Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22

    Libri i Servet Pėllumbit: "Edhe politika do moral"

    Ish-kryeparlamentari kujton konfliktet nė parti


    Servet Pėllumbi: Pėrplasjet e mia me Fatos Nanon


    "Edhe politika do moral", libri mė i fundit i ish-kryetarit tė Parlamentit, Servet Pėllumbi, pėrmbledh zhvillimet intensive brenda PS-sė, nė mėnyrė tė veēantė pas kongresit tė dhjetorit tė 2003.

    Autori ka pasqyruar nė kėtė libėr, momente kyēe tė marrėdhėnieve midis ish-kryetarit tė kėsaj partie, Fatos Nano, me figura tė tjera tė rėndėsishme tė PS-sė. Pėllumbi shpalos nė kėtė libėr, pėrplasjet qė ka pasur me Nanon nė momente tė ndryshme, por edhe pėrplasje tė Nanos me Metėn, Meidanin apo edhe kryetarin aktual tė PS-sė, Edi Rama. Pėllumbi kujton nėpėrmjet kėtij libri zhvillimet qė ndodhen brenda PS-sė, nė kohėn kur u ngrit komisioni Hetimor parlamentar pėr hetimin e veprimtarisė sė Edi Ramės nė krye tė bashkisė dhe Ministrisė sė Kulturės. Pėllumbi hedh hije dyshimi mbi figurat qendrore tė kėsaj partie nė rolin e tyre nė kėtė kohė, kundėr Edi Ramės.
    Jo sakrifikim tė sė vėrtetės pėr hir tė pragmatizmit
    Ja ēfarė i thanė njėri-tjetrit Nano dhe Berisha mbrėmė nė Kuvend.
    Nano pėr Berishėn: "Mungesė alternative e luftė boshe", "shkaktar i kaosit konfliktual tė pronėsisė nė vite", "ke pėrdorur dhunėn pėr tė marrė pushtetin", "emocionaliteti yt i pakontrolluar vėshtirė tė kontrollohet mė", "kėrkoni tė bllokoni arritjen e standardeve perėndimore nė Republikėn e Shqipėrisė, nė emėr tė pozitave fondamentaliste", "vazhdon tė marrėsh udhėzime nga Gazidede, qė predikon fondamentalizmin diku jashtė vendit", "ju po bllokoni edhe luftėn kundėr korrupsionit, krimit, hajdutėve", "ju po vazhdoni tė rikrijoni njė klimė militantizmi antireformė nė mjegullėn e konfliktualitetit tuaj…"
    Komisioni Rama
    Berisha pėr Nanon: "Erdhe me dy diskutime: njėri nga Edvini, tjetri nga Emini", "je arkitekt i korrupsionit nė Shqipėri", "legjenda e krimit tė organizuar, mik i klaneve mė kriminale tė Shqipėrisė, "mos e provoko opozitėn, se mund tė tė duket Maqedonia mbrapa diellit", "janė me dhjetėra tenderėt qė i ke dhėnė sekretarit tė pėrgjithshėm dhe ke ndarė paratė me tė", "je strumbullari i krimit dhe korrupsionit", "po pėrpiqesh tė na bllokosh pėr interesat e krimit politik", "ai, (E.Rama) ėshtė mercenari, ndėrsa ti je lavatriēja e tij", "mos mendo se ndryshimet personale janė purgatori yt politik", "asgjė s'tė lan nga mėkatet, "Nano ke marrė, fund qeveria jote ka rėnė....."

    ***

    E ndėrsa "dueli" verbal pėrfundoi, Nano dha pėlqimin pėr riformulimin e objektit tė komisionit, duke debatuar me disa nga tė vetėt dhe u largua nga seanca. Berisha, pas ngritjes sė komisionit pėrfitoi nga rasti i njė replike pėr tė kėrkuar "falje" pėr "tonet e larta" nė disa raste(!) Po mė tej?. A do tė shikohet ky si episod? Vėshtirė tė ndodhė kėshtu, derisa ne jemi mėsuar t'i shohim gjėrat bardh e zi: tė mundur-tė fituar; miq-armiq. Askund nuk ka shenja tė thėnies "opozitarė, por vėllezėr", "bashkėvuajtės e bashkėpėrgjegjės".
    Edhe pse komisioni i ngritur s'ėshtė "komisioni Rama", por komision qė do tė shqyrtojė fondet publike nė Ministrinė e Kulturės e Bashkinė e Tiranės nė vitet 1992-2002, media vazhdon avazin e fillimit sepse ėshtė e etur pėr sensacione, pėr tė shkatėrruar e diskretituar emra konkretė, qė tė zbulojė e tė shohė armiq. Njė psikologji e tillė duket sikur ėshtė bėrė njė nevojė e pėrgjithshme sociale! Kjo ėshtė mė e vėshtira pėr t'u kuptuar pas dhjetė vitesh pluralizėm.

    ***

    Por ka edhe aspekte tė tjera dukuria nė fjalė. Gjatė debateve pėr "komisionin Rama" ranė nė sy dy fakte "interesantė".
    Sė pari, shumė nga "tanėt", sikur gėzoheshin qė opozita vinte nė shėnjestėr Nanon, Pėllumbin, ministra tė veēantė, apo qeverinė nė bllok. Kjo shoqėrohej me nėnqeshje, me largime nga salla e seancave, e pėrgjithėsisht me heshtje. Rrallė mė dilte nė kompjuter ndonjė emėr socialisti qė kėrkonte fjalėn pėr tė mbrojtur alternativėn tonė, apo dhe ndonjė nga tė "sulmuarit" prej opozitės. Raporti i folėsve nuk ishte as 10:1. Mė 27 shkurt u detyrova ta mbyll seancėn, edhe pse mė vinin "kėshilla" pėr ta vazhduar deri nė mėngjes. Ndėrkaq mjaft nga "tanėt" nuk ngurronin tė mė mburrnin pėr replikat qė bėra me Berishėn.
    Ministrat edhe pse tė sulmuar, heshtnin. Pse? Mbase nga qė ka njė luftė tė brendshme dhe njė frikė nga ndryshimet, frikė nga sulmet e opozitės, apo ngaqė disa ministra, por sidomos ish- ministra mund tė kenė hyrė nė njė lloj "aleance fluide" me PD-nė? Tani flitet rėndom pėr katėr mė tė fortėt e Tiranės, Nano, Berisha, Meta dhe Edi Rama. Dhe aleancat e sotme, fluide ose tė qėndrueshme vėrtiten rreth konfigurimeve tė kėtyre katėr emrave. Berisha u bashkua me Nanon e "katarsistėt" pėr tė rrėzuar Metėn e Majkon, (janar-korrik 2002), Meta u bashkua me Ramėn kundėr dyshes sė detantės Nano-Berisha. Kur kjo dyshe e pėrqendroi luftėn kundėr Ramės pas pėrmbytjes sė Tiranės, Meta nuk e mbrojti Ramėn dhe ky u detyrua tė kėrkonte aleancė me njėrin nda dy "sulmuesit", me F.Nanon.

    ***
    Procesi i filluar me dyshen Nano e Berisha mbeti tė vazhdohej vetėm nga Berisha, se Nano, pasi e pėrdori Berishėn, u detyrua tė tėrhiqej kur e pa se nuk mund tė kėnaqte orekset e kėtij tė fundit pa rrezikuar vetveten brenda PS dhe grupit tė saj kuvendor. Berisha, i ndier i pėrdorur, i pambėshtetur pėr "reformėn e institucioneve" pėr heqjen e M.Kėrēukut, F.Abdiut, I.Celibashit etj, vendos tė mbajė qėndrim ndaj Nanos. Nė kėtė rast mendoj se nuk e kishte tė vėshtirė t'u kthehej "aleancave fluide" me Metėn kundėr Nanos e Ramės, pasi tė dy i shkelėn nė "kallo" Metės. Nė lojė. Nė lojė u futėn interesat elektorale tė Berishės pėr Bashkinė e Tiranės. Disa nė kryesinė e PS-sė pėr kryetar nė zgjedhjet e tetorit. Pra ia nxorėn nė shteg gjahun Berishės. Meta me "tė vetėt" ishin qė nė fillim pėr ngritjen e "komisionit Rama" me kushtet e kėrkesės fillestare tė Berishės.
    Nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptohet pse kjo u bė nyja e luftės pozitė-opozitė. Pėr ne idealistėt e PS-sė, ėshtė i papranueshėm bashkimi me interesat karrieriste tė disave, qė u ėshtė mbushur mendja se janė "pastruar" e duhet tė kthehen nė qeveri.
    E.Rama me gjithė potencialin luftarak vetjak, vitalitetin e qėndrimeve e tė gjuhės qė pėrdor, shoqėruar dhe me sukseset e njohura e tė kapshme pėr kėdo, u ndje keq, disi i hutuar dhe mosbesues. Besoj se nė lojė ishte Nano, por nuk llogariti Metėn, Berishėn e disa qė i sillen rrotull, qė mund tė bėhen me kėdo qė do t'u interesojė nė njė ēast tė dhėnė. S.Braho, i cili ditėn e parė nxitoi tė shprehej pro "komisionit Rama", pas bisedės me mua dhe takimit me Edin, mori qėndrim kundėr. Madje u angazhua qė tė argumentonte kushtetutshmėrinė e kėtij kundėrshtimi. E bėri mirė kėtė edhe nė seancėn kuvendore. Kėtė qėndrim mbajti deri ditėn e fundit dhe pas ndryshimit tė objektit tė komisionit tė Hetimit. Pas sulmit qė mė bėri Berisha, Spartaku erdhi nė zyrė dhe mė nxiti qė tė dilja nė konferencė shtypi. Nuk pranova tė futesha nė lojėn qė donte opozita dhe disa nė PS. Atėherė mė kėrkoi,qė tė dilte zėdhėnėsi dhe pėrgatiti tezat. Kur m'i solli "tezat" zėdhėnėsi, i thashė: "Jo, nuk do tė ketė asnjė prononcim. Pėrgjigjia qė i dhashė Berishės ėshtė e mjaftueshme".
    Inatin e sotėm lėre pėr nesėr
    Gjatė kėtyre ditėve, pas botimit tė letrės sė Metės, kanė ndodhur disa ngjarje. Dy seanca tė gjata kuvendore dhe mocioni me debat pėr kryeministrin Nano. Nė rastin e debatit pėr Ramėn u vunė nė garė ai dhe Meta pėr tė mbrojtur kryetarin e bashkisė nga "sulmet" e Olldashit.
    Ndėrkaq njė incident me mua. U detyrova ta paralajmėroj Nanon pėr mbarimin e kohės sė caktuar pėr diskutim, ēka ishte vendosur nga kryetari i grupit kuvendor. Mė vonė mė mori nė telefon dhe mė tha: "Sot ishe emocional, kryeministrit nuk i pritet fjala, ai flet kur tė dojė, sa herė tė dojė, dhe sa tė dojė". I bėra sqarimet pėrkatėse tė rregullores. Ai nuk u bind. "Unė jam pėrpjekur tė jem korrekt", - mė tha. I tregova edhe njėherė rregulloren pėr raste tė tilla, duke shtuar se s'ka pasur asnjė paramendim. Kuptova se gjithēka e lidhte me kafen qė piva me I.Metėn nė afėrsi tė vilės sė tij nė Durrės dy ditė mė parė. Gabim!
    U mor vesh se Nano filloi hakmarrjen ndaj Metės: nuk e pėrfshiu nė delegacionin qė do tė merrte pjesė nė takimin e BE-sė nė Selanik. Nė shtyp u shkrua se Nano do ta marrė vetė drejtimin e Ministrisė sė Jashtme, ashtu si bėri Berluskoni dy vjet mė parė. Nano po shkon mė tej. Gramoz Ruēi mė tha se Nano i ka kėrkuar Moisiut tė mbėshtesė kėrkesėn e tij pėr tė shkarkuar I. Metėn, nėse ky i fundit nuk e jep vetė dorėheqjen pas mbledhjes sė kryesisė. Madje i paska propozuar Gramozit postin e zėvendėskryeministrit, por ky s'paska pranuar. Pra, kriza po skalionohet. Nano e Meta me pėrkrahėsit e tyre kanė shtruar takimet, drekat e darkat e "punės".
    Duket se skenari i pėrplasjes sė radhės Nano-Meta, tashmė ėshtė gati. Sipari do tė hapet nė mbledhjen e kryesisė, qė do tė zhvillohet, siē thuhet, mė 27 qershor 2003. Gramozi "mbledh" kėshilla. I takon veē e veē Nanon e Metėn dhe synon rolin e moderatorit, qė gjėrat tė mbyllen nė mbledhjen e kryesisė, se ndryshe rrezikohemi tė gjithė. Drejt e ka. Veēse ka rrezik qė tė sulmohet nga tė dy krahėt, veēanėrisht krahu i Metės, qė e etiketon, nė rrethe tė ngushta, edhe si "mashtrues", qė luan me dy porta, qė nuk angazhohet siē ka premtuar mė parė.
    Pro dhe Kundėr
    Nė kėtė rrafsh mė ka tėrhequr vėmendjen njė fakt kuptimplot: N.Lesi pėrsėri u rreshtua nė krahun e Metės, kundėr Nanos. Pėrveē sulmeve tė ashpra nė "Koha Jonė", duke sulmuar firmėn e Xhoanės, nė debatin e datės 23 pėr mediat, ai e denoncoi Nanon duke i treguar mesazhin qė thoshte: "Fiton mė shumė para duke luajtur me ekipin tim", Nano nuk e hedh poshtė, por shton se raportet me Lesin janė mė tė ndėrlikuara, se janė 75 mesazhe etj. Sulmet tek "Koha Jonė" vazhdojnė pa asnjė lloj etike. Nano egėrsohet dhe kėrcėnon. Tė shoqen e F.Klosit, qė sulmoi Xhoanėn e pushoi nga puna, duke urdhėruar L.Memushin. Tė dielėn e kishte thirrur Luanin nė Durrės, nė plazh dhe tė nesėrmen ministri firmosi pushimin e saj nga puna (!). Ndėrsa vetė F.Klosit iu ēua dosja nga Prokuroria nė gjykatė. Flisni po tė doni!.
    Ilirit pas provimit nga pjesėmarrja nė takimin e Selanikut, i shkon edhe roli i viktimės. Nė kėtė aspekt ka plotėsisht tė drejtė, sepse i ėshtė botuar edhe fotografia nė fletėpalosjen e takimit, si pjesėmarrės.
    Flamur Rogu mė erdhi nė zyrė dhe veē tė tjerave me tha: "S'pritet mė! Tė bėhet ē'tė bėhet! Iliri i ka njerėzit me vete!"
    Veēse harrohet qė asgjė s'ėshtė mė e pėrkohshme sesa suksesi.
    Ndėrsa Elmaz Sherifi mė tha se Iliri s'ka mundur tė mbledhė firma si dikur. Kėtė Nano e ka marrė vesh nga A.Dibra dhe do ta godasė, do t'i lajė "hesapet njėherė e mirė!" Nuk ka, sipas tij, ēast mė tė favorshėm. Rreziku i njė pėrēarjeje mė tė madhe se ēdo herė tjetėr ėshtė i njėmendtė.


    Marrė nga libri i Servet Pėllumbit
    "Edhe politika do moral"

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Profesori kujton ēastet e para tė themelimit dhe zgjedhjen e Nanos nė krye tė PS

    Servet Pėllumbi: Dritėroi rrezikohej nė kongresin e ‘91

    Servet Pėllumbi, njė ndėr protagonistėt e themelimit tė Partisė Socialiste tė Shqipėrisė nė 12 qershor tė vitit 1991 kujton dy ditėt e zhvillimit tė kongresit, dhe pikėrisht momentin kur Fatos Nano nuk po pranonte postin e kryetarit tė Partisė Socialiste.

    Mė pas Nano e pranoi kėtė detyrė, por me kushtin qė Servet Pėllumbi tė ishte krahu i tij i djathtė nė partinė e re qė po merrte jetė nė Shqipėrinė qė po kalonte nga diktatura nė demokraci. I pyetur dje nga gazeta Panorama, profesor Serveti kujton disa prej momenteve tė zgjedhjes sė Nanos nė kongresin e dhjetorit.
    Profesor Servet Pėllumbi, njė filozof me shumė botime nė atė kohė, pėr nga idetė dhe pikėpamjet qė pėrcillte, realisht ishte shumė i avancuar me kohėn. Mėnyra e tij e veprimit, ndoshta e ka detyruar Nanon nė atė kohė qė tė kėrkonte patjetėr prezencėn e tij pėr tė drejtuar partinė e re Socialiste. Ashtu sikurse kanė kujtuar nė gazetėn Panorama, dy protagonistė tė kohės, Gramoz Ruēi dhe Moikom Zeqo, zgjedhja e Nanos ishte e thjeshtė pėr delegatėt nė kongres, por e vėshtirė pėr vetė kėtė tė fundit. Edhe Serveti kujton se ai ėshtė bindur pas dy orėsh, pas njė takimi kokė mė kokė qė ka pasur me Ramiz Alinė, Ylli Bufin e Kastriot Islamin.
    Por ndėrkaq, edhe pse ka qenė njė protagonist kryesor, marrėdhėniet e Servet Pėllumbit me Fatos Nanon nuk kanė qenė gjithmonė rozė. Mocioni qė vinte nga burgu i Bėnēės, ku Nano kaloi katėr vite tė jetės sė tij si kryetar partie, drejtohej mė sė pari drejt Servet Pėllumbit. Nė atė kohė, ėshtė e vėrtetė qė Serveti mbante njė bust tė Marksit, por Nano kėrkoi heqjen e kėsaj figure edhe nga statuti i PS.
    Si e kujtoni ju zgjedhjen e kryetarit tė Partisė Socialiste nė kongresin e qershorit tė vitit 1991. Ka fjalė se Nano nuk donte tė merrte kėtė detyrė...
    Eshtė e vėrtetė qė Fatos Nano nuk ka pranuar tė marrė detyrėn e kryetarit nė atė kohė. Madje kishte pėrpjekje tė shumta nga tė gjithė ne qė ai tė pranonte dhe gjatė pjesės sė parė kur po flitej pėr ēėshtjen e kandidaturave nuk pranoi. Ne kemi insistuar pėr gati dy orė dhe sėrish ai nuk pranonte.

    E pse nuk e pranonte kėtė detyrė?

    Nuk pranonte se ai ishte nė atė kohė edhe ministėr i Ekonomisė nė Qeverinė e Stabilitetit qė drejtohej nga Ylli Bufi.

    Dhe vazhduan negociatat mė tej?

    Mė pas e thirri Ramizi (Alia), Ylli Bufi qė ishte kryeministėr, dhe Kastriot Islami qė ishte kryetar i Kuvendit. Ata u futėn nė njė zyrė dhe biseduan me njėri tjetrin pėr gati dy orė. Dhe pas dy orėsh Nano doli qė andej dhe pranoi detyrėn e re pėr tė drejtuar Partinė Socialiste tė Shqipėrisė.

    Eshtė e vėrtetė qė Nano pėr tė pranuar detyrėn e kryetarit vuri kushte tek drejtuesit e protagonistėt e asaj kohe?

    Po ėshtė e vėrtetė qė ai vuri kushte dhe kėrkoi tė caktonte vetė nėnkryetarėt e partisė. Ai nė atė kohė tha: unė dua qė profesor Servet Pėllumbi tė jetė krahu im i djathtė, dhe nė krah tė majtė kėrkoi Spiro Deden dhe Ismail Lleshin.

    Po dy nėnkryetarėt e tjerė Spiro Dede dhe Ismail Lleshi nuk pranuan apo jo?

    Jo jo, nė atė kohė ata kishin arsyet e tyre qė nuk pranuan.

    Por cila ishte arsyeja qė qė nė atė kohė nuk u zgjodh Namik Dokle nė postin e nėnkryetarit, pra tė themi krah jush?

    Namik Dokle ėshtė zgjedhur mė vonė nė postin e nėnkryetarit tė Partisė. Ai nuk u zgjodh nė atė kohė, sepse pikėrisht ka qenė momenti kur kandidonte nė Kuvendin e Shqipėrisė pėrballė kandidaturės sė Ramiz Alisė pėr postin e presidentit dhe u votuan tė dy nė Kuvend. Zgjedhja e Namik Dokles nė postin e nėnkryetarit ėshtė bėrė nė njė kohė tė mėvonshme.

    A ka qenė situatė e tensionuar nė kongres atėherė pėr ēėshtjen e zgjedhjes sė Dritėro Agollit nė KPD?

    Po po, me sa mbaj mend ėshtė e vėrtetė qė situata ka qenė shumė e tensionuar. Madje Dritėroin e kanė fėrshėllyer kur mbajti fjalimin e tij dhe rrezikohej seriozisht tė mos zgjidhej nė strukturat drejtuese. Por gjithēka pėrfundoi mė pas.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Kujtimet pėr kongresin e parė

    Moikom Zeqo: Nano jo rastėsisht nė krye

    Njė nga pjesėtarėt e grupimit reformist, Moikom Zeqo, kujton se kandidatura e Fatos Nanos nė krye tė PS-sė nė kongresin e themelimit nuk erdhi rastėsisht. “Fatos Nano nuk doli rastėsisht, ai ishte njeriu me kulturė tė pėrshtatshme politike, qe njė njeri qė kishte punuar nė qeveri, nė mos gaboj ishte Sekretar i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Ministrave, ishte njeri me koncepte tė reja dhe kishte stofin e njė drejtuesi shumė tė mirė. Vėrtet ndodhi njė themelim i partisė socialiste e spektrit socialdemokrat, por ka njė ndryshim, njė pjesė e njerėzve kanė qenė themeluesit konceptualė tė PSSH-sė dhe njė pjesė tjetėr themeluesit votivė tė saj. Emri dhe kontributi i Fatos Nanos nė drejtimin e partisė nė atė kohė, e cila ishte njė pėrgjegjėsi e madhe, nuk duhet harruar dhe mohuar. Tė gjithė ne kemi ngulur kėmbė pėr emrin e Nanos. Madje Nano pati njė frymė rezistence, sepse nuk pranonte tė merrte atė post ”.



    Si u drejtua seanca e ‘91

    Gramoz Ruēi: Fjalimi i Dritėroit ndryshoi situatėn nė Kongres

    Ish Sekretari i Pėrgjithshėm i PS-sė, Gramoz Ruēi, i cili ka drejtuar njė nga seancat mė tė rėndėsishme tė Kongresit tė qershorit 1991, nė njė intervistė nė Panorama para pak ditėsh, kujton diskutimin e Dritėro Agollit, i cili ndryshoi rrjedhėn e ngjarjeve nė kongres.

    Po nė kongresin e themelimit, ēmbani mend?

    Kujtimet e asaj nate janė tė shumta. Dy tre gjėra mund tė thosha: e para nė mėnyrė tė papritur u gjenda nė drejtim tė atij kongresi. Nuk e prisja. Unė sa kisha dorėzuar detyrėn e ministrit tė brendshėm, dhe isha i stresuar pas njė ngarkese titanike. Tė mos harrojmė se u ndryshua njė sistem, tė mos harrojmė qė Shqipėria ishte nė prag tė luftės civile; tė mos harrojmė se ishin zgjedhjet e para pluraliste qė zhvilloheshin 31 mars 91 dhe i vetmi dikaster qė ishte nė punė ishte ministria e Brendshme sepse tė tjerėt nuk kishin ē’tė bėnin nė atė kohė. Kėshtu qė unė kisha vetėm pak ditė qė e kisha lėnė atė detyrė pasi ishte krijuar njė qeveri tjetėr dhe unė isha thjesht deputet dhe nė mėnyrė tė papritur u gjenda pėrballė faktit qė mė thirrėn dhe mė thanė se isha caktuar pėr tė drejtuar kongresin. Ėshtė ngritur pėrfaqėsuesi i delegatėve tė Fierit, ka marrė fjalėn dhe ka lexuar njė peticion ku kėrkoi tė analizoheshin dhe tė pėrjashtoheshin anėtarėt e byrosė politike nga partia. Rreth kėsaj teme ka vazhduar njė diskutim i gjatė duke filluar nga ora 5 e pasdites deri nė 3 mėngjezit deri nė pėrjashtimin e tyre. Aty ka pasur debate tepėr tė ashpra. Debati e ka ndezur nė mėnyrė konstruktive pėr kohėn qė po vinte njeriu i letrave dhe njeriu i mencur Dritėro Agolli i cili natyrshėm fitoi simpatinė e krahut qė e kuptoi se cdo tė vinte pas kėtij kongresi dhe fitoi alergjinė e njė pjesė jo tė vogėl tė delegatėve tė atij kongresi: pra ky ishte momenti i dytė qė mė kujtohet sepse na vuri ne nė njė siklet tė madh kur po votohej nė mėnyrė demokratike tė fshehtė pėr herė tė parė nga delegatėt e asaj partie se do tė fitonte apo nuk do tė fitonte Dritėro Agolli apo ndonjė shok tjetėr si Spiro Dedja, Moikom Zeqo e tė tjerė. Dhe deri nė mėngjez u gdhimė me kėto ethe derisa Dritėro Agolli rezultoi fitues. Ashtu sikurse kujtoi qė pasi hodha nė votė pėrjashtimin njė nga njė tė tė gjithė anėtarėve tė Byrosė Politike tė kohės, nuk kam hedhur nė votė pėr pėrjashtim dy vetė, Ramiz Alinė dhe Nexhmije Hoxhėn.

    Panorama

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Ish-kryetari i Kuvendit, Servet Pėllumbi, vijon analizėn pėr njė nga ngjarjet mė pak tė zbardhura tė viteve tė para tė pluralizimit; marrėveshjen e Triestes , Nano-Berisha dhe rrjedhojat e saj nė jetėn poltike.

    “Marrėveshja e Triestes, Nano-Berisha”

    Pakti mes Berishės dhe Nanon qysh nė 19991 qė njėri tė bėhej president dhe kryetari I PS-sė, kryeministėr. Pse Berisha nuk ju prėmbajt paktit dhe pse Fatos nano e mabajti atė tė fshehtė?

    Denion Ndrenika

    “Rezultatit prej 2/3 qė fitoi PD nė kėto zgjedhje, i parapriu edhe Marrėveshja e Triestes, Nano-Berisha. Thelbi i saj ishte: Partia Demokratike tė fitonte 2/3 e vendeve nė Kuvend, qė tė mund tė shkarkohej presidenti Ramiz Alia, ndėrsa Berisha dhe Nano do tė ndanin postet, i pari president, i dyti kryeministėr. Kjo marrėveshje e panjohur pėr ne drejtuesit e tjerė tė PS-sė, u mor vesh nėpėrmjet letrės sė hapur qė Fatos Nano i drejtonte nga burgu Sali Berishės me titullin simbol „Mjek, mjeko vetveten“! Ndėr tė tjera, Nano i shkruante Berishės: „Unė jam gati ta rifillojmė atje ku e kemi lėnė“! Sqarimin mė tė plotė rreth kėsaj marrėveshjeje tė fshehtė, e kemi marrė vesh mė pas nga drejtues tė Partisė Aleanca Demokratike, tė cilėt e bėnė edhe publike”

    “Duke etiketuar shokėt e bashkėpunėtorėt e tij si “qyp me guraleca” dhe duke ēliruar Berishėn nga pėrgjegjėsia e arrestimit tė tij, duke ia ngarkuar kolegėve tė vet, Nano as mė shumė e as mė pak, ndezi zjarrin nė “shtėpinė e vet”, kėrkoi largimin e katėr nėnkryetarėve dhe njė lloj reformimi qė as vetė nuk e kishte tė qartė. Debati i imponuar nė parti krijoi jo pak ēoroditje. Pėr pasojė, kongresi i 26 gushtit 1996 u zhvillua i tensionuar, unė dhashė dorėheqjen duke shpjeguar shqetėsimet e mia para delegatėve dhe duke menduar se kjo ishte nė tė mirėn e partisė pėr tė mos u pėrēarė.”

    Pėllumbi: Marrėveshja Nano-Berisha dhe mocioni nga Bėnēa

    Letra e hapur e Nanos pėr Berishėn: Unė jam gati tė rifillojmė ku e lamė

    Pjesa e dytė: Zgjedhjet e 1992-shit, qeverisja e PD-sė, arrestimi i zotit Nano

    Servet Pėllumbi, i cili e mbylli karrierėn politike aktive si kryetar i Kuvendit me zgjedhjet e tre korrikut 2005, ka hedhur dyshime pėr fitoren e PD-sė mė 22 mars 1992, fitore e cila, pėr herė tė parė, largoi nga pushteti tė majtėt nė Shqipėri. Pėr profesorin e PS-sė, kthehet nė vėmendjen e politikės marrėveshja e Triestes, sipas sė cilės, Sali Berisha do tė bėhej president, Fatos Nano kryeministėr, gjė qė do tė mundėsohej nga fitorja e 2/3 tė votave nė zgjedhjet e 22 marsit. Pikėrisht, arritja e 2/3 nga PD-ja vė nė dyshim Triesten, qė i hapte rrugėn me numrin e nevojshėm largimit tė Ramiz Alisė. Servet Pėllumbi kujton se kur Berisha rrėzoi qeverinė e stabilitetit nė dhjetor 1991, Fatos Nano nuk ishte nė Shqipėri, ndėrsa Ramiz Alia kishte kėmbėngulur qė PS-ja tė ndėrtonte vetė kabinetin e ri. Pėr Pėllumbin, interpretimi i Alisė se PS-ja kishte frikė, nuk qėndron, pasi gjykimi ishte korrekt i njė partie qė nuk ekzistonte kur u votuan deputetėt e PPSH-sė mė 31 mars 1991 dhe as kur u bė marrėveshja e pesė partive pėr qeverinė e stabilitetit. Berisha e quante Nanon pėrherė tė burgosur ordiner, por vetė ish-kryetari i PS-sė akuzoi pėr dėnimin e tij shokėt e partisė. „Asnjėherė nuk e kemi trajtuar Fatos Nanon si tė burgosur ordiner, siē e quante Berisha e kompani. Dhe ishte pėr tė ardhur keq kur Nano nė kohėn e mocionit, arriti tė hedhė dyshime pėr burgosjen e tij mbi bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė dhe qė drejtonin partinė“, -thotė Pėllumbi. Mocioni i 30 qershorit 1996 e ēoi PS-nė nė ēoroditje, gjykon Pėllumbi, ndėrsa shpreh ēudinė qė Gramoz Ruēi e interpreton mocionin ndryshe, duke thėnė se e pranoi, por njė ditė mė pas u arratis nė Greqi... Pėllumbi flet sot edhe pėr projektin e rrėzuar tė Kushtetutės 1994 dhe hedh poshtė zėrat se mosmiratimi la nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare kryepeshkopin grek Hirėsinė e Tij, Janullatos. „Pse nuk zgjidhet tani kjo ēėshtje, kur dihet qė nė Kushtetutė, kreu i Kishės Autoqefale Ortdokse duhet tė jetė me shtetėsi e kombėsi shqiptare?!“ -thotė Pėllumbi...

    Fillimi i 1992-shit thuajse kishte hapur rrugėn pėr daljen nga pushteti tė PS-sė, forca qė zgjodhi presidentin Ramiz Alia nė konkurrimin me Namik Doklen. U ktheva pak mbrapa nė atė kohė kur punoja pėr gazetėn “Flatra”, tė degės e Tiranės tė PR-sė, pėr tė pasur mundėsinė e dallimit tė kėtij posti, presidentit, qė sipas tė majtės u tjetėrsua nga Berisha. Objeksionet tuaja pėr zhvillimet, cilat janė?

    Atėherė, siē thashė, zoti Nano, nė periudhėn e rrėzimit nga Berisha tė qeverisė sė stabilitetit, ndodhej jashtė shtetit dhe kur u kthye u pėrpoqėm tė rakordonim qėndrimet e mėtejshme. Mbledhja e pėrbashkėt e qeverisė me pesė partitė qeverisėse mė 4 dhjetor 1991 u transmetua direkt nga TVSH-ja. Rasti i rrallė! Lidhur me refuzimin tonė pėr tė formuar qeveri tė PS-sė, do tė shtoja se nuk ishte ēėshtje frike, siē e interpreton Ramiz Alia, por i njė qėndrimi korrekt tė njė partie qė nuk ekzistonte kur u votuan deputetėt e PPSH-sė mė 31 mars 1991 dhe as kur u bė marrėveshja e pesė partive pėr qeverinė e stabilitetit. Pėr tė ardhur mė pas te zgjedhjet e 1992-shit. Vetė mėnyra se i kalua nė zgjedhjet e 22 marsit 1992, veprimet e dhunshme tė opozitės, qė mundi tė siguronte njė mbėshtetje masive, paracaktoi edhe rezultatin e tyre. Njerėzit, tė cilėt donin qetėsi, bėnė tė tyren parullėn: „Ta provojmė njėherė PD-nė“. Por, rezultati prej 2/3 qė fitoi PD-ja nė kėto zgjedhje, i parapriu edhe Marrėveshja e Triestes, Nano-Berisha. Thelbi i saj ishte: Partia Demokratike tė fitonte 2/3 e vendeve nė Kuvend, qė tė mund tė shkarkohej presidenti Ramiz Alia, ndėrsa Berisha dhe Nano do tė ndanin postet, i pari president, i dyti kryeministėr. Kjo marrėveshje e panjohur pėr ne drejtuesit e tjerė tė PS-sė, u mor vesh nėpėrmjet letrės sė hapur qė Fatos Nano i drejtonte nga burgu Sali Berishės me titullin simbol „Mjek, mjeko vetveten“! Ndėr tė tjera, Nano i shkruante Berishės: „Unė jam gati ta rifillojmė atje ku e kemi lėnė“! Sqarimin mė tė plotė rreth kėsaj marrėveshjeje tė fshehtė, e kemi marrė vesh mė pas nga drejtues tė Partisė Aleanca Demokratike, tė cilėt e bėnė edhe publike. Fushata jonė zgjedhore, nė krahasim me atė tė PD-sė, ishte anemike, vetė Fatos Nano, qė s’mundi tė hynte nė Shkodėr, Tropojė e Lushnjė, qėndroi kryesisht nė Tiranė. Unė, Namik Dokle, Gramozi e drejtues tė tjerė tė PS-sė, „u mbyllėm nė zonat tona elektorale“... Pas zgjedhjeve, Hamdi Jupe nė Komitetin e Pėrgjithshėm Drejtues kėrkoi dorėheqjen e Fatos Nanos, pėr fushatėn, rezultatin e dobėt. Unė e tė tjerė e mbrojtėm, sepse, sė pari, nuk dinim gjė pėr Triesten dhe, sė dyti, sepse vetė logjika e luftės politike ishte e tillė qė favorizonte PD-nė. Gjithsesi, u bė e qartė se pazaret (jo marrėveshjet transparente), nuk kanė asgjė tė mirė. Berisha nuk iu pėrmbajt Triestes. Nano veēanėrisht pas fitores sė zgjedhjeve vendore mė 26 korrik 1992, pėrsėri pa pyetur, kryesinė e PS-sė, hodhi idenė e zgjedhjeve tė parakohshme dhe PS-ja u detyrua tė nisė njė zinxhir mitingjesh dhe tė intensifikojė luftėn nė parlament. Kjo, me sa duket, e trembi Berishėn dhe ai inskenoi burgimin e Fatos Nanos, duke menduar se kėshtu PS-ja do tė hutohej, do tė pėrēahej, do tė humbiste efektivitetin nė luftėn politike dhe PD-ja do tė mund tė qeveriste e qetė me njė opozitė tė trukuar. Zhvillimet e mėtejshme dihen. Ne e trajtuam Fatos Nanon si tė burgosur politik, nuk lamė kryeqytet tė Evropės pa sensibilizuar dhe rreth tė vendit pa organizuar mbėshtetje e solidaritet me Fatos Nanon. Mendoj se u veprua shumė mirė.

    Vitet 1992-1994 ishin tė rėnda pėr opozitėn. Ēfarė bėnte ajo? U arrestua kryetari Fatos Nano dhe gjithēka artikulohej me motivacionin politik tė kėtij arrestimi. Na tregoni, ju lutem, ēfarė ndodhte nė PS, si pėrballeshin kundėrshtarėt mes tyre dhe me kėto zhvillime... A besoni realisht se ishte i tillė apo sikurse tha shumė vjet mė pas ish-presidenti Rexhep Meidani se ishte ordinere?

    Po, vitet nė opozitė kanė qenė tė rėnda pėr PS-nė. Neni famėkeq 24/1 i nxori nė njė papunėsi masive anėtarėt e PS-sė. Pas arrestimit tė kryetarit tė PS-sė, presionet, pėrgjimet, diversionet ndaj opozitės u shndėrruan nė sistem. Deri edhe mbledhjet e kryesisė regjistroheshin nga njė makinė Benz me xhama tė zinj, me targė TR 19-28 Z qė nė ditėn e orėt e mbledhjes qėndronte poshtė zyrave tona. Disa herė u thyen xhamat e makinave tona dhe u shpuan gomat. Pa pėrmendur atentatin me kaēavidė ndaj meje para pallatit tė sportit nė Durrės, bllokimet nė Lushnjė, Krutje, Rrogozhinė e gjetkė. Nė kėto vite Fatos Nano, nga burgu i Bėnēės, na ēonte mesazhe inkurajimi. Nuk kemi pasur shqetėsime e mosmarrėveshje, por solidaritet tė admirueshėm. Asnjėherė nuk e kemi trajtuar Fatos Nanon si tė burgosur ordiner, siē e quante Berisha e kompani. Dhe, ishte pėr tė ardhur keq, kur Nano nė kohėn e mocionit, arriti tė hedhė dyshime pėr burgosjen e tij mbi bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė dhe qė drejtonin partinė.

    Pika e kthesės nė politikat presidenciale ishte marrja pėrsipėr nga zoti Berisha e Kushtetutės sė 6 nėntorit 1994. Kjo, nė funksion tė forcimit tė pushtetit tė tij, thuhet nga tė majtėt, ndėrsa PD-ja e quan gabim mosmiratimin. Ēfarė ishte mirė e ēfarė keq nė atė projekt?

    Dėshtimi i projektkushtetutės “Berisha”, mė 6 nėntor 1994, pas njė fushate shumė tė mirė tė zhvilluar nga PS, siē pritej, solli intensifikimin e luftės kundėr nesh. Pas rreth njė muaji, Berisha ndėrmori njė sulm personal kundėr meje, duke mė etiketuar “marksist i pandreqshėm”, ndėrsa vetė Marksin si djall dhe antishqiptarin mė tė madh tė tė gjitha kohėrave. Kjo luajti rolin e njė diversioni qė nxiti edhe njė luftė tė brendshme qė mori trajtat e njė lufte midis brezave, midis tė rinjve e tė vjetėrve nė PS. Madje, edhe Eduard Selami, nė Kėshillin Kombėtar tė PD-sė, u cilėsua nga Berisha si i ndikuar nga Servet Pėllumbi. Mė pas erdhi dhuna kundėr deputetėve socialistė nė Libofshė, pėrgjakja e Namik Dokles, Ndre Legisit, Musa Ulqinit, Petro Koēit… pėr t’u pasuar nga “ligji antigenocid“ qė pėrjashtoi figurat kryesore tė PS-sė nga kandidimi pėr deputet nė zgjedhjet e 26 majit 1996. Ligji i zgjedhjeve u miratua pa votat dhe prezencėn e opozitės, i pasuar nga organizimi i “Cungjeve”, grupeve tė armatosura (pėrveē policisė e SHIK-ut), pėr tė realizuar skenarin e vjedhjes sė dhunshme e masive tė votės. Qėndrimet tona dihen. Ne gjithēka e kemi bėrė publike, se si ia dogjėm nė dorė Berishės „fitoren“ e 26 majit 1996. Dhuna fashistoide e 28 majit nė sheshin „Skėnderbej“, vulosi gjithēka. Moralisht ne ishim tė fituar edhe pse 24 shkopinjtė e gomės mbi shpinėn time nuk mund t’i harroj!

    Nė kėto vite erdhi mocioni i Nanos. Ju ishit njė nga katėr nėnkryetarėt e partisė nė vėshtirėsi dhe qė, sipas vetė opozitės, sulmohej, pėrndiqej, dėrgohej nė gjyqe, kishte largime nga puna… Cila ėshtė e vėrteta e pėrplasjeve brenda PS-sė, sidomos pas mocionit nga Bėnēa? Ēfarė kėrkonte, ēfarė ndodhi me mocion?

    Tamam nė kohėn kur na duhej mė tepėr kohezion, mbėshtetje e solidaritet, pėr tė vazhduar luftėn ndaj regjimit autoritarist tė Berishės, na vjen “mocioni Nano”, qė luajti rolin e njė goditjeje rrufeje nė qiell tė kaltėr. Duke etiketuar shokėt e bashkėpunėtorėt e tij si “qyp me guraleca” dhe duke ēliruar Berishėn nga pėrgjegjėsia e arrestimit tė tij, duke ia ngarkuar kolegėve tė vet, Nano, as mė shumė e as mė pak, ndezi zjarrin nė “shtėpinė e vet”, kėrkoi largimin e katėr nėnkryetarėve dhe njė lloj reformimi qė as vetė nuk e kishte tė qartė. Debati i imponuar nė parti krijoi jo pak ēoroditje. Pėr pasojė, kongresi i 26 gushtit 1996 u zhvillua i tensionuar. Unė dhashė dorėheqjen, duke shpjeguar shqetėsimet e mia para delegatėve dhe duke menduar se kjo ishte nė tė mirėn e partisė pėr tė mos u pėrēarė. U duk sikur njė marrėveshje tjetėr e tipit “Trieste”, u vu nė veprim. Berisha, i cili ndihej mė i qetė qė ne po hanim kokėn e njėri-tjetrit, fitoi me lehtėsi zgjedhjet vendore tė 20 tetorit, duke u pėrpjekur tė rregullojė disi imazhin e zgjedhjeve tė 26 majit. Ky ėshtė interpretimi im, tė cilin e bėra publik mė 26 gusht 1996, por qė i jam kthyer edhe nė botimet e mėvonshme, sepse kam pasur dhe kam mendimin se kėtu filloi njė lloj tatėpjete pėr PS-nė. Por ka edhe interpretime tė tjera, jo vetėm tė Nanos, qė mocionin e 30 qershorit 1996 e quajnė shpėtimtar pėr PS-nė!!! Nuk e fsheh, mė ēuditi edhe interpretimi mė i fundit i Gramoz Ruēit. Nė njė intervistė tė para disa ditėve, ai shkruan: “Nė kongresin ku u diskutua mocioni, u vura nė mbėshtetje tė tij pėr dy gjėra: E para qė duhej bėrė ky mocion dhe e dyta; shumė teza tė mocionit ishin tė domosdoshme pėr forcimin e PS-sė” (“Panorama”, 14 gusht 2006). Ndėrkohė, vetė Gramozi tė nesėrmen e mocionit, qė nuk kishte teza, por porosi pėr njė analizė nė KPD dhe shkarkimin e nėnkryetarėve, siē thotė vetė, u arratis pėr nė Greqi, duke dėrguar edhe me dy gisht letėr dorėheqjen e parevokueshme! Edhe politika, me sa duket, po bėhet ēėshtje shijesh.

    Pjesa e tretė: Referendumi 1994 dhe zgjedhjet 1996

    Zoti Pėllumbi, po i kthehem rishtaz Kushtetutės...

    Mirė, le tė kthehemi pas nė kohė. Vendi kishte vėrtetė nevojė pėr njė Kushtetutė tė mirė dhe konsensuale. Ne bėmė tė gjitha pėrpjekjet pėr kėtė. Madje, bojkotuam pėr njė muaj parlamentin duke kėrkuar njė projekt tė plotė tė Kushtetuės dhe jo vetėm kapitullin pėr tė Drejtat dhe Liritė e Njeriut. Paskėsaj, Berisha, siē e ka zakon, qė do t’i bėjė tė gjitha gjėrat vetė, sajoi njė projekt me synimin kryesor qė tė rriste kompetencat e veta presidenciale. Pa e diskutuar nė Kuvend, kėtė projekt, ai „e nxorri nė mejdan“ dhe filloi ta shpėrndajė me autograf. Rast i paprecedent! Ne dhe shumė parti tė tjera, e kundėrshtuam kėtė dhe siē dihet, elektorati i tha “Jo“, nė 6 nėntor 1994. Nuk po hy nė tė gjithė pėrmbajtjen e projektit, por populli na kuptoi drejt kur i thamė gjatė fushatės, se ai pėrmbante plot nene tė mira, por dhe shumė pika tė dobėta, qė e bėnin atė tė papranueshėm, ashtu sikurse e bėjnė tė pangrėnshėm njė kazan me gjellė, disa pika vajguri. Kur iu drejtova tė pranishmėve nė mitingun e Kukėsit se “kur i zoti i dasmės, i bėn ftesat vetė, njė hall tė madh e ka“, ata shpėrthyen me duartrokitje dhe e kuptuan drejt mesazhin. Po kėshtu nė mitingun e Elbasanit, kur u thashė se ju keni njė shprehje shumė tė bukur e tė dobishme: “Lumin e turbullt, mos e kalo“! Unė po u them, projektkushtetuta Berisha ėshtė njė lum i turbullt, prandaj mos e votoni! Entuziazmi ishte i jashtėzakonshėm dhe mė krijoi bindjen se fitorja ishte me ne. Vlen tė theksohet se megjithatė, Berisha ende ruante disa ndjesi demokracie. Pranoi rezultatin dhe deklaroi publikisht: “Kur flet sovrani, tė gjithė duhet tė heshtin“! Veēse, kjo shėrbeu si pikė kthese. Pas kėsaj, ai u bė fare refraktar ndaj ndjesive tė tilla.

    Mirėpo, projekti i Kushtetutės largonte nga Kreu i Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare njė Kryepeshkop tė huaj, pėr mė shumė njė grek. Ai ishte pranuar nga Alia e Berisha dhe tani qėndron nga humbja e Kushtetutės 1994. A ndiheni pėrgjegjės si tė majtė pėr tė paktėn kėtė pikė qė sot po kushton gjithēka nė shėrbim tė Autoqefalisė sė shqiptarėve ortodoksė ose jo?

    Tani pėr zotin Janullatos. Nuk mendoj se qėndrimi ose mosqėndrimi i Kryepeshkopit varej nga miratimi ose mosmiratimi i projektkushtetutės. Ky argument u pėrdor atėherė kundėr nesh, por mendoj se nuk qėndron. Pse nuk zgjidhet tani kjo ēėshtje, kur dihet qė nė Kushtetutė, kreu i Kishės Autoqefale Ortdokse duhet tė jetė me shtetėsi e kombėsi shqiptare?!

    A keni kėrkuar nė ato vite bashkėpunim apo u ėshtė ofruar nga Berisha? Cili ishte presidenti kundėr jush dhe pro jush?

    Po. E kemi thėnė shumė herė se atė qė duhet tė bėnte mazhoranca dhe vetė presidenti Berisha pėr tė moderuar politikėn shqiptare, shpesh e kemi bėrė ne si opozitė. E kam ftuar Berishėsn nė debat televiziv, nuk ka pranuar. Kam propozuar njė pakt social prej katėr pikash para zgjedhjeve tė vitit 1996, e ka hedhur poshtė. Gjithnjė ka patur dhe ka nė mendje konceptin qė ndan e nuk bashkon. Konfrontime tė tipit „me ata“. Pėr Berishėn, qeverisja mė e mirė ėshtė qeverisja pa opozitė. Ėshtė pėr tė ardhur keq nga njė formim i tillė politik.

    Dyvjeēari i ardhshėm deri nė 26 maj 1996 ishte pjesė e shtimit tė masave tė pushtetit pėr tė fituar zgjedhjet. Ju thoni se manipulimi i tyre ishte shėnimi i parė i rrėnimit tė shtetit njė vit mė pas nė 1997. Mbaj mend votimet, por mė shumė njė trajtim tė papranueshėm, qė ju e pohuat, pavarėsisht se cili e thotė, tė opozitės, tė figurave tė saj, jo vetėm nė funksione, por pėr ideimin qė i kishin bėrė tė majtės sė re. Na thoni ju lutem ēfarė ndodhte nė PS, si e pėrcillte ajo kėtė periudhė dhe a ishte gati pėr pushtetin? 1997. Na jepni njė gjykim mė tė ftohtė pas 8 vjetėve.

    Viti 1997 ishte dėshtim i plotė i PD-sė dhe i qeverisjes sė saj. Dhunimi i zgjedhjeve nė 26 maj 1996, solli njė pushtet ilegjitim in-extremis. Pėr tė ndryshuar imazhin, Berishės i duhej njė “boom ekonomik“, tė cilin mendoi se mund ta realizonte pėrmes skemave piramidale, tė cilat pas zgjedhjeve u duk sikur u bėnė pjesė e qeverisjes sė PD-sė. Vetė Berisha ekspozohej me drejtuesit e kėtyre skemave dhe mė pas do tė deklaronte se “paratė e shqiptarėve janė mė tė pastėrtat nė botė“. Por, siē thotė populli, “dardha e ka bishtin mbrapa“. Parrulla “jep njė tullė, tė marrėsh njė pallat“, nuk ēoi thjesht nė shembjen e pallatit, por nė shembjen e shtetit. Kur kriza plasi sheshit, Parti Demokratike dhe Berisha u treguan krejt tė paaftė pėr tė trajtuar situata tė tilla. Revolta spontante popullore e ēoi vendin nė pragun e luftės civile. Akuza qė iu bė socialistėve si organizatorė tė kėsaj revolte, pėr mendimin tim, nuk qėndron. Ka shumė fakte qė mund tė ngarkojnė me pėrgjegjėsi ata pėr qėndrimin mėnjanė, qė i lejuan aq hapėsira spontanitetit dhe anarkisė. E keqja tjetėr, pėr tė cilėn kanė pėrgjegjėsi socialistėt: Ende nuk kemi njė analizė tė asaj qė ndodhi nė 1997. I kam bėrė vėrejtje Fatos Nanos kryeministėr nė sallėn e parlamentit kur kėrkoi votbesimin nė korrik 1997 pėr deklarimin: “Nuk kemi kohė pėr tė humbur me analiza se ē’ndodhi nė 97-ėn. Ne do tė shohim pėrpara“.


    ĒFARĖ DO TĖ LEXONI NESĖR

    Ngjarjet e vitit 1997, a ndikuan bandat e armatosura nė rezultatin e zgjedhjeve tė 29 qershorit dhe largimi i Fatos Nanos mė 14 shtator 1998 pėr nė Maqedoni. Janė kėto dy ndėr ēėshtjet pėr tė cilat do tė vijojė nesėr tė tregojė Servet Pėllumbi, nė ciklin e intervistės pėr 16 vjet tė politikės nė Shqipėri. Habia e profesorit shtyhet mė tej nė faktin se edhe kur ēėshtja e Kosovės zbuti politikėn shqiptare, ajo nuk arriti tė ishte bashkėpunuese sa duhet. Pėllumbi flet pėr marrėdhėniet e Pandeli Majkos dhe Ilir Metės nė takimin “rehabilitues” me Berishėn dhe pėrse humbi zgjedhjet e vjetshme PS. Ēfarė bėn sot partia kryesore e opozitės, meritat e Edi Ramės dhe a ėshtė e drejtė rruga e zgjedhur, bojkoti apo bllokimi i institucioneve dhe mundėsia pėr tė kėrkuar dhe gjetur dialogun pa e pritur nga ndėrkombėtarėt. Zgjedhjet e parakohshme dhe zgjedhja e presidentit, ja pėrse flet nesėr profesori i PS-sė...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Servet Pėllumbi, njė nga personalitetet e socialistėve, tregon, pėr herė tė parė, ngjarjet mė tė rėndėsishme politike prej gushtit tė ’90-ės

    Pėllumbi: Si rrėzoi Nano Majkon dhe Metėn

    Profesori i PS-sė analizon pas 16 vjetėsh rolin e ish-presidentit Alia nė ato vite, themelimin e PS-sė, marrėveshjen e Triestes Nano-Berisha dhe refuzimin e tij pėr t’u bėrė kryetar. Si e bindėn Nanon, Alia, Islami dhe Bufi tė pranonte postin e kreut tė PS-sė.

    Denion Ndrenika

    Drejtimi me gjakftohtėsi i Kongresit nga Gramoz Ruēi dhe thėnia e Dritėro Agollit drejtuar delegatėve: “Ju nuk reformoheni”. Qeveria e Stabilitetit dhe mungesa e Nanos, i cili nė atė kohė nuk ndodhej nė Shqipėri


    “Ramiz Alia, Ylli Bufi dhe Kastriot Islami, qė kishin tre postet kryesore tė vendit, luajtėn rolin kryesor pėr ta bindur Fatos Nano (jashtė mbledhjes sė KPD-sė), sepse ai ishte caktuar ministėr pėr Marrėdhėniet me jashtė nė Qeverinė e Stabilitetit dhe nuk pranonte detyrėn e kryetarit tė PS-sė tė porsaformuar. Faktet janė fakte. Jo vetėm mua, por edhe kolegėve tė tjerė nė PS, nuk na vjen mirė kur dėgjojmė Fatos Nanon tė thotė: “Kur unė themelova PS...!” Ajo nuk ishte vepėr e njė personi qė i ka qejf kultet.”

    Servet Pėllumbi, profesori i PS-sė rikthen 16 vjet tė politikės nė Shqipėri, pėr herė tė parė, nė njė trajtim tė tillė tė plotė, qėkurse Ramiz Alia mori pėrsipėr tė bindė intelektualėt nė gushtin e vitit 1991 pėr tė ruajtur rolin udhėheqės tė PPSH-sė dhe tė socializmit. Ishin pėrpjekje pėr tė zbatuar strategjinė e Katovicės, apo ndryshe “porosinė” e Mihajl Gorbaēovit pėr tė themeluar nė vendet socialiste parti qė do tė drejtoheshin nga komunistėt. Alia dėshtoi dhe u gjend pėrballė kėrkesės pėr heqjen e nenit 3 nga Kushtetuta tė rolit udhėheqės tė PPSH-sė. Servet Pėllumbi i dėrgoi mė pas njė letėr Alisė, ku i thoshte se “Shoqėria jonė po shkon drejt pluralizmit politik” dhe ku i shtronte problemin delikat tė “pluralizmit partiak”. Servet Pėllumbi tregon zhvillimet nė PS, opozita dhe PD-ja nė pushtet, rėnia nė 1997-ėn, ēfarė duhet tė bėhej mė mirė dhe ēfarė mendon pėr opozitėn sot. Marrėveshja e Triestes Nano-Berisha, prishja e qeverisė sė stabilitetin, qė rrėzoi PS-nė nė 1992-shin, arrestimi dhe mocioni i Nanos, Gramoz Ruēi, rrėzimi i projektkushtetutės mė 6 nėntor 1994 dhe qėndrimi nė krye tė Kishės Ortodokse Shqiptare tė njė kryepeshkopi grek. Kush janė Berisha e Nano, ēfarė bėri Alia, si u themelua PS-ja, tė gjitha nė njė cikėl intervistash, duke nisur qė nga gushti ’91 dhe deri sot kur PS-ja ėshtė rikthyer nė opozitė.


    Pjesa e parė: Gusht 1990, qeveria e stabilitetit 1991-’92

    I nderuar profesor! Nė gusht 1990, pra 16 vjet tė shkuara, ish-sekretari i parė i KQ-sė sė PPSH-sė, Ramiz Alia, nė njė takim me intelektualėt u pėrball me propozimet pėr ekonominė e lirė, reformat dhe me mė tė rėndėsishmen, heqjen e rolit udhėheqės tė partisė nga neni tre i Kushtetutės. A mund tė na bėni njė analizė?

    Takimit me intelektualė tė njohur mė 16 gusht 1990 iu dha njė rėndėsi dhe popullaritet i veēantė. Kishte ndodhur eksodi masiv i korrikut si dhe dėnimi i tij nė mitingun masiv tė zhvilluar nė sheshin “Skėnderbej”. Nėpėr organizatat e partisė vazhdonte seria e pėrjashtimeve tė prindėrve, anėtarė partie qė iu ishin arratisur bijtė e tyre. Ramiz Alia, qė nė fillim tė takimit, orientoi intelektualėt qė ata tė thoshin atė qė donte ai dhe nė mėnyrė tė veēantė ruajtjen e rolit udhėheqės tė PPSH-sė dhe tė socializmit, nė pėrputhje me tezėn “Shqipėria, s’ėshtė as Lindje, as Perėndim“. Ndryshe nga kjo tablo, Ramiz Alia, nė kujtimet e tij pas 16 vjetėsh, thotė se “intelektualėt nuk ia kėrkuan pluralizmin partiak, se ata s’dinin ē‘kėrkonin“!

    Ēfarė mesazhi pėrcolli nė korridoret e ish-PPSH-sė vizita e Peres de Kuelarit mė 1990-ėn? Kishte kaluar atė vit edhe demonstrata e 17 janarit, largimet me ambasadat dhe mesha e parė nė varrezat e Rrmajės nė Shkodėr. Ishin shumė zhvillime zoti Pėllumbi, por a pėrmblidheshin ato edhe nė Shqipėri me thėnien e Mihajl Gorbaēovit nė Katovicė tė Polonisė qė “tė krijohen parti politike tė majta, tė qendrės, tė djathta, por ato tė kontrollohen e drejtohen nga ne komunistėt”? Ēfarė pėrbėnin kėto pėr ne? A ndodhi kėshtu?

    Vizita e Peres de Kuelarit dhe takimi me Ramiz Alinė nė selinė e PPSH-sė, kishte njė domethėnie inkurajuese pėr Alinė, qė u pasua me ftesėn qė iu bė pėr tė folur nga tribuna e OKS-sė nė shtatorin e po atij viti. Qarkullonte mendimi se Ramiz Alia ishte “Gorbaēovi i Shqipėrisė”, se ai po ēmontonte totalitarizimin shqiptar, duke evituar tensionet sociale e politike pėrmes njė rruge graduale ndryshimesh. Por, pas rritjes sė presionit nga brenda si sidomos nga jashtė dhe pas eksodeve masive, Ramiz Alia u tėrhoq disi nė panik dhe filloi mė seriozisht zbatimin e Strategjisė sė Katovicės. Flitej nė atė kohė se Mihajl Goirbaēovi, me tė cilin Ramiz Alia kishte qenė bashkėstundet nė shkollėn e partisė nė Moskė, i kishte dėrguar njė letėr inkurajuese. Kjo me sa duket, nė vend qė t’i shpejtonte proceset demokratike nė Shqipėri, i ngadalėsoi me moton ramiziane: “avash, avash, prisni, ēėshtjet nuk janė kaq tė thjeshta”!

    Profesor, pak muaj pas atij gushti dhe vjeshtės pasi ishte pranuar e drejta e organizatave shoqėrore pėr tė konkurruar nė zgjedhje, njė zhvillim i ri u pasua me themelimin e PD-sė, e para parti e opozitės. Ēfarė ishte nė tė vėrtetė ajo marrėdhėnie, pėr herė tė parė, mes dy kaheve tė politikės?

    Mendohej se duke pranuar lirinė e qytetarėve pėr t’u bashkuar nė organizata shoqėrore bėhej njė hap drejt pluralizmit politik, por nė tė vėrtetė ishte njė hile, me qėllim qė nė zgjedhjet e 31 marsit 1991, Fronti Demokratik, Bashkimi i Rinis dhe Organizata e Veteranėve tė dilnin si subjekte elektorale mė vete. Ndėrkohė, Lėviza Studentore e Dhjetorit ’90-tė, qė kishte rėndėsi kombėtare dhe nuk ishte thjesht dhe vetėm pėr tė krijuar njė Parti Demokratik, shumė gjėra i vuri nė binarėt e rinj. Pas kėsaj PPSH-ja dhe vetė Ramiz Alia e mbyllėn kapitullin e tyre dhe duhet tė dilnin nga skena politike.

    Cila besoni ju zoti Pėllumbi se do tė kishte qenė zgjidhja mė e mirė nė fundin e dimrit 1990-1991, pėrkatėsisht shkurt, pas shtyrjes sė zgjedhjeve tė datės 10 dhe rrėzimin e monumentit tė Enver Hoxhės mė 20 tė atij muaji, pasi vendi ndodhej nė njė krizė tė madhe ekonomike, shoqėrore e politike?

    Mė 4 gusht 1991 u bė grushti i shtetit qė rrėzoi Gorbaēovin dhe i hapi rrugėn shpėrbėrjes sė BS-sė. Pas kėsaj edhe nė Shqipėri u ndėrrua skenari. Rruga “tėrhiq e mos kėput”, duhej zėvendėsuar me radikalizimin e procesit pėr tė sjellė nė pushtet sa mė parė forcat opozitare dhe pėr tė larguar nga skena “Gorbaēovin shqiptar”. Filloi arrestimi i bllokmenėve, proces hetimor u hap edhe pėr vetė presidentin Ramiz Alia; ultimatumi i nėntorit ēoi nė arrestimin e Nexhmije Hoxhės, shkarkimin e drejtorit tė RTVSH-sė dhe 4 dhjetor, nė prishjen e qeverisė sė stabilitetit, pasuar nga djegiet nė Fushės-Arrėz, Laē e Lushnjė, me grabitjet masive nė Pogradec dhe deri nė prerjen e plantacioneve me vreshta e pemė frutore. Taktika e “tokės sė djegur” u vu nė lėvizje. Sepse u mendua jo vetėm nga liderėt e PD-sė, por dhe nga aleatėt e tyre jashtė, se komunizmi nė Shqipėri ka rrėnjė tė thella dhe se ai mund tė pėrmbyset jo me rrugė evolucionare, por duke e shkatėrruar.

    A mendoni se PD-ja me rreth 39 pėr qind tė votave mė 31 mars ishte njė shenjė reale se e majta po pėrballej me reformimin e detyruar apo se ai reformimi ishte i natyrshėm?

    Logjika normale thoshte se njė parti, si PD-ja, me dy muaj jetė, qė fitoi 39 pėr qind tė votove dhe mori 75 deputetė, qė mundi vetė sekretarin e parė tė KQ-sė sė PPSH-sė qė kandidonte nė Tiranė, duhet tė ishte e kėnaqur. Por jo, Shqipėria kishte mbetur vendi i fundit komunist. Nuk mund tė mbetej e tillė edhe pas zgjedhjeve tė para pluraliste tė 31 marsit 1991. Njė situatė e tillė duhet tė ndryshonte sa mė parė. Nė kėtė funksion u shfrytėzua 2 prilli 1991, greva e minatorėve tė Valiasit, greva e pėrgjithshme e 300 mijė punėtorėve nė shkallė vendi, qė ēuan nė rrėzimin e qeverisė “Nano”, ende pa filluar nga puna. Pas kėsaj, opozita pranoi bashkėqeverisjen dhe qeverinė e stabilitetit, duke e parė kėtė si njė lloj “armėpushimi” tė pėrkohshėm pėr t’u pėrgatitur pėr zgjedhjet e parakohshme, qė sipas marrėveshjes partiake do tė zhvilloheshin pas 1 viti. Suksesi i Qeverisė sė Stabilitetit ia prishi planet opozitės, prandaj dhe shpejtoi rrėzimin e saj. Ndarja radikale nga ēdo gjė qė tė kujtonte regjimin e mėparshėm, u vu nė rendin e ditės.

    Kjo periudhė me kėshillin presidencial thuajse nėn drejtimin e Fatos Nanos, e bėri qė po ky tė mandatohej si kryeministėr pas zgjedhjeve tė 31 marsit. A besonit atėbotė nė ndryshimet e vėrteta? Qeveria e zotit Nano ra nga greva e sindikalistėve dhe u krijua qeveria e stabilitetit. Kjo fazė u lidh me vrasjet ngjarjet e rėnda tė 2 prillit nė Shkodėr. A mundeni tė na kujtoni se ēfarė mendohej asokohe nė PPSH? Mbaje mend se kudo kishte mospajtime dhe sharje, tensione, akuza, kėrcėnime dhe pse jo frikė pėr ndodhi tė rėnda vėllavrasėse. Janė tė vėrteta kėto? Pse nuk veprohej ndryshe, nėse po?

    Qeverinė e stabilitetit, drejtuar me kompetencė dhe pėrkushtim nga Ylli Bufi, do ta quaja qeverinė qė i pėrshtatej mė mirė tranzicionit drejt njė shoqėrie demokratike, sepse tėrhiqte kontributet e partive kryesore dhe kishte mundėsi tė punonte nė kushtet e njė paqeje sociale, tė njė pakti politik tė partive bashkėqeverisėse. Strukturat e dialogut qė u vendosėn nė atė kohė ishin njė model qė sot as qė mund tė mendohet, sepse hiletė e pushtetit u mėsuan pėrpara rregullave tė demokracisė pluraliste. Nė kėtė periudhė presidenti Ramiz Alia, me organizimin e tavolinave tė partive ka luajtur njė rol pozitiv dhe moderator. Nė mbledhjen e pėrbashkėt tė qeverisė dhe tė partive mė 4 dhjetor 1991, kam protestuar e polemizuar fort pėr kėtė me Berishėn nė emėr tė PS-sė, duke e quajtur provokim prishjen e qeverisė sė stabilitetit pa rėnė nė kurthin qė ne socialistėt tė formonim njė qeveri “njėngjyrėshe“, qė PD-ja ta bėnte tabelė qitjeje, ta mundtte thellė nė zgjedhjet e afėrta dhe pastaj tė kėrkonte daljen e saj nga skena “si PP me emėr tjetėr“! Skenar, i rakorduar mirė pėr interesat e PD-sė”.

    Zoti Pėllumbi! Qeveria e qė drejtonte atėherė Ylli Bufi ndėrmori reformėn ndoshta mė kryesore nė vend, tė tokės, por qė pas kaq vjetėsh ka dyshime tė forta nėse ishte e suksesshme. A mundej qė ligji 7 501 tė ishte ndryshe, pėrse u bė i atillė dhe ēfarė roli ka pasur pozita dhe opozita? Kush ishte Fatos Nano, ēfarė nuk shihej mirė tek ai qė atėherė, pėrse dhe si ishte ngjashėm ose jo me tė Sali Berisha apo me mendėsitė e kohės?

    Reformat e bėra ishin mbresėlėnėse, ndėrsa ligje tė tilla tė rėndėsishme si 7501 miratoheshin me konsensus. Mund tė them madje se nė atė periudhė, kryetari Nano nuk ka qenė nė Shqipėri, por jashtė vendit dhe nuk u pėrfshi nė kėto zhvillime.

    Tė ndalemi pak te PPSH. Pėr herė tė tretė komunistėt nė Shqipėri ndėrronin emrin. Pas 8 nėntorit 1941 PKSH, mė 1948-ėn PPSH-ja dhe mė 10 qershor 1991 PSSH. Ju lutem, na tregoni ndodhitė e atyre ditėve. Kongresin, mendimet refraktare, akuzat pėr tradhti tė vijės sė Enver Hoxhės dhe pėrfshirjen e mendimeve tė reja nė krijimin e njė force reale tė sė majtės. Ju jeni protagonist i kėtij ndryshimi tė ri zoti Pėllumbi...

    Kam qenė delegat nė atė kongres. Kisha shkruar para kėsaj disa artikuj nė tė cilėt argumentoja nevojėn e shpejtimit tė proceseve demokratike dhe tė rinovimit tė PPSH-sė, ndėrsa nė grupet e punės pėr Kongresin e 10-tė nuk kam marrė pjesė. Me sa duket, pengesė ka qenė fakti se ende shihesha me dyshim meqė vazhdoja ta kisha vėllanė nė burg dhe pėr ne familjarėt e tij u zbatua parimi famėkeq i luftės sė klasave: “tė gėrvishten tė gjithė“. Pėr disa vjet madje, nuk kisha as tė drejtėn e botimit.
    Tė vijmė te kongresi. Nė vendin ku isha ulur si delegat i Tiranės, para dhe mbrapa vendit ku isha ulur pra, kisha anėtarė tė Byrosė Politike. Dėgjonin tė qetė, bėnin muhabet me njeri-tjetrin deri nė momentin e diskutimit tė Ramiz Alisė. Kur ai i tregoi me gisht paaftėsitė dhe pėrgjegjėsitė e tyre, ata u irrituan duke thėnė me njėri-tjetrin: “Na shiti, na shiti“! Pas kėsaj, disa prej tyre u thirrėn tė merrnin fjalėn, tė jepnin shpjegime e llogari. Kjo ishte pjesa mė interesante e kongresit. Gjyqi moral filloi t’i bėhej Byrosė Politike dhe Enver Hoxhės dhe ai luajti rolin vendimtar pėr tė kaluar nė shpalljen e PS-sė. Diskutimet e Dritėro Agollit, Moikom Zeqos, Qamil Buxhelit, e tė ndonjė tjetri, shėnuan ndarjen e prerė dhe mbylljen e kapitullit tė PPSH-sė. Nuk lindi nevoja e shpėrndarjes sė PPSH-sė pėr t’u formuar Parti Socialiste. Procesi i deklarimit tė mėvonshėm tė atyre qė do tė aderonin nė PS u bė nė thelb procesi real i formėsimit tė kėsaj partie tė majtė. Pozitivisht ndikuan nė kongres edhe Xhelil Gjoni dhe Spiro Dede, tė cilėt ishin tė dy deri nė kėtė kohė sekretarė tė KQ tė PPSH-sė.
    Nė seancėn e pasdites, tė ditės sė fundit tė kongresit diskutova edhe unė. Mbrojta tezėn se nuk kėrkohej thjesht njė “ndėrrim tabele“, por formimi i njė partie tė re me program tė ri socialdemokrat dhe me emėr tė ri. E quajta emrin Parti Socialiste tė pėrshtatshėm dhe nė traditėn e tė majtės shqiptare dhe evropiane. Pata mbėshtetje pėr diskutimin, por kishte edhe nga ata qė mė tregonin me gisht duke thėnė: “Ja ky qė nuk do thjesht ndėrrim tabele“! Kėtė seancė e quaj njėherėsh edhe nga mė tė vėshtirat tė drejtuar me mjaft kompetencė dhe gjakftohtėsi nga Gramoz Ruēi. Do tė dėshiroja qė ta shihja Gramozin pėrsėri Gramoz!
    Diskutimi i Nexhmije Hoxhės, i njė delegati nga Rrėsheni, i njė tjetri nga Gjirosastra, qė ishin tėrėsisht jashtė frymės sė kėsaj seance, nga disa u pritėn me brohoritje pėr Enver Hoxhėn, por edhe me zhurmė mosmiratuese dhe me largime jo tė pakta nga salla. Votimi ishte fantastik, me rregull tė plotė, me transparencė, prej tė cilit doli njė Komitet i Pėrgjithshėm Drejtues me njerėz tė rinj, reformatorė, tė njohur e tė panjohur. Madje, edhe Dritėro Agolli, diskutimi i tė cilit u fishkėllye dhe u shoqėrua me zhurmė, veēanėrisht kur Dritėroi, paksa i hutuar por i vendosur, iu drejtua zhurmuesve duke u thėnė: “Ju nuk reformoheni“, ftoi bindshėm dhe u zgjodh anėtar i KPD-sė, shembull me domethėnie tė veēantė. Krijimi i PS-sė nuk mund tė ndalej dhe shėnoi njė hap tė madh pėr pluralizmin shqiptar. Mė pas, pėr orė tė tėra u debatua pėr zgjedhjen e kryetarit. I pari u propozova unė dhe Fatmir Kumbaro. Nuk pranova. Pati edhe propozime tė tjera, pastaj KPD-ja nguli kėmbė pėr kandidaturėn e Fatos Nanos, intelektual i njohur, sidomos pėr pėrplasjet qė pati nė dy qeveri nė kohėn mė tė vėshtirė. Ramiz Alia, Ylli Bufi dhe Kastriot Islami, qė kishin tri postet kryesore tė vendit, luajtėn rolin kryesor pėr ta bindur Fatos Nano (jashtė mbledhjes sė KPD-sė), sepse ai ishte caktuar ministėr pėr Marrėdhėniet me jashtė nė Qeverinė e Stabilitetit dhe nuk pranonte detyrėn e kryetarit tė PS tė porsaformuar. Faktet janė fakte. Jo vetėm mua, por edhe kolegėve tė tjerė nė PS, nuk na vjen mirė kur dėgjojmė Fatos Nanon tė thotė: “Kur unė themelova PS-nė...!” Ajo nuk ishte vepėr e njė personi qė i ka qejf kultet.


    Ēfarė do tė lexoni nesėr

    Ish-kryetari i Kuvendit deri mė 3 korrik 2005, i larguar nga politika, por aktiv nė studime filozofike dhe nė Institutin e Studimeve Politike e Sociale si drejtor akademik i tij dhe bashkėthemelues, Servet Pėllumbi, rikthen nė kujtesėn e shqiptarėve marrėveshjen e famshme tė Triestes mes Fatos Nanos e Sali Berishės. Pėr ēfarė u pajtuan ata, a e respektuan si dhe “oferta” e Nanos pėr t’iu rikthyer vazhdimit tė marrėveshjes kur ishte nė burg. A u kėshillua Nano me partinė dhe mocioni qė kėrkonte nga Bėnēa shkarkimin e katėr nėnkryetarėve socialistė. Zgjedhjet e marsit 1992 qė sollėn PD-nė nė pushtet dhe rastėsia e habitshme e pėrputhshmėrisė sė shifrave tė pėrqindjes qė mori PD-ja atėherė me marrėveshjen e Triestes. Nė numrin e nesėrm nė vazhdimin e pjesės sė dytė tė intervistės me Profesorin e PS-sė, Pėllumbi, trajtohen zhvillimet politike nė vend pas ardhjes sė PD-sė nė pushtet, pėr herė tė parė, dhe arrestimin e Nanos. Ēėshtje e rėndėsishme rrėzimi i Kushtetutės mė 6 nėntor 1994 dhe pėrse qėndron ende nė krye tė Kishės Ortodokse Autoqefale Shqiptare njė grek, Hirėsia e Tij Anastas Janullatos.

    Shekulli

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    “Njė grup nismėtarėsh donin tė krijonin njė parti tė re”

    Dritėro Agolli: Si dėshtoi pėrpjekja pėr tė shpėrndarė Partinė e Punės

    Afrim Imaj

    “Nė kongresin e qershorit kishte njerėz, qė mendonin pėr ta shpėrndarė Partinė e Punės”.

    E veēon kėtė fakt nė vijim tė rrėfimit tė tij pėr gazetėn “Panorama” Dritėro Agolli, duke zbardhur njė pjesė tė kulisave tė atij Kuvendi delikat, ndėrkohė qė vet ka qenė i bindur se Partia e Punės kishte forca e mundėsi pėr t’u integruar nė rrjedhat e reja politiko/shoqėrore. Po si e ka konstatuar poeti rebel kėtė pėrpjekje, qė do tė ishte shumė e dėmshme, sipas tij, dhe si ka reaguar pėr tė argumentuar tė kundėrtėn? Cila ishte pakėnaqėsia e nismėtarėve, qė kishin projektuar krijimin e njė partie tė re pas shpėrndarjes sė PPSH dhe pse mendonin ata se diskutimi i Dritėroit u dogji projektin…
    Eshtė folur se Kongresi I 10 i PPSH, pėrtej asaj qė shfaqte nga foltorja, pėrjetonte edhe njė dramė tė padukshme qė kishte tė bėnte me kulisa tė veēanta pėr zhvillimet e mėtejshme…
    Ai ishte njė Kongres, gjithsesi i vėshtirė, nė njė situatė delikate dhe nė kushte kritike pėr Parinė, qė deri atėherė kishte drejtuar e vetme jetėn e vendit. Tė gjitha shigjetat ishin drejtuar mbi tė dhe si tė thuash gjithēka nga historia e saj ishte vėnė nė bangėn e tė akuzuarve. Kishte ndodhur kjo edhe nė vendet e tjera tė Evropės Lindore. Partitė komuniste tė kėtyre vendeve ishin futur nė rrjedhat e reja, duke iu pėrshtatur kushteve konkrete. Nuk bėhej fjalė kėtu as pėr rrugė e shtigje tė reja, siē thoshim rėndom, as pėr dilema nga lindja, apo nga perėndimi. “Vallja” ishte nė hapat e parė, duhej vendosur ekuilibrin e ri, duhej orientim e drejtpeshim i matur pėr ta ēuar atė me “ritmin” qė kėrkohej. Kjo situatė delikate dhe shumė e brishtė u shpalos haptaz, sidomos nė atė Kongres, ku shumė gjėra mbeteshin ende pezull dhe duhej projektuar, duhej vendosur se ēfarė do tė bėnim mė tej. Ca mė tepėr nė mjedisin e asaj periudhe, kur partitė e para antikomuniste, qė ishin krijuar prezantoheshin shumė agresive.
    Nga mėnyra si u kuptua diskutimi juaj nė seancat e atij kongresi e kapėrcente tendencėn e materialeve tė paraqitura..
    Materialet e kongresit ishin pėrgatitur mė parė me grupe pune tė veēanta. Njėri nga kėto grupe kishte pėrgatitur statutin, tjetri programin ekonomik. Njė tjetėr politikėn e jashtme etj. Ndėrkaq, kjo punė ishte shoqėruar me takime tė zgjeruara tė pėrfaqėsuesve tė partisė nė qendra pune e banimi, ku flitej si tė thuash disi mė hapur pėr problemet dhe vėshtirėsitė. Nė organizimin e kėtyre kuvendeve me njerėzit, mora pjesė edhe unė duke shkuar nė disa ndėrmarrje nė Tiranė. Konstatova se njerėzit kishin filluar tė flisnin troē pėr plagėt e rėnda qė pėrjetonte shoqėria. Para Kongresit u organizuan konsulta tė veēanta me grupet e punės, qė pėrgatitėn materialet e tij. Mė kujtohet qė nė kėto takime, si asnjėherė tjetėr ishin thirrur edhe intelektualė tė dėgjuar tė fushave tė ndryshme pėr tė dialoguar rreth pėrmirėsimeve tė mundshme. Dhe nė fakt ato u bėnė me njė lloj debati, ku vihej re prirja e tė ftuarve pėr tė reflektuar mė shumė me ndryshime tė guximshme nė pėrshtatje me kohėn. Kėtu kam parasysh sidomos njė qėndrim aktiv tė disa anėtarėve e kandidatėve tė KQ me prirje liberale si Petrit Gaēja, Ismail Ahmeti, Mehmet Elezi, Muntaz Dhrami e ndonjė tjetėr, tė cilėt kėmbėngulėn pėr njė hapje mė tė madhe, sidomos nė fushėn e iniciativės sė lirė dhe ekonomisė sė tregut.
    Gjithsesi, optika e kėsaj frymėmarrjeje tė re nuk mundi tė shkonte mė tej se promovimi i tė metave tė rrugės sė ndjekur nga partia deri atėherė dhe nė pėrcaktimin e “kutit” se deri ku do ta ēonim oponencėn pėr figurėn e Enver Hoxhės.
    Mė shumė nga ēka pėrmbante raporti, ēfarė pretendonit nė fjalėn tuaj, qė duhet thėnė se ishte shumė agresive pėr mjedisin ku u mbajt?
    Kėrkoja qė me pėrmirėsimet, tė cilat duhej t’i bėnim me domosdo, tė ruanim partinė dhe vlerat mė tė spikatura tė saj, sė pari si bashkim i njerėzve idealist qė padyshim nuk kishin bėrė jetėn e bllokut, por qė kishin lėnė rininė e tyre nė veprat e pesėvjeēarėve, nė pozicionet luftarake pėr mbrojtjen e atdheut, nė frontin e luftės kundėr analfabetizmit dhe shkollimit etj.
    Thatė se preokupacionin kryesor tė fjalės tuaj kishit ruajtjen e partisė, rinovimin e saj. A ndjenit pėrpjekje nga grupe tė veēanta pėr ta shkrirė partinė?
    Nė fakt, nga aq sa isha nė dijeni nuk e kisha hasur alternativėn e shpėrndarjes sė PPSH. Kjo madje as qė mund tė mė shkonte nė mėndje.
    Gjithsesi, ėshtė folur edhe pėr prapaskena e kulisa tė ndryshme qė janė shfaqur gjatė zhvillimit tė Kongresit?
    Mė tingėllojnė njė ēikė jo mirė nė vesh kėto fjalėt prapaskena e kulisa. Kemi dėgjuar dikur prapaskenat e plenumit tė Beratit, kulisat e konferencės sė Tiranės e ku di unė ēfarė tjetėr. Shkurt nuk do tė dėshiroja tė flisja me kėtė gjuhė. Megjithatė kjo mė ngacmon pėr tė zbardhur njė sekret qė deri tani e kam rezervuar dhe nuk e kam thėnė, madje nuk e kam dėgjuar as nga kolegėt e tjerė.
    Njė sekret i pazbardhur nga seancat e kongresit tė parė tė socialistėve…
    Nė pushimin e seancės pas fjalės sime, m’u afrua disi i shqetėsuar njė nga figurat e njohura tė partisė dhe mė thotė: Na prishe shumė punė Dritėro me fjalėn tėnde! Po, pse?, - i thashė duke kujtuar se ishte bashkuar edhe ai me korin e atyre qė mė leqendisėn me kėrcėnime e fyerje tė shumta. Pastaj, miku im, qė rezervohem t’ia them emrin se ai e kupton vet, rrėfeu skemėn qė mendonte se ua kisha prishur unė me fjalėn qė kisha mbajtur nė seancėn e Kongresit. Ai mė sqaroi se ata ishin njė grup delegatėsh dhe kishim pėrgatitur njė skemė qė do ta aplikonin nė Kongres. Sipas saj, ata do tė gjenin rastin dhe do tė ēoheshin nė kuvend pėr tė kėrkuar qė Partia e Punės nga ajo tribunė tė shpallte shpėrndarjen e saj, pasi e kishte mbyllur misionin e vet. Ndėrkaq, projekti i tyre, qė me sa dukej nuk ishin pak, pėrmbante idenė qė pasi tė mbyllej kongresi qė do tė mbyllte njė herė e mirė edhe historinė e PPSH/sė, do tė ngrihej njė grup nismėtarėsh dhe do tė formonte njė parti tė re, siē ishin krijuar edhe partitė e tjera.
    E dėgjova mikun tim me kėtė alternativė disi tė ēuditshme dhe iu ktheva aty pėr aty: Kjo gjė nuk mund tė bėhet, i thashė, sepse nėse do tė shpėrndahej Partia e Punės dhe pastaj do tė formohej njė parti tjetėr, ajo nuk do tė ishte gjė tjetėr, veēse njė parti si PSD. Rrjedhimisht, i kujtova nismėtarit, kjo parti e re, nė zgjedhjet parlamentare qė janė te pragu nuk mund tė marrė as dy deputetė...
    Vetėm me kėtė argument e rrėzoi Agolli idenė pėr shpėrndarjen e PPSH nė Kongresin e 10?
    E vlerėsova tė padobishme idenė e kėtij grupi pėr tė shpėrndarė Partinė e Punės nė Kongresin e 10, duke iu referuar edhe pėrvojės sė partive tė tjera komuniste tė vendeve tė lindjes, tė cilat nė kėto zhvillime nuk u shpėrndanė, por ndėrruan programet dhe emrat duke u futur nė garėn elektorale si tė gjitha partitė e tjera. Vėrtet nuk e dija kėtė lloj kulise qė ishte menduar. Nė fakt ky grup nuk guxoi tė ngrihej nė kongres pėr ta shtruar kėtė problem. Ndoshta diskutimi qė bėra unė me preokupacionin pėr tė bėrė vetėpastrimin, madje radikalisht nė radhėt tona, ua prishi me sa duket terezinė...
    A nuk do tė ishte mė mirė qė partia tė shkrihej e tė organizohej nga e para?
    Unė nuk isha dakord me kėtė zgjidhje, sepse Partia qė do tė krijohej pas kėsaj shpėrndarje “tė urdhėruar” do tė ishte njė parti tė vogėl. Zgjidhja mė e mirė ishte kėmbėngulja pėr tė rinovuar partinė ekzistuese. Me kėtė kisha parasysh qė Partia e reformuar tė merrte anėt pozitive nga historia e PPSH, vlerat e LANĒ, tė arsimimit tė njerėzve, tė shėndetėsisė, tė sistemimit tė tokave, tė tharjeve tė kėnetave, tė elektrifikimit tė vendit, tė emancipimit tė gruas, kultivimit tė traditave e folklorit etj. Tė gjitha ishin merita qė nuk mund tė mohoheshin, as atėherė as tani, por kishte tė meta tė mėdha me tė cilat nuk mund tė shkonte mė tej. Kėto tė meta nuk ishin tė meta vetėm tė PP-sė, por tė gjithė sistemit qė ngriu dhe nuk mund tė ecte mė si i tillė. Nė kėtė vėshtrim shpėrndarja e PPSH-sė do tė ishte njė ēoroditje e njerėzve pranė saj, e elektoratit tė saj.


    Zija Ēela e Kiēo Blushi braktisėn sallėn e kongresit nė shenjė proteste

    Stuhia nė sallė nga diskutimi i Agollit me kritika tė rrepta pėr diktaturėn dhe kultin e Enver Hoxhės, do tė vazhdonte pėr disa ēaste. I pari qė do tė rebelohej duke braktisur punimet e Kuvendit, do tė ishte protagonisti i kėsaj gjendjeje tė papritur. Ndėrkohė qė Agolli i djersitur do tė fuste nė xhep letrat me pyetjet dhe fyerjet e shumta nė adresė tė tij dhe do tė shkonte nė lozhėn e gazetarėve, pjesa e delegatėve tė “lėnduar” nga “pėrbaltja” e komandantit do tė ēoheshin njėri pas tjetrit pėr t’i treguar “vendin” poetit qė kishte guxuar t’u cenonte vet Perėndinė. Kjo do ta bėnte edhe mė tė nderė situatėn. Tė zemėruarit do tė shpėrthenin indinjatėn pėr ēaste tė tėra e nė mėnyra nga mė vulgaret. Kjo do tė bėnte qė pjesa e atyre, tė cilėt prisnin tjetėr klimė tė ndjehej ngushtė dhe e tepėrt nė atė sallė. “Mbaj mend si u ēuan nė kėtė rrebesh e dolėn jashtė nė shenjė proteste dy shkrimtarė tė njohur qė ishin delegatė, kujton Agolli. Ikėn rebelueshėm Zija Ēela e Kiēo Blishi. Nuk ishte frika ajo qė i detyroi tė braktisnin Kuvendin, por sjellja e kėtyre njerėzve tė ēartur
    qė edhe vet nuk e dinin pse ishin ndezur asisoj...”


    (vijon...)
    Panorama

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet nė Bllog
    22
    Si lindi Partia Socialiste nga Kuvendi i PPSH-sė


    Agolli: Roli i Ramizit nė pėrjashtimin e Byroistėve


    AFRIM IMAJ

    "Kongresi i qershorit filloi si Kuvendi i dhjetė i PPSH-sė dhe pėrfundoi si Kongresi i Parė i socialistėve".

    Kėtė zhvillim interesant, njeriu i shquar i letrave shqipe e vlerėson si hapin e parė dhe shumė tė rėndėsishėm nė transformimin e Partisė dhe integrimin e saj nė rrjedhat e reja. Pėr Dritėro Agollin, gjithēka nga ajo pėrplasje nė Kuvendin e fundit tė komunistėve shqiptarė ishte edhe njė lamtumirė me filozofinė e vjetėr, qė kishte dominuar qysh pas Luftės sė Dytė Botėrore realitetin politik shqiptar. Po punėt nuk mbaronin kėtu. Sfida sa ishte prezantuar dhe kėrkohej institucionalizimi i ndryshimeve dhe implementimi i programit tė ri me frymėn progresive tė kohės. Nė vazhdim tė rrėfimit tė tij pėr gazetėn "Panorama", njeriu qė kėmbėnguli mė shumė pėr tė fshikulluar tė kaluarėn e Partisė sė Punės nė kuvendin e saj tė fundit, kujton rolin e Ramizit nė pėrjashtimin e byroistėve dhe ēastet finale kur ndryshimet e bėra do tė pagėzoheshin edhe me emėrtimin dhe emblemėn e re tė partisė. Cili ishte debati pėr t'i ndryshuar emrin Partisė? Kush ishin njerėzit qė bėnin presion pėr tė vazhduar me emrin e hershėm PPSH? Pse nuk u pranua emėrtimi Parti Progresiste dhe Partia Popullore? Si u konkludua pėr tė vendosur nė emblemėn e Partisė trėndafilin e kuq...
    Pėrveē idesė qė kishte njė grup delegatėsh pėr shkrirjen e partisė nė kongresin e qershorit, a kishte opsione tė tjera qė ndryshonin nga synimet e njerėzve qė ishin nė komisionin organizativ tė Kuvendit tė Partisė?
    Unė nuk bėja pjesė nė radhėt e atyre qė kishin pėrgatitur infrastrukturėn e kėtij kuvendi historik. Kisha vetėm mandatin e delegatit, madje edhe kur diskutova fola brenda statusit qė kisha si i tillė. Ato qė thashė ishin pjesė e refleksioneve tė mia. Kėshtu qė nga pikėpamja zyrtare, unė isha nė periferinė e njerėzve qė ishin marrė nga afėr me strukturėn organizative dhe me prognozėn me tė cilėn do tė dilte Partia nga ky kuvend...
    Po ishit ndėrkaq Dritėro Agolli, njė personazh publik e i rėndėsishėm...
    Ai ishte njė forum parie nė njė ēast delikat dhe njė grup njerėzish, kuptohet nga kreu i strukturave tė saj, kishte menaxhuar tėrė situatėn pėr mbarėvajtjen e tij. Unė si Dritėro rastėsisht u njoha me njė variant pėr tė cilin mendonte njė grupim deputetėsh, qė mesa dukej nuk ishte nė periferinė e lidershipit tė kongresit. Kishte edhe korrente tė tjera, pėr tė cilat mė kanė folur mė vonė. Ndėrkaq, ato ditė brenda dhe nė afėrsi tė sallės edhe pėshpėritej ndonjė variant tjetėr, por qė mbeti thjesht njė ide e menduar dhe vetėm kaq.
    Diēka pėr rolin e Ramiz Alisė nė atė kongres...
    Ramiz Alia nuk ishte nė sallėn e kongresit, po nė njė nga lozhat e rezervuara tė Pallatit tė Kongreseve. Bashkė me tė ishte dhe Kastriot Islami, i cili pas zgjedhjeve qė ishin zhvilluar nė 31 mars, ishte zgjedhur kryetar i Kryesisė sė Kuvendit. Prej aty ndiqnin pa u shkėputur punimet e kongresit. Me sa mbaj mend gjatė atyre ditėve nuk pata ndonjė kontakt me ta. Nga aq sa e njihja situatėn, mund tė them se Ramizi nė kėtė kongres nuk ishte thjeshtė njė i ftuar. Ai kishte drejtuar nga afėr tėrėsinė e masave pėr mbarėvajtjen e atij kuvendi tė vėshtirė. Ajo qė desha tė veēoj, ėshtė roli i Ramizit pėr seancėn e veēantė qė u organizua nė fillim tė kongresit pėr pėrjashtimin e anėtarėve tė Byrosė Politike. Ishte ideja e tij qė "gjyqi" ndaj tyre tė bėhej para se tė fillonte dialogu pėr sallėn e kuvendit pėr ndryshimet e pritshme, me qėllim qė Partia t'i pėrshtatej realiteteve tė reja. Dhe kėshtu u bė, pasi u pėrjashtuan byroistėt, filloi kongresi sipas programit tė pėrcaktuar. Ndėrkaq, mendoj se kontributi i Ramizit lidhur me mbarėvajtjen e kongresit nuk mbaron me kaq. Me emrin e tij mendoj se lidhen masat pėrgatitore, me tė cilat ishte angazhuar njė korpus i tėrė kuadrosh e intelektualėsh, ku ndryshe nga herėt e tjera spikaste pėrkujdesja pėr tė ofruar nė tė tilla procese edhe njerėz tė shquar jashtė strukturave drejtuese tė Partisė...
    Ditėn e dytė thatė qė shkuat nė sallė, a vazhduan reagimet e ashpra nė adresėn tuaj?
    Nė pėrgjithėsi ishte njė atmosferė mė e butė. Pas meje kishin folur edhe delegatė tė tjerė, qė gjithsesi e kishin ētesionuar mjedisin e ndezur. Ndėrkohė, kishte edhe nga ata qė mė shikonin me mėri. Tanimė, gjakrat sikur ishin qetėsuar dhe gjendja ishte normalizuar. Procedimi i mėtejshėm nė sallėn e kongresit kishte tė bėnte me zgjidhjet qė do tė finalizoheshin nė tė. Kishte ardhur pikėrisht momenti i konkludimit...
    Me ēfarė problemesh u angazhuan punimet e seancave nė vijim?
    Gjykoj se ėshtė me rėndėsi tė kujtojmė faktin kur lindi debati pėr ndryshimin e emrit tė Partisė sė Punės. Vetėm nė kėtė kongres ngrihej pėr herė tė parė ky problem. Mbaj mend qė kėtė ēėshtje e hapi i pari Servet Pėllumbi. Pėr pjesėn konservatore, njė ēėshtje e tillė tingėlloi befasuese dhe aty pėr aty u ndie njė lloj pakėnaqėsie nga ata. Po mė nė fund problemi filloi tė diskutohej. Pjesa mė e madhe ishte e bindur se nga ky kuvend Partia duhej tė dilte me njė emėr tė ri qė do tė pėrligjte edhe profilin e ri tė saj...
    Cilat ishin propozimet e para pėr emrin e ri tė Partisė?
    Kishte shumė propozime. Disa thoshin se bėhej mirė qė Partia tė quhej Partia e Punės e Rinovuar, duke e mbėshtetur kėtė nė argumentin qė emri i ri tė mos e ēorientojė masėn e simpatizantėve tė Partisė. Nė fakt nuk ishte njė ide e keqe, por argumentet kundėr saj kishin tė bėnin me imazhin jo tė mirė tė PPSH/sė. Dikush propozoi qė Partia tė quhej Partia Progresive Shqiptare. Njė tjetėr kishte mendimin qė tė quhej Partia Popullore. Aty pėr aty u shoshitėn me njė qetėsi tė pėrmbajtshme tė gjitha variantet. Mė nė fund, tė gjithė ramė dakord me idenė e Servet Pėllumbit pėr ta pagėzuar Partinė tonė Partia Socialiste. Dhe ashtu u bė...
    Po pėr emblemėn e Partisė si rrodhi debati gjatė kongresit tė qershorit?
    Nė detaje nuk i mbaj mend mirė ngjarjet e dialogėt qė pasuan pas kėrkesės sė shtruar pėr tė ndėrruar emblemėn e Partisė. Edhe nė kėtė rast konservatorėt reaguan nė mėnyrėn e tyre dhe kėmbėngulėn pėr tė mos e braktisur yllin qė simbolizonte idealin komunist. Po kėtė radhė me sa dukej pėrpjekja e tyre ishte disi anemike. Pėrfundimisht vendosėm trėndafilin e kuq nė dorėn e progresistėve. Nuk bėhej fjalė pėr ndonjė zgjidhje origjinale, pasi simotrat e Partisė sonė nė lindje e nė perėndim, prej vitesh e kishin zgjedhur kėtė emblemė domethėnėse.
    Pra, Partia shkoi nė Kongresin e 10 tė saj si PPSH dhe doli prej aty Partia Socialiste...
    Ky ishte kapėrcimi qė duhej bėrė dhe koha tregoi se ishte njė zgjedhje efektive qė ruajti kapacitetet, elektoratin dhe vlerat mė tė mira tė PPSH, ndėrkohė qė u integrua me dinjitet nė rrjedhat e tė majtės evropiane, duke u distancuar nga praktika dhe filozofia komuniste. Nė kėtė kuptim ai kuvend ka njė rėndėsi historike do tė thosha.
    Si u pajtua pjesa e anėtarėve tė thjeshtė tė Partisė me programin e ri qė doli nga ky kongres dhe a pati prej tyre qė nuk pranuan ta merrnin dokumentin e PS-sė?
    E thashė qė ky ishte njė zhvillim i vrullshėm, cilėsor, i guximshėm dhe si i tillė do tė kishte edhe firot e veta. Ndryshime tė kėtyre pėrmasave doemos qė nuk kishte se si t'i perceptonte menjėherė e gjithė anėtarėsia e Partisė. Do tė kishte tė panjohura pėr ta. Do tė kishte padyshim gjėra tė paqarta. Do tė kishte dilema. Por tė gjitha do tė evolonin dalėngadalė. Ndėrkaq, do tė kishte syresh qė edhe do tė largoheshin pėr t'ju bashkangjitur ndonjė partie tjetėr. Madje nuk do tė mungonin as ata qė nuk do tė pranonin ta merrnin dokumentin e PS, por qė do tė mbeteshin simpatizantė tė sė majtės dhe tė lidhur me Partinė tonė...
    vijon nesėr



    "Pati njerėz tė ndershėm, qė nuk pranuan tė merrnin dokumentin e Partisė Socialiste"

    Nga mbresat e tij rreth Kongresit tė Parė tė socialistėve, Agolli kujton njė dukuri qė shoqėroi jetėn e njerėzve tė cilėt aderonin deri atėherė nė radhėt e PPSH/sė. Kur pjesa mė e madhe e tyre pėrqafuan programin dhe platformėn e re tė miratuar nė Kuvendin e qershorit, pati njė kategori qė e vlerėsoi tradhti frymėn transformuese tė kėtyre zhvillimeve. "Ndėr ta, - thotė Agolli, - ishin nostalgjikėt, tė cilėt ēdo gjė e lidhnin me Enverin". Sipas poetit, kishte edhe njė pjesė aparatēikėsh e njerėz qė kishin bėrė zullume nė periudhėn e diktaturės, tė cilėt profili i ri i Partisė i nxirrte zbuluar. Gjithsesi, shkrimtari i shquar veēon njė kategori tjetėr qė bashkė me mbylljen e Kuvendit tė fundit tė komunistėve i dhanė fund aderimit politik, me njė motiv disi tė veēantė. "Dy shokė tė mi tė vjetėr, Xhelo Murra dhe Polo Ēakalli, - rrėfen poeti, protagonist i kongresit tė qershorit, - tė cilėt janė shkencėtarė dhe njerėz tė zot, me goxha pėrvojė e emėr, nuk e pranuan dokumentin e Partisė Socialiste. Jam njohur me ta qė nė rininė e hershme, kur studionin nė BS dhe kam ndjekur me njė lloj krenarie shkėlqimin e tyre nė radhėt e akademikėve me profil bujqėsor. Mė befasuan kur mė thanė se nuk e kishin marrė dokumentin e PS-sė. "Me mbarimin e misionit tė Partisė ku aderuam pėr dekada me radhė, - mė sqaruan, - menduam se nuk do tė ishte e dobishme tė shkonim me parti tė tjera. Nuk jemi nga ajo racė qė ndėrron ēdo ditė flamurėt e partive. I kemi teserat e vjetra dhe do t'i ruajmė si relikė. Gjithnjė do tė jemi ushtarė tė progresit dhe kaq". Nė fakt kėshtu bėnė. PS-ja ka bėrė mirė qė i ka mbėshtetur disa vlera tė sė kaluarės, po mendoj se mund tė bėnte mė shumė pėr kėta njerėz qė janė edhe tė menēur, por qė nuk janė dogmatikė..."


    Panorama

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e tani_26
    Anėtarėsuar
    11-09-2002
    Vendndodhja
    Ne vendin e shqiponjave ku tani ka vetem korba!
    Postime
    1,113
    Edhe pse do degjohet si ekstreme kjo qe do them fatkeqesisht eshte dicka reale.

    Ne Shqiperi duhet te kishte ndodhur ajo qe ndodhi ne Rumani me Cauceskun.

    Sot ne Shqiperi vazhdojne te qeverisin pasardhesit e atyre qe qeverisen per 50 vjet dhe qe e katandisen Shqiperine ne ate gjendje per te cilen te gjithe jemi te vetedijshem.
    Sikur mos te mjaftonte kjo gje, kjo klase politike (ish-komunistet) u kujdesen qe Demokracine shqiptare ta sillnin ashtu sic e paten planifikuar ata. Elemente te ish-regjimit komunist u futen edhe ne radhet e PD-se edhe pse kjo parti quhet e Djathte. Fatkeqesisht e Djathta mungon ne Shqiperi, sepse regjimi u kujdes qe ti eleminonte te gjithe ata qe kishin ide te djathta duke i vrare apo duke i detyruar te arratisen jashte shtetit.

    Fatkeqesisht sot Shqiperia kontrollohet nga pinjollet e ish-komunisteve edhe pse ne disa raste keta pinjolle veprojne ne prapaskene. Ata sot kane pushtetin ekonomik, kontrolojne trafiqet e paligjeshme, kane ndikim ne pushtetin politik si dhe ate gjyqesor, pra fatkeqesisht ende Shqiperia edhe pse formalish qeveriset nga Berisha dhe PD eshte nen ndikimin e pinjolleve te ish regjimit komunist.
    Nuk ka njerez te perkryer ka vetem qellime te perkryera!

  9. #9
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Ministria e Mbrojtjes Se Republikes Demokratike te Shqiperise
    Postime
    1,499
    faleminderit shoku pellumbi.

    une nuk e kam lexuar librin por di sec eshte fatos nano. servet pellumbi ka te drejte.

    ingenuity i cdo komunisti eshte i pakontestueshem, ignenuity is fatos nanos eshte per te qene nje sherbetor i borgjezise euro-amerikane.

    enver hoxha, fryma e shenjte e enver hoxhes eshte kundershtim me pazarlleqet,imoralitetin qe ben fatos nano.

    thashe pa e lezuar librin une do te mbeshtesja servet pellumbin.

    me fjalet e gjeniut charles dawin "all life is one" pershendes cdo njeri te ndershem, i besimeve te mia komuniste apo jo dhe cdo banor te kesaj toke.

Tema tė Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Politika Shqiptare
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 10-03-2006, 14:58
  3. Vendet arabe dhe perendimi
    Nga Eni nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 10-09-2003, 08:47
  4. UNMIK-u dhe KFOR-i kanė pezulluar aktivitetet e TMK-sė jashtė vendit
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 11-05-2003, 17:04
  5. Letėr e hapur Servet Pėllumbit
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-07-2002, 19:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •