Bakteria staphylococcus aureus mund te gjendet ne trupin e njeriut ne lekure ose hunde dhe eshte zakonisht e pademshme, derisa mund te hyj ne gjak nepermjet nje gervishje apo ēarje te lekures.
Ne vitet 60 u zhvillua nje forme e re e kesaj bakterie (Methicilllin-resistant Staphylococcus aureus) e cila ishte rezistente karshi shume antibiotikeve dhe filloi te perhapet neper spitale, deri ne fillim te viteve 90, kur raste te ketij infeksioni filluan te perhapen edhe jashte qendrave mjekesore. Infeksioni MRSA eshte nje nga semundjet qe po perhapet me shpejtesi dhe ka krijuar shqetesim te dukshem tek mjeket per trajtimin e pacienteve, pasi numri i te infektuarve ka ardhur duke u rritur, me pasoja edhe vdekje. Shenjat e para te infeksionit shfaqen si puēra te vogla ose pickime merimange. Keto shume shpejt qelbezohen. Nese nuk trajtohen, infeksioni deperton me thelle duke krijuar infeksione ne kocka, kyēe, gjak, ne mushkeri etj. Rastet e fundit te studiuara ne popullaten e gjere, kane treguar qe MRSA krijon nje toksin vdekje prurese (Panton-Valentine leukocidin) qe shkateron qelizat e bardha dhe indin, duke shkaktuar infeksione te renda (nekroze) dhe pleumoni.
Shkaqet per formimin e MRSA mendohet te kene ardhur nga perdorimi jo i drejte dhe me kriter i antibiotikeve nga mjeket. Mos marrja e dozes se antibiotikeve nga paciente, sic iu eshte rekomanduar. Si edhe vete evolimi dhe ndryshimi qe ka pesuar kjo bakterie.
MRSA eshte rezistente karshi shume antibiotikeve, por mund kurohet me vancomycin. (kohet e fundit mgjth ka patur raste qe infeksioni ka qene rezistent ndaj ketij trajtimi).
Krijoni Kontakt