Inter Bufon, 30 milione per “dasmen”
9 Nentor “Zonja e Vjeter” eshte duke menduar per sezonin e ri, ate 2007 2008, duke pare se ngjitja ne Serine A nuk duket nje problem, por ne fillim duhet te shlyeje nje minus ne bilance, qe shkon deri ne 36,5 milione euro
Tani, klasifikimi eshte me i bukur dhe i “qeshur”, duke pare se kujtimi i hidhur i fundveres, kur Juventusi u ndeshkua me renie ne Serine B dhe 17 pike penalizim (duke futur ketu edhe dy tituj te humbur), eshte harruar. Mendimi i te gjitheve ne kampin bardhezi shkon te revanshi dhe kthimi ne Serine A, edhe me furishem. Por, per te qene konkurrues, ndoshta jo per titullin, por per te zhvilluar nje kampionat te qete, me nje shikim te Europa qe vlen, duhen perforcime dhe para per te investuar. Keshilli i Administrimit i fundit te tetorit ka aprovuar nje bilanc te sezonit te shkuar, qe tregonte nje minus prej 36,5 milione eurosh. Ne kete menyre, perpara se te kryeje blerje te rendesishme, Juventusi ka nevoje te fuse disa para ne arke dhe mund te shese keshtu portierin Xhanluixhi Bufon, sigurisht, lojtari me i kerkuar ne merkato persa i perket portiereve. Kampioni i botes, qe ishte ne merkato edhe veren e shkuar, mund te shkoje te Interi. Dy klubet, qe tani kane raporte edhe me te mira, pavaresisht nga ceshtja titull, po kufizojne ndryshimet e fundit dhe po bien dakord per nje shifer te perafert me 30 milione euro. Bufon do te merrte keshtu 5 milione euro ne sezon dhe “humbja” ne bilancet e “Zonjes se Vjeter” do te ishte pothuajse e mbuluar. Pra, ne kete menyre, Juventusi do te hidhej ne merkato dhe idete e synimet ekzistojne me kohe ne ambientin bardhezi. Mendohet per Maskeranon, ne mesfushe, per Barzaljin dhe Zhivene, per te formuar nje skuader teper konkurruese. Duket se planet e “Zonjes” do te jene afatgjata, duke pare se Seria A eshte ne prag, por, per te ndertuar ekipin e madh, ate te njehere e nje kohe, do te duhet pak me shume se kaq.
Krijoni Kontakt