Close
Faqja 24 prej 31 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 231 deri 240 prej 301

Tema: FC Juventus

  1. #231
    Alessandro Del Piero Maska e Juventus
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Aty ku Shqiptaret po vuajne.
    Postime
    1,500
    Citim Postuar mė parė nga MICHI
    thekthi nuk e di se me ke je tifoz por juve e ka flliq fare kto vitet e fundit me moggin ne krye edhe skane lene gje pa bere.
    Shife kapellon tani ne krize reali me yjet me te cmuar te botes. Te juve fitonte ai se i rregullonte moggi neshjet me celular.
    moggi ka nngaterru tere europen me pislliqet e tij ai duhet te jete ne burg por aty ska drejtesi as ska pas as zdo kete kurre.
    Juventusi eshte nje skuader qe hynte ne loje me rezultat ne xhep edhe zbaviteshin pastaj me gola fantazme.
    Plakooo, krizen qe ka Reali nuk ka faj trajneri, kam fjalen ketu, se Reali qe moti ja ka bere kete vetes, din ti e ka mbyell, tash po e koren.........
    Juve ka qene qe moti klubi me i madh ne Itali( edhe pa Moggi edhe sot), vleren e saj nuk mund ju tifozetn e Interit "deshtaka" tja humbeni kete se jeni sikur miza kur tenton te beje dicka, por sa ka force te beje e dini vet....
    Team: That team in Italy with 29 titles. Or was it 30?

  2. #232
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Juventus ne e dime qe je tifoz ekstremist jo real edhe poston me pasion edhe deformon te verteten. Un spo i heq vlerat juves. Juve ka qen e madhe para 10 vjetesh e andej. Pe qe 10 vjet kane bere hile kte e di tere bota por ju tifozet e juves jeni azmatike te verbuar qe zdini cka thoni. Ske pse qun interin apo tifozet e interit deshtak ti pasi e din tere bota qe moggi me maffien e veta ka qen kundra interi 24/7. Si mund te besh hajer ne italy kur krejt kupola e albitrave eshte e komanduar nga miushi azmatiku plera shemtira moggi.

    Kshu qe interi eshte me i ndershmi edhe po te kishte qen cdo gje pa hile ne vendin e bananeve interi do kishte fituar shum me shum tituj.

  3. #233
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Michi.Juves i hoqen ca e kishte me hile,kshu qe mos ja fut .....dhes kot me kot.Ti thu qe ka 10 vjet qe Juvja ben me hile,por e ke shume gabim pasi Juventus e ka vendin ne Krye,aty ku i takon te jete

  4. #234
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Del Piero, “epopeja 14 vjecare”

    10 Janar I zbuluar nga Boniperti, i rritur nen disiplinen e Trapatonit dhe Lipit, i mbijetuar gjate takticizmit te Kapelos, “Pinturikio” eshte kthyer ne nje simbol, qe shkelqen prej 14 vjetesh me fanellen bardhezi

    Nje femije i destinuar per t’u bere nje kampion dhe per te lene “gjurme” te medha ne historine e “Zonjes se Vjeter”, “Ambasadoren” e futbollit italian ne bote. Lum si ai djale, qe tani ka mbushur 32 vjec, biri i nje toke te begate, por edhe te ashper, duke pare se ka lindur ne krahinen e Venetos. I rritur ne kodrat, lumenjt dhe fushat e nje relievi te pasur, Alesandro del Piero enderronte qe nje dite te behej nje hero dhe ia arriti qellimit, duke kurorezuar kete enderr sidomos me fitimin e Boterorit, me Kombetaren “axurre”. Kjo eshte historia e nje djali qe per te realizuar endrren e jetes ka kaluar te gjitha epokat ne idealizimin e asaj dashurie, per te cilen tani eshte kthyer ne nje simbol. Nje simbol dhe flamur i Juventusit. Aleks, biri i Xhinos dhe i Brunes, eshte prototipi bardhezi nder shekuj. Nga “Parajsa” ne maje te Europes, neper bote nepermjet vuajtjes, deri ne “Ferrin” e Serise B. E pranuar, e pesuar, e duruar, e nderuar nga xhesti i nje djali te pjekur, i pari kapiten kampion bote, ne krahun e nje “Zonje” te poshteruar dhe te fyer, fajtore dhe viktime brenda nje sistemi te ngaterruar dhe te mbytyr nga interesat e perbashket dhe ne konflikt, qe tani perjeton mankthin e nje kategorie qe historia i kishte rezervuar, ate joelitare. Nje fat i pameshirshem. Historia e Alesandro del Pieros eshte edhe historia e talentit “Pinturikio”, kampioni i vitit 2000 i rrembyer nga nje rrugice e vendit te tij, kur ne mbremjet e zymta, nen dritat e fenereve te makines se te atit, stervitej per t’u bere nje i madh. Historia e Alesandro del Pieros eshte historia e nje djali tifoz qe e dashuronte “Zonjen”, qante per Platinine, sipas tij me i Madhi i te gjitha koherave. Nuk humbte asnje takim. Mbremjen e Tokios, ne 1985 en, i kerkoi babait te shihte finalen e dy boteve, duke e ditur se do te kenaqej nga i ati. Ate mbremje pa golin perrallor te Platinise te anulluar, duke share me sa force kishte gjyqtarin, me fytyren e Mishelit te merzitur. Juventusi, pavaresisht nga kjo, mundi Argentinos Juniors, me penallti. Aleksi premtoi se do te hakmerrej per idhullin e tij te fyer. Dhe arriti, 11 vjet me pas, ne te njejtin vend, ne porten tjeter, shenoi golin vendimtar qe ngjiti Juventusin ne majen e botes. Nje udhetim i dyfishte, per nje kthim ne te kaluaren dhe per nje shikim ne te ardhmen. Historia e Alesandro del Pieros, kampion i vitit 2000, i rrembyer nga vendi i tij i lindjes dhe me pas “i rivizatuar” ne laburatoret fantazioze, mes derrases se zeze, makinave te hapesires, instrumenteve te ndryshme dhe mes nje historie te shkruar. Boniperti, nje “baba”per te, e hoqi nga “carku” i Milanit, qe po e ndiqte prej kohesh, pasi kishte dalluar potencialitetin e nje gjeniu. Nje sakrifice e tille qe solli nje te mire te papershkrueshme. Mes referencave te numerta qe i duhen vene Aleksit, ka disa qe duhen nenvizuar. I pari qe e ka zbuluar ka qene Boniperti. Trapatoni dhe Lipi e kane programuar me nje objektiv te qarte, per te ruajtur fantazine dhe vecorine e species se tij. Se treti, i mbijetoi epokes se takticizmit te perdorur nga Saki, ne Kombetare. Ndersa, se katerti, Don Fabio Kapelo donte ta linte pergjithmone ne hije, duke i ushtruar presion sidomos psikologjikisht. Por, karakteri i “Pinturikios” doli ne pah dhe kjo i lejoi qe te ruante etiken dhe personalitetin. Historia e Del Pieros me “Zonjen” eshte nje histori e nje dashurie te sinqerte. Del Piero, gjithmone, ka pasur nevoje per Juven, ashtu si “Zonja” e ka dashur ne mbreterine e saj. Aventura e fantazistit bardhezi te Juventusit eshte nje histori e gjate 14 vjet, qe do te thone nje jete. Triumfe, renie, gezime, dhimbje, vuajtje, lumturi, frike. Terrori se mos e mbyllte karrieren pas demtimit ne Udine, ne vitin 1998, kur “copezoi” gjurin e majte, i dha me shume force. Historia e nje djali i bere burre fale forces se talentit. Kapiteni, flamuri dhe shembulli i te gjitheve, tani me shume se kurre. Jo me kot 202 golat e tij tregojne se sa shume ka dhene per futbollin. Pra, nje agjent jo sekret i “Zonjes”.

    Nga Sport Ekspres

  5. #235
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Aleks dhe zbulimi i nje kampioni

    10 Janar Alesandro del Piero lindi nje te shtune. Zonja Bruna i dha jete ne 9 nentor te vitit 1974, ne spitalin Komunal te Koneljiano Venetos, ne provincen e Trevizos. Nje dite me pas, Juventusi fitoi ne Cezena, me nje gol te Franko Kauzios. Dy evenimentet, ne ate epoke, nuk mund te kishin aspak pika lidhjeje, edhe pse fati beri qe te lidheshin disa vjet me vone. Eshte pikerisht Baroni, ne fakt, ai qe i sinjalizoi Xhampiero Bonipertit nje sulmues te ri, te afte per te magjepsur ne fushe, i pare ne nje takim mes te rinjsh, Udineze Padova. Dhe keshtu, pas golave dhe krosave ne nje dhjetevjecar te arte, Kauzio i dhuroi Juventusit nje xhevahir te cmuar. Por, per te kuptuar me shume nga Aleksi duhet te ecim me shume ne origjinen e tij. Ne sallonin e shtepise se Del Pieros, qe ishte prane shembjes pas topave te gjuajtura nga i riu Aleks, gjithmone gati per t’u stervitur. Pra, ketu ishte i pashmangshem kalimi i tij te skuadra rajonale e San Vendemianos. Stefano, vellai i Aleksit, eshte nente vjet me i madh, dhe po mundohet te behet futbollist i njohur te te rinjte e Sampdorias, por pas dy vitesh largohet nga kjo udhe. Ndersa Del Piero i vogel vazhdon te luaje me deshire dhe vendosmeri. Ne garazhin e shtepise sfidon shoket e tij ne nje goditje ne shenje: “Shikoni Platinine”, thote dhe godet me nje top te harkuar mire pocin e drites. Platini eshte miti i tij, simboli, shembulli perfekt. Te San Vendemiano, Aleksi dallohet menjehere. Presidenti i skuadres rajonale flet me drejtuesit e Padoves, por keta te fundit nuk duan t’ia dine. Por, me kembengulje, binden. Ne Padova nuk jane fort te kenaqur, duke pare se Aleksi nuk ka nje fizik te forte, por nje teknike te mire. Eshte viti 1987, San Vendemiano dhe Padova gjejne nje marreveshje: “Do e marrim, nese me pas funksionon, do ta paguajme 7 milion lireta”, pohon Pietro Agradi, drejtori sportiv i Padoves, ne ate kohe. Dhe qe nga ajo dite, e ardhmja e Aleksit behet edhe me e lavdishme, te Juventusi.

    Nga Sport Ekspres

  6. #236
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Seko: Juve, Bufoni eshte celesi!

    10 Janar “Nga qendrimi i Xhixhit varen dhe kampionet e tjere dhe kjo e shton pergjegjesine e tij, por dhe Del Piero eshte mjaft i rendesishem”

    Alesio Seko, drejtori sportiv i Juventusit, i emeruar ne kohen e skandalit, pas dorheqjes se dhene nga “Triada”, ka marre ne dore te rithemeloje Juventusin dhe ne nje interviste te dhene per “Gazzetta dello Sport”, ka folur per objektivat bardhezi.

    Alesio Seko, merkatoja po nxehet: po Juvja ne c’drejtim po ecen?

    Per te ndertuar nje skuader kompetitive qe vitin e ardhshem: do te marrim nje lojtar te rendesishem ne mesfushe dhe nja dy ne mbrojtje. Ne sulm te shohim, varet nga kampionet qe kemi qe tani. Ne janar nuk do te blejme askend: pas sforcimit te kryer ne vere bilanci nuk na lejon blerje te jashtezakonshme. Te presim planin indistrial ne fund te muajit per te pare se si do te ecim me tej.

    Keni nevoje per dy goditje per te bindur Bufonin dhe te tjeret?

    Po. Duam te mbyllim dicka para se te diskutojme rinovimet. Sidoqofte jemi te qete. Xhixhi i ka thene disa gjera per te qene sa me transparent dhe tifozet, qe nuk i dine te gjithe gjerat qe kemi thene, u frikesuan. Por bisedimet kane filluar prej kohesh, ndersa per Trezegene dhe Kamoranezin ende jo.

    Qendrimi i yjeve te tjere varet shume nga ajo e Bufonit, apo jo?

    Po, dhe edhe kjo e shton pergjegjesine mbi te. Por ai eshte numri nje dhe dihet se zgjedhja e tij do te kushtezoje ate te te tjereve.

    I habitur nga fjalet e Del Pieros?

    Bisedova me re, por edhe ai vete kishte mbetur i habitur nga jehona qe paten ato fjale. Ndoshta nuk e vleresoi mire rendesine e deklaratave te tij, por une e konsideroj nje nga lojtaret kryesore te Juves, edhe per te ardhmen. Nese kemi harruar ta citojme kjo nuk erdhi per shkak te mungeses se konsiderates, por sepse kemi shume konsiderate per te: ne e shohim Aleksin si pjese te rendesishme te skuadres dhe klubit. Me te mund te flasim qetesisht.

    Reaprti qe ka me teper nevoje per perforcime eshte mbrojtja?

    Po, edhe per shkak te demtimeve qe kemi pasur, te fundit ata te Kielinit dhe Bumsongut. Nese nuk do te ishin demtuar, dikush do te ishte larguar ne janar, por keshtu dyert jane te mbyllura. Por mbrojtja jone mbetet gjithsesi me e mira ne Serine B.

    Barzalji therret Juven: a do t’i pergjigjeni?

    Kemi folur qe ne vere me Palermon, por Zamparini donte nje ekip sa me kompetitiv te ishte e mundur. Interesimi eshte ende i madh: eshte nje nga mbrojtesit qendrore mbi te cilet po punojme, me bindesi ne Itali.

    Po jashte Italise? Deshampit i pelqen shume Zhive, apo jo?

    Kjo eshte nje ceshtje e veres. Grigera? Eshte nje lojtar me parametra zero qe na intereson, sepse mund te luaje ne te djathte ashtu edhe ne qender. Problemi eshte se i intereson edhe klubeve te tjere. Ne kemi levizur, por konkurrenca eshte e forte. Metzelder? Po e vleresojme: eshte nje lojtar kombetareje ne skadim kontrate.

    Cili eshte identikiti i mbrojtesit qendror qe po kerkoni?

    Ideali im eshte Montero dhe ai qe ma kujton me shume ate eshte Samuel. Por nuk esht- e vertete qe Interi na e ka ofruar bashke me Hulio Cezarin ne kembim te Bufonit.

    Te kalojme tek mesfushoret. Cfare ndodhi me Maskeranon?

    Eshte nje situate e komplikuar, si persa i perket federates si persa i perket pronesise se kartonit. Per me teper, ai eshte shume prane Liverpulit. E njejta gje vlen edhe per Riberine: na pelqen, por ka levizur edhe Real Madridi dhe sot nuk jemi ne gjendje te konkurojme me kete klub, si ne planin ekonomik si ne ate te imazhit, pasi ne jemi jashte Europes.

    Meqe ra fjala per Liverpulin: Sisoko?

    Mesfushor i mire, por preferohet nga Benitez, qe nuk e shet.

    Sulmuesit. Bojinov do te largohet ne janar?

    Ai ka bere gjithcka shume shpejt ne jeten e tij, prandaj i mungon durimi, pervec se nje nuhatje taktike. Tani kemi tre ndeshje radhazi, me pas te shohim nese do te kemi nevoje per te. Disa deklarata na habiten: nese na kerkon te largohet do ta kenaqim.

    Edhe sepse ne ate rol ju keni edhe Paladinon.

    Ai eshte i pabesueshem. Me cilesite qe ka perfaqeson te ardhmen e Juves ne sulm.

    Klose do te jete objektivi nese do te humbisnit Trezegene?

    Eshte nje sulmues race. Shume klube jane vene ne radhe, por ne jemi shume te kujdeshem. Por per kete po presim planin industrial.

    Nga Sport Eksprers

  7. #237
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Braziliani mund tė mbėrrijė nė Itali nė korrik pėr rreth 30 milionė euro.

    Robinjo, mbetet objektivi kryesor


    Juventusi ka dalluar te Robinjo njė prej objektivave kryesorė pėr sezonin e ardhshėm: braziliani, i cili rrezikon t'i prishė marrėdhėniet me Real Madridin, i pėlqen shumė Deshampit dhe mund tė pėrforcojė repartin e sulmuesve qė thuajse me siguri do tė humbasė Bozhinovin dhe Trezegenė, edhe pse shitja e kėtij tė fundit nuk ka tė bėjė aspak me ardhjen e tij, qė ėshtė parashikuar tė kryhet nė qershor, pėr rreth 30 milionė euro.
    Juventusi ka vėrtet nevojė pėr blerje tė mėdha. Nė kėtė periudhė, pakėnaqėsia e tifozėve, e shoqėruar nga deklaratat e kampionėve bardhezinj, nuk e largojnė frikėn se skuadra mund tė mbetet pa emra tė mėdhenj nė sezonin e ardhshėm. Drejtuesit vazhdojnė tė punojnė pėr tė sjellė qetėsi brenda mjedisit, por mbi tė gjitha pėr tė sjellė ndonjė blerje me vlerė. Nė kėtė kuadėr duhet parė edhe interesimi i madh pėr njė prej yjeve tė shumtė tė Real Madridit, Robinjon. Sulmuesi ka shumė probleme nė Spanjė: tė dielėn Kapelo e dėrgoi nė tribunė dhe duket se trajnerit nuk i intereson sė tepėrmi qėndrimi i brazilianit nė Spanjė. Qė nė verė emri i Robinjos ishte lakuar disa herė pranė Juventusit, gjatė bisedimeve qė ēuan te Reali Kanavaron dhe Emersonin. Me atė rast ishte folur edhe pėr David Trezegenė dhe pėr mundėsitė qė ekzistonin qė francezi tė vishte fanellėn e ekipit iberik. Blerja e mundshme e Robinjos nuk ka lidhje me kalimin e Trezegesė nė Madrid. Nė fakt, dy ēėshtjet kanė qenė gjithnjė tė ndara: ajo e brazilianit pritet tė kushtojė diēka mė pak se 30 milionė, ēmimi qė i pagoi Reali Santosit nė 2004-n pėr ta marrė.
    #VamosArgentina

  8. #238
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deshamp i ofron Juven Hainzes!

    10 Janar Trajneri i Juventusit, Didier Deshamp, ka pranuar se ai deshiron te marre ne skuadern e tij mbrojtesin e majte te Mancester Junaitedit, Gabriel Hainze. Argjentinasi duket se eshte ulur ne stol nga Patris Evra ne "Old Trafford", si dhe interesimi i Junaitedit per adoleshentin e Sauthemptonit, Gareth Bejl, le te kuptohet se e ardhmja afat-gjate e Hainzes mund te jete ne dyshim. Ne fakt eshte perfolur vertet kohet e fundit se ai mund te shkoje ne Itali, por adresa per 28-vjecarin mendohet se ishte Milani. Por Deshamp, ne nje interviste radiofonike, ka thene: "E njoh Gabin, e kam pare te luaje ne France per dy vjet me Paris SG. Te Mancester junaitedi ai eshte perdorur si mbrojtes krahu, por nuk mendoj se eshte ky roli i tij ideal. Mendoj se i pershtatet me teper te luaje ne qender te mbrojtjes. Dhe duke marre parasysh numrin e mbrojtesve te majte te Mancester Junaitedi, sigurisht nese eshte i interesuar, pse te mos luante me ne? Ai eshte nje lojtar shume i mire, i nivelit nderkombetar. Ka mentalitet fituesi dhe ka edhe avantazhin se zoteron pasaporte europiane".
    #VamosArgentina

  9. #239
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Drejtori sportiv flet pėr strategjitė: Nga zgjedhja e Bufonit varen shumė gjėra. Del Piero simbol. Valteri na pėlqen.

    Juvja: Dy blerje dhe Samuelin nė merkato.


    Drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, flet pėr manovrat qė pritet tė ndėrmarrė klubi bardhezi nė kuadėr tė sezonit tė ardhshėm, kur sipas tė gjitha gjasave do tė jetė kthyer nė Serinė A. Lojtarėt e mėdhenj kėrkojnė njė skuadėr tė madhe si kushtin kryesor pėr tė qėndruar dhe drejtuesit torinezė s'po qėndrojnė duarkryq.
    - Alesio Seko, merkatoja ka nisur tė nxehet: si po lėviz Juvja?
    - Pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė fortė sa mė parė, nė kuadėr tė sezonit tė ardhshėm, do tė marrim njė pėrforcim tė madh nė mesfushė dhe disa tė tjerė nė mbrojtje. Nė sulm tė shohim, varet nga kampionėt qė kemi tani. Nė janar nė frontin e afrimeve nuk do tė bėjmė asgjė: pas sakrificave qė bėmė nė verė, bilanci nuk na mundėson manovra tė mėdha. Presim planin industrial nė fund tė muajit pėr tė mėsuar se nė ē'drejtim do tė lėvizim.
    - A keni nevojė tė bėni disa blerje tė mėdha pėr t'i bindur Bufonin dhe tė tjerėt tė qėndrojnė?
    - Po. Duam tė realizojmė diēka pėrpara se tė diskutojmė pėr kontratat, megjithatė jemi tė qetė. Xhixhi i ka thėnė disa gjėra tė caktuara pėr tė qenė sa mė i hapur me tifozėt, tė cilėt nuk dinė gjithēka qė ėshtė biseduar mes nesh, kėshtu qė u trembėn. Me tė kemi kohė qė i kemi nisur bisedimet, ndėrsa me Trezegenė dhe Kamoranezin do tė takohemi shpejt.
    - A varet qėndrimi i yjeve tė tjerė nga ai i Bufonit?
    - Po, edhe pse kjo e shton ngarkesėn e pėrgjegjėsive mbi tė. Por ėshtė numri 1 dhe e dimė se zgjedhja e tij do t'i ndikojė edhe ato tė tė tjerėve.
    - A u habitėt nga fjalėt e Del Pieros?
    - Fola me tė. Edhe vetė ai ishte shtangur nga jehona qė kishin marrė. Ndoshta nuk e kishte vlerėsuar mirė rėndėsinė e deklaratave tė tij, por unė e konsideroj si njeriun kryesor tė Juves, edhe pėr tė ardhmen. Nėse kemi harruar ta citojmė, kjo nuk ka ndodhur sepse nuk e kemi nė konsideratė, por sepse ai dhe Juvja na duken e njėjta gjė: kėshtu qė e konsiderojmė pjesė pėrbėrėse tė skuadrės dhe klubit. Me tė mund tė diskutojmė me qetėsi.
    - Mbrojtja ėshtė reparti qė ka mė shumė nevojė pėr ndryshim?
    - Po, edhe pėr shkak tė dėmtimeve qė kemi pėsuar; tė fundit kanė qenė ato tė Kielinit dhe Bumsongut. Nėse nuk do tė ishin dėmtuar, nė janar do tė ishte larguar dikush, por tani dyert janė tė mbyllura. Kemi mbrojtjen qė ka pėsuar mė pak gola nė Serinė B.
    - Barzalji dėshiron tė vijė te Juvja, ju si pėrgjigjeni?
    - Kemi folur nė verė me Palermon pėr tė, por qė nuk e lėshoi. Na intereson ende, ėshtė njė mes qendėrmbrojtėsve qė do tė na shkonin pėr shtat, pasi ėshtė ndėr kryesorėt nė Itali.
    - Po jashtė Italisė, a vazhdon t'i pėlqejė Zhiveti Deshampit?
    - Ai ishte njė diskutim veror. Grigera? Ėshtė njė lojtar me parametra zero qė na intereson dhe ėshtė i dobishėm, sepse mund tė luajė si nė qendėr ashtu edhe djathtas. Problemi ėshtė se u intereson edhe tė tjerėve. Ne jemi vėnė nė lėvizje, por konkurrenca ėshtė e fortė. Metzelderi? Po e vlerėsojmė: ėshtė lojtar i kombėtares gjermane dhe i pėrfundon kontrata.
    - Cili ėshtė qendėrmbrojtėsi ideal qė kėrkoni?
    - Pėr mua ideali ėshtė Montero dhe ai qė ma kujton mė shumė, ėshtė Samueli. Por s'ėshtė e vėrtetė se Interi na e ka ofruar bashkė me Hulio Sezarin, nė kėmbim tė Bufonit.
    - Kalojmė te mesfusha. Ē'ka ndodhur me Maskeranon?
    - Ėshtė njė situatė e ndėrlikuar dhe tani ėshtė fare pranė tij edhe Liverpuli. Kjo vlen edhe pėr Riberinė, tė cilin e do Reali.
    - Sulmuesit. A do tė largohet Bozhinovi nė janar?
    - Nė jetė i ka bėrė gjėrat shumė shpejt dhe nuk ka durim. Tani kemi tri ndeshje radhazi dhe mė pas tė shohim nėse do tė kemi nevojė pėr tė. Na kanė habitur disa deklarata: nėse na kėrkon tė ikė, do tė pėrpiqemi t'ia plotėsojmė dėshirėn.
    #VamosArgentina

  10. #240
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mesfushori ēek betohet pėr besnikėri dhe kėshillon Bojinovin: Do tė bėjė njė karrierė tė madhe.

    Pavel Nedved: Pėrgjithmonė bardhezi.!


    Pavel Nedved, ndryshe nga disa shokė qė janė tė pasigurtė mbi tė ardhmen e tyre, i betohet pėr besnikėri Juventusit: "Unė qėndroj pa probleme, - pohoi ēeku, - Juvja mund tė besojė tek unė, i ndihem borxhli. Nuk mė intereson tė dėgjoj mendimet e tė tjerėve, secili duhet tė bėjė zgjedhjen e tij, por kush kėrkon tė ndryshojė klub, duhet tė kuptohet nga tė tjerėt"
    Mesfushori bardhezi, kontrata e tė cilit skadon mė 2008-ėn, nuk ka aspak ndėr mend tė largohet nga Juventusi: "Dua tė qėndroj ende, - shpjegoi 34-vjeēari. - Kur vendosa tė qėndroj nė Serinė B, ndodhi sepse e ndieja t'i qėndroja afėr klubit, dhe ėshtė ende kėshtu. Duhen falėnderuar kampionėt e botės qė qėndruan edhe nė Serinė B, pėr njė vit kėto janė kushtet, sepse Juvja do tė kthehet e fortė. Dua ta nderoj kontratėn dhe dua tė shikoj edhe si jam nga aspekti psiko-fizik."
    Lojtari i Republikės Ēeke flet edhe pėr bashkėkombasin e tij Grigera, qė shumė njerėz e shohin pranė klubit bardhezi: "Ėshtė njė lojtar i mirė, qė luan nė disa role nė mbrojtje. Flasim shpesh. Dėshira e tij ėshtė tė vijė nė Torino, sepse lirohet nė qershor. Ēfarė kuptimi ka tė paguhet qė tani? Ėshtė e vėrtetė qė me gjithė kėta tė dėmtuar qė kemi, mund tė jetė i vlefshėm. Megjithatė po riaftėsojmė lojtarė tė rėndėsishėm, si Xhanikeda e Markioni."
    Nedvedi ende s'e ka kapėrdirė kartonin e kuq tė marrė kundėr Xhenoas, qė i kushtoi pesė javė pezullim: "Janė shumė, - shtoi ai, nuk e fyeva gjyqtarin dhe as e shtyva. Mu duk i tepėrt."
    Si lojtar me pėrvojė, Nedvedi e ndien tė kėshillojė edhe njė tė ri si Bojinovi: "S'ėshtė e vėrtetė qė ėshtė grindur para dy ditėsh nė stėrvitje, - zbulon ēeku, - unė besoj shumė tek ai. Ka njė karakter tė veēantė, por edhe shumė talent. Ėshtė vetėm 20 vjeē, por do tė bėjė shumė karrierė, ndaj duhet tė ketė durim. Kapelo? Mė ka mėsuar shumė, nuk jam i kėnaqur pėr momentin e vėshtirė qė po kalon." Nė fund, njė urim pėr trajnerin Deshamp: "Ėshtė gjithnjė buzagaz, tė tjerėt do tė qanin pėr vėshtirėsitė e hasura nė kėtė sezon."
    #VamosArgentina

Faqja 24 prej 31 FillimFillim ... 142223242526 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •