Close
Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 86
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-12-2005
    Postime
    363
    ç'hyn turpi ketu?
    nejse. ç'do femer ka ciklin e vet te ovulacionit. keto gjera nuk jane matematike. psh gjate mestruacioneve supozohet qe trupi eliminon vezet e prishura (te vjetra) te pa fekonduara por ndodh qe nje femer te mbetet shtatzane edhe gjate mestruacioneve! dmth per te percaktuar taman mundesite e nje femre per te pasur femije nuk mjafton te mumerohen ditet por duhen bere analiza te specializuara dhe ndjekje te rregullt te gjinekollogu. pb tjeter mund te jete aftesia e mitres per te mbajtur nje ovule te fekonduar sepse siç duhet ta dini ajo pasi zbret kanalet e mitres kapet ne murin e saj te siperm ku zhvillohet. Pb tjeter mund te jene shtatezanite jashtmitrore, dmth jashte membranes ku zhvillohet zigota. kjo shkakton mos ushqimin e fetusit i cili vdes. dmth pb mund te jene sh te pavarur nga cikli i ovulacionit.

    per kurkushin: pb steriliteti mund te kene edhe meshkujt. kur spermatozoidet e tyre jane pertace ose kur vdesin rruges. gjinekollogu nuk eshte vetem doktor per femra!

  2. #12
    Citim Postuar më parë nga Blue_sky
    Benson and Hedges,keni bere testet e fertilitetit ti dhe yt shoq?Nese jeni duke e provuar gjate nje viti,ose nese jeni mbi 35 vjeç dhe jeni duke e provuar gjate 6 muajsh atehere mendoj qe do ishte nje ide e mire te vizitonit mjekun specialist.Kam frike se ti po kerkon zgjidhjen e "ceshtjes" tende ne vendin e gabuar,mund te keni probleme fizike ne nje nivel tjeter dhe sa me teper qe ta zgjasni,aq me shume kohe te vyer humbisni.Kerkoni ndihmen e specialistit dhe mos u fshihni mbas statistikave.

    Ca ke perdorur ti deri tani per te pare momentin e ovulimit?Termometra vaginale ke perdorur?
    Nuk e kuptoj pse arsyetoni kaq ngushte dhe cenoni zonen private. Tema eshte hapur per te dhene mendime ne pergjithesi per shtatezanine, jo per te bere moral.

    Per sa i perket keshillave; shpresoj tju vijne ne ndihme edhe te tjereve jo vetem iniciatorit te temes perndryshe cdo diskutim do te behej ne privat.

    Gjithe te mirat.
    __________________________

    ec me shpejt ai qe ecen vetem...

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-12-2007
    Postime
    2
    Jam 28 vjecare para 6 muajsh kam provuar te ngel shtatezane por nuk kam pasur sukses.Tre muajt e fundit kam perdorur klomifen tbl dhe pregnyl por pa sukses tash mjeku me preferon te vazhdoj edhe kete muaj me te njejten .Ju lutem qe te me tregoni cfaR TE BEJ

  4. #14
    beby Maska e jesu
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Ditet me te rrezikshme per te ngelur shtatzan jane titet e ooriksias(kur vezorja e muajit eshte pjekur dhe fillon per te zbritur drejte mitres).
    Si te llogarisim diten e ooriksias(pjekjes se vezores ): Sipas kanones te Naegele llogaritet praktikisht ne gra me cikel c'do 28 dite ose qe ooriksia (pjekja e vezores) ndodh ne diten e 14-te + - 1 dite(13,14,15 dite e muajit).

    Nese nje grua psh: cikli i saj mestrual ndodh me date 1 te muajit, llogarisim qe pas 14 ditesh eshte data e ooriksis(pjekuris se vezes) dhe ateher eshte dita ideale per te kryer mardhenie pasi vezoria eshte ne pjekurine e saj.
    Gjithashtu, mashkulli duhet te kete disa dite pa kryr mardhenie pasi gjendja e tij spermatozoare te jete me e pasur dhe e fuqishme , e ndihmone me teper gjendjen per te lene femren shtatzane.
    Ndryshuar për herë të fundit nga jesu : 16-03-2008 më 09:10
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e nince_tutes
    Anëtarësuar
    17-12-2007
    Postime
    216
    Bravo Jesu, eshte shpjegim teorik i perkryer, eshte pikerisht receta e duhur.

    Por rekomandohet qe nga dita e 13...16, duke ditur q spermatozoiti jeton deri ne 72 ore, kurse veza e femren 48 ore.

  6. #16
    beby Maska e jesu
    Anëtarësuar
    08-10-2006
    Vendndodhja
    Reklamat nuk lejohen pa lejen e admin
    Postime
    354
    Citim Postuar më parë nga nince_tutes Lexo Postimin
    Bravo Jesu, eshte shpjegim teorik i perkryer, eshte pikerisht receta e duhur.

    Por rekomandohet qe nga dita e 13...16, duke ditur q spermatozoiti jeton deri ne 72 ore, kurse veza e femren 48 ore.

    Shume e sakte prandaj behet dhe kjo llogaritje por....per ata qe nuk deshirojne te rezikojne shtatzanine duhet te bejne veprimin +- 2, si ne shembullin e me lartem qe kam dhene, ne rastin konkret kap diten e 12,13,14,15,16-te.
    5dite gjithsej per arsye nese kryejme mardhenie seksuale ne diten e 12 dhe behet derdha e spermatozoarieve breda(si ka then dhe bashkafolsia qe jeton 72 ore= 3 dite) dhe arrin te zoteroj i gjalle der me diten e ooriksis(pjekuris se vezores).
    Kujdes...! ju qe nuk doni te rrezikoni nje shtatzani te pa deshiruesme ;-)
    Jeta eshte e bukur mjafton te dish ta jetosh!

    Fuqia ekziston brenda teje!!!

  7. #17
    Behind these Hazel Eyes Maska e Lule_Bora
    Anëtarësuar
    30-07-2007
    Postime
    107
    Citim Postuar më parë nga jesu Lexo Postimin
    Ditet me te rrezikshme per te ngelur shtatzan jane titet e ooriksias(kur vezorja e muajit eshte pjekur dhe fillon per te zbritur drejte mitres).
    Si te llogarisim diten e ooriksias(pjekjes se vezores ): Sipas kanones te Naegele llogaritet praktikisht ne gra me cikel c'do 28 dite ose qe ooriksia (pjekja e vezores) ndodh ne diten e 14-te + - 1 dite(13,14,15 dite e muajit).

    Nese nje grua psh: cikli i saj mestrual ndodh me date 1 te muajit, llogarisim qe pas 14 ditesh eshte data e ooriksis(pjekuris se vezes) dhe ateher eshte dita ideale per te kryer mardhenie pasi vezoria eshte ne pjekurine e saj.
    Gjithashtu, mashkulli duhet te kete disa dite pa kryr mardhenie pasi gjendja e tij spermatozoare te jete me e pasur dhe e fuqishme , e ndihmone me teper gjendjen per te lene femren shtatzane.
    Kjo mund te jete per femra me cikel te rregullt...pasi nuk eshte e vertetuar tek te gjithe....menyra me e mire eshte me ble nje test ovulimi qe te difton tamam kohen perfekte qe mund te ngelesh shtatzane.
    For all my love and hate, for all my sorrow's sake, neither today or tomorrow, i shall never break!.

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e NEOLK
    Anëtarësuar
    10-04-2006
    Vendndodhja
    vlore
    Postime
    331
    Seksi i nismetares se temes duket qe eshte femer .
    Nuk desheroj te bie ne perseritje te shume faktoreve qe jane permendur ne vijm te temes , por do te shtoja nje faktor qe nuk eshte permendur . Per ngeljen shtatzane eshte me rendesi pozicioni i femres mbas perfundimit te aktit . Dhe duhet qendrimi gjysem ore shtrire me jastek poshte te ndenjurave dhe kembet larte . Kjo eshte kohe e domosdoshme e orientimit dhe mbritjes se Spermatozoitve ne kanaet e ovulacionit
    . Paçit sukses

    ..............
    Ndryshuar për herë të fundit nga NEOLK : 22-04-2008 më 14:51
    Rrug' e gjatë do ngare ngadalë (8204)

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Sapo lexova dicka interesante dhe mendova ta shkruaj, megjithese ka te beje pak me temen e hapur
    Nqs ushqeheni shume mire gjate periudhes se fillimit te barres rriten shancet qe femija te jete djale.
    Kjo qenka konfirmuar nga nje ekipe anglezesh te cilet kane bere nje studim rreth raportit kalorik te marre nga nenat gjate kesaj periudhe dhe seksi i femijes se ardhshem.
    Sipas tyre
    Ne Universitetin din Oxford moren ne studim 740 femra qe ishin ne fazat e para te conceptionit studian numrin e kalorive , vitamine dhe te gjitha alimentet e konsumuara.
    Rezultati 56% te femrave qe ndoqen nje regjim ushqimor te pasur ne kalori , ne K , ne Calcium dhe ne vitamina C, E, e B12 paten femije meshkuj.

    Sipas tyre embrioni mashkull ka nevoje per me shume energjie se embrioni femer.
    Mekanismet e sakta te ketiij fenomeni nuk dien akoma me saktesi.
    Nje gje eshte e qarte qe ushqimi i rregullt luan nje rol qendror gjate nje barre.

    Tendinca e femrave ne vendet e zhvilluara te ndjekin nje regjim hipokalorik shpjegon ne nje fare menyre uljen e ndjeshme te lindjeve te femijeve meshkuj.

    Source : Journal of Proceedings of The Royal Society B : Biological Sciences, 22 avril 2008

  10. #20
    Ti duhet të dish se për të ngjizur një bebe, spermatozoidi dhe veza duhet të takohen në një moment ideal. Ju duhet ta dini kur është koha e përshtatshme.

    Kur ju dëshironi dhe përpiqeni të ngjizni një fëmijë, ka shumë rëndësi që ju të përcaktoni kohën e përshtatshme se kur duhet ta bëni këtë. Veza (qoftë ajo perfekte )dhe spermatozoidi ( sa do i përsosur të jetë ai) nuk do të jenë të aftë ta ngjizin një bebe në qoftë se nuk takohen me njeri-tjetrin në momentin e duhur.

    Kujdes: Përpara se të ovuloni (nxirrni vezën) bëni seks shpesh- por jo shumë shpesh.

    Që të ndodhë ajo që doktorët e quajnë fertilizimi, ju duhet të planifikoni ta bëni interkursën seksuale brenda 24 orëve nga momenti i ovulacionit (koha kur veza e pjekur lëshohet nga ovari). Ja pse mjekët gjinekologë dhe ekspertët e fertilizimit rekomandojnë të bëni interkursë seksuale një ditë po, një ditë jo, veçanërisht javën para ovulacionit. Duke vepruar në këtë mënyrë, ju së paku një herë gjatë periudhës fertile të çdo cikli menstrual, i keni krijuar mundësinë spermatozoideve që të takohen me vezën. Kjo ka rëndësi edhe për faktin se duke ejakuluar një ditë po, një ditë jo, gruaja furnizohet me spermatozoide të “freskët” pa i boshatisur krejt rezervat e burrit.

    Mbani mënd: Ejakulacioni i shpeshtë bën që të bjerë shumë numri i spermatozoideve në spermën e ejakuluar dhe shanset për ngjizje pakësohen shumë.

    Ja pse ju duhet të dini kohën e ovulacionit dhe duke bërë seks një ditë po, një ditë jo(ndonëse kjo nuk tingëllon mire për disa!) një javë para tij, ju do të gjeni kohën e duhur për takimin vezë-spermatozoid. Kjo do të thotë t’i përqendroni përpjekjet për të ngjizur fëmijën tamam rreth asaj kohe.

    Por ka edhe një arsye tjetër të rëndësishme pse ju duhet ta dini kohën ekzakte të ovulacionit. Në qoftë se ju jeni një çift që kërkoni të bëni një djalë ose një vajzë, pra ta zgjidhni vetë gjininë e fëmijës tuaj të ardhëm, ju duhet të dini mirë momentin e ovulacionit dhe në raport me këtë të përcaktoni kohën kur duhet të bëni seks që të bëni një djalë dhe kur duhet për të ngjizur një vajzë.

    Sot shkenca i ka rritur shumë mundësitë që prindërit ta zgjedhin gjininë e fëmijës që do të ngjizin. Gjithë puna qëndron tek dijenitë që duhet të keni për këtë.

    A ka mundësi që ta përcaktoni kohën e ovulacionit?

    Po, ka mundësi dhe mënyrat si bëhet kjo, në mënyrë shumë të përgjithshme,do t’i përshkruaj më poshtë. Hollësi dhe shprehi praktike për këto metoda ju do t’i mësoni duke pyetur dhe biseduar me mjekun tuaj gjinekolog ose maminë tuaj.

    1-Bëni kalendarin e ciklit tuaj menstrual.

    Një nga keqkuptimet më të mëdha që kanë shumica e njerëzve lidhur me fertilitetin është: çdo grua e nxjerr vezën nga ovari në ditën e 14 të ciklit menstrual. Kjo është e vërtetë vetëm për ato gra që kanë cikël të rregullt 28 ditësh. Në qoftë se keni një cikël shumë të rregullt, më të gjatë ose më të shkurtër se 28 ditë,ju do ta llogarisni ditën e ovulacionit duke zbritur dy javë nga data që ju pritni t’u vinë menstruacionet e radhës. Për shembull: Një grua me cikël të rregullt 30 ditor do të ovulojë probabilisht rreth ditës së 16 të ciklit; një grua me cikël të rregullt 26 ditë, rreth ditës së 12 të ciklit.

    2- Regjistro temperaturën e trupit në kohën e zgjimit.

    Të matësh temperaturën e trupit përpara se të ngrihesh nga shtrati në mëngjes është një mënyrë tjetër për të përcaktuar ovulacionin. U duhet një termometër special që mat temperaturën bazale të trupit (TBT) në të dhjeta të gradës, këtë e bleni në farmaci. Pasi veza lëshohet nga ovari, TBT rritet disa viza dhe mbetet lehtësisht e ngritur deri përpara se të fillojë periudha tjetër menstruale. Në qoftë se cikli menstrual është i rregullt, duke përcaktuar temperaturën e trupit në kohën e zgjimit për disa cikle ju do të mund të përcaktoni momentin e ovulacionit. Mbani mënd: Në kohën që TBT rritet, ovulacioni ndodhi dhe ka mbetur pak kohë që veza të fekondohet; do të jetë ideale që spermatozoidet të presin në tubat e Fallopit kur veza do të lëshohet nga ovari.

    3-Kontrolloni mukusin e qafës së mitrës.

    Ndryshimet në mukusin e qafës së mitrës ndihmojnë të përcaktoni fazën fertile pa ndihmën e ndonjë aparati special. Pak ditë pas periodave, mukusi cervikal është ngjitës dhe i trashë; pastaj fillon të hollohet. Në qoftë se ai bëhet rrëshqitës dhe që zgjatet midis dy gishtave – afërsisht si e bardha e vezës- kjo tregon kohën kur gruaja është më fertile.

    4-Përdorni një monitor fertilizimi

    Kur cikli menstrual nuk është i rregullt, një kit që parathotë ovulacionin mund t’u ndihmojë për të përcaktuar fazën fertile. Shumica e kiteve përdorin urinën e mëngjesit për të matur hormonin e luteinizimit (LH), i cili rritet menjëherë para ovulacionit. Këto kite blihen në farmaci.

    Ju duhet të bëni interkursë brenda 24 orëve nga ovulacioni

    Një kit tjetër ovulacioniështë ai që përcakton nivelin e estrogjenit në pështymë. Vini pak pështymë në një xham sahati, ose lente gjyslyqesh dhe e shikoni atë nën mikroskop (që e ka vetë kiti ) një figurë në formë degë fieri tregon për fazën fertile të ciklit.

    Aparatet më të reja për të dalluar ovulacionin që quhen OV Ëatch, monitorojnë një tjetër lëng trupor: djersën. Ato duken dhe vendosen si orë dore. Paisja përmban sensorë që kontrollojnë rritjen e sasisë së klorurit në djersë. Kjo rritje paraprin një rritje të LH, kështu që ju jeni të paralajmëruar se ovulacioni do të ndodhë në pak ditë.
    "Ata qe nuk e kujtojne te kaluaren jane te denuar ta perserisin!"

Faqja 2 prej 9 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Madrid: Mashkulli shtatzënë pret binjakë
    Nga strange në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-03-2009, 14:33
  2. Mënyrat që përdor për të vrarë mafia shqiptare
    Nga Shijaksi-London në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 31-08-2005, 21:27
  3. T’kanë ngelur edhe pesë minuta!
    Nga Mjellma në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-08-2004, 23:10
  4. Vret veten dhe gruan shtatzene
    Nga Arlind në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-02-2004, 19:56
  5. Moda e re, te martohesh shtatzene
    Nga Beqari002 në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-07-2003, 04:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •