Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anëtarësuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Ekspeditat zbulojnë fillimet e qytetërimit ilir

    Ekspeditat zbulojnë fillimet e qytetërimit ilir

    Ilir Gjipali, nëndrejtori i Institutit Arkeologjik tregon për ekspeditat e zhvilluara këtë vit. Ekspeditat kanë qenë shumë në numër dhe njëkohësisht shumë frytdhënëse. Janë bërë gjetje të rëndësishme të cilat zbulojnë fillimet e qytetërimit ilir, dhe mënyrën e jetesës së këtyre banorëve. Kërkimet të cilat kanë qenë afatgjata janë bashkëpunime me studiues të huaj nga vende të ndryshme të botës. Ilir Gjipali shprehet se një vend të rendësishëm në këto ekspedita kanë edhe të rinjtë të cilët janë gjithmonë prezent dhe aktiv gjatë kërkimeve arkeologjike.Lidhur me projekte të reja në fushën e arkeologjisë Ilir Gjipali thotë se, ‘Do të ketë edhe ekspedita të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë si, Pogradeci, Skrapari, etj. Këto ekspedita do të shërbejnë për të sqaruar këto probleme. Do të eksplorohet në shumë territore për të përcaktuar periudhën e Neolitit në Shqipëri’. Projektet afatgjata do të sjellin të plota gjithë kërkimet që janë bërë në këtë periudhë në vende të ndryshme në Shqipëri.

    -Cilat ishin ekspeditat e zhvilluara këtë viti ?

    Sipas planit të hartuar në fillim të këtij viti janë shumë ekspedita të zhvilluara. Ekspeditat kanë qenë 20 në numër dhe kanë qenë bashkëpunime si me të huajt ashtu edhe ekspedita që lidhen me kërkimet nga Instituti Arkeologjik pa bashkëpunime. Këto përbëjnë përmbajtjen e kërkimeve nga Instituti këtë vit. Sigurisht që bashkëpunimet janë të një numri jashtëzakonisht të madh, gati 2/3 e gjithë volumit që ne kemi gjatë gjithë vitit me kërkimet në terren, dhe gjithashtu edhe me punën në kabinet për të botuar, të fusim në qarkullim shkencor por edhe per publikun e gjerë atë informacion që kemi grumbulluar nga gërmimet e reja.

    -Cilat kanë qenë bashkëpunimet e Institutit Arkeologjik me të huajt?

    Nga bashkëpunimet me të huajt mund të përmend atë të Butrintit, një nga bashkëpunimet më të mëdha për numrin e pjesëmarrësve i cili arrin deri në njëqind pjesmarrës, nga këta, specialist, student dhe gërmues të kualifikuar. Kjo ekspeditë zgjati deri në dy muaj, gjatë muajit qershor dhe korrik.

    -Cilat kanë qenë pikat e gërmimit në Butrint?

    Brenda në Butrint është punuar në disa pika ashtu si në vitet e ardhshme, në qendrën e qytetit, në Forumin Romak, në Akropoli, ku nisën fillesat e qytetit dhe në periferi të Butrintit, në fushën e Vrinës, vend në të cilin ka disa vjet që zhvillohen kërkime edhe aty. Në këtë fushë shtrihej qyteti greko-romak dhe ishte periudha kur qyteti lulëzoi më shumë. Ekspedita shtrihet edhe në Kepin e Stillos, një vendbanim prehistorik, për të sqaruar edhe banimin e këtyre territoreve në Butrint por edhe përqark tij, pamë se si lindi jeta qytetare. Në të gjitha këto pika u arritën rezultate mjaft të mira, u grumbullua një material arkeologjik shumë i madh sepse ishin shume pika që u gërmuan, në Akropol, në qendrën e qytetit të Butrintit, në Fushën e Vrinës dhe në Kepin e Stillos. Në të gjitha këto pika u grumbullua një material shumë i rëndësishëm i cili është objekti i studimit për shumë studiues të arkeologjisë të profilizuar në fusha të ndryshme si mund të jenë në fushën e qeramikës, të qelqit, të metaleve, apo të objekteve të kultit, të mozaikut dhe të ndërtimit arkitektonik të këtij qytetit etj. E rëndësishme është zbulimi i të dhënave të reja në lidhje me plotësimin e shumë monumenteve që janë të rëndësishme për vetë qytetin e Butrintit, si janë në linja kryesore zbulimet e rrugëve, e monumenteve si janë vilat romake etj.

    -Ka patur ekspedita të tjera përveç asaj të Butrintit?

    Nuk është vetëm ekspedita e Butrintit. Ne mund të numërojmë një numër jashtëzakonisht të madh ekspeditash që bëjnë kërkime në të gjitha këto fusha, jo vetëm në antikitet, por edhe në prehistori, në antikën e vonë edhe në mesjetë, përfshirë këtu të gjitha fushat e kërkimit arkeologjik.

    -Ju keni bërë një ekspeditë edhe në Patos e cila është një bashkëpunim me të huajt. Cilat janë bashkëpunimet e tjera?

    Në ekspeditën e Patosit janë bërë kërkime në një varrezë të periudhës ilire. Kjo ekspeditë është një bashkëpunim me Universitetin e Kalifornisë. Një ekspeditë tjetër është ajo e Finiqit, apo Foinikia antike, ky ishte një bashkëpunim me Universitetin e Bolonjës në Itali. Ekspedita tjetër ishte në Sinagogën e Sarandës, një bashkëpunim me Universitetin e Jeruzalemit në Izrael. Kërkimet në Bylis janë në bashkëpunim me Universitetin Paris 4, i cili është një projekt disa vjeçar që do të vazhdoj edhe më vonë. Pjesa më e madhe e ekspeditave janë projekte afatgjata ashtu sikurse është edhe ekspedita në Apolloni, një bashkëpunim edhe ky francez. Një bashkëpunim tjetër është edhe ai gjerman për teatrin e Apollonisë dhe teatrove të tjera. Një bashkëpunim tjetër është me italianët, në Durrës. Në Korçë është një bashkëpunim me francezët. Përsëri një ekspeditë tjetër në Korcë, bashkëpunim me Universitetin e Sinatit në SHBA, në Lezhë ka filluar një ekspeditë e cila është bashkëpunim gjerman dhe norvegjik. Ky vit ka patur shumë bashkëpunime me të huajt të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme dhe do të jenë afatgjata. Janë edhe disa projekte të tjera të cilat kanë interes tematik për kërkimet në fushën e historisë së vjetër shqipe.

    -Ju keni edhe një projekt në qytetin e Korcës. Në çfare konsiston ky projekt?

    Në projektin e Korçës jam vetë bashkëdrejtor me një bashkëdrejtor tjetër. Ky projekt ka për qëllim të hetojë periudhën e neolitit në Shqipëri. Këtu bëhet fjalë për neolitin e hershëm dhe për fillimet e qytetërimit e qytetërimit në periudhën e gurit në Shqipëri. Flas për periudhën kur njihen banesat, veshja, fshatrat,etj. Në këtë periudhë njeriu e njeh vetë prodhimin e ushqimit, bujqësinë dhe blektorinë. Ai ndërton banesën dhe vendbanime të qëndrueshme dhe fillon epoka e qytetërimit të njerëzimit dhe qytetërimi i vërtetë. Objekti i këtij studimi është që të hetojmë se si u shndërrua ajo epokë ku njeriu nuk e njihte qytetërimin dhe pas njohjes së tij. kjo kërkon ndihmën e shumë specialistëve që kapin fusha të reja si janë studimi i mikrofaunës, mikroflorës dhe çdo gjë që ka lidhje me botën bimore dhe botën shtazore. Këto zbulime i nënshtrohen një studimi me metoda të reja dhe moderne si janë ato me C14 apo edhe metoda të tjera të avancuara që njihen sot. Këto përpjekje bëhen për të sjellë sa më të plotë epokën e Neolitit në Shqipëri. Gjatë këtyre ekspeditave u bë studimi në terren, nëpërmjet proçedimit sipërfaqësor për marrjen e kampioneve, për të bërë analiza dhe për të parë se kujt periudhe i përket.

    -Do të ketë ekspedita të tjera në qytete të tjera në Shqipëri?

    Po do të ketë edhe ekspedita të tjera në qytete të ndryshme të Shqipërisë si, Pogradeci, Skrapari, etj. Këto ekspedita do të shërbejnë për të sqaruar këto probleme. Do të eksplorohet në shumë territore për të përcaktuar periudhën e Neolitit në Shqipëri. Do të jenë të gjitha projekte afatgjata të cilat do të sjellin të plota gjithë kërkimet që janë bërë në këtë periudhë.

    -Cilat kanë qenë objektet më të rëndësishme të zbuluara në Sarandë?

    Nga kërkimet që kemi bërë ne për projektin e Butrintit, zbulimi është shumë i madh. Në këto objekte i kategorizojmë si objekte të imëta, por ato janë zbulime të rëndësishme për vetë faktin se ato zbulojnë aspekte të jetës së përditëshme të banorëve të periudhës së antikitetit. Këto objekte mund të jenë qeramik, mund të jenë prej guri, prej metali, ambiente banese ose ambiente që lidhen me objekte kulti, që janë bazilikat apo kishat. Është një gamë shumë e gjerë gjetjesh, të cilat na formojnë një tabllo të plotë prodhimit qeramik apo prodhimit të qelqit.

    -Po në ekspeditën e Korçës cilat kanë qenë gjetjet?

    Ekspedita e Korçës ka qenë më shumë për të zbuluar një territor ku do të proçedojnë gërmimi në vitet e ardhëshme.

    -Sa aktivë kanë qenë studentët në këto ekspedita?

    Studentët gjithmonë kanë patur një vëmendje të veçantë në trajtimin e problemeve për përgatitjen e specialistëve të rinj, për të marrë njohuritë e duhura por edhe për të bërë të mundur që institucionet që kanë nevojë për njerëz të përgatitur në fushën e arkeologjisë të kenë mundësinë që të furnizohen me forca të reja pune.

    Gazeta SOT
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    kureshtar Maska e chi_mai
    Anëtarësuar
    27-10-2005
    Vendndodhja
    perkohesisht tirane, vendbanimi alternativ
    Postime
    373
    -Sa aktivë kanë qenë studentët në këto ekspedita?

    Studentët gjithmonë kanë patur një vëmendje të veçantë në trajtimin e problemeve për përgatitjen e specialistëve të rinj, për të marrë njohuritë e duhura por edhe për të bërë të mundur që institucionet që kanë nevojë për njerëz të përgatitur në fushën e arkeologjisë të kenë mundësinë që të furnizohen me forca të reja pune.

    Gazeta SOT[/QUOTE]

    profesor Gjipali eshte nder me te respektuarit e institutit dhe me vjen mire per gjithcka qe ka pohuar me lart, PERVEC PERGJIGJES SE FUNDIT
    " A K T I V E " nuk e di ca kuptoni ju me aktive, se un kam dy vjet qe ndjek fakultetin e historise dhe jam ne specialitetin e arkeologjise, por nuk kam pare ndonje ftese per ekspedita ( pervec atyre qe kemi bere te gjithe si dege)
    ne 20 ekspedita kane marre pjese vetem 3 studente (dmth te njejtet persona ne te gjitha ekspeditat)
    kta te tre , apo qofshin edhe 4, 5 duhet te jene te perzgjedhurit qe ne lindje :P
    nuk me vjen mire qe ne 30 studente te specialitetit , vetem tre prej tyre te marrin pjese ne ekspeditat dhe te tjeret rrine e dredhin zinxhirin gjate beharit.
    do ishte mire qe profesor gjipali apo dhe departamenti i historise ti organizonte me mire ekspeditat mesimore duke i aktivizuar gjithe studentet (arkeologet e ardhshem) nga pak.
    all u need is love

Tema të Ngjashme

  1. Seksi dhe fillimet e të shkruarit në gjuhën Shqipe.
    Nga shendelli në forumin Gjuha shqipe
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 26-10-2016, 06:18
  2. Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 18:50
  3. Celularë të cilët zbulojnë HIV-in, malarien...
    Nga YlliRiaN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-12-2008, 15:13
  4. Dy të rinj shqiptarë zbulojnë një teoremë të re
    Nga D@mian në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 15-08-2006, 23:26
  5. Astronomët zbulojnë "binjakun" e Jupiterit
    Nga ALBA në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-07-2003, 01:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •