Jeta dhe teatri i njė ish-komunisti


Elsa Demo

Gjithė ēfarė ruhet nė formėn e kujtimeve nga Xhemal Broja, ndodhet nė njė shtėpi tė vjetėr tė vogėl nė Rrugė tė Dibrės nė Tiranė. Nuk janė larg asaj ndėrtese qė shpeshherė me hipokrizi quhet “tempull” nga njerėz qė ngrenė supet t’i pyesėsh kush ishte Xhemal Broja pėr Teatrin. Pas njė muaj mbushen plot 20 vjet nga vdekja e njė prej krijuesve tė Teatrit Popullor qė bashkė me strehėn e aktorit ngriti dhe njė ngrehinė dijesh mbi teatrin dhe historinė e kėtij arti, atėherė kur ¾ e popullsisė ishte analfabete. Ėshtė e sigurtė se askujt nuk i ka rėnė ndėrmend tė kujtojė bashkė me Brojėn dhe njė aradhė bashkėkohėsish tė tij, kjo edhe pėr njė arsye tė thjeshtė. Ndėrsa nė Teatrin tonė Kombėtar ngulet kėmbė pėr njė repertor tė dramės shqiptare dhe pėr njė identitet mė sė shumti shqiptar tė teatrit, ka vite qė himnet u kėndohen aktorėve, duke spostuar vėmendjen nga dramaturgėt dhe dramaturgjia e vėrtetė apo nga ato personalitete qė ndihmuan pėr tė pasur praktikisht dhe teorikisht njė teatėr nacional.
17 shtatori mund tė kishte pak orė in memoriam pėr Xhemal Brojėn nė njė kėnd tė Teatrit. Pėr tė kujtuar me kėtė rast edhe jetėn e intelektualit qė i ngjante njė drame fatkeqėsisht tė pėrkryer. Mund tė ishte njė rast pėr tė kujtuar se janė gjallė dhe me emėr tė madh nė publik disa nga persekutorėt e ēiftit Broja dhe tė ngjashmėve tė tyre pėr nga fati nėn diktaturė.
Xhemal Broja u lind mė 24 mars 1918 nė Shkodėr ku ndoqi gjimnazin franēeskan nė vendlindje dhe mė pas studimet pėr drejtėsi nė Grenobėl tė Francės. Aty ndiqte njėherėsh kursin e letėrsisė dhe dramaturgjisė. Nė kėtė periudhė aktivizohet nė lėvizjen e Partisė Komuniste Franceze. Kur u pushtua Shqipėria mė 1939 tė rinjtė antifashistė shqiptarė me studime nė Francė protestuan bashkė me ata francezė pėrballė konsullatės italiane. Aty Xhemal Broja hartoi dhe mbajti fjalimin e rastit. Pėr arsye financiare ndėrpret studimet nė Grenobėl pėr t’i vazhduar nė Itali pėrkrah shoqes sė tij Selfixhe Broja (Ciu) dhe Qemal Stafės, siē i shohim tė tre bashkė nė kėtė foto tė kohės. Edhe kėtu vijon angazhimi antifashist sa vendos tė ndėrpresė studimet dhe tė kthehet nė Shkodėr ku ēifti hap njė librari qė rrezaton kulturė dhe patriotizėm mes tė rinjve.
Mbas demonstratės sė 22 shkurtit tė vitit 1942, tė akuzuar si organizatorėt kryesorė, i arrestojnė tė shoqen, ndėrsa burri kaloi nė ilegalitet dhe hidhet nė zonėn e Postribės ku krijohet njė bėrthamė partizane e cila mė vonė bėhet batalioni “Perlat Rexhepi”.
Nė gusht 1944 e deri nė ēlirimin e vendit ai drejtoi teknikėn e shtypit ilegal. Ndėrkohė qė ishte anėtar i Kryesisė sė Kėshillit Nacional Ēlirimtar tė qarkut.
Prirjen pėr teatėr e kishte shfaqur qysh nė adoleshencė, sidomos me ardhjen e profesor Skėnder Luarasit nė gjimnaz. Drama e tij e parė titullohet “Spiuni” dhe u shfaq me sukses nė disa qytete tė vendit. Drama tjetėr “28 nėntori” u pezullua, por siē dėshmon e shoqja nė kujtimet, Xhemali ishte njė natyrė optimiste dhe nuk dekurajohej lehtė.
Pas luftės u thirr nė Tiranė pėr organizimin e Teatrit Popullor ku punoi pėr 20 vjet si drejtor e dramaturg dhe njėherėsh kontribuoi nė organizimin e teatrove tė tjerė tė Operės e Baletit, Teatrit tė Kukullave dhe atyre nė rrethe. Nuk mund tė lihet mėnjanė ndihma e madhe qė ai ka dhėnė nė Institutin e Lartė “Aleksandėr Moisiu” pėr pėrgatitjen e studentėve nė kushtet e mungesės totale tė teksteve. Dhe pėr kėtė flet mė poshtė njė ish student i tij, aktori i njohur Timo Flloko i cili e kujton si pedagog tė Historisė sė Teatrit Botėror, dramaturg tė njohur nė atė kohė, autor i “Majlindės” dhe veprave tė tjera, si erudit universal.
Broja arriti tė pėrpilonte tekste si Mjeshtėria e aktorit, Historia e Artit Dramatik, Metodika e artit teatral, Fjalori teatral, Historia e teatrit shqiptar, Historia e Teatrit Botėror etj.
Si dramaturg shkroi dramat Nėn okupacion, Pėrleshja, Bajram Curri, Majlinda, Rrėnjė tė thella. Ka pėrkthyer vepra si Shkolla e burrave, Zėvendėsi, Valsi i Titanikut, Qeni i kopshtarit vepėr e pėrkthyer nė bashkėpunim me tė shoqen, njė pjesė e tė cilave kanė mbetur nė sirtarėt e institucioneve ose nė arkivėn familjare.
Sashenka Gjergji e bija e Brojave tregon se gjithēka ka mbetur nė dorėshkrimin e tė atit. Ka marrė disa herė iniciativėn pėr tė botuar sidomos tesktet qė ai ka hartuar pėr historinė e teatrit dhe mjeshtėrinė e aktorit, por botuesit kėrkojnė para.
Nė kėtė kėnd tė arkivės sė Brojės ndodhen skedat e grumbullura pėr historikun e Teatrit Popullor, Teatrit “Migjeni”, tė Operės e Baletit, Kinostudios si dhe pėrmbledhje fjalėsh tė urta tė njerėzve tė shquar, anekdota popullore, kujtimet individuale tė cilat nuk arriti t’i pėrfundonte. Nė kujtimet e Selfixhe Brojės, njė nga gazetaret e para qė shkruante me pseudonimin Kolombia, tregohet qartė se si ndodhi qė ata, burrė e grua e mė vonė dhe me fėmijėt, tė goditeshin papushim nga regjimi.
Mė 23 mars 1946 tė dy u pėrjashtuan nga partia si “armiq” tė saj dhe nuk vonoi t’i shpallnin agjentė tė misionit amerikan. Vazhdimisht tė mbikėqyrur ata vendosėn tė vetizoloheshin pėr tė evituar ndonjė kurth qė nuk mund tė ishte i pashmangshėm. Nė janar 1947 i internojnė nė Kurvelesh. Pas prishjes me jugosllavėt iu hoq masa e internimit. I ēuan fillimisht nė Elbasan dhe mė pas nė Tiranė ku shumė tė tjerė si ata, tė rehabilituar i besonin “kthesės”. I qarkullojnė nė Kuēovė. Nuk i kishin harruar armiqtė e vjetėr. Nė 1966 i internojnė sėrish, bashkė me vajzėn 15-vjeēare nė Sektor tė Lushnjes si bujq ku u rropaten baltrave tė Myzeqesė.
Selfixhe Broja kujton t’i ketė thėnė njė ditė Xhemali ndėrsa mosha e shtyrė dhe tumori e kishin vėnė pėrfund: “Kam njė kallo brenda shpirtit, njė brengė qė varri s’do tė ma tresė. E kėtė jo vetėm pėr zhgėnjimin tim e tuajin, por pėr gjithė shokėt e miqtė, pėr gjithė tė persekutuarit nga diktatura, pėr vendin e pėr popullin, para tė cilit ne ish-komunistėt duhet tė pėrulemi e t’i kėrkojmė falje, sepse kemi vėnė edhe ne njė gur nė themelet e kėtij sistemi skėterror.” Nga ana tjetėr Selfixheja sa ē’ėshtė dėshmitare e kėsaj faljeje qė kėrkon ish- komunisti, aq edhe dėshmon ku me emra e ku me iniciale informatorėt dhe hijenat e persekutimit. Ēdo gjė ėshtė e qartė. Ata njerėz ishin dhe janė mes nesh, ndonjė syresh i pėrkiste dhe tė afėrmeve tė qarqeve akademike.
Kjo grua dėshmon se nė prag tė ēlirimit kur Xhemal Broja u pyet nėse do tė ndiqte profilin ushtarak apo civil, u pėrgjigj: “Do tė mbetem qytetar i thjeshtė”.


Biblioteka e gjallė e dijeve
Timo Flloko

Xhemal Broja pėr ne ishte njė formė e tjetėrsuar e secilės prej tragjedive, njė sintezė cilėsore e tyre, biblioteka e gjallė orale e dijeve, mbase edhe njė bashkėkohės i Eskilit, Sofokliut, Euripidit. Jo, sigurisht, s’qe realist i tillė, por pa dyshim pėr tė gjithė brezat e studimeve, ai ishte njė model i pėrkthyer i kulturės, njė personalitet i padiskutueshėm. Tė gjithė leksionet e tij i kam ndjekur me njė interes tė veēantė. Ora e leksionit ishte njė ekskursion retrospektiv nė kohėn e botėn ku tė ēonte. Stili dhe dijet e tij rridhnin natyrshėm nė njė shtrat tė gjerė informacioni, ashtu si shtrati i njė burri nga vėllimi i madh i prurjeve... Nuk kisha kurrfarė njohje pėr dramaturgjinė e teatrit. Lėnda e letėrsisė botėrore qė kishim bėrė nė gjimnaz pėrfshinte shumė pak dramaturgė. Aty nga mesi i vitit, i afrohem dhe i them: “Profesor me Greqinė e lashtė mbarova. I lexova tė gjithė autorėt”. “Bukur, - mė thotė me dashamirėsi. – Tani pushto Romėn”. Nė provimin e qershorit dola mirė dhe ai u kėnaq nga pėrgjigjja. “nė kulturė mbetet gjithmonė diēa……………………… thėnė, kėshtu po tė vė nėntė. Je i kėnaqur? – mė thotė. “Po, profesor, shumė i kėnaqur – i them”.
“Dhjeta i takon jetės, Timotheo”.




17/08/2006

shekulli