Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    Nga Vlora tu befsha! Maska e vloonjat
    Anëtarësuar
    31-07-2002
    Vendndodhja
    Ne Toke(tani per tani)
    Postime
    34

    Gjelle e mire

    Ne ne Vlore i themi Kolloface ketyre te keqen. Nga ne keto behen njelloj. Por te vetmen zorre te trashe qe perdorim eshte zorra e Cjapit, sepse eshte e holle. ne disa raste te tjera kur ska cjap perdoret e deles/qengjit. Por e Cjapit eshte me e mira.
    Shendet e te Mira

  2. #22
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Citim Postuar më parë nga dardajan
    Mos qeshni dhe mos me keqkuptoni po jap receten e sallamit qe benin ne fshat per zairete e dimrit.

    Therret VICI merret budella apo zorra e trashe lahet mire zihet pak dhe lihet menjane.

    Merren te brendshmet si melci shpretke zemer veshke me gjith dhjam por edhe ndonje cope mish me dhjam dhe hidhen ne nje ene ku lihen te zihen 50% pastaj ne te hidhet orizi i cili eshte kaudisur me pare me pak dhjam ose gjalp te fresket fshati ,qepe dhe disa lloj erzash sipas deshires kripe dhe piper per ate qe e deshiron.

    Lihet te zieje jo plotesisht pra orizi nuk duhet te ziej 100% por rreth 50%.

    Pastaj merret zorra mbahet tek gryka dhe mbushet me orizin qe kemi pregatitur bashke me te brendshmet pastaj lidhet gryka cpohet zorra me nje pirua dhe futet perseri te zieje edhe per pak derisa te fryhet dhe te behet nje mase homogjene, pastaj nxiret dhe lihet te thahet per dimer duke e futur disa here ne kripe.

    Mbasi eshte thare mund te haet ashtu sic eshte por eshte me e mire ne grosh dhe gjelle te tjera.

    Nuk besoj ta keni provuar une po , dhe shume vite me pare ...
    sallam, sallam thote ky, po emrin s'ja di.

    eshte llukanik ky o musketjer megjithese keshtu sic e ke pershkruar ti proceduren, une s'ta ve ne goje (lol).
    Summertime, and the livin' is easy...

  3. #23
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    se harrova, sec na kane nxjerre nje llaf modern tani keta--i thone kukurec--edhe sec e lidhin dhe e zgjidhin me zorre. por jo or jo, old fashion eshte the best.
    Summertime, and the livin' is easy...

  4. #24
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Pra mësova receta të panumërta këtu e gjetiu: Suxhuk, llukanik, kolloface, sallam dhe kukurec.

  5. #25
    shane_Cl
    Anëtarësuar
    04-07-2005
    Vendndodhja
    UK, Angli, Liverpool
    Postime
    24
    une e di se kolloface gatuhet, pra piqet ne fure, e nuk e ka procesin si te sallamit apo llukanikut.
    me poshte eshte edhe receta, e mare nga libri:"gatime me perime dhe gjelle tradicionale shqiptare-evgjeni haziri."
    Zorre e mbushur me melci (kolloface) me oriz
    - zorra e trashe, kryesisht cjapi, ose deles apo e qengjit.
    - 5 duar melci te grira
    - koker qepe mesatare
    - d isa copeza dhjami
    - 2 filxhane kafeje oriz
    - kripe, piper, rigon
    Zorra e trashe e bagetive lahet dhe drejtohet.
    Pergatitet mbushja:
    Melcite priten ne kubike te vegjel ose ne rripa. U shtohet qepe e grire holle, copeza dhjami te grira, pak oriz, kripe, piper dhe rigon. Masa perzihet dhe punohet. Mbushet zorra, ngjishet qe te mbushet e tera dhe te mos krijoje rrudha. Shpohet ne disa vende me gjilpere qe te mos pelcase gjate pjekjes dhe vihet ne tave. I hidhet lyre, pak uje dhe futet ne furre. Kur sherbehet, sperkatet me lengun e vet.

    Zorre e mbushur me melci (kolloface) me miell misri
    -4-5 duar melci te grira
    - koker qepe mesatare
    - d isa copeza dhjami
    - 2 filxhane kafeje miell misri
    - kripe, piper, rigon
    Zorra e trashe e bagetive lahet dhe drejtohet.
    Pergatitet mbushja:
    Melcite priten ne kubike te vegjel ose ne rripa. U shtohet qepe e grire holle, copeza dhjami te grira, pak miell misri, kripe, piper dhe rigon. Masa perzihet dhe punohet. Mbushet zorra, ngjishet qe te mbushet e tera dhe te mos krijoje rrudha. Shpohet ne disa vende me gjilpere qe te mos pelcase gjate pjekjes dhe vihet ne tave. I hidhet lyre, pak uje dhe futet ne furre. Kur sherbehet, sperkatet me lengun e vet.

  6. #26
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    S'kam ngrënë ndonjëherë kështu gjërash që përmendni ju më sipër ( me zorrë bagëtish ).
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #27
    human Maska e LAINA
    Anëtarësuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Ndersa une, kam ngrene ne Pogradec nje lloj sallami qe e quanin kolloface dhe qe e benin ne shtepi me zorre te holla te mbushura me nje mase qe behej me presh te grire dhe kaurdisur dhe mishra nga koka vicash etj. dhe qe pastaj stazhionohej, dhe ishta shume e shijshme, por nuk kishte oriz e gjera te tilla...
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Merkato e dimrit
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 13:49
  2. Lulja e dimrit - cikël poezish
    Nga Kamlian në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 24-06-2004, 23:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •