Mėsimi mbi lėmoshėn


“Ruajuni tė mos i bėni veprat tuaja tė mira nė sy tė njerėzve pėr t’u parė prej tyre! Pėrndryshe nuk do tė keni farė shpėrblimi te Ati juaj qė ėshtė nė qiell.
Prandaj, kur tė ndash lėmoshė, mos i bjer borisė para vetes, siē bėjnė shtiracakėt nė sinagoga dhe nė rrugė tė madhe pėr t’u nderuar prej njerėzve. Pėr tė vėrtetė po ju them: u ndanė me atė shpėrblim! Ndėrsa ti, kur tė bėsh lėmoshė, tė mos dijė e majta ēfarė bėn e djathta, qė lėmosha jote tė jetė e fshehtė, e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do ta shpėrblejė.”


Mėsimi mbi lutjen

Kur tė luteni, mos bėni si shtiracakėt, tė cilėve u pėlqen tė luten nė kėmbė nė sinagoga dhe nė sheshe tė rrugėve, qė t’i shohin njerėzit. Pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim! Ndėrsa ti, kur tė lutesh, hyr nė dhomėn tėnde, mbylle pas vetes derėn e lutju Atit tėnd qė ėshtė nė fshehtėsi; e Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.


Mėsimi mbi agjėrimin

“Edhe kur tė agjėroni, mos u mėrrolni porsi shtiracakėt, tė cilėt marrin njė hije tė rėndė nė fytyrė pėr t’u treguar njerėzve se agjėrojnė: pėrnjėmend po ju them: u ndanė veē me atė shpėrblim!
Ti, pėrkundrazi, kur tė agjėrosh, pėreroje kokėn tėnde dhe laje fytyrėn tėnde, qė tė mos e vėnė re njerėzit se po agjėron, por Ati yt, qė ėshtė nė fshehtėsi. Ati yt qė sheh nė fshehtėsi, do tė tė shpėrblejė.”