
Postuar më parë nga
DEN_Bossi
Shiko i dashur.
Ne rradhe te pare te keshilloj qe te mos e perdoresh me termin "sekt i ri" sepse kjo eshte e ndaluar, ngaqe kjo qon ne perqarje te umetit, ata edhe pse mund te kene gabime ne menyren se si e shohin ata adhurimin, ata prap se prap jane vellezrit tone. OK?
E dyta.
Ajeti ne suren NISA eshte ky;
23. U janë ndaluar juve (të martoheni me): nënat tuaja, bijat tuaja, motrat tuaja, hallat tuaja, tezet tuaja, bijat tuaja, bijat e motës, nënat tuaja që ju kanë dhënë gji, motrat nga gjiri, nënat e grave tuaja (vjehrrat) dhe vajzat që janë nën kujdesin tuaj e të lindura (prej tjetër babai) nga gratë tuaja me të cilat patët kontakt, e nëse nuk ken pasur kontakt me to (me gratë), atëherë s'ka pengesë (të martoheni me ato vajza), dhe (janë të ndaluara) gratë e bijve tuaj që janë të lindjes suaj (jo të bijëve të afoptuar), dhe të bashkoni (përnjeherë në një niqah) dy motra, përpos asaj që ka kaluar. Vërtetë, All-llahu falë shumë, është mëshirues i madh.
24. (Nuk u lejohet të martoheni) Edhe me gra të martuara (që kanë burrat e nuk janë të lëshuara), përveç atyre që i keni futur në pushtetin tuaj (robëreshat e luftës). (Ky është) obligim mbi ju nga All-llahu. U janë lejuar, pos këtyre (që u përmendën), të tjerat që t'i merrni me pasurinë tuaj (me niqah) duke pasur për qëllim bashkëshorësi e jo prostitucion (kurvëni). E për atë që përjetuat ju nga ato (gratë me të cilat patët kurorë), jepnu shpërblimin e tyre të caktuar se është obligim. E nuk ka pengesë për ju, pas përcaktimit (të niqahut), në atë që ju pëlqeni mes vete. All-llahu është i gjithëdijshëm, i urti.
A e sheh kund te shkruar qe ndalohet martesa me kusherire?
Kjo nuk do te thot qe ti te martohesh me vejzen e axhes por ama edhe ajeti eshte i qarte dhe nuk ka dyshim ne te.
Qeshtja qendron ketu.
Ky ajet eshte universal dhe per te gjitha kohrat. Po e zeme se ke nje shtetrrethim qe zgjat me vite (sic ka ndodhur shpesh ne histori) , ne menyre qe ti te mos shkosh te harami ALLAHU ta lejon qe te mertohesh me kusheriren.
Fakti kshtu eshte.
Pastaj feja Islame ka ate mrekulline qe te lejon te pershtatesh me traditat e nje vendi po qe se ato nuk devijojne dhe jane kundra fese. Meqe vendi jone nuk e ka per tradite dhe e ndalon kete, atehere nuk ka problem nese kjo nuk veprohe dhe praktokohet.
Por ama, ajeti eshte i padyshimte.
E vetmja gje qe te keshilloj eshte te konceptosh se Kurani eshte liber per te gjith njerzimin, per te gjitha kohrat. Ty mund te mos pelqeje nje rregull, sic eshte kjo qe po flasim apo poligamia, por ALLAHU eshte i drejte dhe drejtesine e tije e ka per te gjithe umetin jo vetem per ne shqipetaret.
Edhe nje gje.
Ajeti qe sapo permenda eshte ekstremi i lejimit te njerezve qe ty te lejohet te martohesh. Pra eshte kufiri. Ti pse po shkon deri te kufiri.
Shume selame nga denisi
Krijoni Kontakt