Close
Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 86
  1. #1

    Exclamation Cilat janë mënyrat më të mira për të ngelur shtatzënë?

    Shume cifte gjate relacionit mundohen te ruajne veten e tyre nga nje shtatezani e padeshiruar. Vjen momenti i duhur per te krijuar nje familje dhe pikerisht femija. Te ngelesh shtatezene nuk qenka edhe aq e lehte vetem 25% e cifteve arrijne rezultat ne muajin e 2-3, 50% pas muajit 5-6 dhe 95% pas 1 viti, per te mos llogaritur edhe nje pjese e mire qe kane vite duke provuar dhe shpresuar.

    Doja disa mendime nga ana juaj perderisa i perket menyrave me te mira per te ngelur shtatezene , mbase edhe gojedhena, ose cfare keni degjuar nga nenat ose gjyshet tuaja.

    Faleminderit

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Nuk e di nese jeni mashkull apo femer , por keshilla e pare do ishte qe te lexonit sa me shume literature seksuale ku flitet edhe per keto probleme disa po ja u them une nga ato qe kam lexuar.

    Dihet qe femra ka ciklin e saj mestrual .

    A e dini se cfar ndodh gjate ketij cikli ?

    A e dini se cfar jane spermatozoitet dhe vezet si rriten dhe zhvillohen, cfare rruge ndjekin per tu bashkuar etj.. etj..

    me thoni nese dini dicka apo jo qe te mos i shpjegoj te gjitha.
    larguar forever

  3. #3
    Nuk ma merr mendja qe ka shume rendesi sexi i nismetarit te temes per te marr nje pergjigje. Me sa shikoj ka nje TABU per kete lloj teme.
    Te gjitha cfare jane permendur me lart jam ne dijeni, edhe kerkime ne internet kam bere mjaft. Ndonje menyre me efikase, metode e vjeter se si i thojne asaj fjales "e kerkon ne qiell dhe e gjen ne toke" interneti ka shume uje pavaresisht qe te jep nje informacion te zgjeruar.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Te gjitha cfare jane permendur me lart jam ne dijeni, edhe kerkime ne internet kam bere mjaft
    Meqense paske lexuar dicka po i bie shkurt fare

    Nese je mashkull thuaj partneres apo gruas te llogarise ditet kur eshte fertile pra kur veza eshte pjekur plotesisht , nese je femer llogariti vet , por zakonisht eshte ne mes te mestruacioneve per shembull nese dita e pare e tyre eshte me date 1 ne daten 14,15,16, mundesia eshte shume me e madhe se ne ditet e tjera ,dhe data 15 eshte kulmi i pjekuris per kete rast.

    Per te gjetur diten e sakte mund te blesh ne farmaci PAP Test hormonal i cili tregon nepermjet proves se urines momentin kur veza eshte pjekur 100% por mund te llogaritet edhe matematikisht me sakt po ju jap nje link dhe duke vendosur datat qe kerkohen del dita e sakte .

    http://www.salus.it/primenews/entfert.asp

    pervec ketyre ate dit tek femrat ka edhe probleme ne trupin e saj sepse hormonet jane rritur tej mase dhe vetem nje femer pak u kujdeshme mund ta kuptoj .


    Nese duke provuar per disa muaj nuk keni rezultat duhet ti drejtoheni nje mjeku gjinekolog per vizitat e nevojshme .

    Kurse plakat ma pare te rekomandonin nje kure rreth nje muaj me mjalt e me arra , me gjalp e mish te fresket plus nje vere te mire cdo dite .

    Nuk e di nese ju ndihmova.
    larguar forever

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-04-2006
    Postime
    31
    eshte shum "gjynah", sa tabu jane keto tema ne forumet tona. E para per mendimin tim eshte te shkohet te mjeku gjinekolog. Je apo sje shtatzane te mjeku shkohet per kontroll, jo vetem kur je shtatzane. Mjeku ben nje kontroll gjinekologjik te pergjithshem dhe ate mund ta pyesni per cdo gje. Zakonisht keshillon marrjen e acidit folik para se me mbet shtatzane, keshillon nje jete aktive dmth ajer i paster, shetitje, jo lodhje te teprume. Si dhe nje ushqim i ekuilibruar. Nuk eshte e nevojshme te bombardohesh me yndyr etj por nuk duhet mbajtur dieta etj. Trupi ka nevoje per nje sasi te caktuar yndyre per funksionimin e rregullt te ciklit. Shume e rendesishme eshte qe te jeni te dy partneret sa me te qete dhe te dashur me njeri tjetrin, te largoni streset ne pune apo sherret duke u munduar te kaloni sa me bukur kohen. Mos me u mbyll neper zyra, ne shtepi apo ne pune, por me leviz ne natyr. nuk dua te them qe me u lodh gjith diten dyqanesh!!!

    Nuk duhet te mendoni gjithe kohes DUA nje femije dhe pa filluar raportin seksual e keni mendjen ishalla mbes/t me barre. E di qe eshte me e lehte te thuhet se te behet por eshte e rendesishme.


    Po ashtu varet edhe nga tipi, per disa eshte e e rendesishme te njihet sa me mire anatomia e femres dhe e mashkullit duke ditur se si funksionojne organet, cikli etj. Ketu eshte nje link mbi ciklin menstrual dhe anatomine e femres. Nuk eshte shume i gjate dhe eshte mira te lexohet me kujdes. Sidomos kapitulli ovulimi. Per te ndihmuar me mire ne gjetjen e sakte te fekondimit, nese jeni tip qe s`pertoni dmth: mund te matesh cdo dite ne mengjez ne te njejten ore temperaturen dhe e mban shenim. Nga mesi i ciklit pak perpara ovulimit temperatura rritet pak, ajo varion zakonisht nga 35-37,5 po zakonisht (35,6-37) Me nje termometer digital e shenon do dite dhe pas ovulimit temperatura fillon te ulet gradualisht deri sa vijne mnstruacionet. Pasi veren ciklin dhe temperaturen disa muaj, femra kupton kohen kur ndodh ovulimi. Gjate ketyre diteve zakonisht ne mes te ciklit, por temperatura e tregon me mire, eshte koha me e mire per te ngelur shtatzane. Jo cdo cikel eshte njesoj dhe ndodh shpesh qe kur nje cikel menstrual eshte i crregullt edhe ovulimi ndodh ne menyre te crregullt, ne kete rast ndihmon te "tentohet" shpesh. Gjithmone te keni parasysh seks jo vetem per bebin por per tu kenaqur sepse TRURi luan nje rrol shume te rendesishem. Ne ate moment kur nuk e prisni, apo mendoni NDODH

    Gjithashtu varet shume nga lloji dhe tipi i njeriut, dikush qetesohet dhe eshte me i kenaqur kur lexon shume, e kur planifikon dicka, dikujt i pelqen spontaniteti, dikush mund ti lutet Zotit e te kete besim, pa shume rendesi se c fe eshte. Ne kete menyre duhet te funksionoje.
    edhe nje keshille, mos prisni se do mbeteni shtatzene me perpjekjen e pare, dhe mos u merzitni nese nuk funksionon per nje kohe te gjate perpjekjesh, mos u shkurajoni asnje moment dhe mos mendoni gjithe kohes per beb, do NDODH kur nuk e pritni.

    Ju duhet t ja bani hysmetin thona na n shkoder. Pra JO duhanit, jete e rregullt, dhe harmoni e ushqim i pasur. Pastaj natyra ka ligjet e saj dhe Zoti do t ´ju ndihmoje.

    http://www.ourbodiesourselves.org/up...20menstrual%22

  6. #6
    84,79,4,3,20,8 * 2 = 1 Maska e _JuSt_Me_
    Anëtarësuar
    25-06-2006
    Vendndodhja
    I'm Still Talking In My Dreams...
    Postime
    34
    Citim Postuar më parë nga Benson&Hedges
    Shume cifte gjate relacionit mundohen te ruajne veten e tyre nga nje shtatezani e padeshiruar. Vjen momenti i duhur per te krijuar nje familje dhe pikerisht femija. Te ngelesh shtatezene nuk qenka edhe aq e lehte vetem 25% e cifteve arrijne rezultat ne muajin e 2-3, 50% pas muajit 5-6 dhe 95% pas 1 viti, per te mos llogaritur edhe nje pjese e mire qe kane vite duke provuar dhe shpresuar.

    Doja disa mendime nga ana juaj perderisa i perket menyrave me te mira per te ngelur shtatezene , mbase edhe gojedhena, ose cfare keni degjuar nga nenat ose gjyshet tuaja.

    Faleminderit
    Nqs do te dish per pozicionin se cili eshte me i mire per mundesit me te medha per ngeljen shtatzene te femres ateher rekomandoj qe kurr te mos jet mashkulli siper femres apo dhe e kunderta femra siper mashkullit mundesit me te medha jan kur akti kryhet ne pozicione anesore ateher shancet jan me te shumta per te ngelur shtatzen femra, normale qe rol te madh loz dhe pjekja e spermes dhe e vezes.
    Respekte

  7. #7
    Citim Postuar më parë nga _JuSt_Me_
    rekomandoj qe kurr te mos jet mashkulli siper femres apo dhe e kunderta femra siper mashkullit mundesit me te medha jan kur akti kryhet ne pozicione anesore ateher shancet jan me te shumta per te ngelur shtatzen femra.
    Respekte
    Ky rekomandim qe na ofroni eshte ndonje experience, e keni lexuar apo degjuar?Te them te drejten nuk isha ne dijeni te pozicionit anesor qe do jepte kaq shume rezultat. Keni edhe ndonje arsye pse femra apo mashkulli nuk duhet te perdorin pozicionin siper?

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    Kjo teknika e pozicioneve me duket pak e sajuar se nuk i pergjigjet absolutisht llogjikes mjekesore te fekondimit.
    Mjeku im gjinekollog eshte specialist sh i mire ne fushen e shtatezanive te veshtira. Di qe perdor nje kure disa mujore me trifulcan dhe pergotime ( me duket, shpresoj mos te jem gabuar me emrat e ilaçeve) per te rregulluar problemet e ovulacionit qe eshte zakonisht shkaku i sterilitetit te shume femrave. nqse ndokush ka problem mund t'ju jap numrin e tij te telefonit ketu ne france

    perndryshe, pata degjuar nje grua shqiptare te fliste per avuj me leng arre, po nuk e di se sa efikase eshte kjo kure. thjesht fjale grash tek dera e shtepise. lol

  9. #9
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Benson and Hedges,keni bere testet e fertilitetit ti dhe yt shoq?Nese jeni duke e provuar gjate nje viti,ose nese jeni mbi 35 vjeç dhe jeni duke e provuar gjate 6 muajsh atehere mendoj qe do ishte nje ide e mire te vizitonit mjekun specialist.Kam frike se ti po kerkon zgjidhjen e "ceshtjes" tende ne vendin e gabuar,mund te keni probleme fizike ne nje nivel tjeter dhe sa me teper qe ta zgjasni,aq me shume kohe te vyer humbisni.Kerkoni ndihmen e specialistit dhe mos u fshihni mbas statistikave.

    Ca ke perdorur ti deri tani per te pare momentin e ovulimit?Termometra vaginale ke perdorur?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Blue_sky : 09-09-2006 më 14:56
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  10. #10
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anëtarësuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Nuk e kuptoj kete pyetje fare...
    Mos valle do te duhej te ishte : Cilat jane menyrat me te mira per t`mos mbetur shtatzene?
    Kjo pyetje dihet, u drejtohet femrave ( sepse mashkujt gjer me sot nuk mbesin shtatzene) por pse nuk u tregohen menyra qe ato i mbrone nga shtetzenia,kur dihet qe sot 99 % te femrave shqiptare s^duan shtatzeni gjersa nga ana tjeter te bejne seks,jane te detyruara nga kushtet dhe rrethanat jetesore shqiptare edhe ne moshe te mitur!

Faqja 0 prej 9 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Madrid: Mashkulli shtatzënë pret binjakë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 14:33
  2. Mënyrat që përdor për të vrarë mafia shqiptare
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2005, 21:27
  3. T’kanë ngelur edhe pesë minuta!
    Nga Mjellma në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 23:10
  4. Vret veten dhe gruan shtatzene
    Nga Arlind në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 19:56
  5. Moda e re, te martohesh shtatzene
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •