Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Elbasani

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Elbasani

    Shekulli
    -----------------

    Njė 16-vjeēare mbėrrin nė gjendje kome nė spital.
    Njė nėnė bashkė me foshnjen, tė prekur nga tifoja


    Shpėrthen tifo nė Elbasan, 14 vetė nė spital


    Specialistėt: Burimi i infeksionit ėshtė rrjeti i ujit tė pijshėm. Deri tani janė prekur 5 lagje


    ELBASAN - Shpėrthen epidemia e tifos abdominale (pėrēues i tė cilit ėshtė miu), nė Elbasan. Burimet zyrtare tė spitalit konfirmojnė shtrimin e 14 personave gjatė 48 orėve tė fundit, ndėrsa disa fėmijė janė nėn kontroll mjekėsor nė Spitalin Pediatrik tė Qendrės Spitalore nė Elbasan. Tre prej pacientėve janė dėrguar me urgjencė nė Spitalin e Tiranės, ndėrkohė qė nė rrezik pėr jetėn ėshtė njė 16-vjeēare e infektuar me virusin e tifos, e cila mbėrriti nė spital nė pasditen e djeshme. Nertila Kuqa mbėrriti e infektuar sė bashku me tė dy prindėrit e saj qė ndodhen jashtė rrezikut pėr jetėn, thanė pėr gazetėn burime tė spitalit tė Elbasanit. Burimi i infeksionit tė sėmundjes sė rrezikshme, sipas specialistėve tė Epidemiologjisė, ėshtė rrjeti i ujit tė pijshėm tė qytetit dhe ai deri tani ka prekur pesė lagje dhe konkretisht "Partizani", "Sul Papri", "Beqir Dardha", "Vullnetari" dhe "Haxhias". Tė gjitha kėto lagje, me mbi 90 mijė banorė, janė tė lidhura me njėra-tjetrėn. Mjeku Edmond Laho tha pėr gazetėn se "tifo abdominale e evidentuar sė fundmi, ėshtė njė sėmundje epidemike qė pėrēohet nėpėrmjet miut, qoftė dhe nė ujin e pijshėm qė konsumojnė qytetarėt". Ndėrkohė njė ekip i Ministrisė sė Shėndetėsisė ka mbėrritur dje nė Elbasan pėr tė parė situatėn dhe pėr tė dhėnė orientime mbi kapėrcimin e saj.
    Epidemia
    Qė prej dy ditėsh, nė pavionet e spitalit infektiv kanė mbėrritur njė numėt i madh qytetarėsh nga lagjet e sipėrme tė qytetit qė ankohen pėr temperaturė tė lartė, ethe tė forta dhe gjendje tė pėrgjithshme dobėsie qė sipas mjekėve janė dhe simptomat kryesore tė infektimit nga mikrobi i tifos. Njė ekip po qėndron pranė tė infektuarve, duke dhėnė ndihmėn e nevojshme, megjithė kushtet mjaft tė kėqija tė spitalit. Nė spital mungojnė kushtet elementare tė mjekimit dhe rreziku pėr pėrhapjen e epidemisė ėshtė mjaft evident. Mjekėt Elida Zhuzhuni, Lefter Guxho dhe infermieret Dhurata Ferra e Violeta Kashari, janė duke qėndruar gjatė gjithė kohės nė shėrbimin e pacientėve me qėllim qė "situata tė mos precipitojė duke u pėrkeqėsuar". Nė disa raste sipas ekipit mjekėsor tė kėtij spitali, pacientėt kanė ardhur nė gjendje mjaft tė rėndė. Rasti mė i fundit ishte ai i djeshmi, kur adoleshentja Nertila Kuqa mbėrriti nė gjendje koma. Burime tė ekipit mjekėsor thanė se, "gjendja e vajzės ėshtė mjaft e rėndė". Infermierja e turnit Dhurata Ferra thotė se, "nė rastin e vajzės 16-vjeēare kemi tė bėjmė dhe me njė gjendje febrile, tė shoqėruar me gastroenterit akut qė sjell simptoma tė njė gjendjeje serioze pėr jetėn". Josif Kuqa 45 vjeē, babai i 16-vjeēares qė ndodhet nė gjendje koma, tha pėr gazetėn se "menduam se ishim helmuar kur pamė disa shenja, por kur u shtruam na thanė se ishim infektuar nga tifo e miut, qė vinte nėpėrmjet ujit tė pijshėm". Lefteria nėna e adoleshentes tregon se "ne kemi pėrdorur ujė tė pijshėm nga rubinetet dhe na ėshtė thėnė vazhdimisht se ai ėshtė i pėrshtatshėm". Ndėrsa mė tej shtron pyetjen: "Si ka mundėsi qė ne tė infektohemi nga uji qė paguajmė?" Fatmira Ēoku 42 vjeē nga lagjja "Vullnetari" thotė se "ndodhem prej disa ditėsh kėtu pasi jam prekur nga tifo". Gruaja, nėnė e 5 vajzave, thotė se ėshtė prekur nga virusi i tifos pa e kuptuar edhe pse tregon njė kujdes tė madh nė konsumin e ushqimit. Ajo pohon se "kėto dy ditėt e fundit janė tė paktėn dhe tetė persona tė tjera qė janė shtruar nė spital. Ata janė nga lagjet "Haxhias", "Partizani" etj". Epidemia ka prekur dhe nėnat me fėmijė tė porsalindur. Drejtori i Spitalit Obstetrik Gjinekologjik Ardian Kadaifēiu tha pėr "Shekulli"-n se "njė grua 35- vjeēare nga Lagjja "Partizani" qė sapo kishte lindur fėmijėn e saj nė kushte shtėpiake, u dėrgua me urgjencė nė spitalin infektiv pasi qė tė dyja rezultuan tė infektuara nga tifoja abdominale, shkaktuar nga pėrdorimi oral i ushqimit apo pijeve tė ndryshme nė mjedise shtėpiake".
    Shkaqet
    Burime nga drejtoria e Shėndetit Parėsor thanė se janė njohur me gjendjen dhe se deri dje paradite kishin regjistruar 11 raste tė prekjes nga epidemia e tifos, nė tre lagje kryesore tė qytetit. Pėr kėtė u vunė nė lėvizje tė gjitha strukturat shėndetėsore tė Qarkut dhe u sinjalizuan dhe specialistė tė Tiranės. Dje nė Elbasan pas kėrkesės sė Institutit tė Shėndetit Publik mbėrriti njė ekip i Ministrisė sė Shėndetėsisė qė po vėzhgon nga afėr situatėn. Specialisti i Institutit tė Higjienės dhe Epidemiologjisė, Agim Vėrēani, thotė se nė bazė tė analizave tė bėra ėshtė konstatuar salmonelatifi, tifo abdominale (e barkut), e shkaktuar nga depėrtimi i virusit tė tifos nė rrjetin e ujit tė pijshėm qė i shpėrndahet popullatės. Mėsohet se nė rrjetin tejet tė amortizuar tė shpėrndarjes sė ujit tė pijshėm kanė depėrtuar viruset e tifos duke u pėrhapur mė pas tek popullata.
    Masat
    Bluzat e bardha nė Spitalin Infektiv thanė se "duhet tė tregohet njė kujdes nė konsumin e ujit tė pijshėm". Ata kėshilluan qytetarėt qė tė ziejnė ujin pėr tė evituar njė pėrhapje tė mėtejshme tė epidemisė. Mjekėt thanė se pacientėt e ardhur nė spital janė mjekuar intensivisht me kloramfenikol, kemiceptinė dhe serume. Epidemiologu i Institutit, Agim Vėrēani tha se "menjėherė u morėn masat pėr dezinfektimin e zonave tė prekura nga virusi i tifos". Sipas tij, ėshtė hedhur njė sasi e madhe hipoklorit kalciumi. Ndėrkohė ėshtė lėshuar njė urdhėresė pėr kompaninė gjermane Elber shpk qė tė lėshojė ujė 24 orė pėr popullatėn, tė paktėn nė zonat aktualisht problematike. Specialistėt e Epidemiologjisė e motivuan kėtė masė me faktin se nuk duhet tė krijohen boshllėqe nė rrjet, pasi aty kanė depėrtuar mikrobet e tifos qė bėhen shkak i epidemisė. "Rrjeti i ndėrtuar shumė dekada mė parė ėshtė plotėsisht i amortizuar dhe si rrjedhim ka njė probabilitet tė madh pėr t'u shndėrruar nė vatra tė infeksionit", thanė specialistėt e epidemiologjisė. Burime tė kėsaj kompanie konfirmuan se urdhri ka nisur tė ekzekutohet menjėherė dhe popullatės sė Elbasanit po i jepet ujė 24 orė pa ndėrprerje. Burimet shtuan se janė marrė masa duke u hedhur nė rrjetin e ujit tė pijshėm, njė sasi e madhe klori qė do tė ndikojė nė eliminimin gradual tė virusit tė tifos nė tubacionet e ujit tė pijshėm nga dhe furnizohet popullata.
    Qytetarėt
    Gjatė ditės sė djeshme qindra qytetarė tė lagjeve te prekura nga virusi i tifos, kanė braktisur konsumimin e ujit tė pijshėm nga tubacionet e ndėrmarrjes sė ujėsjellėsit. Shumė prej tyre pohojnė pėr gazetėn se kanė frikė tė pėrdorin pėr pirje e gatim ujin e rubineteve, ndėrsa ka njė fluks tė madh tė shitjeve nė njėsitė tregtare, tė ujit tė ambalazhuar. Kjo dukuri nuk ishte hasur nė Elbasan qė nė mesin e vitit 1997 kur u dha alarmi se uji ishte helmuar nga njerėz tė papėrgjegjshėm, gjatė trazirave tė atij viti. Nisur nga gjendja e vėshtirė ekonomike e pjesės mė tė madhe tė familjeve elbasanase, blerja e ujit pėr konsum vlerėsohet nga banorėt si njė "luks" i tepėrt, qė nuk mund t'ia lejojnė gjatė vetes.
    Soni Kurani

    -----------------





    Elbasani mban rekordin e vetvrasjeve me bar miu
    ose Fotoksine.
    Miu vete ben kerdine e Fotoksina vret njerzit perdite.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    20-10-2002
    Vendndodhja
    none
    Postime
    19
    kam lexuar qe koeht e fundit elbasani esh ber numer njeshi ne vetvrasje shuem keq

  3. #3
    Lovefool Maska e Chocolat
    Anėtarėsuar
    16-10-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    18
    Ej une e kam shtepine tek "Partizani",po familja ime ishte ok gjate epidemise....
    Ca bohet me ju???
    Metem me dore ne zemer
    "In due,si sofre meglio!"

Tema tė Ngjashme

  1. Kėrkoj Gertėn nga Elbasani, studente nė SHBA
    Nga Goc_Labe nė forumin Nė kėrkim tė personave tė humbur
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 27-12-2006, 10:02
  2. Elbasani prenoton miqėsore me Barcelonėn
    Nga ClaY_MorE nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 30-09-2006, 21:05
  3. Elbasani, atje ku pluhuri mbyt ajrin
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 22-11-2005, 19:10
  4. Elbasani do rikthejė femrat nė stadium
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-11-2005, 16:54
  5. Njėzet e dy korona: Elbasani
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 06-09-2005, 18:05

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •