Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Arkitektura ndryshon vitet e studimit, 6 vjet shkollė

    Vendimi i senatit tė Universitetit Politeknik pret miratimin nga Ministria e Arsimit

    Arkitektura ndryshon vitet e studimit

    Vetėm pas 6 vjet leksionesh mund tė quhesh arkitekt ose urbanist


    BRIKENA DEMIRAS

    Ndryshojnė vitet e studimit pėr ata qė duan tė bėhen arkitektė. Nga pesė vjet pėr tė marrė titullin “arkitekt” ose “urbanist” do t’u duhen plot gjashtė vite leksionesh, provimesh dhe detyra kursi.

    Pėr t’iu pėrafruar sistemit tė Bolonjės, tashmė senati i Universitetit Politeknik ka miratuar vendimin pėr kalimin edhe tė kėsaj dege nė sistemin 4 + 2. Ndryshe nga degėt e tjera, qė pėrgjithėsisht nė universitetet tona kanė zbatuar sistemin 3 + 2, disa degė si Arkitektura, Juridiku apo Mjekėsia, nuk do tė bėhen pjesė e kėtij procesi. Pėrjashtimi vjen nga pėrvoja e universiteteve evropiane, siē janė ato italiane, ku kjo mėnyrė studimi mesa duket ka dėshtuar.

    Miratimi
    Kurrikulat janė gati, programet, kreditimi, lėndėt qė do tė ndjekin studentėt, tė gjitha janė hartuar. Pritet vetėm miratimi i Ministrisė sė Arsimit. “Ne e kemi bėrė punėn tonė, tashmė presim qė mė 1 tetor ta nisim vitin e ri akademik me sistemin e ri”, tha Softa. Zėvendėsmistrja e MASH-it, pėr Arsimin e Lartė, Adriana Gjonaj ka pranuar se shkresa pėr kėtė ndryshim ka mbėrritur nė tryezėn e saj, por do tė jenė specialistėt e Drejtorisė sė Arsimit tė Lartė qė do tė merren me verifikimet. Shumė shpejt pritet qė tė merret njė pėrgjigje nė lidhje me kėtė kėrkesė tė Universitetit Politeknik, i cili ka qenė i pari qė filloi tė pėrafronte sistemet e studimit me atė tė Bolonjės. Sipas burimeve nga ky dikaster, do tė diskutohet vendimi i senatit dhe do tė dilet me njė pėrfundim, qoftė miratim ose jo, pėr ndryshimin e kėtij sistemi. Gjasat janė qė kjo gjė tė realizohet, sipas kėrkesave tė kohės, pėrderisa Shqipėria e ka nėnshkruar zyrtarisht mė 18 shtator 2003 Deklaratėn e Bolonjės duke u bėrė kėshtu pjesėmarrėse me tė drejta tė plota nė njė proces qė ka filluar qė nė vitin 1999. Nė kėtė sistem tashmė kanė hyrė tė gjitha degėt e tjera tė shkollave tė larta, me premtimin se ėshtė e vetmja mėnyrė pėr tė realizuar nė radhė tė parė mobilitetin e studentėve, pėrfarimin e kurrikulave dhe shanset pėr tė studiuar e punuar nė ēdo vend tė Evropės.

    Titujt e diplomimit
    Dekani i fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit, prof. as Forcim Softa, sqaroi edhe titujt e diplomimit. “Katėr vitet e para do tė jenė njohuri tė pėrgjithshme dhe nė pėrfundim tė saj do tė merret titulli ‘Bachelor’ nė arkitekturė. Dy vitet e tjera do tė jenė ‘Master’ dhe studentėt mund tė zgjedhin mes specialitetit tė Urbanistikės, Arkitekturės dhe Dizajnerit”, tha Softa. Pas pėrfundimit tė studimeve 4-vjeēare, studentėt do tė japin provimin e diplomės. Pas pėrfundimit tė dy viteve tė tjera tė masterit ata duhet tė mbajnė mikrotezė, nė bazė tė specialitetit qė mund tė kenė zgjedhur vetė. Pėrgatitja e tezės drejtohet nga njė pedagog. Vetėm kur tė kenė marrė gjashtė vjet leksione e pasi tė kenė kaluar mikrotezėn atėherė mund tė fitojnė titullin ‘Arkitekt’ ose ‘Urbanist’. Ata qė do tė kenė dėshirėn e madhe pėr tė ndjekur karrierėn kanė shansin qė tė hidhen nė hapin tjetėr, atė tė 3 viteve “Master tė shkallės sė parė”, dhe doktoratura.

    Mobiliteti
    Dekani Softa shpjegon se me anėn e kėtij sistemi studentėt do tė kenė mundėsi tė lėvizin jo vetėm nė Evropė, por edhe nė ēdo universitet tė Amerikės. Pikėrisht janė kurrikulat e njėjta dhe sistemi i krediteve me tė cilat do tė operohet qė do tė ēojė nė arritjen e kėtyre lehtėsirave. Nga ana tjetėr, sipas dekanit, nė kurrikula pėrfshihen edhe degė tė tilla tė specialitetit qė i pėrshtaten zhvillimit tė tregut tė punės nė vend. Njė prej kėtyre degėve ėshtė edhe teknologjia e arkitekturės, apo restaurim monumentesh. Modelet e zgjedhura pėr tė sjellė mė afėr sistemet janė marrė nga universitetet italiane.



    Seancat
    Softa: Do tė ketė vizatim nė natyrė


    Nė dyert e fakultetit tė Inxhinierisė sė Ndėrtimit janė pėrplasur shumė kandidatė tė shqetėsuar pėr seancėn e parė tė konkursit tė pranimit, vizatimin me dorė tė lirė. "Kemi marrė vesh qė tani kėrkohet edhe interieri i njė objekti, ndėrsa ne kemi njė vit qė punojmė vetėm pėr eksterierin", thotė njė kandidate e shqetėsuar. Dekani i kėtij fakulteti, Prof. As Forcim Softa sqaroi dje pėr gazetėn se do tė ndiqen tė njėjtat rregulla pėr seancat e konkursit qė janė shpallur tashmė dhe nuk kanė asnjė ndryshim nga vitet e kaluara. "Nuk do tė ketė asnjė ndryshim nga vitet e tjera, kandidatėt do tė testohen pėr vizatimin e njė objekti arkitektonik nė natyrė", tha ai, duke dashur tė qetėsojė tė gjithė kandidatėt e interesuar.



    Afatet
    Tė dhėnat e kandidatėve, brenda 31 gushtit nė fakultete


    Ministria e Arsimit ka gati database me tė dhėnat e kandidatėve pėr pranimet nė shkollat e larta. Sipas zėdhėnėses sė kėtij dikasteri, brenda kėtyre ditėve do tė fillojė edhe procesi i dorėzimit tė tyre nėpėr fakultetet pėrkatėse, me qėllim qė tė nisė edhe llogaritja e pikėve tė kandidatėve nga Komisionet e Pranimit tė Fakultetit. Sipas udhėzimit tė firmosur nga ministri i Arsimit, Genc Pollo, pėr organizimin dhe realizimin e procesit tė pranimit tė kandidatėve nė universitetet dhe shkollat e larta publike do tė ngrihen komisionet e pranimit tė fakultetit me akte normative tė dekanit tė fakultetit brenda datės 20.8.2006. Afati tashmė ka skaduar, por kjo gjė ende nuk ėshtė bėrė, me pretendimin se nuk janė dorėzuar akoma tė gjitha tė dhėnat e kandidatėve nga ana e MASH-it dhe Qendrės sė Vlerėsimeve. Nga ana tjetėr udhėzimi citon se "universiteteve sipas degėve pėrkatėse do t'u vihen nė dispozicion brenda datės 31 gusht 2006 nga MASH-i lista e kandidatėve tė suksesshėm tė provimeve tė Maturės Shtetėrore, shoqėruar me kėto tė dhėna, si emri i shkollės sė mesme qė kanė kryer, nota mesatare e viteve tė shkollimit tė shkollės sė mesme tė pėrfunduar, notat e provimeve tė detyruara dhe me zgjedhje tė Maturės Shtetėrore, paraqitur kėto nota me dy shifra pas presjes dhjetore. Kėto pesė komponentė ose ndryshe kredite duhet t'u shkojnė fakulteteve, tė cilėt bėjnė llogaritė pėrkatėse dhe nxjerrin fituesit sipas rendit zbritės sė pikėve nga maksimalja deri minimalja. Shpallja e fitueseve nė degėt qė i kanė tė pėrcaktuara pikėt ėshtė parashikuar tė bėhet mė datė 16 shtator nė tė gjitha fakultetet dhe shkollat e larta tė vendit. Sipas udhėzimit tė ministrit tė Arsimit, regjistrimet e kandidatėve fitues pėr tė gjitha fakultetet kryhen nė datat 18, 19, 20, 21, 22 shtator nga ora 09:00-15:00.



    4500 leke
    kaq ėshtė pagesa pėr konkursin e Arkitekturės, tė cilėn duhet ta paguajnė tė gjithė kandidatėt nė llogarinė e fakultetit tė Ndėrtimit, pranė bankės Raiffeissen, 0102030780

    740 kandidate
    Nga 740 kandidatėt e regjistruar vetėm 110 do tė shpallen fitues, 98 kuota janė pėr kohėn e plotė, 10 kuota dytėsore dhe 1 kuotė pėr kandidatėt e trojeve

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-04-2006
    Postime
    51

    arkitektet shqiptare ....!

    me ate tirane qe ju leu aq bukur edi rama ... bejeni sa vjet te duash fakultetin.
    ne universtitet mesohet jo vetem profesioni, por ne rradhe te pate te qenit profesionist (sedra profesionale ) qe fatkeqesisht ka vite qe universitetet shqiptare ne te cialt akoma jepen leksione me shenime (si kurse analfabetizmi ) sta afrojne kete !

    a ju ka shkuar ndonjehere ne mendje .... pse pedagoget tuaj te 'varfer' , s'botojne qofte dhe nje liber te vetem....? apo te cojne ne dekanat bocat e nje lende te re te veten ????

    mjerisht ... ne fakultetet shqiptare mungojne zoterinjte ( profesionistet e vertete ) . ata kane ikur ( sgjej dot ndonje fjale tjeter ) dhe universitetet mbahen ne kembe nga kujtimi i tyre . keshtu qe me ato pozicione qe i kane zene pedagoget aty me vite dhe ju kane zene myk karriket .... universitetet shqiptare do te katandisen keq e me keq !

    zgjidhja ? kush kerkon gjen ... vetem jo kerkime te tipit : te shpikim rruge te reja !se rruget i ka hapur bota me kohe me universitetet me qindra vjecare !

    po ju them nje :

    provoni te hidhni ne konkurs te gjitha vendet e pedagogeve ne universitete dhe e shohim pastaj , se kush do ngelet aty !

    p.s.

    ah se harrova !!!! ndertimet e 'arkitekteteve' tane ne fakt pseudo arkitekteve jane mostra arkitektonike !
    neqoftese mendoni se kam shpirtin e kundershtimit per te ta bere cdo gje ZI ....hapni syet dhe shikoni perreth sa te ngopeni 9po qe se nuk jeni ngopur akoma ) dhe pastaj kullosni syte ne arkitekturen e vendeve te nivelit me zhvillim mesatar !

    perfundimin nxirreni vete !
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lonely_lion : 23-08-2006 mė 09:34

  3. #3
    i regjistruar gabimisht Maska e FЯODO
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    652
    Citim Postuar mė parė nga lonely_lion
    me ate tirane qe ju leu aq bukur edi rama ... bejeni sa vjet te duash fakultetin.
    ne universtitet mesohet jo vetem profesioni, por ne rradhe te pate te qenit profesionist (sedra profesionale ) qe fatkeqesisht ka vite qe universitetet shqiptare ne te cialt akoma jepen leksione me shenime (si kurse analfabetizmi ) sta afrojne kete !

    a ju ka shkuar ndonjehere ne mendje .... pse pedagoget tuaj te 'varfer' , s'botojne qofte dhe nje liber te vetem....? apo te cojne ne dekanat bocat e nje lende te re te veten ????

    mjerisht ... ne fakultetet shqiptare mungojne zoterinjte ( profesionistet e vertete ) . ata kane ikur ( sgjej dot ndonje fjale tjeter ) dhe universitetet mbahen ne kembe nga kujtimi i tyre . keshtu qe me ato pozicione qe i kane zene pedagoget aty me vite dhe ju kane zene myk karriket .... universitetet shqiptare do te katandisen keq e me keq !

    zgjidhja ? kush kerkon gjen ... vetem jo kerkime te tipit : te shpikim rruge te reja !se rruget i ka hapur bota me kohe me universitetet me qindra vjecare !

    po ju them nje :

    provoni te hidhni ne konkurs te gjitha vendet e pedagogeve ne universitete dhe e shohim pastaj , se kush do ngelet aty !

    p.s.

    ah se harrova !!!! ndertimet e 'arkitekteteve' tane ne fakt pseudo arkitekteve jane mostra arkitektonike !
    neqoftese mendoni se kam shpirtin e kundershtimit per te ta bere cdo gje ZI ....hapni syet dhe shikoni perreth sa te ngopeni 9po qe se nuk jeni ngopur akoma ) dhe pastaj kullosni syte ne arkitekturen e vendeve te nivelit me zhvillim mesatar !

    perfundimin nxirreni vete !

    Creative artwork requires creative thinking from a creative mind

Tema tė Ngjashme

  1. Mėsuesi SMS prindit: Fėmija yt mungon nė shkollė
    Nga Davius nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 10-02-2010, 13:13
  2. Kritika e interpretimit Protestant tė Biblės
    Nga Tannhauser nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 97
    Postimi i Fundit: 23-08-2009, 07:39
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. At Donat Kurti O.F.M.
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2006, 03:17
  5. 5 Universitetet mė tė mira nė Amerikė
    Nga miri nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 16:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •