Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    VEFA - Cenaj, 30 milionë USD në bankat greke

    Një agjent me shumë lidhje, ka nënshkruar një marrëveshje 800 mijë USD me ish-kreun e VEFA-s, Vehbi Alimuçaj

    Fajdet, shërbimi grek, dosje para '97-s


    Altin Metaj

    Shërbimi Informativ Grek (EYP) ka mbledhur të dhëna për të gjitha firmat piramidale që funksiononin në Shqipëri pak përpara shpërthimit të trazirave të tmerrshme të vitit 1997. Ky informacion ka dalë gjatë hetimeve të ditëve të fundit për përfshirjen e një numri gjykatësish dhe klerikësh grekë në trafik droge dhe seksi. Skandali i përfshirjes së këtyre përfaqësuesve të lartë të shoqërisë greke në afera të dyshimta, ka pushtuar prej ditësh median greke. Pikërisht një nga emrat më të lakuar të kësaj afere është ai që ka ndikuar nëpërmjet lidhjeve të tij në emërimin e kryeklerikut të Jeruzalemit, i pari në listën e skandalit të trafiqeve. Ky person rezulton njëkohësisht si njeriu që ka qenë i ngarkuar nga shërbimi sekret grek për të kryer hetime mbi funksionimin e firmave piramidale në Shqipëri. Shtetasi grek quhet Apostolo Vavilis, por ai ka qarkulluar për vite të tëra nëpër Europë, i kërkuar nga interpoli me emra të ndryshëm. Në Shqipëri ai është prezantuar me emër tjetër. Për këtë ka shfrytëzuar lidhjen e një marrëveshjeje me firmën VEFA për aparate sigurie, si kamera, mikrofona të fshehtë etj. Sipas gazetës greke “Apogjevmatini”, e cila ka botuar artikullin në numrin e saj të djeshëm, Vavilis vizitoi Shqipërinë në shkurt të vitit 1996, ku dhe është takuar me një nga krerët e firmave piramidale, në prani të një shtetasi tjetër grek me mbiemër Kostandinidhis, i cili është paraqitur si sekretar i një ndërmarrje që merrej me furnizim aparaturash përgjimi. Personi që ata kanë takuar në Tiranë ka qenë Vehbi Alimuçaj dhe firma me të cilën kanë lidhur marrëveshjen prej 800 mijë dollarësh është VEFA.

    Vizita e Vavilis në Shqipëri
    Ka qenë shkurti i vitit 1996 kur Apostolo Vavilis ka ardhur në Shqipëri nën petkun e presidentit të një firme të fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë me emrin Apostolo Kavaleras. Ai është prezantuar si president i firmës “Elfrone Development LTD” dhe ka qenë i shoqëruar nga sekretari i firmës Kosta Kostandinidhi. Pas ka qëndruar disa ditë në Shqipëri Vavilis ka mundur të takohet me presidentin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj me të cilin pas një takimi të gjatë ka mundur të nënshkruajë dhe një marrëveshje për pajisjen e kësaj firme piramidale me aparatura sigurimi, si kamera të fshehta e aparatura të tjera. Këto aparatura kushtonin plot 800 mijë dollarë, të cilat sipas shtypit grek janë shlyer me këste nga presidenti i firmës piramidale VEFA, Alimuçaj, deri në fund të shkurtit të vitit 1996. E ndërsa fati i mijëra dollarëve të kreditorëve shqiptarë nuk dihet, misioni i shtetasit grek Vavilas në Shqipëri kishte një tjetër qëllim. Atë të mbledhjes së të dhënave për Shqipërinë dhe aktivitetin e të gjithave firmave piramidale që funksiononin këtu. Dhe gjatë takimeve që ai ka zhvilluar në Shqipëri ka arritur që t’i sigurojë ato. Sipas shtypit grek pas vizitës në Shqipëri Vavilas është parë të kthehet në tokën e tij me një valixhe të madhe, me të dhëna ekskluzive mbi funksionimin e firmave piramidale në Shqipëri, të cilat ia ka dorëzuar Shërbimit Informativ Grek (EYP). Disa muaj më vonë në Shqipëri plasën trazirat e njohura të ’97-s.

    Kush është Vavilis
    Apostolo Vavilis është një figurë që ka dalë në skenë së fundi, në kuadër të disa skandaleve që kanë përfshirë kishën greke dhe që janë publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga shtypi grek Skandali nga të bëjë me abuzimet seksuale, përvetësimin apo keqtrajtimin----------------------- e fondeve, nga ana e anëtarëve të këshillit të shenjtë të kishës me të mitur dhe murgesha, ndërsa i implikuar në të sipas shtypit grek rezulton dhe Vavilis. Sipas shtypit grek në fillim të vitit ’97 Vavilis është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, por në maj të vitit ‘98 ai është lënë i lirë në mënyrë misterioze, nga gjykata e Larisës. Po sipas shtypit grek, me një vendim të Interpolit, në dhjetor të vitit ‘98 ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpërndarë të gjitha vendeve anëtare, por që prej atij viti Vavilis nuk është arrestuar. Shtypi grek vë në dukje se Vavilas ka pasur një dyqan armësh, shumë pranë komisariatit të policisë dhe ato në bazë të një tenderi që kishte fituar ia shiste policisë greke. Përgjatë këtyre viteve që është shpallur në kërkim, Vavilis rezulton të jetë pajisur me pasaportë me emër të rremë, edhe katër herë të tjera Po ashtu edhe pse kërkohej nga Interpoli Vavilis në vitin 2001 është parë në Jeruzalem, ku ka mbështetur kandidaturën e patriarkut aktual (kjo kandidaturë i interesonte kishës greke). Në Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenë i shoqëruar nga një miku i tij, polic. Madje Vavilis, sipas shtypit grek, ka qenë për një kohë të gjatë dhe sekretar i patriarkut të Jeruzalemit. Shtypi grek ka publikuar dhe një fotografi të Vavilis dhe patriarkun aktual të Jeruzalemit, ndërsa implikimi i tij në skandalin që ka përfshirë kishën greke ka më shumë karakter politik (mbështetja e zgjedhjes së patriarkut aktual të Jeruzalemit). Gjithsesi figura e Vavilis është mjaft enigmatike ndaj dhe në adresë të tij janë ngritur shumë pikëpyetje të tilla. Kush është ky njeri që diku paraqitet si tregtar, diku si biznesmen, diku si anëtar i shërbimit sekret.


    ----------------

    Ja ku dolen dhe kalimerot qe jane te futur deri ne gryke ne skandalin e Piramidave bashke me keta politikanet tane te tanishem.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  2. #2
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Arapi, konfirmon marreveshjen 800 mije USD mes VEFA-s dhe ish agjentit grek Vavilis

    - Kryetari i grupit mbikqyres te fajdeve Farudin Arapi konfirmon faktin qe qindra mijera dollare te VEFA-s kane shkuar ne duar te ish agjentit te sherbimeve sekrete greke, Apostolos Vavilis. Arapi ka treguar sot nje dokument, ne te cilin Vehbi Alimucaj autorizonte dhenien e 200 000 dollareve per njeriun qe ne Shqiperi ka hyre me emrin Apostolis Kavalaris, ne kembim te te cilave ai do te sillte disa aparatura sigurie. Sipas kryeadministratorit te fajdeve shuma qe sipas shtypit grek shkon ne 800 000 dollare, nuk eshte e dokumentuar dhe ende nuk mund te thuhet asgje per fatin e 600 000 dollareve te tjere. Sipas Arapait, shuma mund te jete shtuar, pasi ish agjenti grek mund te jete perfshire edhe ne sherbime te tjera per VEFA-n, por gjithesesi aparaturat e porositura nuk erdhen kurre nga Greqia, ndersa aparaturat e sigurise VEFA i dispononte nga Italia. Arapi konfirmon gjithashtu se Apostolis Vavilis, ose Kavalaris, figuron ne listen e debitoreve te VEFA-s.


    ----
    Mbas pilafit konfirmimet. Me mire do kishte bere ta kishte pergenjeshtruar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Kryeadministratori i fajdeve ka pohuar se Apostolo Vavilis është një bashkëpunëtor i ngushtë i Vehbi Alimuçës

    Agjenti grek, 3.5 milionë $ nga VEFA

    Arapi: Trageti Aulona u ble nga Vavilis për 700 mijë dollarë dhe u deklarua për 4.2 milionë

    Ened Janina

    TIRANË- Skandali i parave të marra nga shtetasi grek Apostolo Vavilis nga firma “Vefa” është edhe më i madh se sa ishte menduar. Përveç 200 mijë dollarëve që ky shtetas ka marrë për të sjellë sisteme sigurie për firmën “Vefa” ekziston e dokumentuar edhe një tërheqje prej 4.2 milionë dollarësh. Këto para janë marrë nga Vavilis me emrin e rremë Apostolo Kavalaras për të blerë tragetin “Aulona”. Kjo blerje ka qenë fiktive sepse trageti është marrë për 700 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pohuar dje nga kryeadministratori i firmave piramidale, Farudin Arapi. Sipas tij, shtetasi grek ka qenë një bashkëpunëtor i bosit të “Vefas”, Vehbi Alimuçës, dhe ka marrë shumë para prej tij. Këto para nga llogaria e “Vefës” janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të mos u kthyer më kurrë.
    Aparaturat
    “Shtetasi grek i njohur prej nesh me emrin Apostolo Kavalaras ka qenë një bashkëpunëtor i Vehbi Alimuçës. Ata kanë bashkëpunuar të paktën tre herë duke dërguar para të firmës “Vefa” jashtë Shqipërisë. Të paktën tre herë që kemi ne të dokumentuar”, tha dje Farudin Arapi. Sipas tij, shteti shqiptar nuk kishte dijeni se emri i vërtetë i Kavalaras ishte Apostolo Vavilis dhe këtë gjë e kishte zbuluar vetëm nga mediat. Arapi shpjegoi dje se shtetasi grek i njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras ka ardhur për herë të parë në Shqipëri në shkurt të vitit 1996. Në atë kohë ai u paraqit si një sekser dhe lidhi marrëveshje me administratorin e “Vefas”, Vehbi Alimuça. Marrëveshja është lidhur më datë një shkurt të vitit 1996 dhe Apostolo Karavals zotohej se do të sillte nga Greqia pajisje për sistemin e sigurisë së firmës “Vefa”. Për këtë gjë ai morri shumën e 200 mijë dollarëve amerikanë. Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga administratorët e fajdeve rezultoi se aparaturat për të cilat kishte paguar administratori i “Vefas”, Vehbi Alimuça nuk erdhën kurrë në Shqipëri. Ndërkohë që paratë dolën jashtë Shqipërisë dhe nuk u rikthyen më kurrë.
    Trageti
    Rasti i dytë i bashkëpunimit të shtetasit grek të njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras është ai i blerjes së një trageti. Shtetasi grek kishte lidhur një marrëveshje tjetër me bosin e “Vefas”, Vehbi Alimuça për blerjen e një trageti nga ana e këtij të fundit. Sipas materialeve që ndodhen në duart e administratorëve të fajdeve, shtetasi grek është prezantuar në Shqipëri si përfaqësues i firmës “Elfrone Deventlopment LTD”. Ai ka lidhur marrëveshjen e Alimuçës nga i cili ka marrë 4.2 milionë dollarë amerikanë. Këto para janë shfrytëzuar për të blerë tragetin “Aulona”. “Nga verifikimet tona rezulton se kemi të bëjmë me një blerje fiktive. Trageti Aulona është blerë në Panama nga shtetasi grek por nuk është paguar aq sa është shënuar. Realisht trageti Aulona është blerë për 700 mijë dollarë amerikanë dhe jo 4.2 milionë dollarë sa është shënuar në letra. Pjesa tjetër e parave, 3.5 milionë dollarë janë dërguar jashtë Shqipërisë nga Vehbi Alimuça në bashkëpunim me shtetasin grek”,- tha dje Farudin Arapi. Sipas tij, ata ishin bashkëpunëtorë të mirëfilltë dhe kanë nxjerrë paratë e “Vefas” jashtë Shqipërisë. Madje Farudin Arapi dyshon se këto nuk janë rastet e vetme të bashkëpunimit ndërmjet Alimuçës dhe shtetasit grek të njohur me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Ndërmjet tyre mund të ketë pasur edhe raste të tjera bashkëpunimi por që nuk janë dokumentuar dhe për këtë arsye nuk janë zbuluar.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  4. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vavilis, dyshime për bombën tek VEFA


    E.Janina

    TIRANË- Mediat greke dyshojnë se Apostolo Vavilis, i njohur ndryshe në Shqipëri si Apostolo Kavalaras është i implikuar në vendosjen e autobombës në supermarketin e firmës VEFA, më 26 shkurt të vitit 1996. Gazetarët e televizionit grek “Antena 1” kanë ardhur në Tiranë pikërisht për këtë çështje dhe kanë bërë verifikimet e tyre. Ata nuk pranojnë që të tregojnë provat ku mbështeten për këtë pohim të çuditshëm. Nga verifikimet e tyre të deritanishme rezulton se Vavilis ka qenë në Tiranë më datën 26 shkurt të vitit 1996, ditën kur është vendosur bomba tek supermarketi i VEFA-s. Ai ndodhej në hotelin më të madh shqiptar të asaj kohe me emrin e rremë Apostolo Kavalaras. Atentati në fjalë u krye me një makinë të mbushur me eksploziv dhe nga shpërthimi i saj humbën jetën katër persona, Vera Dume, Muhamet Koromani, Hasim Koromani dhe Vait Osmani. Ndërkohë, 27 persona të tjerë u plagosën nga shpërthimi i fuqishëm. Dy ditë më parë në edicionin e tyre të lajmeve gazetarët grekë të kanalit “Antena 1” pohuan se po hetonin në lidhje me implikimin e Vavilis në këtë ngjarje. Nga ana e saj, drejtësia shqiptare ka akuzuar gjithmonë si autorë të vendosjes së bombës në supermarketin e firmës VEFA anëtarët e organizatës “Hakmarrja për Drejtësi”.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  5. #5
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vavilis i mori VEFA-s 3.5 milionë USD


    E.Janina

    TIRANË- Skandali i parave të marra nga shtetasi grek Apostolo Vavilis nga firma VEFA kap shifrën e 3.5 milionë dollarëve. Përveç 200 mijë dollarëve që ky shtetas ka marrë për të sjellë sisteme sigurie për firmën VEFA, ekziston e dokumentuar edhe një tërheqje prej 4.2 milionë dollarësh. Këto para janë marrë nga Vavilis me emrin e rremë, Apostolo Kavalaras për të blerë tragetin “Aulona”. Kjo blerje ka qenë fiktive, sepse trageti është marrë për 700 mijë dollarë amerikanë. Ky fakt është pohuar dy ditë më parë nga kryeadministratori i firmave piramidale, Farudin Arapi. Sipas tij, shtetasi grek ka qenë një bashkëpunëtor i bosit të VEFA-s, Vehbi Alimuçës, dhe ka marrë shumë para prej tij. Këto para, më shumë se 3.5 milionë dollarë nga llogaria e VEFA-s, janë nxjerrë jashtë Shqipërisë për të mos u kthyer më kurrë në duart e kreditorëve.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  6. #6
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Vizita e parë e Vavilis në Shqipëri


    A. Metaj

    Ka qenë shkurti i vitit 1996, kur Apostolo Vavilis ka ardhur në Shqipëri për herë të parë nën petkun e presidentit të një firme të fuqishme greke. Vavilis, sipas shtypit grek, ka hyrë në Shqipëri me një pasaportë me emrin Apostolo Kavalaras. Ai është prezantuar si president i firmës “Elfrone Development LTD” dhe ka qenë i shoqëruar nga sekretari i firmës, Kosta Kostandinidhi. Pasi ka qëndruar disa ditë në Shqipëri, Vavilis ka mundur të takohet me presidentin e firmës piramidale VEFA, Vehbi Alimuçaj. Me këtë njeri Vavilis ka mundur të nënshkruajë një marrëveshje për pajisjen e firmës VEFA me aparatura sigurimi, si kamera të fshehta e aparatura të tjera. Këto aparatura kushtonin plot 800 mijë dollarë, të cilat sipas shtypit grek, janë shlyer me këste nga presidenti i firmës piramidale VEFA, Alimuçaj, deri në fund të shkurtit të vitit 1996.

    Kush është Apostolo Vavilis


    A. Metaj

    Apostolo Vavilis është një figurë që ka dalë në skenë së fundi, në kuadër të disa skandaleve që kanë përfshirë kishën greke dhe që janë publikuar në mënyrë të njëpasnjëshme nga shtypi grek. Skandali ka të bëjë me abuzimet seksuale, përvetësimin apo keqpërdorimin e fondeve, nga ana e anëtarëve të këshillit të shenjtë të kishës me të mitur dhe murgesha, ndërsa i implikuar në të, sipas shtypit grek, rezulton dhe Vavilis. Sipas shtypit grek, në fillim të vitit ’97 Vavilis është arrestuar nën akuzën e trafikut të drogës, por në maj të vitit ‘98 ai është lënë i lirë në mënyrë misterioze, nga gjykata e Larisës. Po sipas shtypit grek, me një vendim të Interpolit, në dhjetor të vitit ‘94 ai shpallet në kërkim ndërkombëtar. Foton e tij interpoli grek ua ka shpërndarë të gjitha vendeve anëtare, por që prej atij viti Vavilis nuk është arrestuar. Shtypi grek vë në dukje se Vavilas ka pasur një dyqan armësh, shumë pranë komisariatit të policisë dhe në bazë të një tenderi, ia shiste ato policisë greke. Përgjatë këtyre viteve që është shpallur në kërkim, Vavilis rezulton të jetë pajisur me pasaportë me emër të rremë, edhe katër herë të tjera Po ashtu edhe pse kërkohej nga Interpoli, Vavilis në vitin 2001 është parë në Jeruzalem, ku ka mbështetur kandidaturën e patriarkut aktual (kjo kandidaturë i interesonte kishës greke). Në Jeruzalem, sipas shtypit grek, ai ka qenë i shoqëruar nga një miku i tij, polic. Madje Vavilis, ka qenë për një kohë të gjatë dhe sekretar i patriarkut të Jeruzalemit.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  7. #7
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    I kërkuari i Interpolit, Vavilis, është takuar me ish-bosin e VEFA-s në fillim të vitit 1995, nëpërmjet avokates greke

    Një avokate greke mundësoi takimin Vavilis-Alimuçaj


    Altin Metaj

    ATHINË- Mediat greke publikojnë fakte të reja për lidhjen e Apostolo Vavilis me ish-bosin e VEFA-s, Vehbi Alimuçën. Gazeta greke “Apogjevatini” ka publikuar dje disa të dhëna që tregojnë se presidenti i “Vefas”, Alimuçaj është takuar me Vavilis, nën emrin e rremë Kavalaras, përpara shkurtit të vitit 1996. Sipas saj, ata kanë pasur një takim tjetër në fillim të vitit 1995, i cili është mundësuar nga një avokate greke. Në këtë takim është diskutuar për marrëveshjen 800 mijë dollarëshe të aparateve të sigurisë, por edhe për projekte të tjera bashkëpunimi.
    Takimi
    Në fillim të vitit 1995 Apostolos Vavilis, megjithëse kërkohej nga Interpoli, lëvizte lirshëm në Greqi. Së bashku me “mikun e tij” Kristoforo Kostandidhi, i cili mbante në atë kohë postin e Drejtorit të Përgjithshëm në kompaninë “Elthrone Developments Ltd”, u transferua në zonën Kolonaqi të Athinës, në rrugën “Valaoriut”. Që nga ky moment, me ndihmën e një avokateje në Volo, Apostolo Vavilis, fillon bashkëpunimin me firmën “Vefa Holding” dhe me presidentin e saj Vehbi Alimuçaj. Avokatja që mundësoi takimin Vavilis- Alimuçaj kishte njohje të vjetra me ish-bosin e “Vefas”. Nëpërmjet kompanisë zviceriane “UFIP S.A”, avokatja greke kishte bërë disa marrëveshje me Alimuçën. Sipas gazetës greke, pas disa takimeve në Athinë mes Alimuçës dhe Apostolos Vavilis (Kavalaras) e Kristoforo Konstandinidhit mbyllet marrveshja që “Vefa” të merrte nga firma “Elthrone Developments Ltd” një sërë aparaturash sigurie. Vlera totale e këtyre pajisjeve do të ishte 800 mijë dollarë amerikanë. Në marrëveshje ishte parashikuar që firma greke të bënte edhe montimin e aparaturave të sigurisë në Shqipëri. Për këtë arsye, pas firmosjes së marrëveshjes, Vavilis dhe Konstandidhi vijnë për të vizituar Shqipërinë për të parë vendet se ku do të montoheshin këto aparatura. Të gjitha këto procedura janë kryer në shtetin grek, gjatë gjysmës së dytë të vitit 1995 dhe fillimit të vitit 1996.
    Marrëveshja
    Sipas gazetës “Apogjevatini”, më 14 shkurt të vitit 1996, Konstandidhi në postin e Drejtorit të Përgjithshëm të “Elthrone Developments LTd” dërgon një fax dhe rezervon dhoma “Hotel Tirana” për katër persona. Ata ishin Wilfred Cooperberg, këshilltar sigurimi, Stavro Metaxa, mekanik makinash; Konstandino Balerba, këshilltar sigurie për çështje të telekomunikacionit dhe Apostolo Kavaleras, emri i rremë i Vavilisit. Sipas marrëveshjes së lidhur në Athinë, shuma e 800 mijë dollarëve do të paguhej nga Alimuçaj në disa këste, deri në Shkurt të 1996. Verifikimet e mëtejshme nga ana e shtetit shqiptar kanë treguar se zyrtarisht është paguar vetëm një këst prej 200 mijë dollarësh amerikanë, ndërsa aparaturat nuk kanë ardhur kurrë në Shqipëri.
    Gjatë kohës që Vavilis kërkohej nga policia dhe Interpoli del që të ketë marrë disa herë pasaporta me emra të ndryshëm. Më 12 gusht 2002, Apostolos Vavilis shkon vetë në Volo dhe merr pasaportë me emrin e tij, megjithëse të gjitha gjendjeve civile greke u ishte shpërndarë një urdhër nga Bashkia e Athinës që të mos pajisnin me pasaportë personin në fjalë. Por Vavilis shfrytëzon lidhjet që ka me një avokate në Volo, e cila e ndihmon atë që të fillojë këtë herë aktivitetin e tij si biznesmen. Gruaja avokate nga Volo, për vite me radhe ka patur lidhje sentimentale me një diplomat të lartë të ambasadës izraelite në Athinë. Ky i fundit lehtësoi transferimin e Vavilis në Izrael dhe e njohu me kompani të mëdha izraelite. Sipas gazetës greke, diplomati i lartë izraelit që mundësoi vajtjen e Vavilisit në këtë vend është David Sashon, ambasador i Izraelit në Athinë në vitet ‘90.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ja dhe sfondi arap:


    Panorama

    ------


    parate e fajdeve

    denoncimi

    Dyshimi doli nga refuzimi i Arapit për të vënë dokumentat në dispozicion


    Si lindën akuzat për humbjen e parave




    Anëtarët e Komisionit të dytë hetimor parlamentar për fajdet, sipas kallëzimit që kanë dërguar në Prokurori më 10 qershor 2004, janë penguar në punën e tyre nga Farudin Arapi.

    Disa herë me radhë, komisionerët i ishin drejtuar kryeadministratorit me kërkesën që t’u vinte në dispozicion dokumenta të nevojshëm për hetimin. Materiali kallëzues u dorëzua nga deputetët Arben Imami dhe Preç Zogaj. Sipas kallëzimit penal, Arapi ka refuzuar jo vetëm të japë dokumentacionet e kërkuara, por nuk u është përgjigjur edhe shkresave zyrtare. Nisur nga kjo situatë, Komisioni hetimor parlamentar për fajdet, vendosi të kallëzonte penalisht Arapin. Denoncimi ndaj administratorëve dhe Arapit, ka pasur si objekt të tij, pengimin e punës së Komisionit parlamentar, nga kryeadministratori i fajdeve. Deputetët e Komisionit hetimor për fajdet, e kanë akuzuar Arapin, se i ka penguar në zhvillimin e punës së tyre. Kryetari i Komisionit Imami, ka pohuar në denoncim se Farudin Arapi, nuk ka vënë në dispozicion të hetimit, dokumentacionin e kërkuar nga deputetët. Gjatë hetimit për këtë akuzë, Prokuroria zbuloi faktin tronditës.

    Dyshimi
    Jo vetëm anëtarët e Komisionit hetimor kishin dyshuar se pas këmbënguljes së Arapit për të mos dhënë dokumentat e kërkuara, mund të fshihej diçka e dyshimtë. Deputetët, edhe pse kishin dyshimet e tyre, në kallëzim shënuan vetëm pengesat që u kishte shkaktuar Arapi në hetime. Prokuroria e Tiranës, e cila filloi hetimet për veprimet penguese të Arapit, filloi të verifikonte edhe për shkaqet, që e kishin detyruar kryeadministratorin “të fshihte” materialet dhe dokumentacionin. Prokuroria filloi kështu verifikimin e disa të dhënave, nga të cilat u zbuluan rastet e para të personave, emrat e të cilëve ishin hequr nga listat. Në këtë mënyrë, hetuesit zbuluan misterin që qëndronte pas refuzimit për vënien e dokumentacionit, në shërbim të hetimit. Prej viteve 2002-2003, në Prokurori kanë mbërritur herë pas here materiale denoncuese nga deputetët, të cilët janë penguar të kryejnë hetime nga vetë Farudin Arapi.



    Kryeadministratori: Të martën do të shpërndahen 11 për qind të parave të Vefa
    Arapi: Pasuritë e piramidave në Greqi, Itali dhe Hungari

    Kryeadministratori i Grupit Mbikqyrës të Fajdeve, ka deklaruar dy ditë më parë se është duke hetuar mundësinë e fshehjes së parave të VEFA-s në emra të tjerë. Arapi e ka bërë këtë deklaratë, gjatë konferencës ku njoftoi kreditorët për kthimin e parave të VEFA-s, në vlerën 11 për qind. Gjatë deklaratës së tij, Arapi tha se njëra prej pistave të hetimit për fshehjen e parave, është lidhja e Vehbi Alimuçës, me grekun Vavilis, një bashkëpunëtor i njohur ky i VEFA-s. Arapi theksoi se Vavilis, dyshohet se është një person në hetim lidhur me hedhjen në erë të supermarketit të VEFA-s. Kryeadministratori, kërkoi hapjen e procesit hetimor për disa pasuri të VEFA-s, të cilat sipas Arapit arrijnë shumën 89 milionë dollarë. Kreu i transparencës dhe mbikqyrjes së fajdeve, deklaroi se shumë pasuri të ish-skemave piramidale, janë fshehur në Greqi, Hungari, Itali apo në vende të tjera ku janë kryer investime të fuqishme. Kryeadministratori, ka zbuluar edhe një fakt të ri, gjatë konferencës për shtyp. Ai tha se ka informacione se gjysma e një hoteli në Greqi, me vlerë 4 milionë dollarë, është e ish-bosit te VEFA-s, Alimuça. “Ai besohet të ketë pronësi, edhe mbi një shoqëri transporti në Hungari”, tha Arapi. Sipas tij, të ardhurat financiare nga shitja e aseteve dhe te depozituara në bankë, kapin shifrën 3,8 miliardë lekë. Në administrim të Grupit të mbikqyrjes së Skemave piramidale kanë mbetur edhe rreth 200 objekte të ish-kompanisë së Vehbi Alimuçës. Deri në fillim të vitit 1996 ishin depozituar në skemat piramidale vetëm 250 milionë dollarë, ndërsa deri në muajin tetor të vitit 1996, u depozituan 5 herë më shumë, rreth 1.2 miliardë dollarë. Në momentin kur kompanitë piramidale u morën në administrim ligjor, më 1 tetor 1997, në llogaritë e tyre u gjetën vetëm 9.5 milionë dollarë. Nga shitja e aseteve të VEFA-s, janë përfituar 3,8 miliardë lekë.




    Alimuça marrëveshje me agjentin Vavilis

    Apostolis Vavilis, akuzohet nga hetuesit grekë, se ka marrë nga kompania VEFA në Tiranë, një shumë prej 800 mijë dollarësh për një kontratë për shitjen e paisjeve të sigurimit. Në vitin 1995 deri në 1997, spiuni Vavilis u shfaq në Shqipëri si përfaqësues i një kompanie, e cila shiste paisje sigurie për Ministrinë e Rendit Publik duke nënshkruar disa marveshje me Alimuçën. Mendohet se përveç marveshjes në fjalë, Vavilis të ketë marrë nga VEFA edhe shuma të tjera parash, të cilat janë zhdukur nga llogaritë e kompanisë. Ai gjithashtu kishte një dyqan armësh vetëm pak metra nga drejtoria e përgjithshme e policisë në qendër të athinës. Ndërkaq, një prift nga manastiri i Malit Athos deklaroi se Kristodulos e dërgoi Vavilisin për një udhëheqje shpirtërore në vitin 1998.



    skandali/ Mijëra debitorë të anulluar. Arapi në hetim, akuzë 5 vartësve
    Administratorët e fajdeve “vodhën” 200 milionë USD

    Pesë administratorë të ish-skemave piramidale, merren të pandehur nga Prokuroria e Tiranës, e cila pak ditë më parë, ka komunikuar akuzat. “Shpërdorim detyre”, është akuza, që rëndon mbi shtetasit Sabah Duçkollari, Nasip Ahmeti, Arben Abazi, Vjollca Gjylohmeti dhe Merita Ahmeti. Pesë të akuzuarit, kanë kryer detyrat e administratorëve për asetet dhe pasuritë e ish-kompanisë piramidale, “Vefa Holding”. Lajmi konfirmohet për gazetën “Panorama”, nga zyrtarë të lartë të Prokurorisë së Përgjithshme. Sipas këtyre burimeve, Prokuroria e Tiranës, ka thirrur gjatë javës që shkoi, pesë administratorët dhe u ka komunikuar akuzën. Burimet e hetimit, sqaruan se shuma e dëmit 200 milionësh, nuk është shkaktuar vetëm nga pesë administratorët e Vefës, por edhe nga mbikqyrësit e ish-skemave të tjera piramidale të cilët kan bërë shkelje të tilla.

    Denoncimi
    Kallëzimi penal ndaj 15 administratorëve të aseteve dhe pasurive të ish-skemave piramidale, është bërë në muajin qershor të vitit të shkuar, nga kryetari i Komisionit Hetimor Parlamentar për fajdet, Arben Imami. Nisur nga ky kallëzim, në të cilin ndodhej edhe emri i kryeadministratorit Farudin Arapi, Prokuroria e Tiranës filloi hetimet. Gjatë verifikimeve, hetuesit gjetën elementë fajësie për pesë administratorët e Vefës, ndërsa kryeadministratori Arapi, sipas burimeve zyrtare është ende në hetim. Kallëzimi mban firmën e pesë anëtarëve të Komisionit Parlamentar, Arben Imami, Preç Zogaj, Besnik Mustafaj, Pal Dajçi dhe Saimir Curri.

    Hetimi
    Mijëra qytetarë ishin hequr nga listat e debitorëve të skemave piramidale. Ata kishin tërhequr shuma marramendëse parash nga skemat piramidale dhe më pas emrat e tyre ishin hequr nga lista. Kjo ishte “rruga e artë”, që u kishte hequr detyrimin një numri të konsiderueshëm qytetarësh, për të kthyer paratë e marra në arkat e piramidave. E gjithë kjo procedurë, ishte kryer nëpërmjet një falsifikimi të pastër aktesh noteriale, apo dëshmish. Fakti, alarmoi organin e akuzës. Menjëherë, Prokuroria filloi të hartonte listën e dokumentave që do të sekuestroheshin si dhe personave, që do të thirreshin si dëshmitarë. Për disa muaj me radhë, hetuesit e krimit ekonomik, kryen verifikime të pafundme. Administratorët e akuzuar i thirrën disa herë në Prokurori, ku dhanë sqarime lidhur me veprimet që kishin kryer. Dy thirrje shkuan në adresë të kryeadministratorit të fajdeve Farudin Arapi, i cili nuk u paraqit në organin e hetimeve.

    Falsifikimet
    Pasi kanë siguruar dëshmitarë, që pohojnë se kanë tërhequr para nga piramidat, por se nuk figurojnë në listat e debitorëve, hetuesit kanë filluar punën, për provat dokumentare. Gjatë sekuestrimit të materialeve dhe eskpertimit të tyre, u zbuluan mijëra akte noteriale të falsifikuara, si dhe dëshmi e deklarime të rreme të personave të ndryshëm, emrat e të cilëve ishin hequr nga lista. Emrat e disa personave të tillë, të cilët pranuan të flasin për Prokurorinë, nuk kishin tërhequr shuma të mëdha nga fajdet, ndaj sipas burimeve të Prokurorisë, kanë pranuar të dëshmojnë për hetimin.



    administratoret e akuzuarit

    Sabah Duçkollari
    Nasip Ahmeti
    Arben Abazi
    Vjollca Gjylahmeti
    Merita Ahmeti

    administratoret nen hetim

    Farudin Arapi kryetar i Grupit mbikëqyrës
    Merita Çeliku
    Violeta Kraja
    Tushe Hoxha
    Daniela Riskaj
    Lumturi Brahaj
    Burbuqe Duke
    Ilir Laku
    Yllka Sajati
    Donika Pepa
    Ymer Liskala


    Të gjithë precedentët e fajdeve me drejtësinë

    Të shtunën e 10 majit 2003, kryeadministratori i fajdeve Farudin Arapi, refuzon të paraqitet në Prokurorinë e Tiranës. Ai ishte thirrur për të dhënë sqarime, lidhur me shitjen e parregullt të dy objekteve të piramidave. Ato ishin shitur me shuma qesharake, nga vartësit e Arapit. Pesë ditë më pas, më 15 maj 2003, Arapi pas thirrjes së përsëritur nga hetuesit, vendos të shkojë në Prokurorinë e Tiranës. Ai dëshmoi lidhur me disa veprime të parregullta të administratorëve të firmës “Gjallica” të cilët kishin “falur” një banesë në Qytetin Studenti. Më 4 qershor 2003, Prokuroria e Tiranës merr në hetim të gjitha shkresat zyrtare që mbanin firmën e kryembikqyrësit të skemave piramidale, Farudin Arapi. Objekti i verifikimeve ishte miratimi nga Arapi i shitjeve të parregullta dhe nën vlerë, të aseteve të skemave piramidale. Pesë ditë më pas, më 9 qershor 2003, drejtuesit e Komisionit Hetimor Parlamentar për transparencen e fajdeve, padisin në organin e akuzës Arapin, për heshtjen e plotë ndaj kërkesave për të dhënë ifnormacion. Tre ditë pas këtij denoncimi, Prokuroria merr në hetim Arapin, duke filluar procedimin penal për kallëzimin ndaj tij. Nën akuzën për pengim në zbardhjen e së vërtetës, Farudin Arapi përballet me grupin e hetimit të Prokurorisë, më 9 korrik 2003. Pasi Komisioni Parlamentar kishte përfunduar raportin e tij, Prokuroria fillon verifikimet mbi këtë material, më 5 shator 2003. Objekti i vrifikimeve të hetuesve në raport, ishin shkeljet e Farudin Arapit, të zbuluara nga deputetët. Më 14 korrik 2003, Komisioni Hetimor Parlamentar për fajdet, del më dy raporte në Parlament. Një raport ishte hartuar nga deputetët e të djathtës në komision, ndërsa raporti tjetër kishte si autorë të tij, të djathtët. Prokuroria e Tiranës, merr sërish në hetim Farudin Arapin, më 6 shkurt 2004. Edhe kësaj radhe, akuza bën fjalë për pengimin që ka shkaktuar Arapi në punën e grupit hetimor parlamentar për fajdet. Hetuesit e kryeqytetit, vendosin të marrin në pyetje Farudin Arapin lidhur me akuzat e bëra në adresë të tij, nga ish-kreu i Përmbarimit të Tiranës, Detar Hysi. Më 5 mars, 2004, Përmbarimi gjyqësor i kryeqytetit, kallëzon penalisht Farudin Arapin në Prokurori. Më pas, më 10 qershor, Komisioni i dytë Parlamentar për hetimin e fajdeve, depoziton në Prokurori, kallëzimin e fundit ndaj Farudin Arapit. Kryeadministratori i skemave piramidale, është person në hetim, për kallëzimin e bërë nga Arben Imami, kryetar i komisionit hetimor.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    profesionisti Maska e I-amëshuar
    Anëtarësuar
    03-01-2005
    Vendndodhja
    www.proletari.com
    Postime
    211

    200 milione dollare te firmes rentiere Cenaj te transferuara ne Athinë

    Sipas shtypit grek
    Data e Publikimit: 15/03/2005
    Autori i Lajmit:
    24 ore

    Apostolos Vavilis, ne Greqi njeriu me i perfolur dhe tashme i shumekerkuar, mesohet se ne bashkepunim me nje minister shqiptar, nje deputet te PBDNJ-se, si dhe nje zyrtar te larte te policise greke, ka kryer nje transferte parash prej 50 miliarde dhrahmi ne periudhen 1997-1999. Lajmin e ka publikuar gazeta helene "Apogevmatini" e cila pretendon nje lidhje mes ish-agjentit grek dhe shoqerise huamarrese "Cenaj Co" prej nga eshte terhequr dhe shuma ne fjale. "Keta persona vazhdojne te ruajne postet e tyre, nderkohe qe deputeti i Parlamentit shqiptar eshte nje nga themeluesit e ligjit kunder fajdeve", citohet shprehimisht ne "Apogevmatini". Sipas te njejtes gazete behet e ditur gjithashtu se transferta e lekeve nga firma rentiere "Cenaj Co" eshte bere drejt Athines, Shkupit e Budapestit. Nderkohe kjo media nuk ka dhene asnje emer konkret per bashkepunetoret e Vaviliasit per te cilet pretendon se jane te perfshire ne kete afere. Ish-agjenti grek, i njohur ndryshe me emrin Apostolos Kavalaros, eshte njekohesisht nje nder debitoret me te medhenj te piramides "Vefa". Sic tregojne te dhenat qe para nje muaji i shfaqi po e njejta gazete, Vavili mori 4.2 milione dollare nga kjo firme rentiere ne periudhen 1995-1998. Ne detajet e serviura, "Apogevmatini" pretendonte per nje marreveshje te nenshkruar mes Vaviliasit dhe Vehbi Alimuces ne vitin 1996, e cila kapte vleren prej 800 mije dollaresh dhe qe permbante blerjen e disa aparaturave te sigurimit, si kamera, etj. Nuk dihet perse ish-bosi i VEFA-s i ka kerkuar keto pajisje moderne ne nje kohe kur firmat e fajdeve kishin arritur kulmin dhe shteti krizen me te papare ne historine e tij. Ish-agjenti i inteligjences helene njihet gjithashtu si nje njeri i afert me kishen ortodokse greke dhe nje prej patriarkeve me te degjuar te Greqise. Firma "Adami" qe ishte ne varesi te Vavilit, e cila i shiste arme dhe mjete te blinduara Ministrise se Jashtme greke bashkepunonte dhe me mafian shqiptare. Dy nga bashkepunetoret e tij me te ngushte ishin gruaja e vet, Malin Kuen, dhe nje avokat i tij nga Volosi. Vavili me 26 janar 1995 ka shkuar ne Shqiperi bashke me Sivi Laviraqi, i cili ishte dhe kumbari i tij, por dhe keshilltar i ministrit te Jashtem, bejne te njohur mediat greke. Nderkohe qe fakti i servirur se fundmi prej "Apogevmatini" dhe hijet e dyshimit te hedhura ndaj nje politikani te nivelit te larte ne Shqiperi mesohet se shume shpejt do te shnderrohen ne objekt te policise sekrete greke. Madje kjo e fundit ne bashkepunim me Interpolin ka kohe qe eshte vene ne ndjekje te Vaviliasit, i cili mendohet se fshihet ne nje nga vendet evropiane fqinje. Por me sa duket, ky do te jete edhe nje material interesant per Komisionin Mbikeqyres te Fajdeve dhe te autoriteteve policore shqiptare per faktin se parate konsiderohen si kontribute te klienteve shqiptare dhe si nje ceshtje e sigurise kombetare.
    Me poshte, vijon artikulli i plote i te perditshmes greke, "Apogjevmatini"

    Nga Ion PAPADAKIS

    Te pakten 50 miliarde dhrahmi (200 milione dollare, shenim i redaksise), nga firmat piramidale shqiptare, falimentimi i te cilave shpuri ne rrenimin e ekonomise se vendit fqinj me rezultat mijera kreditore te humbasin pasurite e tyre, sipas burimeve te sigurta te "Apogevmatinise", kishin per destinacion Athinen, Shkupin dhe Budapestin. "Pilot" i ketij "aeroplani" ishte Apostolos Vavilis dhe ekipazhi nje minister i tanishem i qeverise shqiptare, nje deputet i minoritetit grek te Shqiperise dhe nje funksionar i larte i policise greke, qe atehere sherbente ne Janine. Nderkaq mbetet e panjohur shuma e parave.

    "Zbritja" ne Shqiperi
    Duke shpleksur lemshin, kujtojme se veprimtaria e Apostolos Vavilis ne Shqiperi, sic zbuloi e para "Apogevmatini", fillon ne tetor 1995. Atehere, me emrin Apostolos Kavelaras dhe me nje grup bashkepunetoresh te besuar fillon kontaktet dhe bashkepunimin me Alimucajn, pronar i VEFA Holding, nje kompani qe atehere funksiononte si "kompani investuese" dhe qe merrte depozita nga private duke dhene perqindje interesi me te larte se sa ajo zyrtare e bankave. Bashkepunimi i Vavilit me VEFA-n filloi me furnizimin me sisteme sigurimi, makina te blinduara, blerje motocikletash sa per garden personale te Alimucajt sa edhe per transportimin e sigurt te parave. Hyn e del ne Shqiperi me emrin Kavelaras, por edhe nen mbrojtjen e miqve "te larte". Ne cdo kthim ne Greqi, sa ai aq edhe bashkepunetoret e tij, sjellin me vete shuma jashezakonisht te medha parash te cilat ne fazen e pare e kishin origjinen nga sherbimet qe i kishte ofruar Alimucajt dhe qe, sipas deklaratave valutore ne doganat e Kakavijes e Janines dhe te aeroportit te Athines, ishin krejtesisht te ligjshme. Shuma totale, kapte shifren 1 milion dollare.

    Banka dhe anije
    Mirepo veprimtaria e Vavilisit nuk perfundon aty. Transportimi i parave vazhdon me dy qellime: Blerjen e nje banke ne Greqi per llogari te Alimucajt, keshtu qe te krijohej nje dege e bankes ne Shqiperi dhe te transferoheshin parate ne nje banke greke me synime te qarta (legalizim i parave qe depozitoheshin ne firmen piramidale "VEFA") dhe blerjen e dy anijeve cargo per linjen Perama (Greqi)-Durres-Vlore-Itali e Poshtme, blerje qe u realizua, por me ndermjetes tjeter. Keto anije jane "Vlora" (ish Lucinda) dhe Port of Durres, te cilat sot jane sekuestruar ne Shqiperi. Por te njejten kohe Apostolos Vavilis qarkullon ne Shqiperi me emrin e vertete dhe perpiqet te penetroje ne nje tjeter kompani te ngjashme me "VEFA"-n, nje prej drejtuesve te se ciles, eshte nje minister i qeverise se sotme shqiptare.
    Kjo kompani eshte Cenaj Investment Company, me seli ne Vlore dhe pronar Lefter Cenajn, i cili eshte i burgosur ne Greqi (ne burgun e Nafplios) per skandalin e piramidave shqiptare. Theksohet se ministria greke e Rendit Publik me 24 shtator 1997 kerkonte informata rreth lefter Cenajt n ga Interpol Tirana dhe me 12 tetor 1997 mberriti pergjigjja e cila paraqiste suksesin kolosal te biznesit te Cenaj Investment Company, por edhe vinte ne dukje se pronari i saj nuk u perndoq asnjehere dhe as perndiqet ne Shqiperi per cfaredo vepre penale, megjithese u kishte borxh 16.000 qytetareve rreth 50 milione dollare.

    Mbi cdo dyshim
    Raporti i Interpolit shqiptar perfundonte me deklaraten se qytetari shqiptar Lefter Cenaj nuk perben rrezik per sigurine publike dhe gezon respektin nga kreditoret dhe perfaqesuesit e ligjit. "CV"-ja e mesiperme do t'i jepte Vavilisit mundesine qe te bashkepunonte tanime me nje kompani e cila (ndonese piramidale) gezonte respekt absolut dhe jo me me VEFA-n e Alimucajt, i cili here pas here kishte krijuar shqetesime ne opinion me objektin e envestimeve te tij.
    Nje tjeter shtyse e rendesishme ishte se kompania Cenaj ishte e vetmja qe dispononte licence zyrtare per funksionimin e agjencive te shkembimit valutor, cka do ta ndihmonte Vavilisin qe parate e firmave piramidale te legalizoheshin pa procedura. Perpjekja e njeriut me njemije fytyra kurorezohet me sukses... Krijohet grupi i ri i njerezve, te cilin ama nuk e udheheq Vavilis, por eshte pjesetar i tij dhe kryen detyren e transportuesit. Kesaj here me pasaporte te nje vendi ballkanik dhe nen mbrojtjen e ministrit te sotem te qeverise shqiptare, te funksionarit ne detyre te policise greke, por edhe te deputetit; transporton shumat kolosale nga Shqiperia per ne Greqi dhe ne Shkup. Nje nga menyrat e transportimit eshte me automjetin e deputetit, ku Vavilis paraqitet si shofer, ndersa takimet e grupit (te oficerit te policise greke me deputetin e minoritetit) behen ne hotelin "Ksenia" te Janines.

    Ndjekjet penale dhe ligji

    I gjithe "operacioni" funksionon nga 1997 deri me 1999, periudhe gjate se ciles Bursa e Athines ndodhet ne nivele jashtezakonisht te larta, kontrolli i kodeve qe hapen eshte i manget dhe fitimet e invetitoreve jane shume te medha krahasuar me ato te vitit 2000 e me tej. Sot Vavilis eshte person i kerkuar ne vendin tone, ndersa pritet t'i komunikohen edhe akuza te tjera, deputeti i minoritetit mbetet deputet, funksionari i larte i policise greke eshte ne detyre, ndersa eksponenti i atehershem i kompanise Cenaj dhe sot minister, eshte njeri nga njerezit qe hartuan ligjin me te cilin firmat piramidale te asaj kohe u shpallen te paligjshme dhe sot ndiqen penalisht edhe ne vendin tone, per pastrim parash.
    DASHURIA ËSHTË MISTERI IMAGJINAR I SHPRESËS QË BËN TË JETOJË SHPIRTI NË PAQE DHE LIRI.
    THJESHTËSIA DHE SINCERITETI JANË DHURATA QË ZOTI KA DHURUAR ME LINDJEN. POR TË REZISTOSH TI MBASH ATO ËSHTË MREKULLI VUAJTËSE QË TË BËN TË JETOSH ME DINJITET(shkruar nga unë)

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22
    Vavilis, strehohet ne Gjirokaster

    E Enjte, 17 Mars 2005

    "Ndertonte" marredhenie konfidenciale ne Shqiperi ne periudhen 1993-1999, ndersa harku i aktivitetit te tij, me qender perhere vendin fqinj, shtrihet deri ne Shkup, ku gjate se njejtes periudhe sillet se ka marre me qera nje banese ne Manastir, ku bashkejetonte me oficerin ne lirim Joani Triandafilaki. Deklarata e Vavilis: "Dua te dorezohem"

    Nga Ion PAPADAKIS

    "Apogevmatini" e gjeti Vavilin ne Shqiperi. Njeriu me njemije fytyra, duke ndertuar marredhenie me vendin fqinj, sillet, gjithnje sipas burimeve te besueshme, te kete gjetur strehe ne Gjirokaster, ku edhe u pa para njezet ditesh, fakt qe u konfirmua edhe nga burime shume te larta gjyqesore ditet e fundit. Sipas te njejtave burime, Vavilis sot gjendet ne Itali. Eshte me se e sigurt se harku i aktivitetit te tij nga 1993 deri me 1999 ka percaktuar tashme edhe vendin se ku fshihet, perderisa rajoni me i gjere i Ballkanit i ofron siguri, por edhe mundesine e informimit te menjehershem per c'ka ndodh ne Greqi lidhur me ndjekjen e tij.

    Nga Shqiperia ne Shkup

    Apostolos Vavilis apo Kavelaras, nga 1993 deri me 1999 qarkulloi, por edhe veproi nga Shqiperia deri ne Shkup, pa injoruar natyrisht marredheniet e vecanta qe kishte krijuar me Izraelin.

    Eshte karakteristike se per dy vjet mbante me qera nje banese ne Shkup, ku sillet te bashkejetonte me oficerin ne lirim Janis Triandafilakis. Por pika kyc eshte Shqiperia dhe me gjere rajoni i Ballkanit. Duke pasur per "aleate" situaten e paqendrueshme politike ne Shqiperi dhe ne Shkup, dhe duke u kamufluar pas sistemeve te sigurimit qe perfaqesonte Vavilis, brenda nje kohe te shkurter penetron ne firmat investuese, krijon marredhenie me zyrtare te larte te aparatit shteteror te vendit fqinj dhe duke iu sherbyer interesave te tij personale, por edhe interesave te "miqve" te tij, perfiton siguri, por edhe imunitet, cka nderkaq nuk eshte fakt i panjohur per sherbimet sekrete greke.

    Raporti dhene Sherbimit Informativ

    Me nje raport me shkrim drejtuar funksionarit te larte te atehershem te EYP (Sherbimi Informativ Kombetar grek), G.Kristoforidis, analizon situaten politike ne vendin fqinj, aparencen financiare te ish bosit te firmes piramidale VEFA, Vehbi Alimuca, por edhe objektivat e ketij te fundit per te ushtruar biznese ne Greqi.

    Ketu duhet te kujtojme se Apostolos Vavilis ne raportin ne fjale, insiston te theksoje kembenguljen e Alimucajt, por edhe te Emin Musliut per te bashkepunuar me firma greke te sektorit privat, por edhe publik, si Praktiker, per te perfaqesuar ne Shqiperi DEH (KESH-i grek), me qellim perfitimin e veprave publike, hidrocentrale mbi lumin e Vjoses, ndertim rrugesh, etj.

    Ne nje pike tjeter te raportit te zgjeruar, qe deshmon per akseset e medha te Vavilisit ne vendin fqinj, (Shqiperi) por edhe gjendjen ekonomike te bashkepunetoreve te vet, del perpjekja e ankthshme e VEFA-s per te krijuar apo per te blere nje banke ne "nje vend me kredibilitet, qe mund te ofroje lehtesira, sic eshte Greqia". Qellimi i kesaj levizjeje ishte legalizimi i sistemit te depozitave te kreditoreve. Perpjekja u be, sic zbuloi "Apogevmatini", por pa rezultat.

    Sa per histori duhet te themi se Emin Musliu, nip i Emin Agait te Prevezes eshte nje personalitet ne Shqiperi, ai kishte qene zevendesminister ne qeverine e Hoxhes, ndersa ishte edhe deputet e minister ne qeverine e pare te Partise Demokratike, por dha doreheqjen per shkak te nje konfrontimi te ashper me Berishen.

    Konfirmim i marredhenieve

    Faktet e mesiperme konfirmojne lidhjet e ngushta te Vavilisit me vendin fqinj dhe me EYP, i cili ne ate kohe ishte absolutisht ne dijeni sa per levizjet e tij, aq edhe te biznesmeneve ne Shqiperi.

    Me makine deputeti dhe pasaporte kosovare

    Levizjet e tij brenda Shqiperise, por edhe ne Greqi kryheshin me makinen e nje deputeti minoritar, nderkohe qe informatat e sjellin Vavilin qe ne ate periudhe te paraqitej e te qarkullonte me pasaporte kosovare, e cila ende nuk dihet se nga eshte marre dhe prej kujt eshte leshuar. Veprimtaria ekonomike e Vehbi Alimucajt nuk mundet ta linte pa e joshur Apostolos Vavilisin.

    Duke siguruar mbeshtetjen e tij ai paraqitej ne Greqi nepermjet firmes se ligjshme "Elthorne", duke qene "kujdestar" i shumave kolosale te firmes VEFA. Ai ka hyre ne marreveshje per blerjen e 50% te firmes Aviator, blerjen e te pakten dy anijeve ("Vlora" dhe "Port Of Durres"), nje hoteli, por edhe blerjen e firmes Pensten (filial i firmes se ndertimit Dar-Al Handsah. Duhet theksuar se kete firme Vavili e kishte permendur edhe ne raportin e tij per SHIK-un grek. Marredheniet e Vavilit me firmen "VEFA", por edhe me presidentin e saj Vehbi Alimuca ishin te drejtperdrejta dhe per kete arsye ai u muar edhe me investimin e parave te firmes piramidale. Ne kete rast ai ishte "bosi"! Gje, e cila nuk ndodhi ne rastin e firmes "Cenaj Company", pronarin e se ciles Lefter Cenaj nuk e njihte personalisht. Atje ai ishte thjesht transportuesi i parave, te cilat grupi i te treve i perdori duke perdorur si mburoje besueshmerine dhe gjendjen ekonomike te firmes.

    Cader mbrojtese apo shantazh?

    Vazhdon te fshihet Apostolo Vavilis ne Shqiperi? Sipas informatave ai fshihet ne Gjirokaster, nen mbrojtjen e nje deputeti, nje ministri dhe disa zyrtareve te tjere te larte shqiptare.

    Por pyetja eshte tjeter? Eshte "cader mbrojtese" apo "cader shantazhi"? Cfare marreveshje do qe te arrije njeriu me nje mije fytyra dhe sa u "detyrohet" njohjeve te tij me sferat e larta? Sa di dhe sa nuk duhet te thote? Me cfare faktesh e "mbajne" dhe cilet do te "djege" ne rast se shfaqet dhe flet? Se fundi, eshte nje marredhenie reciproke frike, apo interesash te ndersjellta?...

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Firma "Silva": Malaj dhe Arapi më kanë vjedhur $40 milion
    Nga rudo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 02-11-2010, 17:05
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2008, 10:27
  3. Festivali i Këngës në RTSH 2005
    Nga Xhuxhumaku në forumin Muzika shqiptare
    Përgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 07-01-2006, 18:17
  4. “Hegjemonia”, investimet greke, 400 milionë euro
    Nga ORIONI në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-12-2005, 02:14
  5. Bankat, më “zemërgjera” në kreditimin e klientëve
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-09-2003, 09:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •