Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 46
  1. #1

    Rexhep Qosja per vdekjen e Titos

    Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.

    Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    [QUOTE=Qazim RUDI]Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.


    Qazim,

    sigurisht qe ky pershkrim i Qosjes eshte deshprues. Por nga kendveshtrimi i atehershem, ne ben te jemi pak te sinqerte para pyetjes:

    A e ka bere Qosja ket pershkrim te Titos vullnetarisht apo i eshte imponuar nga
    politika zyrtare?

    Nese "pershkrimi " i ka qene i domosdoshem sepse i ka ardhe si kerkese nga politika zyrtare, atehere deshprimi eshte pergjymse me i vogel.
    Jo qe Tito ishte shume i mire per shqiptaret,sepse ai s`na kishte as fare as fis,
    por nen drejtimin e tij Kosova u be njisi konstituive e Federates Jugosllave me te drejte te Vetos!

    Sčshte ketu qellimi te lavderohet sllavi Tito ,qe ishte nji gjysem analfabeti me nji
    aftesi te natyrshme prej rrenci(intriganti) shume efektiv, por qe te kuptohet se
    po te ishte sipas shkijeve , ne nuk do te kishim as Kushtetuten e vitit 1974, as Universitetin , as shkolla shqip.

    Tito nuk na dha Kushtetuten se na donte, por sepse e kishte te qarte se Kosova
    ishte nji "Fuqi baruti", me nji natalitet te larte e padrejtesi te mdha qe i perjetonte
    para `74-shit.
    Tani mos te linde bindja ketu se une po e mbroje sllavin Tito, sepse do te ishte
    absurd!
    E drejta do te ishte te behet rruga e natyrshme : bashkimi i Kosoves me shtetin Nane, Shqiperine.
    Po kush na ka faj neve qe ne ishim te dobet e edhe Nana jone poashtu?! Askush tjeter pos vetvetes.

    Regjep Qosja ka bere gafe politike sa te duash.Edhe pikpamjet e tij te fundit,rreth
    identitetit te shqiptareve, per mua jane qesharake.

    "Revolucioni i vonuar demokratik"i tij ia ka cenuar (hijezuar) shume emrin.
    Per hire te vertetes, nuk ben ti mohohet kontributi i tij ne fushen kombetare.
    Me kontributin e tij ne lemine e historise se letersise kombetare,ai ka bere qe
    disa gjenerata te shqiptaret e ketej kufirit ti ruajne ndjenjat kombetare ,duke
    lexuar dhe kuptuar porosite e shkrimtareve tane Rilindase, te trajtuar e botuar nga Regjep Qosja.

    Qazim ,

    po ta marrim e sitim holle ,se kush cka ka thene ne kohen kur ishim nen sllavet,
    kam bindjen se asnjeri nga ne ,qe eshte mbi 20 vjeq, nuk do ti shpetonte "denimit"!

  3. #3
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga Qazim RUDI
    Ne gazeten "Rilindja" te Kosoves, gjate kohes qe vdiq Tito (maj 1980), Rexhep Qosja e pershkroi me keto fjale humbjen e tij.


    NJE JO E MADHE DHE SHUME MERITA

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjelle deri ne triumf perfundimtar Luften Nacionalclirimtare te popujve te Jugosllavise-ja nje merite e mjafte historike per te gjitha koherat.

    Tito e ka udhehequr dhe e ka sjell deri ne triumf perfundimtar luften qe ka permbysur monarkine, duke i hapur rrugen ngadhnjimit te socializmit-ja nje merite tjeter e mjafte per historine.

    Tito na ka udhehequr shtigjeve te veteqeverisjes socialiste, te barazise, vellazerimit e bashkimit, bashkejeteses se kombeve dhe kombesive-ja nje merite tjeter e jashtezakonshme historike.

    Tito i ka prire idese se madhe qe i reziston presionit te fuqive te medha e qe sot njihet si ide e mosinkuadrimit-ja edhe nje merite tjeter, aq e madhe, aq vendimtare ne historine e perbotshme.

    Edhe; cfare ka tė keqe nė ketė?
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anėtarėsuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar mė parė nga Kandili 1

    A e ka bere Qosja ket pershkrim te Titos vullnetarisht apo i eshte imponuar nga
    politika zyrtare?!

    Kandil

    Flasim per Qosjen,apojo?
    Nese e njeh vetem pak Rexhepin si flet dhe shkruan/lexo shan te tjeret
    duke i quajt me emra te larmishem komunistash,e blla,blla te tjera,
    ateher ky artikull medeomos duhet te jete shume domethenjes per secilin nga ne.


    Shpresoj se me kuptove.
    Me respekt
    rtp-ja


    ps. "........Te gjithe kane te drejte te mendojne..
    por ka shume njerez qe i kursejne mendimet!"


  5. #5
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Rtp, per kandilin kishte pikerisht ate domethenie per te cilen foli.
    Per ty cfare dmthnie duhet te kete?
    Shkurt e thjeshte, ka vetem dy ane si mund ta kapesh shkrimin hapes;
    O Qosja eshte armik, o nuk eshte armik, por eshte akademik dhe ka dicka te vertete ne diplomat e veta.
    Une shkrimin, te botuar atehere nuk e kam lexuar. Per sa me dalin llogarite, Qosja mund te kete mbajtur edhe konference te perbashket me Muhamedin, derisa ta lexojme vete, shtypi mund te abuzoje sa te mundet.
    Nga ana tjeter, nese e ka shkruar me te vertete, nuk mendoj se eshte shume e veshtire per ta imagjinuar pse e ka shkruar.
    Titoja, mua nuk me rezulton te kete qene ndonje burre i mire, dhe aq me katil del nese do e marresh ne lidhje me shqiptaret. Deri ne vitet 50, mbi 500 000 kosovare lane trojet e tyre dhe u shperngulen kush me dhune, kush me hir, kush me pahir per t'u vendosur Anadollerave dhe Stambollerave.
    Pse shume shqipe ne Kosove edhe sot e kesaj dite e kujtojne Titon me nostalgji, mua me kujton ate shprehjen:
    -Ku eshte atdheu yt?
    -Atdheu im eshte aty ku hahet me mire.

    Nje cope kothereje, ca kripe dhe dy te drejta bene breza kosovaresh te harrojne te kaluaren, -jo dhe aq te larget.
    Gjithsesi, me brenga nuk duhet jetuar.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

  6. #6
    Manitu Maska e kiniku
    Anėtarėsuar
    08-07-2005
    Vendndodhja
    Mos tė na vijė cudi se cdo frymor nga vete natyra priret tė kerkoj ushqim; Lukreci
    Postime
    869
    Citim Postuar mė parė nga banished
    Nje cope kothereje, ca kripe dhe dy te drejta bene breza kosovaresh te harrojne te kaluaren, -jo dhe aq te larget.

    Po tė vazhdonte Yugoslavia e Titos me trendin e viteve 70-ta dhe po tė mos shperthente nacionalizmi Serb, Yugoslavia do tė ishte njė nder shtetet e para nė EU. Paramendoni; Shqipet nga Kosova me EU passport e buke e djathe nė strajcė.

    Deshiruam ne apo jo, shumė Shqipe nga Kosova janė shkolluar, kanė fituar punė tė mira, nė emer tė proporcionalitetit nacional kanė fituar pozita (qė nuk i kanė merituar), janė njohtuar me shumė koncepte tė panjohura gjer atėherė. Shumica e Shqipeve, kanė parė jeten dhe boten pėr se pari herė atėherė kur kanė shkuar nė sherbim ushtarak diku neper Yugoslavi. Ke qene i lirė tė shkosh kudo nė botė dhe ke gezuar respektin e tė gjithve (cfare nuk mund tė them pėr Shqiptaret nga Shqiperia). Yugoslavia ka eksploatuar pasuritė natyrore tė Kosoves, mirpo, nuk duhet tė harrojmė edhe ato tė mira qė i ka kthyer prapa.

    Tash jemi tė pavarur; mirpo nuk kemi rryme edhe pse tė gjithė Politikanet Kosovarė kėmbėngulnin se Obiliqi (termoelektrana e Kosoves) ka kapacitet tė shkrij Antartikun. Yeah right!!!

    Aleksander Rankovici ishte ai qė bentė terror nė Kosove nė kohen e Titos; por, nuk duhet harruar se Rankovici ishte vetem njė votė mė i dobet se Titoja. Nacionalizmi Serb ishte ai qė dėmtonte Shqipet, jo Yugoslavia e Titoja. Titoja kishte mė shumė Serb tė burgosur politik sesa Shqipe.

    Serbet shumė e kanė kritikuar Titon pėr qendrimin e butė ndaj Shqipeve, bile bile, pohojnė se Tito shumė gjėra ua ka dhenė Shqipeve nė dėm tė Serbve.

    Doren nė zemer; mė mirė kanė jetuar Kosovaret se sa Shqiptaret. Shumė Shqiptarė nga Kosova kanė qarė e vajtuar pėr Titon sepse e kanė ditur se me vdekjen e tij do tė filloj fillimi i fundit. Shqipet rralle kanė kerkuar Kosoven shtet tė pavarur; kemi kerkuar Republik.

    Nuk kam simpati pėr Qosjen, mirpo, ka tė drejtė nė ketė rast.


    Nuk e di pėr cfare e pat fjalen Banished; mbase nė ndonje tjeter rast do tė na jap mė teper detaje, shpresojm t'qarta.
    Where have all the good men gone
    & where are all the gods?

  7. #7
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Eshte fakt qe Kosova ne vitet e 70-ta (e vetmja periudhe ne kohen e Titos kur kemi jetuar pak me si njerez, sepse vitet 50-60 dihet me si kane qene per shumicen e shqiptareve) ka jetuar me mire se Shqiperia por kjo nuk dtth. qe ai ka qene opcioni me i mire i mundshem per Kosovaret dhe Shqiptaret ne pergjithesi. Duhet analizuar gjerat thelle. Po te mos ishin copetimet shqiptare, pra po te ishte Kosova me Shqiperine e bashkuar, se pari nuk do kishte vend per komunizem ne Shqiperine e bashkuar, e rrjedhimisht as izolim. Pastaj, Shqiperia e Bashkuar, do kishte nje ekonomi hic me pak te mire se Greqia dhe do ishim futur ne BE hic me vone se Greqia. Pra, gjerat do kishin ndryshuar per 360 shkalle.

    Mua me kujtohet pak viti kur ka vdekur Titoja sepse kam qene vetem 5-6 vjecar dhe e di qe nje pjese e shqiptareve te Kosoves kane vajtuar vdekjen e tij, mirepo pjesa me e madhe, pra shumica, jane shtirur si te tille sepse nuk ka pasur asnje dashni as per te, ne Kosove. Te pakten njerezit qe kam njohur une ne ate kohe, familja ime, nuk ju ka interesuar fare vdekja e Titos se jo me te vajtojne apo kush e di se cfare. Ne kemi kerkuar republike sepse kerkesa per bashkim te Kosoves me Shqiperine, ne ate kohe, do ishte vdekjeprurese per neve, se jo qe nuk e kemi dashur bashkimin me Shqiperine. Kjo ishte maksimalja qe mund te kerkonim, ne ate kohe.

    Ky artikull i Qosjes mund te kete ardhur nga ndjenjat e tij per Titon (gjithkush gabon nganjehere) e edhe mund te kete qene i shtirur sa per te mos pasur ndonje pasoje negative (sic kane bere shumica ne ate kohe). Sido te kete qene, kjo i heq te drejten Qosjes qe te akuzoj e shaj tjeret per vepra origjinale si kjo e tij ne ate kohe, sic ka bere Qosja gjithe kohen gjate ketyre dy decenieve te fundit. Njerezit ndryshojne, dikush mund te kete dashur Titon dhe Jugosllavine ne ate kohe, por sot e do Kosoven, Shqiperine, dhe Shqiptarine ne pergjithesi me shume se gjithcka tjeter. Tani nuk duhet te mirremi shume me te kaluaren, sidomos ate te para viteve te 80-ta sepse kane qene kohera tjera ato, por duhet te mirremi me te tashmen dhe ardhmen me shume.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga banished

    Titoja, mua nuk me rezulton te kete qene ndonje burre i mire, dhe aq me katil del nese do e marresh ne lidhje me shqiptaret. Deri ne vitet 50, mbi 500 000 kosovare lane trojet e tyre dhe u shperngulen kush me dhune, kush me hir, kush me pahir per t'u vendosur Anadollerave dhe Stambollerave.
    Pse shume shqipe ne Kosove edhe sot e kesaj dite e kujtojne Titon me nostalgji, mua me kujton ate shprehjen:
    -Ku eshte atdheu yt?
    -Atdheu im eshte aty ku hahet me mire.

    Nje cope kothereje, ca kripe dhe dy te drejta bene breza kosovaresh te harrojne te kaluaren, -jo dhe aq te larget.
    Gjithsesi, me brenga nuk duhet jetuar.

    Banished,

    Tito nuk ka si te ishte burre i mire.Ai ka qene nji dredhagji i suksesshem i nji shteti artificial sllave.
    Ai s `ģshte burre i mire se:

    para fillimit te " kryengritjes" kunder okupatorit Gjermano-Italian , Tito u beri thirrje popujve sllave dhe popujve tjere, duke permende ketu edhe shqiptaret dhe vuajtjet qe kane heqe ata nen zgjedhen serbe te Jugosllavise se vjeter,per kryengritje kunder Okupatorit dhe per revolucion kunder rendit te vjeter borgjeze.
    Ai kete thirrje ua beri ne forme shkrese, qe u botua ne gazeten"Borba"("Lufta").
    Ne ate thirrje per kryengritje,Tito u premtoi shqiptareve dhe popujve tjere se pas arritjes se fitores ata do te vendosin vete per fatin e tyre.

    Si perfundoi kjo , dihet.

    Edhe renja e Rankoviqit, nuk eshte se u be per shkak te terrorit shteterore qe ai
    ushtroi mbi shqiptaret e Kosoves dhe viseve tjera shqiptare.Rankoviqi ra sepse u zune mikrofonet shpiunues ne banesen (ne dhome fjetje etj.) te Titos, per cka pergjegjesi kishte sigurimi i shtetit, ne krye te te cilit ishte Rankoviqi.

    E ne ket kuptim , per ta rrezuar me lehte Rankoviqin u permenden (jo me ton te duhur) kalimthi disa padrejtesi qe ai u beri shqiptareve.
    Rreziku per Titon ishte ky :

    kishte fakte tregues (pos tjerash edhe mikrofonet e zene ) qe vertetonin orvatjet
    e Rankoviqit (me perkrahje te plote te ruseve) ta rrezonte Titon nga froni e te
    hypte vete mbi te.

    Ky ishte nji fat per shqiptaret, sepse pas renjes se Rankoviqit(1966) vje nji trend
    me pozitiv per te drejtat e tyre: Universiteti, kushtetuta etj.

    Prandaj nuk mund te quhet burre i mire Tito , sepse s`lejoi qe populli shqiptare
    i ketej kufirit te vendose vet per fatin e vet.
    Po ta kishte lejua nji gje te tille , ai nuk do ta kishte shansen te mbetet kryetare
    i Jugosllavise, sepse s`do ta pranonin kurre shkijet.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2006
    Postime
    354
    Citim Postuar mė parė nga RTP
    Kandil

    Flasim per Qosjen,apojo?
    Nese e njeh vetem pak Rexhepin si flet dhe shkruan/lexo shan te tjeret
    duke i quajt me emra te larmishem komunistash,e blla,blla te tjera,
    ateher ky artikull medeomos duhet te jete shume domethenjes per secilin nga ne.


    Shpresoj se me kuptove.
    RTP,

    per fat te keq me duhet te jap te drejte.Ky njeri me duket "i ka shite drute".
    Me te vertete eshte per te ardhur keq.

  10. #10
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Kiniko, lexoji shkrimet e fundit, dhe do e kuptosh se ku e kish fjalen banished, sidomos po te lexosh shkrimin tend ku me citon.
    Prandaj e them, nje krodhe buke, ca kripe dhe dy te drejta, bejne qe shume kosovare te jene nostalgjike ndaj Titos dhe regjimit te tij.
    Nese nuk e kuptove se ku e kisha fjalen, atehere ktheju dhe njehere shkrimit tim te mesiperm. Titoja sundimin e tij totalitarist ne Jugosllavine e tij 24 etnikshe e nisi si kasap dhe katil kunder shqiptareve. Ajo qe shkaktoi degjenerimin e tij ne terror antishqiptar, ishte deshira e vetme dhe e zjarrte e shqiptareve per t'iu bashkuar trungut meme, kjo ishte edhe pjelle e zhgenjimit qe pesuan shqipet e trojeve etnike te lena nen Jugosllavi nga brigadat partizane shqiptare qe cliruan Kosoven.
    Politika e "holle" e Enver Hoxhes ishte qe te ndihmoheshin te gjithe popujt per t'u cliruar nga zgjedha nazi-fashiste nen flamurin e internacionales socialiste, sipas seciles te gjithe popujt duhet te gezonin te drejta te barabarta dhe te jetonin ne harmoni te plote. Nen kete prizem edhe e ardhmja e Kosoves dhe trojeve mbareshqiptare nen eksperimentin famekeq te quajtur Jugosllavi, duhet t'i ktheheshin Shqiperise, dmth trungut meme ne menyre paqesore si e drejte e vetvendosjes se popujve te lire. -Duke u bere keshtu edhe e pranuesheme per cdo konvente nderkombetare dhe duke u zyrtarizuar ne ombrellen e OKB-se.
    Per sa kohe qe shqiptaret e trojeve qe ishin brenda eksperimentit kundershtuan cdo lloj skeme, Titoja i perndoqi dhe i dogji edhe te gjalle. Jane pushkatuar me shume shqiptare ne kohen e Titos sesa nga kasapi Sllobo.
    Shqiptaret qe emigruan dhe qe paten "te drejta" per t'u vendosur ne bllokun e botes se lire, nese do kishin jetuar aq te lumtur ne kohen e Titos, nuk do ishin larguar fare, por do te kishin dhene kontributin e tyre per te manaxhuar investimet miljardere qe fiktivisht qeveria qendrore duhej te bente ne Kosove.
    E jo te ndertohej Kosova me financim gati teresisht privat me djerse refugjatesh.
    Plus, qe nje fakt tjeter qe ju shqipet e eksperimentit(Jugosllavise) e keni paksa te veshtire ta pranoni, eshte se shqipet e eksperimentit qe shkonin Gjermanive, Anglive dhe Shba-ve, rregjistroheshin si shqipe Shqiperie, duke i dhene keshtu edhe sllaveve nje aresye per t'u lumturuar sadopak, - gjithe bota do t'i njihte si rrefugjate shqiptare, qe po linin shtetin e pare ku kerkuan strehim(serbine), per t'u vendosur ne nje shtet tjeter te botes se lire; duke iu bere keshtu mbeshtetje tezes serbo-shoviniste qe shqiptaret ne Kosove ishin emigrante shqiptare pas luftes se dyte boterore per aresye ekonomiko-politike.
    Tani, ju mund t'i keni paksa te turbullta idete, por keto jane fakte, nuk jane deshira apo nostalgjira, dhe sado mire qe mund te keni jetuar pas viteve 70, nuk arrij te kutpoj se ku eshte nguti i nostalgjise!?!
    Ne 23 miljard $ borxh te jashtem qe thithi Titoja per Jugosllavine, sa u derdhen per Kosoven? Jo, po ju u bete me miniera... po na u bete edhe me termocentrale, po na u bete dhe me fabrika tekstilesh dhe ushqimore... E sa perqind e fitimit neto kthehej ne Kosove?
    Apo i harruat shprehjet "kosova punon, beogradi jeton"?
    Nuk e di se si mund te shprehem me qarte sesa kaq; pjesa tjeter ju takon juve, te mallengjeheni per "dashnorin" e humbur ne menyre shekspiriane, apo t'i ktheheni realitetit dhe te ndergjegjesoheni qe jeni pjese e pandare e kombit shqiptar, i cili eshte i cunguar dhe i paplote pa ju, se keni jetuar me mire se shqiptaret ne Shqiperi, por perseri keni qene te lidhur me zinxhire, dhe qe padrejtesia nuk u eshte bere vetem juve qe jetuat ne anen tjeter te kufirit, por te gjithe kombit shqiptar.
    UNE JAM TI-TI JE UNE



    E LA NOSTRA GIOIA CON NOI

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Rexhep Mitrovica
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 08:15
  2. Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 24-01-2010, 21:51
  3. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •