Shqiperia, marreveshje me "Lockheed Martin"
E Merkure, 23 Gusht 2006
Qeveria shqiptare dhe kompania amerikane "Lockheed Martin" nenshkruan dje marreveshjen per ndertimin e Sistemit te Integruar te Vezhgimit te Hapesires Detare (SIVHD). Marreveshja u nenshkrua ne mjediset e Ministrise se Mbrojtjes, nga ministri Fatmir Mediu dhe zv/Presidentet e kompanise amerikane Denise Saiki dhe Dan Allen. Duke shprehur kenaqesine per nenshkrimin e kesaj marreveshjeje, zoti Mediu ne fjalen pershendetese tha se "ky investim prej 17 milion dollaresh eshte nje investim jo vetem ne fushen e mbrojtjes por edhe ne fusha te tjera". "Ndertimi i SIVHD ndihmon FA ne procesin e modernizimit dhe te plotesimit te standardeve te kerkuara nga NATO. Tashme modernizimi i FASH eshte nje realitet dhe nje prioritet i Qeverise sone, nje proces i cili nuk mund te realizohet pa ndihmen dhe perkrahjen e aleateve dhe te partnereve, ku ajo e SHBA ka qene dhe eshte prioritare", tha Mediu.
Sipas tij, SIVHD si pjese e Sistemit te Integruar te Vezhgimit Kombetar eshte nje veper e rendesishme ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes. "Ky sistem do te realizoje zbulimin e objektivave detare luftarake, zbulimin e objektivave detare per qellime tregtare dhe peshkimi, zbulimin e objektivave detare te madhesive te ndryshme sic jane gomonet, planizimin e operacioneve te kerkim-shpetimit dhe mundesine e menaxhimit te tyre", tha Mediu.
Ndersa ambasadorja e SHBA ne Tirane, Marsi Ris evidentoi faktin se kompania amerikane "Lockheed Martin" eshte prezente ne Shqiperi qe prej disa vitesh. "Ajo ka punuar per realizimin e projektit "Sistemi i Monitorimit te Kontrollit te Trafikut Ajror". Si rezultat i punes se kryer, hapesira ajrore shqiptare tani eshte me e sigurt", tha kryediplomatja e SHBA. Zv/presidentet e "Lockheed Martin" Saiki dhe Alen e konsideruan realizimin e dy projekteve ne vendin tone si nje mundesi te mire per te forcuar me tej bashkepunimin ne te ardhmen.
Krijoni Kontakt