Kohajone
---------
Kukesi i kthen 12 makina UNMIK-ut
Kukes - 114 makina te bllokuara ne Qarkun e Kukesit ne pese muaj. Sipas policise nje pjese e madhe e tyre jane vjedhur ne Kosove. Ndersa brenda ketij harku kohor jane kthyer ne Kosove pronareve te ligjshem te makinave te vjedhura, pjesa me e madhe e tyre. Vetem UNMIK-ut i jane kthyer 12 fuoristrada te vjedhura nga Drejtoria e Policise se Qarkut te Kukesit. Keto jane te dhenat statistikore te sektorit te policise se qarkullimit rrugor ne rrethin e Kukesit, te cilat flasin per nje pune te perkushtuar te ketij sektori te policise. Shefi i Policise Rrugore te Kukesit Pellumb Lisha eshte shprehur per "Koha Jone" se nga muaji janar-maj jane 69 mjete te bllokuara ne rrethin e Kukesit, 20 mjete ne rrethin e Hasit dhe 25 ne ate te Tropojes. Sipas tij bllokimi i mjeteve te lartpermendura ka ardhur si rezultat i mungeses se dokumentacionit te mjeteve si dhe nje pjese e madhe e tyre kane rezultuar te vjedhura ne Kosove. "Keshtu qe ne harkun kohore te pese muajve,-thekson Lisha,- vetem UNMIK-ut i jane kthyer 12 makina tip fuoristrada te vjedhura nga shtetas te Republikes se Shqiperise, duke i kaluar ato ne rruge te fshehte ne per shtegkalime te ndryshme pergjate kufirit te Kosoves me Qarkun e Kukesit. "Jane pese makina te shoqatave joqeveritare qe operojne ne Kosove, tashme te bllokuara ne komisiariatet e policise se Qarkut te Kukesit qe se shpejti do t'u kthehen atyre, pasi jane plotesuar te gjithe dokumentacioni i nevojshem per kthimin e tyre", -ka nenvizuar shefi i policise rrugore. Me tej ai ka nenvizuar se fluksi i mjeteve te vjedhura ne Kosove nga shtetas te Republikes se Shqiperise nga muaji janari, eshte ne rritje. Vetem per muajin maj jane regjistruar 23 mjete te bllokuara ne rrethin e Kukest dhe 16 ne ate te Tropojes. "Sektori i policise rrugore i ka kushtuar nje vemendje te vecante punes se saj ne kete drejtim duke shtuar kontrollet e saj dhe rritjes se numrit te postoblloqeve me qellim minimizimin e fenomenit te vjedhjes se makinave matane kufirit",-ka perfunduar shefi i policise rrugore ne Drejtorine e policise se Qarkut te Kukesit Pellumb Lisha.
M.Halili
----------
gur gur behet kalaja por nga vjedhjet e hajnave behet hataja.
Keta pisa mbushin xhepat e tyre por na prishin me Naton, clirimtaren e Kosoves. Lahpera mismirnjohes.
Mos hani bar shok Kosovar!!!!.
Krijoni Kontakt