Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Kleri Katolik dhe Pavaresia e Shqiperise

    KLERI KATOLIK DHE PAVARĖSIA E SHQIPĖRISĖ



    Imzot Nikoll Kaēorri




    Tashmė ėshtė njė fakt qė dihet e pranohet nga tė gjithė se, historikisht, kleri katolik shqiptar ka qenė i shpėrndare deri ndėr skutat mė tė thella e mė tė rrezikshme tė atdheut, kudo ku pati shqiptarė e tė krishterė. Merita e tij, qė tashmė e dinė tė gjithė, qe se punoi pėr shqiptarėt dhe nė Shqipėri, dhe gjithmonė, jo vetėm pėr detyrėn e vet tė ngushtė, besimin fetar, por edhe pėr njė tjetėr detyrė po aq tė rėndėsishme, atė tė ruajtjes dhe mprojtjes se interesave dhe fateve te Atdheut.” “ Kam lindur shqiptar-thoshte gjithnjė patėr Gjergj Fishta dhe tė nesėrmen nėna mė ēoi e mė pagėzoi si tė krishterė...”

    “ Jam klerik, deklaronte Pader Anton Harapi, por kam tagėr dhe detyrė tė punoj e tė luftoj pėr interesat e vendit tim”.

    “ Fe e Atdhe “ pra, qe kurdoherė diviza e tij. Pa u larguar asnjėherė nga rreziku e pa iu shmangur vėshtirėsive tė ēdollojshme, politike, ekonomike, kėrcėnimeve apo kushteve tė rėnda tė jetės, por mbi tė gjitha sidomos persekutimeve tė shumta qė nuk iu ndanė thuajse gjithnjė, ai punoi kurdoherė, me dije, kulturė, e pse jo, edhe me armė nė dorė kur qe nevoja, pėr fatet e Atdheut dhe tė popullit qė i kishte lindur dhe i mbante nė gji..

    E kush mund t’i harrojė 25 vjetėt pėrpjekje e luftė nė tė gjitha trevat shqiptare, me Gjergj Kastriotin luftėtar tė atdheut e atlet i Krishtit ( Miles Patria et Atleta Christi) nė krye, fakt historik qė e njeh e gjithė Evropa e Bota.

    Kush mund tė harrojė eshtrat e nxjerra nga varri, tė vetė Gjergj Kastriotit, tė Imzot Pjetėr Bogdanit, e sa e sa tė tjerėve qė, tė varur ndėr hunjė u mbytėn barbarisht faqe publikut. Ishte klerik katolik shqiptar Imzot Pjetėr Bogdani i cili nuk pushoi pėr asnjė ēast sė punuari pėr ēlirimin e Shqipėrisė. Me 1685 ai kthehet ne Kosovė dhe me dije e armė nė dorė hidhet sėrish nė lėvizjet kryengritėse tė veriut tė Kosovės. I sėmurė nga kolera, vdes nė Prishtinė nė vitin 1689 ku edhe varroset. Turqit e nxjerrin trupin e tij nga varri dhe ua hedhin qenve mes Prishtinės. Historianėt pėr tė do tė shkruajnė: “Njė kalvar vuajtjesh dhe persekutimesh pėsoi Imzot Pjetėr Bogdani, i cili u burgos tri herė, i dogjėn rezidencėn, u rrah, u kėrcėnua se do ta varin te dera e kishės, e shėtitėn nėpėr qytet tė ēveshur lakuriq dhe pas vdekjes u zhvarros dhe kufoma e tij iu hodh qenve.” E nė kėtė vazhdė pėrpjekjesh e sakrificash do tė vijonin rrugėn e tyre edhe shumė klerikė tė tjerė katolikė.

    Ata nuk menduan e punuan duke qenė nėpunės jashtė, nėpėr Evropė a mė tej, por nė Mirdite, si Abat Doēi, luftėtar i lirisė, apo nė Lurė si Dom Nikoll Kaēorri, luftėtari i Pavarėsisė, nė Kallmet tė Lezhės si Imzot Luigj Bumēi, luftėtari pėr tėrėsinė e tokės shqiptare. Ata nuk shkruan nė qytetet apo kryeqytetet e huaja por nė fshatrat e atdheut, si Dom Ndoc Nikaj, Imzot Vinēenc Prennushi, Pader Marin Sirdani, Pader Bernardin Palaj e tė tjerėt me radhė. Ata nuk shijuan jetėn e Amerikės, por punuan nė Kukėl si Dom Ndre Mjeda, apo nė Troshan si Pader Gjergj Fishta, tė cilit, edhe atij urrejtja meskine komuniste do t’ia treste eshtrat nė Drin... Ėshtė nė kėtė radhė tė lavdishme, nė kėtė piedestal nderi, qė ka zėnė tashmė vendin e vet tė spikatur edhe Imzot Nikoll Kaēorri. Kur pėrpjekjet shqiptare kėrkonin ēlirimin pėrfundimtar nga zgjedha turke, ai do tė gjendej nė krye tė popullit qė lufton, pa harruar pėr asnjė ēast se ėshtė klerik, por edhe pa hequr pėr asnjė ēast koletin e bardhė tė klerikut nga qafa.

    Me kėtė kolet tė bardhė, ēka pėrcakton qartė, me nder e krenari, divizėn e tij klerikale, do ta kemi atė edhe nė atė tribunė tė lavdishme atė ditė tė paharrueshme pėr shqiptarėt, nė atė nėntor tė dytė, qė quhet Dita e Pavarėsisė.


    Kush ishte Imzot Nikoll Kaēorri?

    Ai ishte nga Kreja e Lurės, me babė katolik e nėnė myslimane. Mėsimet e para i kryen nė Seminarin Papnor tė Shkodrės, tė lartat nė Austri. Shėrben pėr 23 vjet rresht si famullitar nė Delbinisht e Durrės, duke nxjerrė meshtarė tė rinj e duke ndėrtuar kisha tė reja. Ėshtė zv. i pėrgjithshėm i Kryeipeshkvit tė sėmurė tė Durrėsit, Imzot Primo Biankut. Ėshtė klerik por edhe patriot, ėshtė meshtar por edhe muzikant, ėshtė predikatar por edhe dijetar. Ai ėshtė nė kujtimet e fratit tė ri franēeskan Pader Bon Gjeēaj, gjakovarit tė sapo dalė nga universitetet evropiane, kur nė vitin 1897 thonin nė Durrės meshėn bashkė dhe, sipas radhės, ndėrsa Imzot Nikoll Kaēorri i binte harmoniumit dhe kėndonte, Pader Bon Gjeēaj e ndihmonte atė me violinėn e tij.

    E, ai ėshtė edhe nė kujtimet e Imzot Pjetėr Demės i cili, gjatė viteve 1905-1906, pėr njė periudhė dy vjeēare, ishte ndihmės e krah i djathtė i Imzot Kaēorrit kur ėshtė famullitar nė Durrės, sidomos gjatė verės, kur Imzot Kaēorri shkonte me shėrbimet e veta nė Austri.

    Atdhedashuria dhe ndjenja e lartė e patriotizmit, e shtyjnė Imzot Nikoll Kaēorrin qė gjatė viteve 1910-1912 tė bėhet drejtues i zjarrtė i kryengritjes sė Kurbinit me arritjen finale e sublime, atė tė 28 nėntor-it 1912, kur ai ėshtė pėrbri Ismail Qemalit, si pėrfaqėsues delegat i elementit katolik, nė ngritjen e Flamurit nė Vlorė.
    Megjithėse klerik, pėr interesat e Atdheut ai nuk tėrhiqet edhe mbas atij ēasti tė lavdishėm pėr detyrat e tjera qė ja kėrkon interesi i Atdheut. Ėshtė nėn-kryetar i Qeverisė sė parė shqiptare. Merr pjesė nė shumė kuvende kombėtare, sidomos ndėr ato pėr arsim-kulture dhe pėr lavrimin e gjuhės shqipe. Ėshtė pjesėtar nė Kongresin e Manastirit dhe pėrkrahės pėr hapjen e normales sė Elbasanit. Ėshtė aty ku e kėrkon interesi e Atdheut.

    Dhe largohet burrėrisht prej detyrave, largohet nga politika, vetėm atėherė kur, me ndėrgjegjen e tij tė pastėr shef dhe kupton nė atė politikė ka papastėrti e mos sinqeritet, qė rrezikon fatet e Atdheut tė tij tė dashur. Burrėrisht nė rrezik e nė pjesėmarrje edhe me burrėrisht nė vendim e largim, ai mbetet pėrgjithmonė njė figurė e shquar e Rilindjes sonė kombėtare. Vdes emigrant nė Austri.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192
    Fragment nga “Lahuta e Malesise” pėr dėshmorėt



    O ata t’lumtė qi dhanė jetėn,
    O ata t’lumtė, qi shkrinė vehten,
    qi pėr Mbret e vend tė Parve,
    qi pėr erz e nder’ t’Shqiptarvet
    derdhen gjakun tue luftue,
    porsi t’Parėt u pa’n punue!
    Lehtė u kjoft mbi vorr ledina,
    but u kjofshin moti e stina,
    ak’lli, bora e serotina:
    E der t’kndojnė nė mal ndo i Zanė,
    e der t’ketė n’det ujė e ranė,
    der’ sa t’shndrisin diell e hanė,
    ata kurr mos u harrojshin,
    n’kangė e n’valle, por u kndojshin.
    E njaj gjak qi kanė dikue,
    ban, o Zot, qi t’jesė tue vlue
    pėr m’ia nxe zemrėn Shqiptarit,
    pėr kah vendi e gjuha e t’Parit !


    P. Gjergj Fishta
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   

Tema tė Ngjashme

  1. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Projektet greko-serbe pėr pastrim etnik
    Nga Drini_i_Zi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 136
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 08:19
  5. Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 27-08-2006, 06:46

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •