Close
Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 301

Tema: FC Juventus

  1. #221
    shqiptar Maska e eagle's son
    Anėtarėsuar
    17-10-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    161
    del piero ka thon qe ska ndermend me nejt pa nje ekip te forte

    interesante...

    proud 2 be me, the eagle's son

  2. #222
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    del piero eshte b q ire azmatik legen.

  3. #223
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Del Piero frikeson Juventusin

    8 Janar Kapiteni paralajmeron klubin bardhezi: "Kush tha se do te qendroj ketu? Duhet te me bindin edhe mua, me nje skuader konkurruese ne Serine A. Une, ne rolin e nje drejtuesi? Per momentin jo"


    Alesandro del Piero, kapiteni i Juventusit, paralajmeron skuadren e tij me ndonje largim te mundshem. Te gjithe ne Torino, jane te shqetesuar per Bufonin, per Trezegene apo per Kamoranezin dhe asnje nuk mendon per Del Pieron, sikur te jete shkruar se ai do te qendroj pergjithmone tek Juventusi. Pas ndeshjes Milan-Juventus, per "Trofeun Berluskoni", kapiteni bardhezi u pyet se cfare po ben per te bindur shoket e tij qe te qendrojne tek Juventusi, por Del Piero u pergjigj: "Me pare duhet te me bindin edhe mua".

    Pas golit te shenuar ne "San Siro", sulmuesi bardhezi ka qene shume i kenaqur. Del Piero eshte emblema e Juventusit dhe e di fare mire ate qe kerkon. Ne moshen 32 vjecare, ndjen sa ka akoma per te dhene per futbollin e niveleve te larta.

    Faktet tregojne se Del Piero, ne vecanti nga te tjeret vendosi te qendronte me Juventusin ne Serine B dhe te ndihmoje skuadren e tij ne ngjitjen drejt Serise A. "I kane bere llogarite gabim. Per momentin nuk kam ndermend te beje rolin e drejtuesit, sepse mendoj se vlej akoma si lojtar. Situata ne Torino eshte shume e veshtire, por shume e qarte. Per mua dhe per lojtaret e tjere qe mund te largohen, nuk eshte vendosur akoma asgje. Detyra jone eshte te cojme Juventusin ne Serine A, pa menduar shume per te ardhmen. Per vitin e ardhshem te gjithe presin nje skuader ne nivele te larta dhe menjehere konkurruese. Une, Xhilji dhe te tjeret deshirojme te jemi pjese e ketij Juventusi te madh qe po projektohet dhe shpresat tona jane te medha per te ardhmen. Por, per momentin duhet te mendojme per te tashmen dhe per Serine B. Per sfiden kunder Milanit, mendoj se ishte nje ndeshje e bukur dhe miqesore. Dukej sikur po luhej supersfida e Serise A, por realiteti yne eshte Seria B dhe per kete duhet te mendojme dhe gjithashtu te krijojme nje Juventus konkurrues, ne Serine A", perfundoi Del Piero.
    #VamosArgentina

  4. #224
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Trezege: Tra sei mesi vi sveler_ il mio futuro

    8 Janar


    Ne maj te 2005-es, me nje gol te tijin, vendosi ndeshjen direkte kunder Milanit dhe i dha kampionatin skuadres se Juventusit. Me pas, te gjithe e dine se ku perfundoi ai titull. Ne "Trofeun Berluskoni", te shtunen, David Trezege beri rikthimin e tij ne "San Siro", ne kete stadium qe shume here ka qene protagonist. Mund te jete edhe stadiumi i tij i ardhshem, duke pare qe emri i tij eshte permendur shume here ne listen e skuadres se Milanit, per ne merkaton e futbollisteve. Thuhet qe kuqezinjte kerkojne te blejne sulmuesin francez per te perforcuar sulmin e tyre. Gjithashtu thuhet se Trezege eshte nje sulmues qe i pelqen shume Marcelo Lipit, i cili mund te jete zevendesuesi i Karlo Ancelotit ne pankinen e Milanit. Por sulmuesi francez i Juventusit kerkon te qendroje me kembe ne toke dhe deklaron: "Ishte nje ndeshje e bukur, por duhet theksuar se ishte miqesore. Realiteti yne eshte Seria B. E ardhmja ime? Mbeten akoma edhe gjashte muaj per te perfunduar ky sezon. Vetem atehere mund te flasim per te ardhmen time", tha Trezege. Por fraza e lidhur me Boka Juniorsin i ka habitur te gjithe: "Ne qofte se Diego Maradona me kerkon tek Boka Juniors, do te ishte e veshtire t'i thoja jo", tha francezi per nje gazete argjentinase. Por ne konferencen e djeshme per shtyp nuk e perseriti kete fraze. Ne pyetjen direkte, golashenuesi bardhezi nuk ka dashur as ta mohoj dhe as ta pohoj kete fraze dhe deklaroi: "Per synimet e mia ne te ardhmen nuk dua te flas tani, do te kete kohe dhe menyre per te vendosur te ardhmen time", perfundoi David Trezege.
    #VamosArgentina

  5. #225
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Juventusi ben “ligjin” ne B

    8 Janar “Juventusi eshte nje skuader e forte dhe historia qe ka klubi ben qe lojtaret te jene gjithmone te motivuar ne fushe. Pastaj, Juventusi mbetet Juventus dhe sidoqofte dominon karshi skuadrave te tjera, edhe pse me shume te rinj. Natyrisht, te gjithe e dime se nje Seri A pa Juven nuk eshte aq zbavitesve, por po paguajne per ato qe kane bere”.
    #VamosArgentina

  6. #226
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    Juventusi ka qene dhe do te jete ligj mbi te gjitha

    FORZAAAAAA JUVEEEEEEEEE
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  7. #227
    Perjashtuar Maska e MICHI
    Anėtarėsuar
    14-09-2004
    Postime
    1,537
    Citim Postuar mė parė nga thekthi
    Juventusi ben “ligjin” ne B

    8 Janar “Juventusi eshte nje skuader e forte dhe historia qe ka klubi ben qe lojtaret te jene gjithmone te motivuar ne fushe. Pastaj, Juventusi mbetet Juventus dhe sidoqofte dominon karshi skuadrave te tjera, edhe pse me shume te rinj. Natyrisht, te gjithe e dime se nje Seri A pa Juven nuk eshte aq zbavitesve, por po paguajne per ato qe kane bere”.
    thekthi nuk e di se me ke je tifoz por juve e ka flliq fare kto vitet e fundit me moggin ne krye edhe skane lene gje pa bere.
    Shife kapellon tani ne krize reali me yjet me te cmuar te botes. Te juve fitonte ai se i rregullonte moggi neshjet me celular.
    moggi ka nngaterru tere europen me pislliqet e tij ai duhet te jete ne burg por aty ska drejtesi as ska pas as zdo kete kurre.
    Juventusi eshte nje skuader qe hynte ne loje me rezultat ne xhep edhe zbaviteshin pastaj me gola fantazme.

  8. #228
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Citim Postuar mė parė nga MICHI
    thekthi nuk e di se me ke je tifoz por juve e ka flliq fare kto vitet e fundit me moggin ne krye edhe skane lene gje pa bere.
    Shife kapellon tani ne krize reali me yjet me te cmuar te botes. Te juve fitonte ai se i rregullonte moggi neshjet me celular.
    moggi ka nngaterru tere europen me pislliqet e tij ai duhet te jete ne burg por aty ska drejtesi as ska pas as zdo kete kurre.
    Juventusi eshte nje skuader qe hynte ne loje me rezultat ne xhep edhe zbaviteshin pastaj me gola fantazme.
    ThE gReAt TeAm iN iTaLy JUVENTUS
    e ti fol e mendo qa te dush se per fusballl juventusi u kon edhe ka me kon nr.1 ne Itali
    FoRzA JUVENTUS
    I will always remember the girl next door .........!

  9. #229
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bufon: E ardhmja? Nuk vendos vetem une!

    9 Janar “Deshiroj te mos prononcohem ne kete moment, pasi e di se gjithcka qe mund te them do te krijonte keqkuptime”

    Fjalet e administratorit te deleguar te Juventusit, Blankut (“Bufon eshte nje futbollist kyc i Juventusit) kane patur efektin e tyre ne te interesuarin direkt te kesaj ceshtje. “Fjalet e tij me bejne te ndihem i vleresuar, por nuk dua te flas me gjate rreth ketij argumenti”, deklaron Bufon. Nuk ka dyshime qe portieri i kombetares italiane do te jete njeriu merkato i veres se ardhshe: “Tek Juventusi nuk jam vetem une dhe gjithsesi, nuk mendoj qe jam aq i rendesishem sa te mund te vendos i vetem”.

    E ardhmja e Xhanluixhi Bufonit do te jete argumenti kryesor qe do te mbushe faqet e gazetave gjate veres. Portieri i Juventusit dhe i kombetares italiane kerkohet prej kohesh nga nje dyzine klubesh europiane. Ne Itali Interi dhe Milani jane vene ne radhe, ne Angli Celsi dhe Mancesteri e shohin si njeriun ideal per te mbrojtur portat e tyre. Interes ndihet edhe nga Spanja, me Realin dhe Barcelonen qe i ndjekin me interes zhvillimet. Ne kete situate eshte e qarte qe ne Torino duhet te pergatiten per nje lufte te forte, nese duan te mbajne Xhixhi Bufonin. Dhe administrartori i deleguar i “zonjes se Vjeter”, Blank, ne nje interviste per “Tuttosport” pranon: “Bufon eshte njeriu kyc i Juventusit. Ai eshte portieri me i mire ne bote dhe nuk ka dyshime qe cdo skuader do te ishte e lumtur ta kishte ne radhet e saj. Perpara se Bufoni te vendose ne do te qendroje ose te largohet deshiron te dije projektet tona per te ardhmen e Juventusit dhe si ai, ashtu edhe te gjithe shoket e tij do te kene ne duar gjithcka qe kane nevoje te dine per te vendosur”. Komplimentet dhe stima e klubit ne drejtim te tij nuk mund ta lene indiferent “portierin me te mire ne bote”, por nga ana tjeter ato nuk mjaftonte, sepse garancite kryesore qe kerkon Bufoni jane ato tekniket. Dhe edhe pse nuk deshiron t’i rikthehet ketij argumenti, nga grumbullimi i kombetares italiane, Bufoni pranon qe fjalet e Blankut i kane ledhatur sedren. “Pa dyshim qe me vjen mire per vleresimi qe klubi shpreh ne drejtimin tim, por ju lutem te mos i rikthehemi me ketij argumenti. E shoh se si shkojne gjerat dhe kam te qarte se cfare do fjale e imja ne kete moment mund te krijonte keqkuptime. Per kete arsye preferoj te qendroj i heshtur”. Por, edhe pse nuk deshiron te prononcohet, dicka i shperton gjithsesi. “Blank ka thene qe do te flase me futbollistet e Juventusin? Me vjen mire, edhe pse eshte e qarte qe nuk jam vetem ume. Persa i perket te ardhmes sime, nuk mendoj se mund te vendos vetem une. Nuk e shoh veten si kaq te rendesishem”.
    #VamosArgentina

  10. #230
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Drejtuesit bardhezinj u japin garanci kampionėve pėr tė qėndruar.

    "Zonja" premton: Asnjė nuk largohet.


    Nė kampin e Juventusit kanė kuptuar se tani me tė vėrtetė fjalėt nuk shėrbejnė mė. Tė shqetėsuar se mund tė humbasin nė qershor Bufonin, Trezegenė dhe Kamoranezin, drejtuesit bardhezinj janė takuar tė shtunėn pasdite me Del Pieron, i cili ndihet i fyer qė nuk konsiderohet mes "atyre qė duhen bindur", a thua se qėndrimi i tij te bardhezinjtė shihet si i sigurt, pavarėsisht nga ambiciet e klubit. Por pėr ta qetėsuar kapitenin, ka menduar presidenti Koboli Xhilji: "Nuk e kam zakon tė komentoj fjalitė e thėna gjatė daljes nga njė stadium, - theksoi ai. - Eshtė e vėrtetė se nė jetė nuk ka asgjė tė sigurt. Gjithēka duhet diskutuar nė mėnyrė korrekte dhe tė jeni tė sigurt se kėshtu do tė ndodhė. Sepse ne kemi njė dialog me kampionėt tanė, me Del Pieron ashtu sikurse edhe me gjithė tė tjerėt, dhe mbi tė gjitha disa marrėdhėnie tė mira qė na intereson t'i vazhdojmė. As qė arrij ta imagjinoj njė Juventus pa Del Pieron. Ndoshta pas dhjetė vitesh nuk do tė jetė mė ky i tanishmi, por hėpėrhė s'mund tė bėjmė pa tė, aq mė tepėr pas lojės dhe golit qė shėnoi nė "San Siro". Do tė bėjmė ē'tė jetė e mundur pėr tė ndėrtuar njė skuadėr tė fortė, duke filluar qė nė sezonin e ardhshėm, dhe do tė pėrpiqemi t'i bindim tė gjithė kampionėt tė qėndrojnė. Pėr kėtė do tė flasim tė gjithė sė bashku kur tė arrijmė tė rikthehemi nė Serinė A. Dhe tė jeni tė sigurt se kėtė verė do tė kemi njė skuadėr tė pėrforcuar me kampionėt qė kemi dhe ata qė do tė marrim." Trysnia e madhe qė po ushtrohet nga lojtarėt e mėdhenj, konfirmohet edhe nga deklaratat e tė njėjtit karakter, tė bėra nga administratori i deleguar Blank: "Juvja do tė kthehet nė nivelet mė tė larta dhe Bufoni ėshtė lojtari ynė kyē. Jemi tė gatshėm t'u japim garanci tė gjithė kampionėve tanė dhe t'i bindim tė qėndrojnė. Xhixhi e Del Piero do ta kuptojnė shpejt se cilat janė planet tona pėr t'u bėrė sėrish njė skuadėr e madhe."
    #VamosArgentina

Faqja 23 prej 31 FillimFillim ... 132122232425 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •