Forumi Musliman i Shqipėrisė deklaroi dje pėrmes njė njoftimi pėr shtyp se Partia Demokristiane me kandidimin e muftiut tė Lezhės, Tomorr Ballabani, pėr postin e kryetarit tė Bashkisė sė Rrogozhinės, i ka provokuar rėndė muslimanėt e Shqipėrisė.

"Forumi Musliman i Shqipėrisė konstaton me keqardhje dhe shqetėsim se lejimi i veprimtarisė sė njė partie me afishim tė dukshėm fetar, siē ėshtė Partia Demokristiane, ėshtė nė kundėrshtim flagrant me Kushtetutėn e Republikės sė Shqipėrisė, dhe cenon karakterin laik tė shtetit shqiptar, duke krijuar preēedentin i cili mund tė ēojė nė ndarjen e popullit shqiptar sipas pėrkatėsisė fetare",- thuhet nė njoftimin pėr shtyp.

kėtė deklaratė, Forumi Musliman citon se,"PDK ka dėmtuar rėndė veten dhe koalicionin e djathtė ku aderon, pasi popullsia muslimane e Rrogozhinės ndjehet e provokuar dhe e fyer rėndė, kur njė klerik i lartė musliman ėshtė bėrė gati tė ftojė muslimanėt e Rrogozhinės qė tė votojnė pėr vlerat kristjane tė PDK-sė, ndėrkohė qė ai e ka pėr detyrė tė predikojė vlerat islame.

Forumi Musliman i Shqipėrisė i apelon parlamentit shqiptar dhe presidentit tė Republikės sė Shqipėrisė si garant i Kushtetutės dhe unitetit tė shtetasve, qė tė marri nismat e nevojshme ligjore pėr anullimin e Partisė Demokristiane tė Shqipėrisė, si njė forcė politike problematike pėr tė ardhmen e vendit",- thuhet nė deklaratė.

Shekulli/ G.