Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Blog: njė revolucion i shtypit?

    Blog: njė revolucion i shtypit?

    A sjellin blogėt njė erė tė re nė gazetari, apo janė njė formė tjetėr varėsie e internetit? Kohėt e fundit BiHnet drejtoi njė debat mbi kėtė pyetje dhe pėrgjigjet ishin tė pėrzjera.

    Disa nuk i "kuptojnė" ato, ndėrsa tė tjerėt i shikojnė si potencial. Po ashtu kėtė javė: varėsia nga interneti, Shqipėria dhe procesi i integrimit nė BE dhe pėrpjekjet anti-korrupsion nė Bullgari.

    "Janė shumė talente tė rinj nė sferėn e blogut," deklaroi njė komentues, ndėrsa shpreh zhgėnjimin mbi pėrpjekjet nė blog tė gazetarėve dhe shkrimtarėve tė mirėnjohur. Njė tjetėr thotė se ai ka akoma nevojė tė gjejė njė blog vendas qė ti tėrheqė vėmendjen mė shumė se pėr pak rreshta.

    "Disa personave u ėshtė dhėnė njė mundėsi ti mėrzisin njerėzit me njė mėnyrė mė shumė... harxhim kot i trafikut!" shkruan ai.

    Lelli tek “Buduca novinarka” mendon se blogėt janė tė nevojshėm, por favorizojnė ata qė kanė njė komunikim personal. "Ka disa blogė qė i lexoj rregullisht, ku njerėzit thjesht shkruajnė mbi veten e tyre. Unė kam blogun tim, por unė mė shumė shkruaj pėr gjėrat qė mė mėrzisin mua ... ėshtė thjesht njė vend i vogėl qė unė e vizitoj shpesh."

    Ndėrkohė, duke shkruar nga Serbia, Ivana pėrcakton diagnozėn qė tingėllon si njė rast i rėndė i varėsisė nga interneti.

    "Isha i tmerruar kur realizova se isha njė e droguar," shkruan ajo. "Unė nuk jam pijanece, duhanpirėse ose e varur nga droga -- unė jam e droguar me internetin. Unė ulem kėtu dhe nė vend tė pij kafe e qetė dhe tė shkruaj diēka qė unė dua tė shkruaj, vetėm hap dhe mbyll Firefox ēdo 15 minuta ... ndjehem sikur koka ime po dridhet si rezultat i njė nervozizmi tė panevojshėm.

    "Edhe kur unė shkoj nė shtrat mė duhet tė hap telefonin tim celular dhe tė shtyp njė shkronjė tė vogėl blu i dhe tė shikoj e-meilet, lajmet, blogun tim, llogarinė time bankare -- vlerėn e saj negative.... pasi diēka e rėndėsishme mund tė ketė ndodhur nė njė ose dy orėt e fundit, ose qė nga hera e fundit qė u lidha.

    "Po mendoj gjithnjė e mė pak pėr pushimet e mia nė nėntor dhe gjithjnė e mė shumė mbi blerjen e njė leptopi tė ri ... Njerėz, ekziston ndonjė mėnyrė pėr ta trajtuar kėtė?" pyet Ivana.

    Shqiptarėt duhet tė harxhojnė mė shumė kohė duke diskutuar mbi procesin e integrimit nė BE, shkruan Mentor Beqja tek “Shekulli”. Nė vend tė kėsaj, sa herė qė hapet ky subjekt, debati mbyllet, a thua se ai ėshtė njė term transhendental -- i padiskutueshėm, dhe njė e mirė e dėrguar nga “Zoti” pėr Shqipėrinė. Duke komentuar, Ilir Avdiaj bie dakort se drejtuesit politikė dhe publiku i gjerė duhet tė ndryshojnė sjelljen e tyre mbi subjektin. "Integrimi nuk mund tė jetė qėllimi nė vetvete. Qėllimi ėshtė zhvillimi i vendit dhe nė kėtė drejtim politikanėt tanė duhet tė mėshojnė mė shumė."

    Por Bledar Zani ka besim se kjo do tė ndodhė kur tė vazhdojė Procesi i Stabilizim Asociimit. "Ndėrgjegjėsimi i njerėzve do tė bėhet mė i rėndėsishėm nė fazėn e dytė," shkruan ai.

    Nė Bullgari, Boycho Kamenov mbron ēėshtjen e kėrkesės sė Kryeministrit Sergej Stanishev se ėshtė nė dorė tė popullit bullgar tė zhdukė korrupsionin. "Kjo ėshtė e vėrtetė por jo plotėsisht. Kryeministri ka tė drejtė se ėshtė nė dorėn tonė tė ndalojmė korrupsionin, por pėr ne do tė jetė e vėshtirė ta arrijmė atė pėr shkak tė strukturės sė qeverisė. Terreni pėr korrupsionin ngelet akoma i favorshėm sė pari pėr shkak se qeverisja nuk ėshtė e organizuar mirė, tė paktėn sa pėr tė thėnė. Nuk ka nevojė tė pėrmendim prokurimet e posaēme dhe konēesionet e qeverisė me tė cilat shteti aktualisht legalizon korrupsionin."

    "Nė qoftė se kryeministri e thotė, ne do tė jemi tė suksesshėm nė luftėn kundėr korrupsionit, por ne mė parė duhet tė hedhim sytė nė sistemin e pamanovrueshėm tė qeverisjes dhe ti vihet fund miratimit tė dekreteteve qė praktikisht legalizojnė korrupsionin," shkruan Kamenov.


    ABC nr.50 - Balkanblogs
    21.08.2006


    ]
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 22-08-2006 mė 16:33
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Raporti i IREX-it pėr gjendjen e shtypit nė Shqipėri
    Nga RTP nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-06-2005, 04:23
  3. Treguesi i ri i Lirisė sė Shtypit: Shqipėria 107 nga 194
    Nga Dr Rieux nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-05-2005, 05:42
  4. Liria e shtypit shqiptar
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-05-2003, 06:14
  5. Nano perpiqet ti mbylle gojen shtypit
    Nga Shijaksi-London nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-12-2002, 16:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •