Close
Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 123
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e urtesia
    Anëtarësuar
    22-08-2006
    Vendndodhja
    Ne Dardani -Iliride
    Postime
    431
    Zot dmth: Rabb
    Kurse si quhet ne anglisht Agroni ?
    urtësia

  2. #62
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anëtarësuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450
    Fjala Zot ne shqip ka shume kuptime, shiko fjalorin shqip, dhe keshtu qe Zot permbane edhe disa kuptime dhe cilesi qe nuk i takojne Allahut dhe detyrimisht nuk mund te percaktohet Allahu me termin ZOT- shqip.
    Pra Allahu eshte ZOTI per muslimanet po jo se ZOTI (ne kuptim te fjales shqip) eshte ALLAHU.

    Po eshte edhe problemi tjeter ne percaktimin e emrit te Krijuesit.
    Ne kuran Allahu i ka percaktuar 100 emrat e Tije, keshtu qe ne nuk kemi te drejt te shtojme apo te paksojme emrat e Tije.

  3. #63
    Nderi i Forumit Maska e Acid_Burn
    Anëtarësuar
    02-05-2002
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga DEN_Bossi
    Fjala Zot ne shqip ka shume kuptime, shiko fjalorin shqip, dhe keshtu qe Zot permbane edhe disa kuptime dhe cilesi qe nuk i takojne Allahut dhe detyrimisht nuk mund te percaktohet Allahu me termin ZOT- shqip.
    Pra Allahu eshte ZOTI per muslimanet po jo se ZOTI (ne kuptim te fjales shqip) eshte ALLAHU.

    Po eshte edhe problemi tjeter ne percaktimin e emrit te Krijuesit.
    Ne kuran Allahu i ka percaktuar 100 emrat e Tije, keshtu qe ne nuk kemi te drejt te shtojme apo te paksojme emrat e Tije.



    Ne gjuhen arabe Allah nuk do te thote Zot. Sepse Arabet thone: Rabbunall-llahu qe ne shqip dmth Zoti yne eshte Allahu. Nuk do ishte e sakte nga ana gjuhsore te thonim Zoti yne eshte Zoti.

    Allah eshte emri me i bukur i Krijuesit, Sunduesit, Furnizuesit, Gjykuesit, Zotit te gjithsise. Nuk ka per te gjini as numer. Nje nga cudit e shumta te kesaj fjale nga ndertimi i saj gjuhesor eshte edhe fakti qe nese ja heqim germat nje e nga nje do shohim qe perseri fjala e mbetur i referohet Atij (Allahut) ja p.sh

    Allahu --- lil-lahi --- le hu --- hu (huwe)

    sa i perket termit Rabbun apo Er-rabbu do te thote Zot, Zoti. Ne gjuhen arabe ka perdorim te gjere ne kontekste te ndryshme si atehere kur i referohet Allahut po edhe kur i referohet njerezve. Psh:

    Rabbunall-llahu ------------- Zoti yne eshte Allahu.
    Rabbul-bejti ------------- Zoti i shtepise.


    ne gjuhen arabe kur analizohet nje fjali e cila permban fjalen Allah, per kete te fundit thuhet Allahu --- lafdhul Xhelaleh


    Nuk mundet askush ne asnje gjuhe (dhe kjo eshte e vertetuar katerciprisht) te jape ekzaktsisht kuptimin e termit Allah. Ata qe thojne qe se Allah dmth Zot nuk e njohin sa duhet as gjuhen arabe e as ate shqipe. shume bukur ka pyetur urtesia se si i thojne ne anglisht Agron (we lil-lahi el mehelul a'la) ... Agronit edhe kur flasin shqip i thojne Agron, edhe kur flasin arabisht i thojne Agron po edhe kur flasin anglisht po Agron i thojne.... Ndaj le te lame anash perdorimin e nacionalizmave me qellime dashakeqe. Allahu eshte Allahu si ne arabisht e po ashtu ne shqip.
    RIPPR

  4. #64

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!


    Nese je musliman duhet ta dish qe cdo pune e mire nis ne fillim me Bismilahi Rahmani Rahim,e jo ne fund te saj,e jo duke i nderruar kuptimin!!!!!!


    Zeu ka mundesi mos te na prishesh temen me keto debatet e tua?Ketu nuk eshte vendi per keto diskutime,tema ka nje titull e nje hyrje e ti ben mire te lexosh para se te shkruash ne te!

    Rabb=Zot,
    Allah= I adhuruar.

  5. #65
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Ja nje pyetje qe nuk i jeni pergjigjur:
    Cilat jane vlerat e muajit te ramazanit dhe cilat vepra pelqehen te kryhen me se shumti,shkurtimisht jo copy paste nje gazete qe mos ta lexojme dot, ok ube?
    me mire vone sesa kurre....

  6. #66

    Anëtarësuar
    08-02-2003
    Postime
    1,792
    Pjese nga khutba e Profetit as. diten e fundit te muajit Shaban. (Transmeton Ibn Khuzaimah, sahih)



    "O njerez, ju jeni duke hyre ne hijen e nje muaji te bekuar. Nje nate e tij eshte me e mire se 1000 muaj.
    Allahu (s.u.t) e beri agjerimin obligim ne kete muaj dhe nxiti njerezit te falen me shume ne netet e tij.
    Te kerkosh afersine me Allahun nepermjet nje vepre te mire do konsiderohet si kryerja e nje akti te obligueshem adhurimi. Ne anen tjeter, kryerja e nje akti te obligueshem adhurimi do shperblehet 70 here me shume se gjate cfaredo muaji tjeter.
    Eshte muaji i vetpermbajtjes dhe shperblimi per vetpermbajtjen eshte Xheneti; ështe muaji i mbeshtetjes dhe ndihmes se te tjereve dhe muaji ne te cilin besimtaret do shijojne begati.
    Beni shpesh kater gjera, dy prej te cilave do kene kenaqesine e Zotit tuaj dhe dy te tjerat jane te domosdoshme per shpetimin tuaj ne jeten tjeter. Per sa I perket dy gjerave qe pelqehen nga Zoti juaj ato jane: te deshmuarit te te qenit Nje te Allahut (s.u.t) dhe te kerkuarit falje. Dhe dy te tjerat jane : te kerkuarit prej Allahut te miresise se hyrjes ne parajse dhe te kerkoni mbrojtje prej Tij nga zjarri."

    -Muhamedi (Paqja qofte mbi te)


    Ju pergjigja pyetjes ndopak i fundit?

  7. #67
    Allahu te shikon kudo.... Maska e i fundit
    Anëtarësuar
    22-05-2006
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    244
    Jo nuk e ke perfunduar...ke harruar dicka...
    me mire vone sesa kurre....

  8. #68
    Perjashtuar Maska e Zëu_s
    Anëtarësuar
    02-05-2006
    Postime
    1,672
    Në emër të Zotit, të Gjithmëshirshmit, Mëshirëplotit

    @ La Lune


    Une bera disa pyetje ketu, dhe pyetjet e mia ishin keto:

    1. Çka do te thot fjala Allah ne shqip, dhe si e quajn Zotin arabet e krishtere ?
    2. Si thuhet ne arabisht Zot ?
    3. Si thuhet ne arabisht "zotruesit te boterave" ?

    Pergjegjiet e juaja ishin GABIM, dhe pasiqe dikush me dha nje shuplake, ia ktheva edhe une ashtu si e meritonte, sepse nuk jam i krishter te veproj siç thot nje fjale e tyre "Kur te godet dikush, ktheja edhe faqen tjeter".

    E tash konkretisht, pergjegjiet jan keto:

    1. All-llah do te thot ne shqip Zot dhe arabet e krishtere (por edhe qifut) i thone Zotit Allah.
    2. Allah.
    3. rabbil alemin.


    Edhe nje skjarim te vogel per fjalen Allah dhe Rabb ne gjuhet e tjera:

    Allah = Zot, God, Dio, Gott, Dieu, Dios, Bog

    Rabb = Zotruesi (zotriu), Lord, Signore, Herr, Seigneur, Señor, Gospodar



    Pra kur te flasim shqip duhet te themi ZOT, e jo ne ndonje gjuhe te huaj.

    Ju pershendes

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e myana
    Anëtarësuar
    26-06-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    36
    Per ramazanin po jane te gjata pak...

    1- Sinqeriteti:
    Sinqeriteti është baza e çdo vepre, boshti i çdo iniciative dhe themeli i çdo përpjekje. Është njëri prej dy kushteve të pranimit të veprave të mira.
    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    ( وَمَا أُمِرُوا إِلا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاءَ وَيُقِيمُوا الصَّلاةَ وَيُؤْتُوا الزَّكَاةَ وَذَلِكَ دِينُ الْقَيِّمَةِ ) البينة / 5
    “E duke qenë se ata nuk ishin të urdhëruar me tjetër, pos që ta adhuronin All-llahun me një adhurim të sinqertë ndaj Tij, që të largohen prej çdo besimi të kotë, ta falin namazin, të japin zeqatin, se ajo është feja e drejtë”. (El-Bejjine: 5).
    2- Ripërtëritja e pendimit
    Pendimi është një adhurim i cili duhet ta shoqëron njeriun deri në vdekje. Njeriu çdo herë ka nevojë për pendim, sepse nga natyra e tij është mëkatar. Pra, pendimi është obligim i njeriut gjatë tërë ymrit të tij.
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من تاب قبل أن تطلع الشمس من مغربها تاب الله عليه " أخرجه مسلم ( 3-27 ) عن أبي هريرة رضي الله عنه
    “Ai që pendohet para se të del dielli nga perendimi, atij All-llahu ia pranon pendimin”. (Muslimi).
    Ky afat është në rrafshin kolektiv, mirëpo në rrafshin individual është ardhja e shpirtit në fyt.
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    “All-llahu ia pranon pendimin njeriut derisa nuk i ka ardhur shpirti në fyt”. (Hasen, Tirmidhiu).
    3- Agjërimi i Ramazanit me besim dhe shpresim
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من صام رمضان إيماناً واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه " رواه البخاري (38) ، ومسلم (759) عن أبي هريرة .
    “Ai që agjëron Ramazanin me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
    4- Namazi i teravisë gjat Ramazanit
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من قام رمضان إيماناً واحتساباً غفر له ما تقدم من ذنبه " رواه البخاري (2008) ومسلم (759/1) عن أبي هريرة
    “Ai që e ngjall me namaz Ramazanin me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
    5- Ngjallja e natës së Kadrit me adhurime
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من قام ليلة القدر إيمانا واحتسابا غفر له ما تقدم من ذنبه " رواه البخاري (38) ؛ ومسلم (759) .
    “Ai që e ngjall natën e Kadrit me besim dhe shpresim, i falen mëkatet që i ka bërë më herët”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Në tre hadithet e larpërmendura flitet për falje të mëkateve. Shikoni me këto vepra sa mund të fitojmë, të na falen mëkatet që i kemi bërë gjatë tërë vitit. Subhnall-llah, a ka dhuratë më të mirë dhe më të madhe se kjo. Andaj pse mos ti analizojmë pak më thellë këto gjëra dhe të mundohemi ta kemi parasysh këto gjëra gjatë realizimit të këtyre veprimeve.
    6- Përpjeket për adhurime në dhjetë ditët e fundit
    Aisheja [radijall-llahu anhu] thotë:
    “Kur hynin dhjetë ditët e fundit të Ramazanit, Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ngjallte tërë natën me adhurime, e zgjonte familjen dhe e shtërngonte brezin”. (Buhariu dhe Muslimi).
    7- Umreja në Ramazan
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " العمرة في رمضان تعدل حجة أو كحجة معي " رواه البخاري (1863) , ومسلم (1256) من حديث ابن عباس .
    “Umreja në Ramazan vlen sa haxhi, ose haxhi me mua”. (Buhariu dhe Muslimi).
    8- Itikafi
    Itikafi është një adhurim, i cili shkakton që njeriu të vetmohet dhe të analizon vetveten, veprat e tija, të arriturat e tija, gabimet dhe rrëshqitjet e tija. Është një mundësi shumë e madhe për përmirësim. Larg nga çdo bisedë e kotë, larg nga çdo ndejë e pavlefshme, larg çdo gjëje që e largon njeriun nga Zoti, Famëmadh.
    “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] gjatë dhjetë ditëve të fundit të Ramazanit bante itikaf”. (Buhariu dhe Muslimi).
    9- Ta falim namazin e teravis me imanin derisa ta përfundon
    Ebu Dherri [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
    " إنه من قام مع الإمام حتى ينصرف كتب له قيام ليلة " . وصححه الألباني في "صلاة التراويح" (ص:15) .
    “Kush falet me imamin derisa ta përfundon, i regjistrohet sikur të kishte falur tërë natën namaz”. (Ebu Davudi, sahih).
    10- Shtimi i leximit të Kur'anit
    Transmeton Buhariu dhe Muslimi nga Ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma], i cili thotë:
    كان النبي صلى الله عليه وسلم أجود الناس , وكان أجود ما يكون في رمضان حين يلقاه جبريل فيدارسه القرآن , فلرسول الله صلى الله عليه وسلم حين يلقاه جبريل أجود بالخير من الريح المرسلة .
    “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ishte njeriu më bujar, edhe më bujar ishte në Ramazan, kur takohej me Xhibrilin [alejhis-selam], para të cilit e mësonte Kur'anin. Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur takohej me xhibrilin ishte edhe më bujar se sa era që sjell bereqetin”.
    Muaji i Ramazanit është muaji i Kur'anit. All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِي أُنزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدًى لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنْ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ
    “Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur'ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…”. (El-Bekare: 185).
    11- Nxitimi i iftarit
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " لا يزال الناس بخير ما عجلوا الفطر " أخرجه البخاري (1957) ، ومسلم (1098).
    “Njerëzit janë në të mirë përderisa e nxitojnë iftarin”. (Buhariu dhe Muslimi).
    12- Iftari në hurma nëse gjinden
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " إذا كان أحدكم صائماً فليفطر على التمر فإن لم يجد التمر فليفطر على الماء ، فإن الماء طهور " صححه الألباني في صحيح الجامع (746)
    “Kur dikush prej jush është agjërueshëm, le të ban iftar në hurme, e nëse nuk gjen, atëherë në ujë, sepse uji është pastrim”. (sahih, shih: “Sahihu Xhamus-Sagir”, nr. 746).
    13- Kujdesu për lutjen pas iftarit
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] kur hante iftar thoshte:
    " ذهب الظمأ وابتلت العروق ، وثبت الأجر إن شاء الله تعالى " أخرجه أبو داود وحسنه الألباني في "الإرواء" (920) .
    “Shkoi etja, u lagën venët dhe mbeti shpërblimi inshaAll-llah”. (hasen, Ebu Davudi).
    14- Të bëjmë sa ma shumë lutje kur jemi agjërueshëm
    Lutja është thelbi i adhurimit dhe kajmaku i tij. Lutja të jep gjëra që as në ëndër nuk mund ti mendosh. Është një adhurim shumë i lehtë, irëpo dobitë e saja janë shumë të mëdha.
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " ثلاث دعوات مستجابات : دعوة الصائم , ودعوة المظلوم , ودعوة المسافر " رواه البيهقي في "الشعب" ، وصححه الألباني في "صحيح الجامع" (3030) .
    “Tre lutje janë të pranuara: lutja e agjëruesit, lutja e atij që i është bërë zullum dhe lutja e udhëtarit”. (Bejhakiu, sahih).
    15- Kujdesi për syfyrin
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " تسحروا فإن في السحور بركة " رواه البخاري (1923) ، ومسلم (1095).
    “Hani syfyr se në syfyr ka bereqet”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Koha e syfyrit është kohë e bereqetshme, sepse në këtë kohë zbret All-llahu [subhanehu ve teala] në qiellin e dynjasë, për të parë robërit e Tij dhe nevojat që kanë.
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    يتنزل ربنا تبارك وتعالى كل ليلة إلى السماء الدنيا، حين يبقى ثلث الليل الآخر، يقول: من يدعوني فأستجيب له، من يسألني فأعطيه، من يستغفرني فأغفر له.
    “Zoti ynë zbret për çdo natë në qiellin e dynjasë, kur mbetet pjesa e tretë e natës e thotë: kush më lutet që ti përgjigjem, kush kërkon që ti jap, kush kërkon falje që tia fali”. (Buhariu).
    16- Ta falënderojmë All-llahun pas ngrënies dhe pijes
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " إن الله ليرضى عن العبد أن يأكل الأكلة فيحمده عليها ، أو يشرب الشربة فيحمده عليها " أخرجه مسلم (2734) من حديث أنس.
    “All-llahu është dakord me njeriun, i cili kur ha një ushqim e falënderon All-llahun për te dhe kur pin ndonjë pije e falënderon All-llahun për te”. (Muslimi).
    17- Heshtja dhe kujdesi për gjuhën
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من كان يؤمن بالله واليوم الآخر فيقل خيراً أو ليصمت " رواه البخاري (647) ومسلم (47) من حديث أبي هريرة .
    “Ai që beson në All-llahun dhe në Ditën e mbramë le të flet mirë ose le të heshtë”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Poashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من لم يدع قول الزور والعمل به والجهل فليس لله حاجة في أن يدع طعامه وشرابه " أخرجه البخاري . (1903) .
    “Ai që nuk le fjalët e rrejshme dhe veprimin sipas tyre dhe injorimin, All-llahu nuk ka nevojë që ai ta le ushqimin dhe pijen”. (Buhariu).
    Poashtu thotë:
    " ليس الصيام من الأكل والشرب , إنما الصيام من اللغو والرفث , فإن سابك أحد أو جهل عليك فقل : إني صائم , إني صائم " أخرجه ابن خزيمة وابن حبان , وصححه الألباني في "صحيح الترغيب" (1082) .
    “Agjërimi nuk është nga ngrënia dhe pija, por agjërimi është nga fjalët e kota dhe imorale. Nëse ndokush të shan ose ofendon, thuaji: unë jam agjërueshëm, unë jam agjërueshëm”. (sahih, Ibn Hibbani dhe të tjerët).
    18- Shkuarja herët në xhami dhe pritja e namazeve
    Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
    " لو يعلم الناس ما في النداء والصف الأول , ثم لم يجدوا إلى أن يستهموا عليه لاستهموا " . رواه البخاري ومسلم .
    “Po ta dinin njerëzit çfarë vlere ka në ezan dhe në safin e par, e nëse nuk gjenin mënyrë tjetër për të takaur këto vlera përveç se me short, do të hedhnin short”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " لا يزال أحدكم في صلاة ما دامت الصلاة تحبسه , لا يمنعه أن ينقلب إلى أهله إلا الصلاة " رواه البخاري (477) ومسلم (649) .
    “Njeriu konsiderohet në namaz, përderisa namazi e ndal, vetëm namazi nuk e le të shkon në shtëpi te familja”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Poashtu Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " ألا أدلكم على ما يمحو الله به الخطايا ويرفع به الدرجات ؟ " قالوا : بلى يا رسول الله . قال : " إسباغ الوضوء على المكاره وكثرة الخطا إلى المساجد , وانتظار الصلاة بعد الصلاة , فذلكم الرباط , فذلكم الرباط " . رواه مسلم (251) .
    “A t’ju tregoj se çka ua shlyen mëkatet dhe ua ngrit shkallët? Thanë: po o i dërguar i All-llahut. Tha: Marja e abdestit edhe pse të vjen rëndë, hapat e shumta drejt xhamisë dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është ribat (qëndrim në gatishmëri ushtarake nëpër kufinjë), kjo është ribat”. (Muslimi).
    19- Kujdesi për të dhënë ushqim në këtë muaj
    Abudll-llah ibn Amri [radijall-llahu anhu] tregon se një njeri e pyeti Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]: cili Islam është më i miri? Ai u përgjegj:
    " تطعم الطعام وتقرأ السلام على من عرفت ومن لم تعرف " رواه البخاري (12) ومسلم (39) .
    “Të japish ushqim dhe ti japish selam atij që e njeh dhe atij që se njeh”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Abdull-llah ibn Selami [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
    " يا أيها الناس أفشوا السلام ، وأطعموا الطعام ، وصلوا الأرحام ، وصلوا بالليل والناس نيام ، تدخلوا الجنة بسلام " أخرجه الترمذي وابن ماجة وصححه الألباني في "صحيح الترغيب" (3/24) (2697) وهذا لفظ ابن ماجة .
    “O ju njerëz! Përhapne selamin, jepni ushqim, kujdesuni për farefisin, faluni natën kur tjerët flejnë, do të hyni në xhennet me paqë”. (sahih, Tirmidhiu dhe të tjerët).
    Zuhriu kur hynte Ramazani thoshte:
    إنما هو تلاوة القرآن وإطعام الطعام . "لطائف المعارف" لابن رجب (318) .
    “Ky muaj është për të lexuar Kur'an dhe për të dhënë ushqim”.
    20- Dhënia iftar agjëruesve, ose duke u përgadit ushqim në shtëpitë tona, ose duke u dërguar ushqimin në shtëpitë e tyre ose atje ku gjinden ata
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من فطر صائماً كان له مثل أجره ، غير أنه لا ينقص من أجر الصائم شيئاً " أخرجه الترمذي وقال : حديث حسن صحيح . وصححه الألباني في "صحيح الترغيب" (1078) من حديث زيد بن خالد .
    “Ai që i jep iftar një agjëruesit, ka sa shpërblimi i tij, edhe pse atij nuk i pakësohet aspak shpërblimi”. (Sahih, Tirmidhiu).
    21- Sadakaja dhe lëmosha në rrugë të All-llahut
    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    ( يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنْفِقُوا مِمَّا رَزَقْنَاكُمْ مِنْ قَبْلِ أَنْ يَأْتِيَ يَوْمٌ لا بَيْعٌ فِيهِ وَلا خُلَّةٌ وَلا شَفَاعَةٌ وَالْكَافِرُونَ هُمُ الظَّالِمُونَ ) البقرة / 254 .
    “O ju që keni besuar, para se të vijë një ditë kur nuk do të ketë as shitblerje, as miqësi, e as ndërmjetësim, jepni nga ajo me çka Ne u furnizuam juve. Pabesimtarët janë mizorë”. (El-Bekare: 254).
    Ebu Hurejre [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
    " من تصدق بعدل تمرة من كسب طيب , ولا يقبل الله إلا الطيب , فإن الله يقبلها بيمينه , ثم يربيها لصاحبها كما يربي أحدكم فلوه , حتى تكون مثل الجبل " . رواه البخاري (1410) ومسلم (2/702) .
    “Ai që jep sadaka sa një hurmë nga pasuria hallall, sepse All-llahu vetëm hallallun e pranon, All-llahu e pranon me të Djathtën e Tij, pastaj e rit, ashtu sikurse e rit njeriu mazin e tij, gjersa të bëhet sakur kodra”. (Buhariu dhe Muslimi).
    Adij ibn Hatimi [radijall-llahu anhu] thotë: Kam dëgjuar Pejgamberin [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] duke thënë:
    " ما منكم من أحد إلا سيكلمه الله ليس بينه وبينه ترجمان , فينظر أيمن منه فلا يرى إلا ما قدم , فينظر أشأم منه فلا يرى إلا ما قدم , فينظر بين يديه فلا يرى إلا النار تلقاء وجهه , فاتقوا النار ولو بشق تمرة " رواه البخاري (7512) ومسلم (2/703) .
    “Secili prej jush do të flet me All-llahun, nuk do të ket mes tij dhe Zotit ndërmjetësues. Do të shikon në të djathtën e tij, do të sheh vetëm kontributin e tij, do të shikon në të majtën e tij, do të sheh vetëm kontributin e tij, do të shikon para vethetes, vetëm zjarin do ta sheh. Rujuni nga zjari edhe vetëm një gjysmë hurme”. (Buhariu dhe Muslimi).
    22- Koordinimi me tregtarët dhe të pasurit për të blera rroba dhe gjëra të nevojshme për nevojtarët dhe skamnorët, për tua ndarë gjatë këtij muajit të bekuar
    All-llahu [subhanehu ve teala] thotë:
    ( وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ ) المائدة / 2 ،
    “…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi…”. (El-Maide: 2).
    Ebu Musa [radijall-llahu anhu] thotë se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë:
    "إن الخازن الأمين الذي يعطي ما أمر به كاملا مُوَفَّرًا طيبة به نفسه , حتى يدفعه إلى الذي أمر له به أحد المتصدِّقَيْن " رواه أبو داود , وصححه الألباني في "صحيحه" (1476) .
    “Deponisiti besnik, i cili e jep atë që është urdhëruar të plotë, pa mangësi, me zemërgjërësi, derisa tia dorëzon atij që është urdhëruar tia jep, është dhënës i sadakasë”. (sahih, Ebu Davudi).
    23- Zgjedhja e disa fjalive, një këshille të shkurtër, ose thirrja e ndonjë hoxhe për të këshilluar njerëzit
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من دعا إلى هدى كان له من الأجر مثل أجور من تبعه لا ينقص ذلك من أجورهم شيئا " رواه مسلم ( 2674 ) .
    “Kush thërret në udhëzim, ka shpërblimin e atyreve që udhëzohen, duke mos iu pakësuar aspak shpërblimi, i atyreve që e kanë pasuar”. (Muslimi).
    24- Dhënia e zekatul-fitrit në fund të Ramazanit
    Abdull-llah ibn Abbasi [radijall-llahu anhuma] thotë:
    " فرض رسول الله صلى الله عليه وسلم زكاة الفطر طهرة للصائم من اللغو والرفث ، وطعمة للمساكين ، فمن أداها قبل الصلاة فهي زكاة مقبولة ، ومن أداها بعد الصلاة فهي صدقة من الصدقات " أخرجه أبو داود وجسنه الألباني في صحيح الترغيب ابن داود ( 1420 ) .
    “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka bërë obligim zekatul-fitrin si pastrim për agjëruesin nga fjalët e kota dhe të imoralshme dhe ushqimpër nevojtarët. Ai që e jep para namazit (të bajramit) është zekat i pranuar, e kush e jep pas namazit, është sadaka sikur edhe sadakatë tjera”. (Hasen, Ebu Davudi).
    25- Falja e namazit të bajramit me muslimanët
    Ebu Seid el-Hudriu [radijall-llahu anhu] thotë:
    " كان رسول الله صلى الله عليه وسلم يخرج في يوم الفطر والأضحى إلى المصلى ، فأول شيء يبدأ به الصلاة ، رواه البخاري (913) ومسلم (2050) وهذا لفظ مسلم .
    “Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] në namazin e fitër dhe kurban bajramit dilte në namazgjah (musalah), vepra e parë që bante ishte falja e namazit”. (Buhariu dhe Muslimi).
    26- Ti mësojmë fëmijët në agjërim
    Rubeji’ bin Mivedh [radijall-llahu anha] thotë:
    كنا نصوم صبياننا ، ونجعل لهم اللعبة من العهن ، فإذا بكى أحدهم على الطعام أعطيناه ذاك حتى يكون عند الإفطار . أخرجه البخاري (1960) .
    “I shtinim fëmiët tanë të agjërojnë dhe u bënim lojë nga leshi i ngjyrosur, e kur qante ndonjëri prej tyre për ushqim, ia jepnim derisa të bëhej koha e iftarit”. (Buhariu).
    27- Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevvalit
    Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] thotë:
    " من صام رمضان ثم أتبعه ستاً من شوال كان كصيام الدهر " أخرجه مسلم . (1164) من حديث أبي أيوب الأنصاري .
    “Kush agjëron Ramazanin dhe e pason me agjërimin e gjashtë ditëve të Shevalit, i reghjistrohet si agjërim i tërë vitit”. (Muslimi).
    Vëlla i dashur, këto janë disa vepra të mira që kanë të bëjnë me këtë muaj të bekuar të Ramazanit, andaj kujdesu për këto vepra të mira dhe mos lejo që të ikin, sepse mundet të jetë ky Ramazani i fundit. Shfrytëzo shansën dhe vepro vepra, të cilat dëshiron ti shohish atë ditë kur do të prezentohen veprat para Zotit [subhanehu ve teala]:
    ( يَوْمَ تَجِدُ كُلُّ نَفْسٍ مَا عَمِلَتْ مِنْ خَيْرٍ مُحْضَراً وَمَا عَمِلَتْ مِنْ سُوءٍ تَوَدُّ لَوْ أَنَّ بَيْنَهَا وَبَيْنَهُ أَمَداً بَعِيداً وَيُحَذِّرُكُمُ اللَّهُ نَفْسَهُ وَاللَّهُ رَؤُوفٌ بِالْعِبَادِ ) آل عمران / 30 .
    “Ditën kur çdo njeri e gjen pranë vete atë që veproi mirë ose keq, e për atë të keqe që bëri, do të dëshirojë që në mes tij dhe në mes të asaj të jetë një distancë shumë e madhe (e mos ta shohë). All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithëqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robërve”. (Ali Imran: 30).
    وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلا كَبِيرَةً إِلاَّ أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِراً وَلا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَداً (49)
    “Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt”. (El-Kehf: 49).
    All-llahu na dhuroftë vepra me të cilat është i kënaqur dhe të cilat i Do.

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e myana
    Anëtarësuar
    26-06-2006
    Vendndodhja
    tirane
    Postime
    36
    Pyetja : Kur eshte bere obligim Agjerimi I Muajit te ramazanit?

Faqja 7 prej 13 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kështu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Agjerimi Dhe Urtesia E Tij
    Nga xhenisi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 72
    Postimi i Fundit: 12-08-2009, 09:27
  3. Disa shkrime rreth budizmit
    Nga drini_në_TR në forumin Agnosticizëm dhe ateizëm
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 28-02-2005, 12:56
  4. Ismail Kadare flet për zhvillimet politike në Shqipëri
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-11-2004, 02:36
  5. Interviste e rradhes e Kadarese per "Korrieri"
    Nga Eni në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-06-2002, 19:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •