Mė 23 gusht, kalendari kishtar
pėrkujton Shėn Rozėn nga Lima, virgjėr




Duke shfletuar kalendarin e sotėm kishtar, pėrkujtojmė festėn e Shėn Rozės, virgjėr, regulltare domenikane e udhėrit tė tretė nga Lima e Perłsė nė Ameriken Latine.

Lindi nė Limė, mė 20 prill 1586, nė njė familje fisnike me prejardhje spanjolle, ishte e 10-ta prej 13-tė fėmijėve. Emri i saj i pagėzimit ishte Izabela, e mbiquajtur Trėndafil pėr nga bukuria, ėshtė shenjtėresha e parė e kontinentit amerikan.
Shėn Rozaq qe shembull i jetės pendestare dhe i lutjes sė pandėrpreshme nė thjeshtėsi tė jetės laike. E regjistruar nė Urdhėrin e Tretė domenikan, Roza diti tė mbante e tė kultivonte gjithmonė njė qetėsi shpirtėrore tė jashtėzakonshme edhe ndėr sprova tė dhimshme qė e shoqėruan jetėn e saj, duke imituar kėshtu Jezu Krishtin e varfėr e tė kryqėzuar.

Shėn Roza nga Lima, kishte njė devocion tė posaēėm ndaj Zojės sė Bekuar, Virgjėrės Mari, ajo punojė dhe iu lutė Zotit pėr rritjen e Kishės nė mėnyrė tė posaēme ndėr Indianėt e Amerikės. Nė shtėpinė e prindėrve, Roza pėrgatiti njė lloj spitali e vend strehimi pėr tė varfėrit e nevojtarėt, ku asistonte fėmijė e tė moshuarė tė braktisur, sidomos ata me origjinė indiane. Prej vitit 1609 u mbyll nė njė qeli prej dy metrash katror, ndėrtuar nė kopshtin e shtėpisė sė familjes, nga e cila dilte vetėm pėr kremtimet fetare, e ku kalonte pjesėn mė tė madhe tė ditės duke u lutur e nė bashkim tė ngusht me Zotin. Pati vegime mistike. Nė vitin 1614 u detyrua tė transferohej nė shtėpinė e Maria Ezategui, njė gruaje fisnike, ku vdiq pas tri vitesh, e sfilitur prej sakrificave tė mėdha. Ishte 24 gushti i vitit 1617, festa e shėn Bartolomeut apostull.