zemra ju uroj Z. Agim. Zonja Elna nuk ju harrova jo me qe jeni nje Durresake sic jam edhe un nje durresak te pershendes ty edhe djalin tend qe e paske si rrush ( marshalla ) di te them vetem kaq Elna te uroj me gjith zemer edhe nje her jet te gjat djalit tend edhe fat e mbaresi.
A me falni Zonja ELna me qe keni nje djal kaq te mrekullueshem edhe te bukur a ka sukses me femra? :P
Me respekt Bledari
o ELNA te te rroje cuni e me jete te gjate se e paske si drita e syve marshalla dhe ty te uroj fat e lumturi ne jeten tende.
Edhe une e kam cunin 5 vjec do e nxjerr foton ne forum e ndoshta e shikon.
Sinqerisht blondina.
GJITHMONE OPTIMIST PER TE ARRITUR ATE QE DON.
Elna te te rroje djali dhe me jete te gjate se e kishe cunin marshalla si shpirt e kishe ....leqe nga mami duhet ta kishte marre bukurine se dhe mamin nuki e kishte keq jo... hahha
mireserdhe elna dhe fat dhe mbaresi kudo ne jete...
gjetsh dhe nje princ tjeter ne jeten tende...se ju andej nga zvicra i keni qejf princat dhe princeshat....mirupafshim elna
Pershendetje "Elna".
Besoj se do vish prap ne Durres kete vit.Do vrasesh mendjen se kush jam une.S'jam nga Durresi,por jemi takuar tek Florida.
I thashe komshies tende qe je ne forum por nuk i mbushej mendja.
Gjithe te mirat.
mos bej ate qe nuk don te bejne te tjeret tek ty.
Përshëndetje Edi.
Sigurisht që do vi në Durrës verën e ardhshme dhe e sigurtë që prapë do e ngrejmë në këmbë Floridën si kësaj vere. Dhe për këtë ke fakte se na pe ç'a lagje e tmerrshme ishim për muzikë, sa dhe këngëtarët na përshëndesnin me numrin e lagjes. Ma përshëndet komshijen time , ose më mirë mi përshëndet komshijet e mia si dhe nënën e tyre nga unë dhe thuaj se komshinj më të mirë se lagja 1 për muzikë s'gjen të tjerë në Durrës .
DHe si përfundim , ti je njëri nga dy vëlllezërit e Nevilës , po nuk di tani cili, i madhi apo i dyti , po nejse që të dy ju përshëndes si dhe Nevilën gjithashtu.
Ciao dhe mirë u takofshim në Durrës.
Krijoni Kontakt