Close
Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 301

Tema: FC Juventus

  1. #121
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Inter Bufon, 30 milione per “dasmen”

    9 Nentor “Zonja e Vjeter” eshte duke menduar per sezonin e ri, ate 2007 2008, duke pare se ngjitja ne Serine A nuk duket nje problem, por ne fillim duhet te shlyeje nje minus ne bilance, qe shkon deri ne 36,5 milione euro


    Tani, klasifikimi eshte me i bukur dhe i “qeshur”, duke pare se kujtimi i hidhur i fundveres, kur Juventusi u ndeshkua me renie ne Serine B dhe 17 pike penalizim (duke futur ketu edhe dy tituj te humbur), eshte harruar. Mendimi i te gjitheve ne kampin bardhezi shkon te revanshi dhe kthimi ne Serine A, edhe me furishem. Por, per te qene konkurrues, ndoshta jo per titullin, por per te zhvilluar nje kampionat te qete, me nje shikim te Europa qe vlen, duhen perforcime dhe para per te investuar. Keshilli i Administrimit i fundit te tetorit ka aprovuar nje bilanc te sezonit te shkuar, qe tregonte nje minus prej 36,5 milione eurosh. Ne kete menyre, perpara se te kryeje blerje te rendesishme, Juventusi ka nevoje te fuse disa para ne arke dhe mund te shese keshtu portierin Xhanluixhi Bufon, sigurisht, lojtari me i kerkuar ne merkato persa i perket portiereve. Kampioni i botes, qe ishte ne merkato edhe veren e shkuar, mund te shkoje te Interi. Dy klubet, qe tani kane raporte edhe me te mira, pavaresisht nga ceshtja titull, po kufizojne ndryshimet e fundit dhe po bien dakord per nje shifer te perafert me 30 milione euro. Bufon do te merrte keshtu 5 milione euro ne sezon dhe “humbja” ne bilancet e “Zonjes se Vjeter” do te ishte pothuajse e mbuluar. Pra, ne kete menyre, Juventusi do te hidhej ne merkato dhe idete e synimet ekzistojne me kohe ne ambientin bardhezi. Mendohet per Maskeranon, ne mesfushe, per Barzaljin dhe Zhivene, per te formuar nje skuader teper konkurruese. Duket se planet e “Zonjes” do te jene afatgjata, duke pare se Seria A eshte ne prag, por, per te ndertuar ekipin e madh, ate te njehere e nje kohe, do te duhet pak me shume se kaq.

  2. #122
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Del Piero, “ikona” 32 vjecare!

    10 Nentor Historia e tij eshte e mbushur me te papritura, por emocionet qe ka dhuruar ne fushe dhe jashte saj, e kthejne ne nje “hyjni” si ne Torino, ashtu edhe jashte tij

    Ka lindur ne Koneljano Veneto, por eshte rritur ne Sakon te San Vendemianos. Me vone, Padova zbuloi talentin e tij, deri kur Juventusi i dha mundesine te shprehej me mire dhe te shperthente. Po ne Torino Aleks del Piero u njoh me lulezimin e tij dhe, pas disa vitesh, fitoi pjekurine e nevojshme per t’u kthyer ne nje “mbret”. Shume trajnere, nder keta edhe Fabio Kapelo, u munduan ta frenonin dhe ta kthenin ne nje “hic”, por “Pinturikio” nuk u ndal dhe turpin e poshterimin e mundi me lojen dhe golat e tij, deri tani 203. Pra, me “Zonjen e Vjeter” ai njohu shijen e triumfeve te medha, nga Champions League e deri te titujt me shumice. Me pas, lumturia personale dhe shiriti i kapitenit. Por kjo kishte edhe anen me te erret te medaljes, duke pare se ne nentor te vitit 1998 gjuri i tij i majte u thye, ose, kur ne shkurt te vitit 2001 babai i tij, Xhino, u nda nga jeta. Pavaresisht nga keto pengesa, fantazisti bardhezi nuk “vajtoi” gjate, por si profesionist dha maksimumin ne fushe. I madhi Avokat Anjeli e “kurorezoi” si djalin e tij, duke u bere si nje lloj babai per te, imagjinar, sigurisht, dhe Aleks ia shperbleu kete ne fushen e blerte. Ose kapiteni mund te mendoje per momentet e marteses se tij me Sonian, ne qershor te 2005 s, kur askush nuk e mori vesh se ku u be dasma, pervecse shoket e tij. Ja pra, ndoshta, Aleks del Piero, qe dje ka mbushur 32 vjec, do te perjetoje edhe nje here te tilla momente nepermjet kujtimeve. Dhe te gjithe, pa perjashtim, shpresojne qe te ringjallin ne kujtese disa pjese te karrieres se tij qe nuk ka nevoje per levdata, sepse, sic thuhet, “bukuria do te prishej”. Ky eshte Aleks del Piero, njeriu qe i magjepsi te gjithe me klasin e tij dhe sjelljen prej kampioni. Edhe sot e kesaj dite, Juventusi ndihet krenar per te, sepse eshte nje nga te paktet qe i premtoi besnikeri “Zonjes”. Tani luan ne Serine B, por kete e ben sepse eshte i dashuruar marrezisht pas bardhezinjve. Pra, Aleksi eshte kthyer ne nje kult!

  3. #123
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Juve: Ale, edhe 100 vjec!

    10 Nentor Klubi i Juventusit, per t’i uruar ditelindjen kapitenit Del Piero, qe mbushi dje 32 vjec, ka menduar t’i dedikoje disa foto speciale dhe nostalgjike te karrieres se tij me bardhezinjte, qe nga trofeu i pare e deri te titulli i fundit. Ne fakt, nga faqet e adreses zyrtare ne internet, Juventusi ka menduar ta falenderoje Aleksin per te gjithe ate qe ka dhene per gjithe keto vite me fanellen bardhezi. Ne urimin zyrtar thuhet: “Perpara se gjithash, e uroj Aleksin qe te vazhdoje keshtu, me te njejtin shpirt dhe me klasin qe ka dhe qe se ka humbur asnjehere, ne asnje moment. Faleminderit per kupat qe ke ngritur per ne, per triumfet ne kampionat, rekordet dhe golat”. Ne fund, dy fjale ka thene si Alesio Seko, drejtori sportiv, ashtu edhe Deshamp, trajneri. “Ale eshte i pazevendesueshem dhe emblema e klubit bardhezi”, pohoi Seko. “Del Piero ka qene, eshte dhe do te mbetet nje kampion”, u shpreh Deshamp.

  4. #124
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Aleks: Jam ende i “gjalle”!

    10 Nentor Dje Alesandro del Piero, ndoshta, eshte bashkuar me familjen e tij, me shoket e skuadres ose me ata te femijerise, dhe ka kthyer ndonje gote, duke thyer disi disiplinen e futbollistit. Por, per nje dite ia vlen dhe askush nuk mund ta ndaloje. Aleksi ka mbushur dje 32 vjec, por ne mendjen e tij gjithcka ka mbetur si me pare. Asgje nuk ka ndryshuar. Edhe pse vitet kane ecur, “Pinturikio” ka mbetur i njejti, nje profesionist jashte fushe, nje talent i ri entuziast ne fushen e blerte, me deshiren per te fituar. Ne nje deklarate per shtyp te dhene per “Sky”, Aleksi ka thene dy fjale ne lidhje me vitet e tij te kaluara te Juventusi dhe te kushtuara futbollit: “Nuk kam “vdekur” ende, ashtu si dikush pohon prej gjashte apo shtate vitesh. Besoj se mund te jap ende shume dhe fusha po e tregon kete”. Kapiteni bardhezi i ka derguar me pas nje mesazh dashurie Juventusit te tij: “Nese do te isha ne ndonje vend tjeter, me fanellen e nje klubi tjeter, do te kisha fituar me shume para, por une qendroj ketu te Juventusi dhe ne Torino me deshire per shume arsye. Dua te permend vetem nje: jam krenar qe mbaj veshur kete fanelle. Kjo mund te shpjegoje gjithcka. Bardhezinjte me kane dhene shume dhe te them te drejten, ende nuk kam arritur te shperbleje besimin e klubit. Mendoj se karriera ime nuk ka perfunduar ende. Ashtu si i ka ndodhur shume prej futbollisteve, ne fillim duhet te prek “pikun”, me pas te terhiqem”.

    Topi i pare

    Lindi ne Koneljano Veneto, ne 9 nentor te vitit 1974, nga babai Xhino dhe nena e tij Bruna. Qe i vogel, topi e ka shoqeruar si nje mik. Ale e mbante shpesh ne duar.

    Goli bardhezi

    Pas kalimit nga Padova te Juventusi, Trapatoni, trajneri bardhezi i asaj kohe, beson te ai dhe e hedh ne fushe ndaj Rexhianes, ku Aleks shenon golin e pare te tij.

    Trofeu i pare

    Del Piero fiton trofeun e tij te pare, Kupen e Kampioneve, me “Zonjen”, ne 22 maj te vitit 1996, ne Rome, ndaj Ajaksit (4 2 per bardhezinjte).

    “Piku” juventin

    Goli i tij qe futet ne histori shenohet ndaj River Plejtit, ne Kupen Interkontinentale, ne Tokio. Takimi perfundon 1 0 per Juven dhe Ale njihet me momentin me te bukur te jetes.

    Boterori “axurr”

    Nje Boteror si protagonist, deri ne finalen e Berlinit, ku shenon me penallti, pasi ka shenuar ne gjysmefinale ndaj Frances. “Axurret” jane kampione bote ne drejtimin e Lipit.

  5. #125
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Juventus [2 - 0] Pescara
    Golat per klubin me te madh ne Itali i shenoi"TOPI I ARTĖ"ievropes nga viti 2003,pra Ēeku PAVEL NEDVED dhe ato ne minutat:18' dhe 56'


    forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............forza "JUVENTUS",.............
    I will always remember the girl next door .........!

  6. #126
    JUVENTUS 4 EVER THE BEST Maska e bessycool
    Anėtarėsuar
    04-09-2006
    Vendndodhja
    Ferizaj
    Postime
    417
    Juve: Del Piero, njė muaj stop
    Sapo kishte kaluar njė moment tė vėshtirė duke shėnuar golin numėr 200 te bardhezinjtė, por tani kapiteni bardhezi ėshtė i detyruar tė ndalet dhe mund tė kthehet vetėm pak para fillimit tė festave dimėrore. Nė fakt, nė minutėn e 23-tė tė ndeshjes, Del Piero, pėr shkak edhe tė njė grope nė fushė, ndien njė shtrėngim muskular dhe detyrohet ta braktisė fushėn. Testimet e para nxorėn nė pah njė kontraktim tė kofshės, i cili do ta detyrojė tė ndalet njė muaj, edhe pse testimet mė tė hollėsishme (pra edhe koha pėrfundimtare e riaftėsimit) do tė mėsohen vetėm sot, kur tė rinisin stėrvitjet nė kampin bardhezi. Kapiteni do tė mungojė nė sfidėn kyēe ndaj Xhenoas sė 1 dhjetorit dhe, mbi tė gjitha, miqėsoren me kombėtaren italiane, tė mėrkurėn nė Bergamo. Ai mezi e priste kėtė ndeshje pas lėnies nė tribunė nė Gjeorgji, e cila i kishte shkaktuar nisjen e periudhės sė krizės sė lehtė, sidomos nė anėn psikologjike. Por tani ėshtė i detyruar ta shtyjė pėr mė 2007-n rikthimin tek "axurrėt", nė miqėsoren e 7 shkurtit ose nė ndeshjen zyrtare ndaj Skocisė, mė 28 mars. Ndėrkohė, Pavel Nedved ka shijuar dygolėshin e parė sezonal. "Kėsaj here bėmė shumė gabime, sepse nė tė vėrtetė mund tė kishim fituar me njė rezultat mė tė thellė. Golat e mi? Detyra ime ėshtė tė jap "asiste", por kur mė jepet mundėsia tė shėnoj, pėrpiqem ta shfrytėzoj dhe nganjėherė mė vijnė disa gjuajtje tė shpifura, ndėrsa herė tė tjera gola "alla Nedved." Ēeku mė pas i ka bėrė njė urim kapitenit. "Shpresojmė tė mos jetė dėmtuar rėndė, sepse Aleksi deri tani ishte lojtari ynė mė nė formė."
    I will always remember the girl next door .........!

  7. #127
    ervisi_ath Maska e ervisi_ath
    Anėtarėsuar
    01-10-2006
    Vendndodhja
    athine
    Postime
    27
    hi juventina. forza juve ............................. tamam zonja e vjeter me shum tituj mbi shpin.
    the love is love, but not you

  8. #128
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    David Vija, objektivi i Juventusit

    14 Nentor Sulmuesi i kombetares spanjolle dhe i Valencias, David Vija, eshte nje nga objektivat e Juventusit per merkaton e veres se ardhshme, gjithmone sipas asaj qe thuhet ne te perditshmen milaneze “La Gazzetta dello Sport”. Drejtori sportiv juventin, Alesio Seko, ka qene disa dite ne Valencia, ku ka biseduar me kolegun e tij, italianin Amedeo Karbonin dhe i ka bere atij nje oferte per Vijen.

    Thuhet qe Juventusi i ka ofruar skuadres se Valencias tete milione euro per kartonin e sulmuesit spanjoll dhe duke i shtuar edhe uruguajanin Marselo Zalajeta. E perditshmja milaneze shprehet se largimi i Vijes eshte i mundshem sidomos pas incidentit qe spanjolli ka pasur me trajnerin e Valencias, Kike Sancez Flores dhe se mundesite e Juventusit jane te medha per te marre sherbimet e sumuesit te Valencias.

  9. #129
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Juventus rikthehet se shpejti

  10. #130
    moss erdhi ky!? Maska e jamIDI777
    Anėtarėsuar
    04-11-2006
    Vendndodhja
    italia paese di merda
    Postime
    12
    juventus dhe 2 pik ne vend te pare!

Faqja 13 prej 31 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Inter 1 - 0 Juventus
    Nga Flori nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 06:49
  3. SERIA A 2006/07 - (FC Inter - kampion)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 369
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 10:26
  4. Klubi i Interit # 18 !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 600
    Postimi i Fundit: 03-03-2007, 12:51
  5. Kush e fiton Champions League, Milan apo Juventus ?
    Nga Asteroid nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 11-06-2003, 17:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •