Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,192

    Globalizimi. Pozitiv, apo...

    Globalizimi. Pozitiv, apo...

    Marjan Paloka


    Njerėzimi, qė nga fillimet e vetėdijes sė vet historike, ėshtė pėrpjekur tė hyjė nė marrėdhėnie me tėrė botėn e arritshme qė e rrethonte. Arritjet e zhvillimit tė mjeteve qė mundėsojnė njė njohje sa mė tė gjerė e tė shpejtė tė realitetit dhe njė komunikueshmėri tė lehtėsuar, i kanė mundėsuar njeriut bashkėkohor kthimin e globit ku jeton nė njė hapsirė tė vogėl e lehtėsisht tė pėrshkueshme.

    Nėse pėr njerėzit e lashtė tėrė bota ishte bota qė ata njihnin por, nė tė vėrtetė, me parametrat e sotėm, ajo nuk ishte veēse njė pjesė e botės, edhe pėr njeriun e sotėm tėrė bota ėshtė bota qė njohim, edhe pse mund tė ndodhė qė njė tė nesėrme njerėzit e sė ardhmes tė jenė njohėsit e njė bote mė tė gjerė nga ē’ėshtė ajo qė njohim ne. (Nė kontekstin tonė pėr botė nuk nėnkuptojmė thjesht globin tokė, por gjithė hapsirėn e eksploruar). Ky proces nė tė cilin shoqėria njerėzore gjendet tėrėsisht e rrėmbyer pėr tė qenė pjesė e sė tėrės, proces qė i pėrket ēdo epoke tė njeriut, por qė ėshtė zhvilluar mė sė shumti nė shekullin e kaluar falė arritjeve teknologjike, ėshtė emėrtuar si procesi i globalizimit. Pėr tė kuptuar mė qartė pėrdorimin e sotėm tė termit “globalizim”, duhet mbajtur parasysh se ēfarė i paraprinte globalizimit tė sotėm, dhe nė ēfarė rraporti me globalizimin qėndron ajo qė i paraprinte. Nė historinė e zhvillimit tė njerėzimit popujt kanė ekzistuar para shteteve dhe popujt kanė qenė botė tė plota nė vetvete. Nevoja pėr tė ruajtur kėtė plotėsi ka bėrė tė mundur organizimin e popujve nė shtete dhe bota e njeriut pėrfundonte tek kufiri i shtetit.

    Megjithatė, qė nė lashtėsi, shtrirja e marrėdhėnieve tė qytetėrimeve gjer nė skajet e botės sė njohur, ka bėrė tė mundur, herė me anė tė shkėmbimeve tregtare, herė me importin dhe eksportin e dijes (gjithmonė me alternimet luftėpaqe) qė njerėzimi tė njihte nė tė njėjtėn kohė tė veēantat e popujve dhe tė pėrbashkėtat e njeriut.

    Njė formė elementare globalizimi qė nė lashtėsi kanė qenė shkėmbimet tregtare pėr hir tė tė cilave ka lindur nevoja e rrugėve fullimisht mė tepėr ato ujore, por pastaj edhe tokėsoret.

    Prodhimet e ēmueshme tė njė vendi merrnin famė dhe kėrkoheshin nė tregjet e njė vendi tjetėr. Por rritja ekonomike dhe ushtarake e njė vendi, sillte edhe forcimin e synimeve tė tij pėr ta shtrirė zotėrimin sa mė gjerė nė botėn pėrreth dhe pėr t’i pėrfshirė popujt nė njė perandori tė vetme.

    Ndoshta forma e parė e atij qė ne sot e quajmė globalizim ka qenė shtrirja e perandorisė romake qė nga Afrika e Veriut deri nė brigjet evropiane tė atlantikut dhe pėrtej danubit, duke shpallur edhe barazinė qytetare nė shekullin e tretė.

    Megjithatė, qė pas rėnies sė perandorisė romake dhe kthimit tė ndarjes tė botės nė popuj qė respektojnė kufinjtė e tė tjerėve apo luftojnė pėr to, vetėm koha pas luftės sė dytė botėrore ka qenė koha e ritme marramendėse tė shkuritmi tė distancave. Rruzulli tokėsor, ose ndryshe globi, ėshtė bėrė i arritshėm nė ēdo pikė tė tijin nė aq kohė sa ndonjė shekull mė parė do tė duhej pėr tė shkuar nga njė fshat nė tjetrin. Nė kėtė mėnyrė, hapsira ku ne jetojmė ėshtė globalizuar, domethėnė ėshtė krejtėsisht e arritshme nga ēdo pikė e globit nė njė kohė tė shkurtėr dhe, nė disa raste, siē mund tė jetė interneti, apo telefoni, apo televizori, nė kohė reale.

    Globalizimi, atėherė ndodh nė tė gjitha fushat e jetės: nė treg, nė zakone, nė ligje etj... Por a mund tė jepet njė gjykim vlerėsues pėr pozitivitetin apo negativiteitn e kėtij fenomeni?

    Meqenė se ėshtė ende nė fillimet e tij, edhe pse kanė kaluar shumė dekada nga fillimi i kėtij procesi, nuk mund tė jepet njė gjykim pėrfundimtar, por mund tė shtrohen disa pyetje kritike, si pėr shembull: a kėrcėnohen ndryshimet kulturore tė popujve, qė janė njė pasuri pėr njerėzimin, me imponimin e kulturės mė tė shndėrruar nė modė? A asfiksohen veprimtaritė prodhuese dhe tregjet e vogla tė vendeve nė zhvillim qė nxisin njė farė rritjeje ekonomike, nga prodhuesit e mėdhenj dhe tregjet globale? A ėshtė e vėretetė qė, duke u pėrpjekur pėr tė globalizuar barazinė ligjore tė tė gjithė qytetarėve tė rruzullit me anė tė imponimit edhe me luftė tė rregullave tė demokracisė, nuk cėnohet liria pėr tė mbajtur disa veti qė pėr njė popull ende vazhdojnė tė pėrbėjnė vlera qė nė njė popull apo kulturė tjetėr janė vlera tė harruara?

    Lista e pyetjeve do tė shkonte gjatė, por edhe procesi i globalizimit ėshtė vetėm nė fillimet e tij. Do tė ishte mirė qė nė kėtė proces tė mos mungonin pyetjet qė na ndihmojmė tė mos e humbasim aftėsinė kritike nė kėtė rrėmbim zhvillimi global.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e kurkushi
    Anėtarėsuar
    24-06-2005
    Vendndodhja
    Shqiperi.Mund te udhetoj pa vize hyrese ne tere boten "interesante"
    Postime
    446
    Globalizmi ...
    nje bashkim per rindarje, kethim ne fillim permes rotullimit

  3. #3
    Ekuiliber shpirteror Maska e ARKIA
    Anėtarėsuar
    29-07-2006
    Postime
    1,068
    Urime per temen!
    Nuk e di nese eshte konsumuar edhe me pare ne forum.
    Eshte nje teme qe nuk do te na ndahet gjersa te vdesim.
    Dy gjera si e kuptoj une globalizimin.

    -Si e vetmja qenie e ndergjegjeshme ne toke gjithmone do te jemi ne kerkim te nje evolimi te vetedijeshem.Koha do te na gjykoje nese globalizimi eshte "feja" e re njerezimit apo nje persosje e shoqerise se organizuar njerezore.

    -Aktualisht nje shembull i globalizimit do te quaja nje kryeqytet perendimor qe nuk qetesohet kurre ,nuk "fle",me kultura qe ndeshen ,me drejtesira e jo,me ligjet e shkruara e te pashkruara me moton e xhungles virtyt.Aspak i lehte.

    Per sa i perket Shqiperise:

    Personalisht jam optimist.Per Shqiperine e vogel eshte pa diskutim pozitiv,ne jemi popull i rrahur me veshtiresi dhe do te rezistojme e kemi ne gene,do te behemi me mire.Ky eshte shans qe na jep koha.Mjaft me pushtime 600 vjete e me shume.
    Mos te harrojme kurre se jemi origjinale mjaft pritem nga bota, tani bota pret nga ne te tregojme se nuk jemi nje popull i radhes kudo qe ndodhemi,le ta tregojme!!!

    A.Kote
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ARKIA : 20-08-2006 mė 11:13

Tema tė Ngjashme

  1. Statusi i ardhshem i Kosovės!
    Nga tani_26 nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 589
    Postimi i Fundit: 05-03-2008, 21:42
  2. Rexhep Qosja: Tė vėrtetat e vonuara
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-09-2006, 20:51
  3. Mbikqyrja e shtypit: TVSH haptazi pro qeverisė
    Nga Dr Rieux nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 03-06-2005, 09:59
  4. Komunikimi pozitiv dhe negativ me njerėzit
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 18-02-2005, 20:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •