Falë një sugjerimi të një anëtari të forumit, një nënforum i ri u krijua në seksionin "Më pranë njëri-tjetrit". Ky forum i ri titullohet "Në kërkim të personave të humbur" dhe ka për qëllim që tu vijë në ndihmë të gjithë atyre shqiptarëve që kanë humbur kontaktet me miq e të afërm në emigrim.
Duke qënë se forumi shqiptar ka një pjesmarrje të madhe nga shqiptarë nga gjithë bota, ne i ftojmë familjarët që të postojnë një njoftim në forum, ashtu siç i ftojmë të gjithë anëtarët dhe vizitorët e forumit që ti lexojnë këto njoftime dhe të ndihmojnë këta njerëz nëse kanë informacion mbi personat e humbur.
Duhet që të përshkruani sa më mirë të afërmin e humbur, emër/mbiemër/origjinë/foto/vendi i emigrimit/koha e largimit/etj në mënyrë që shanset e gjetjes së të afërmit të shtohen.
Shpresojmë të lexojmë në forum histori ribashkimi.
Albo
Krijoni Kontakt