Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Nën lëkurë

    Te kam ende nen lekure
    dhe ne stomak, zbrazetia zgjeron muret e saj.
    Jam vetem dhe pa drite,
    me ka mbetur vetem pak ajer.
    Nese do, mund ta ndaj me ty,
    jam larg teje sa nje zgjatje krahu.
    Nuk kam frike nga vdekja, aq me teper kur mendoj
    se edhe ti mund te vdesesh.

    Te kam ende ne vesh,
    si nje tingull i pashtershem.
    Me zbukuron syte ngrohtesia e zerit tend.
    Do vazhdoj te jem akoma ketu, vetem.
    Nuk duhet te kesh frike nga vdekja,
    aq me teper po te mendosh se nje dite,
    edhe une do te vdes.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  2. #2
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Jam perseri shtatzane.
    Shtatzania ime ka fytyren tende.
    Nuk do mundem dot kurre te te lind.
    Nuk mundem as kurrsesi te te vdes.
    Do jem shtatzane perjetesisht.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  3. #3
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Kaq te buta, te ngrohta, jane duart e tua
    ne fytyren time te vogel,
    me prekje te brishta qe mbahen mend,
    me prekje qe bejne dritherima,
    sa zeri eshte i tepert!
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  4. #4
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Bie shi, bie bresher, vetetin.
    Jashte ere druri e lagur, afshi i ngrohte i tokes.
    Dyer te mbyllura me celes, dritare te fshehura pas grilave te renda.
    Eshte vetem nje njeri pa fytyre brenda
    qe pret vdekjen e vet,
    me tryeze shtruar, kembekryq me vetmine.
    Nje cope buke e kafshuar shquhet nen driten e zbehte te qiririt.
    Nuk eshte i trishtuar, po edhe sikur nuk duket,
    sepse ai nuk ka fytyre.
    Ne fakt, ai as ore muri nuk ka, keshtu qe nuk e di as vete
    sa kohe ka qe pret vdekjen.
    Vetem nje qiri, i fundit qiri i ka mbetur.
    Mendimet i kane shteruar,
    nga deshirat eshte i zbrazur, ndaj ndihet i qete.
    Qiriri i fundit po shuhet, frymeza e fundit kjo qe sapo iku.
    Tani, s'kam c'te them me per te,
    Nuk arrij te shquaj dot ne erresire.

    Jashte bie shi, bie bresher, vetetin.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  5. #5
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230
    Lule molle ne ballin tend,
    huall mjalti ne buzet e tua,
    ngrohtesi e vjedhur prej trupit te djersitur.

    Solomoni do e kishte zili kengen time!
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  6. #6
    e kthjellet dhe e kalter Maska e Niagara
    Anëtarësuar
    29-10-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    230

    Per ty N

    Dimer.
    Une fle mbi kraharorin tend,
    me gjunje te mbledhur,
    me frymemarrje te qete,
    lakuriq dhe e brishte si nje pike shiu.
    Fjalet e embla jane si nje huall mjalti,
    embelsi per shpirtin dhe ilac per kockat.
    Fjalet e Urta 16:24

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Sa të vogel e ke mitrën e dashur?!...
    Mos u habit! Mos u çmënd!
    Po të mundja do të isha rrasur
    brenda barkut tënd.

    Pra do isha njëherësh
    dhe burrë dhe fëmi.
    Ditën të më mbaje
    natën të bënim dashuri.

    Pastaj nuk do mundje të bëje
    Abort!....?
    Do ishe me fat 2 herë
    si grua e si nënë do merrje...raport.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    Niagara!
    Mos me keqkupto! Ti e ke poezine brilante, une e "sterpika" me nje budallallek timin. Te kerkoj ndjese.
    Respekt

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Ard
    Anëtarësuar
    09-05-2004
    Postime
    504
    Ni.ky cikel me ben te mendoj.Ndjeshmeria e vargut eshte ne nivel te larte.
    Poezia e pare te trondit.....
    Urime e dashur.
    Ard.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Agim Doçi
    Anëtarësuar
    23-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë, Ministria e Mbrojtjes
    Postime
    2,799
    NIAGARA

    Vertete ti e konkuron kataraktin ujor me derdghjen mjaft te bukur poetike qe ke. Uroj te jesh kaq e thelle si ne keto krijime. vetem shkruaj!Shkruaj!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Hiqmet Meçaj
    Nga dikeafajtore në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 22-09-2012, 11:27
  2. Suplement veror: Bukuria femërore në sytë e një mashkulli
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 06-05-2008, 13:20
  3. Hiqmet Meçaj-roman-"Kukullat e pyllit"
    Nga Avion Travell në forumin Shkrimtarë shqiptarë
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 02-11-2006, 09:56
  4. Pickimet në lëkurë nga insektet
    Nga PINK në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 01-08-2006, 23:25
  5. Microchip nen lekure
    Nga benseven11 në forumin Lajme nga informatika
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-07-2004, 04:50

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •