C'mendoni per dashurine ne internet ekziston?
A keni rene ndonjeher ju ne kete menyre?
C'mendoni per dashurine ne internet ekziston?
A keni rene ndonjeher ju ne kete menyre?
Complimenta per Temen Alda1![]()
Njera nder temat me te rrahura ne forum!
Dashuri nuk mund te kete ne internet, por ka njohje nepermjet internetit! Nuk mund te quhet nje njohje e thjeshte dashuri, sepse dashuria eshte dikca e shenjte, qe perjetohet/ndjehet vetem nje here ne jete dhe te perjetohet dicka e tille ne nje bote virtuale, sic eshte interneti, eshte e pamunder!
Nuk mund te dashurohesh pas nje njeriu, qe nuk e ke idene si eshte, si flet, si te shikon, si i rreh zemra, si duket, si frymon! Mund te jesh i opsesionuar pas dikujt, te te duken fjalet e tij/saj te embla, magjike, te kalosh ore te tera duke folur, por t'a ndjesh ate apo te dashurosh ate, per mendimin tim eshte pak absurde!
Shume adoleshente, por edhe njerez te shtyer ne moshe, nga mos eksperienca e tyre, bien ne gracken e quajtur LOVE ON LINE. Dashuria ne internet nuk eshte hic me shume se ne humbje kohe! Ketu duhet te kristalizojme ca gjera: te bejme dallimin mes takimeve ne internet dhe dashurise ne internet!
Ne nje klub interneti, te nje shokut tone, ne hyrje ka jne sllogan: "Dashuria ne internet dhe realiteti, nje SIGN OUT larg njera-tjetres!
PS:
Ne interes te temes, po postoj nje artikull ne lidhje me dashurine ne internet qe gjeta diku neper internet, por ndoshta eshte edhe ne forumin shqiptar eshte i postuar, por gjithsesi ja vlene te ri-postohet apo ri-lexohet!
=====================================
Dashuria nė Internet-REALITET I RI
"I dashuri miku im. Mė pėlqen t'ia fillon shkrimet e mija sikur tė ishin nė mesin e bisedės. Unė shtirem sikur tė jemi miq tė vjetėr dhe mė tė ngushtė, pėrkundėr asaj qė ne jemi nė tė vėrtet njerėz tė cilėt nuk e dijmė emrin e njėri tjetrit dhe se jemi takuar nė dhomėn e bisedave elektronike, pėr tė cilėn ne tė dy pretendojmė se kurrė mė parė nuk kemi qenė atje. Ē'farė do tė mė thotė sot ai, unė mendoj. E kyqi kompjuterin, e pres me padurim deri sa tė aktivizohet, futem nė lidhje dhe fryma mė ndale nė mushkėri kur i dėgjoj tri fjalė tė vogla: "JU KA ARDHUR POSTA ELEKTRONIKE". Nuk dėgjoj asgjė, asnjė zė nėpėr rrugėt e Nju Jorkut. Vetėm rrahjet e zemrės sime. Mė ka arritur posta elektronike, nga ti." Nga filmi: "You've Got Mail" - Meg Ryan dhe Tom Hanks ...
A ėshtė "dashuri e vėrtetė" dashuria nė Internet?
Nė realitetin e ri, realitetin virtuel ēdo ditė lidhen gjithnjė e mė tepėr njerėz. Komunikimi i drejtėpėrdrejtė pėrmes shfrytėzuesve tė internetit nė cilėn do shtet a qytet, i mėnjanon largėsitė gjeografike, dhe ofron liri tė plotė tė tė shprehurit. Kėmbimi i mendimeve, ideve, qėndrimeve bėn qė njerėzit tė afrohen, tė lirohen nga pakėnaqėsitė, paragjykimet dhe paaftėsitė qė shfaqen nė komunikimet "sy mė sy". Ky lloj i mediumit pėr komunikim tė shpejtė dhe kryerje tė shpejtė tė punėve, po bėhet medium pėr tė dashuruarit. Dashuria pėrmes Internetit ėshtė dukuri e re tė cilėn ende nuk e kanė studiuar mire psikologėt dhe sociologėt.
Si njoftohen njerėzit?
Tė njoftohesh pėrmes Internetit, kjo nuk ėshtė aspak e vėshtirė. Mjafton tė kyqeni nė forume, grupe tė ndryshme tė diskusioneve, dhoma tė diskuioneve, dhe pėr njė kohė tė shkurtėr do tė keni me dhjetėra letra elektronike. Aq mė tepėr nėse keni faqe personale, vet do t'ju lajmėrohen njerėzit anė e mbanė botės. Dhe kėshu gjithēka fillon me njė bisedė tė thjeshtė rreth njė teme me njė person ende tė panjohur pėr ju, dhe natyrisht nėse ajo bisedė bėhet interesante, me tė pėrsėritet komunikimi vazhdimisht. E numri i partnerėve potencial pėr biseda tė kėtilla ėshtė i pafundė.
Shumė njerėz mendojnė se dashuria pėrmes Internetit ėshtė kurth dhe pėr njė gjė tė tillė nuk duhet diskutuar. Pa marrė parasysh se kush ndodhet nė anėn tjetėr tė rrjetit, pa marrė parasysh pėrmbajtjen e letrave, porosive, vėrtet, krejt ēka dijmė pėr personin tjetėr janė shkrimet e tija elektronike?
Shumėkush mendon se tė dashurohesh pėrmes internetit pa e njohur fizikisht njė person, ėshtė njėjtė sikur tė dashurohesh pa sy e vesh, ngase gjithēka paraqet rezultatin e imagjinatės dhe frazave tė thurura me mjeshtri. Por a ėshtė vėrtet pikėrish kėshtu?
Njė nga karakteristikat themelore tė komunikimit pėrmes internetit ėshtė anonimiteti. Kjo mundėson lirinė e tė shprehurit, tė qėndrimeve, ideve dhe kjo paraqet bazėn e njohjes sė njerėzve. Njohja rrjedhė mė shpejtė, nga brenda - jashtė, duke zbuluar personalitetin, karakterin, ndjeshmėrinė, animin, motivimin dhe shkurt e trup, gjithēka qė personin nė anėn tjetėr tė rrjetit e bėnė tė veēantė.
Kryesore nė komunikimet mes njerėzve pėrmes kompjuterit janė fjalėt. E fjalėt i janė dhėnė njeriut qė mė mire t'i fsheh mendimet e veta, thotė njė proverb. Megjithatė gjithēka duhet tė merret me rrezervė. Pėrderisa disave ky lloj komunikimi u ofron mundėsi tė lirisė sė tė shprehurit tė mendimeve, sinqeritetit, guximit, tė tjerėve u ofronė mundėsi pėr tė servuar gėnjeshtra, pėr tė mashtruar dhe trilluar. Tė gjithė qė dėshirojnė kanė ēasje nė tė. Prandaj mashtrimet nuk janė mangėsi e mediumit tė kėtillė, po ato janė mangėsi qė tregojnė mangėsitė individuale tė njeriut.
Cilėt janė pėrparėsitė e njohjes pėrmes Internetit
- 1. Gjasat pėr tė takuar personat e shpirtit janė tė zgjeruar dhe pėrfshinė krejt botėn,
- 2. Njoftimet bėhen nė bazė tė interesave tė pėrbashkėta, e kjo shpesh shpien nė mirėkuptim dhe ju zhvillohet ndjenja se ju takon dikush apo i takoni dikuj. Njoftimet bėhen nė bazė tė atraktivitetit miqėsisė dhe dashurisė.
- 3. Nuk ekziston palakmueshmėri apo pasiguri, sikurse nė takimet e drejtėpėrdrejta. Njerėzit anojnė t' i zbulojnė mė shpejtė mendimet dhe qėndrimet e veta nė kėtė mėnyrė.
- 3. Pasi qė ka mundėsi tė editohet teksti, mendimet dhe shprehjet janė mė koncize, mė pėrmbajtėsore dhe tė paramenduara mire.
- 4. Ndjenja e vetmisė gati nuk ekzison, ngase gjithnjė del dikush qė ėshtė nė disponim tė komunikoj me ju.
Cilėt janė mangėsitė e njohjes pėrmes Internetit
- 1. Mungesa e gjesteve pėrcjellėse si: ngjyra e zėrit apo e shprehjeve tė fytyrės qė flasin shumė, mungesa e afėrsisė fizike.
- 2. Mungesa e erės, shijes dhe prekjes.
- 3. Keqkuptimi nė komunikim (pėr shkak tė mėnyrės sė interpretimit fiks dhe vonesės sė shkrimeve nė rrjetė).
- 4. Jo sinqeriteti i personave qė e keqpėrdorin kėtė medium komunikimi. P.sh. thjesht dikush dėshiron tė argėtohet nė logari tuajin, pastja, gėnjimet pėr punėn, luajta e roleve, gėnjimi pėr statusin martesor, fėmijėt, gjininė, moshėn… dhe gjithnjė ka tė tillė qė gėnjejnė dhe tė tillė qė besojnė.
- 5. Edhepse ekziston mundėsia e kėmbimit tė fotografive, dėgjimit tė zėrit etj., prap se prapė mungesa e prekjes, shikimit nė sy, intonimit tė zėrit dhe vetė fluidi i kontaktit shpirtėror (parandjenja kur takohesh me njė person, apo pėrshtypja e parė fizike) mungojnė. Ata qė mashtrojnė, madje mund t'ua dėrgojnė fotografin e dikujt tjetėr, zėri mund tė jetė i tjetėrkujt, shkrimet po ashtu. Mund tė gėnjejnė edhe pėr pėrkatėsinė etnike, bindjet fetare, gjininė, etj.
Sa ėshtė reale dashuria virtuele?
Pėr t'u pėrgjigjur se sa ėshtė reale dashuria pėrmes internetit, le ta definojmė sė pari se ēka nėnkupton fjala dashuri e vėrtetė? E kėtė pėr fat tė keq nuk mund ta pėrshkruajm apo jo. Atė vetėm mund ta ndjejmė. Ajo ėshtė gjendje pėr tė cilėn dijmė pa pyetur asgjė. Edhepse nuk mund ta pėrshkruajm, jemi tė bindur se dijmė ta njohim dashurinė e vėrtetė. Kjo e tėra mund tė ndodh ngase asgjė nuk varet nga ne. Ajo vje kur nuk e presim, dhe shkon kur tė dėshiroj vet, papritmas. Dashurinė mė kot mundohemi ta etiketojmė dhe ta klasifikojmė. Ēdo dashuri ėshtė unike. Pamundėsia e definimit tė njė ndjenje tė tillė e mbėshtjellė atė me me njė vello tė misteriozitetit. Pikėrisht edhe interneti ėshtė vend misterioz dhe mjaft magjik. Madje edhe nė jetėn e pėrditshme dhe takimet fizike, tė gjitha dashuritė nuk janė tė vėrteta. Disa tregohen si dashuri tė mėdha dhe jetojnė pėrherė, tė tjerat vdesin qė nė vjeshtėn e pare.
E ēka ėshtė ajo qė na tėrhjekė te personi tjetėr? Ēka e bėnė tė veēantė personin qė e duam prej njerėzve tjerė? Pse ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sonė personi ynė zgjedhur? Pse na motivon dhe pse ia falim zemrėn? Prej ēka pėrbėhet dashuria e vėrtetė? Si tė dalohet ajo?
Mė duhet tė pranoj se nuk e di! Ai apo ajo qė mundohet ta pėrshkruaj dashurinė, thjesht gėnjen.
Megjithatė mund tė vendosim njė paralele deri diku mes dashurisė sė vėrtetė dhe asaj virutele. Ajo qė na tėrhjek nė dashurinė e jetės reale ėshtė se njoftohemi me personin nė shkollė, punė, fakultet, qytet, autobus etj. Vėmendjen na e fiton pamja, zėri, ecja, buzėqeshja, flokėt, qėndrimi. Edhepse nuk dijmė shumė e ndjejmė tėrhekjen fizike. Imagjinata e jonė, nėn ndikimin e dėshirave dhe kėrkesave tona bėn seleksionim nė bazė tė kritereve tė pamjes sė jashtme dhe krejt vetive tjera tė pėrmendura mė lartė. Pėr kėtė nė shumicėn e rasteve gjurmojmė edhe mė tej pėr t'u bindur se personi qė na tėrhjek ėshtė i/e qėlluar ēfarė e kemi ėndėruar pėrherė.
Nė dashuri virtuele me dike njoftohemi duke shkruar dhe pranuar porosi. Vėmendjen na e tėrhjek stili i tė shprehurit, reflektimi i personalitetit tė dikujt. Kureshtja jonė shpejt kėnaqet ngase mė shpejtė mėsojmė pėr tė, nė bazė tė ideve, mendimeve tė thėna. Kėtu njihemi me personalitetin e brendshėm dhe zakonisht kėmbejmė porosi me shpirta tė ngjashėm si ne. Dhe e gjith kjo nė bazė tė cilave kriteriume na bėnė tė dashurohemi nė tė? Pikėrisht sikurse edhe nė dashurinė e vėrtetė, nė bazė tė njė gjėje tė padefinuar, pėr tė cilėn din vėtėm zemra. Imagjinata ėshtė ajo qė i mbushė zbrazėtirat mes reshtave. Rreziku qė tė jemi tė mashtruar ėshtė po aq sa edhe nė jetėn reale tė vėrtetė.
Edhe nė njėrėn edhe nė tjetrėn realitet, ēifti njoftohet dhe afrohet pėrmes bisedės. Nė tė dyja rastet, tė dy partnered pėrpiqen ta tregojnė anėne vetėsa mė pozitive. Mua nuk mė duket se gjithnjė mund ta lexojmė tė vėrtetėn nga sytė e dikujt. Shpesh na ndodh qė tė jemi tė bindur se e kemi gjetur personin e vėrtetė dhe pas njė kohe tė vėrtetojmė se kemi krijuar lidhje me njė njeri tė huaj? Prandaj kjo ėshtė edhe njė dėshmi qė mundėsia e mashtrimit ėshtė po aq sa edhe nė jetėn reale.
Nė anėn tjetėr, gėnjeshtrat e servuara pėrmes komunikimit nė Internet mė lehtė mund t'i zbulojmė nėse koncentrohemi nė fjalėt e thėna. Pėr tė na gėnjyer dikush, para se tė na bėjė tė dashurohemi, duhet tė ketė motiv tė madh dhe tė jetė gėnjeshtar djellėzisht i mire. Ndėrsa nė jetėn e pėrditshme, pėrkundrazi, gėnjeshtrat shiten mė lehtė, ngase aty vendimtare janė buzėqeshjet, prekjet, shikimet pa fjalė, madje edhe lotėt etj…
Kam dėgjuar se kur pėr tė parėn here ėshtė krijuar biēikleta, mes nesh populli e ka quajtur atė "Qerrja e djallit", orėn e ka quajtur"syri i djallit". Treni i pare nė Pariz, edhe pse ka ecur me shpejtėsi vetėm 20 km/orė, ka shkaktuar pakėnaqėsi mes franēezėve madje edhe protesta e demostrata. E kanė gjykuar si diēka shumė tė rrezikshme pėr njerėzimin, destruktive qė ec aq shpejtė dhe ėshtė produkt i djallit!!! Sot e dijmė se sa tė shpejtė janė trenat, por askush nuk proteston!
Dashuria Virtuele pajtohemi ne apo jo, ėshtė dukuri e kohės sė rė. Shumė ēifte fillojnė me shkrimin e e-mailave, pėrderisa lista e atyre qė hyjnė nė martesė pėr shkak tė kėsaj dashurie virtule, dita ditės rritet. Tė tjerėt kėtė e marrin si argėtim, largim nga monotonia. Dikush me kėtė mjekon vetminė, ndjenjėn e turpit (nė jetė private ėshtė lepur, nė internet luan, dashnor i famshėm), mangėsitė fizike, pakėnaqėsitė, anomalitė dhe sėmundjet tjera shpirtėrore... Pra gjithēka zhvillohet si nė jetėn private. Interneti ėshtė vetėm medium qė na bashkon. Gjėrat tjera varen nga vet ne, sa tė sinqert jemi, ēfarė zemre kemi. Natyrish, kėtė shkrim po e pėrfundoj me thėnjen: "Nėse dikush mė mashtron njė here, mė vje keq pėr tė, nėse mė ka mashtruar edhe herėn e dytė, atėherė fajin duhet kėrkuar brenda vetes".
My silence doesn't mean I am gone!
Davius Sa kopjoke ene ti mer lalja nxorre bojen copy paste !!!
Dashiria Ne virtual Eshte si Femijet Jetime !!!!
Kam degjuar qe jane martuar ndermjet internetit biles kane edhe femije por mendoj se nuk dua te arri aty as nuk dua te dashuroj ndermjet internetit.Eshte nje dicka shume e veshtire ta perballosh sidomos ne qoftese keta njerez ndodhen edhe larg njeri-tjetrit.
Harrova mpuqqqqqqq Davius
Nuk mendoj se mund te kete dashuri ne internet por sigurisht mund te kete njohje te cilat cojne me pase ne dashuri. Kuptohet jane prezente te dyja anet e medaljes. Njera ane eshte qe ti nuk e di nese gjerat qe te thuhen jane te verteta dhe ai qe ti thote eshte po ashtu i vertete. Por nga ana tjeter kur flet me dike qe e di qe nuk te njeh dhe nuk ka mundesi te te njohi vec rasteve kur ti e deshiron nje gje te tille mund te flasesh me hapur e ta njohesh me mire. Komunikimi mund te jete me i sinqerte por natyrisht mund te jete edhe me abuzive pra i ka te dyja.
Eshte pak absurde,ama kam degjuar plot raste qe jane lidhur dhe sot e kesaj dite jane bashke dhe te lumtur![]()
Me duket qe Dashuria ne Internet po nenkuptohet si "seksi ne Internet".Nese njerezit kane shpirtera atehere keta shpirtera (shpirterat gjithnje jane Virtual apo jo? ) dashurohen mesvedi edhe ne internet.Perpara ne koherat e lashta,i dergohej nje leter,nje facolete,nje zingjir,nje...etj dhe pa u pare asnjehere gjate jetes se tyre me pare apo me pas,ata persona dashuronin njeri tjetrin.Pastaj pas letrave doli telefoni.Me mija e miliona njerez neper bote jane dashuruar permes telit,permes zerit,fjaleve pa u pare fare kane masturbuar edhe u ka kushtuar shum shtrenjte..Permes radios jemi dashuruar ne kengetare,artiste vetem nga zeri pa i pare fare dhe keshtu ka mbetur.Tani nuk eshte me posta elektronike por eshte biseda para kamerave,loja para kamerave drejtperdrejt(Live) me ze,me levizje,me muzike dhe me pozicione te ndryshme para kamerave lakuriq dhe me teper...Tani ka me pak dashuri dhe ka me shume seks,por seks te njeanshem secili-a lage breket e tij-saj.
Dashuri ne Internet e pranoj qe ka dhe shume. Seksi per fat s`eshte i mundur, por gjysma e punes edhe per seksin kryhet ketu ne net...se ketu merren vesh paretneret mesvedi ku dhe si te takohen. Njoh mbi dhjete martesa perrreth meje qe kane ardhur nga Interneti dhe te gjithe-a jane te lumtur-a vetem njeri ēift pak.... eshte martuar para gjashte muajsh dhe po "tymojne" nga pak,por mendoj qe edhe keta do te pajtohen se koha e luleve ka kaluar!
Une vet kam mbledhur dhe mbledhi "inserte"nga dashuria ne internet, shkrime, zera dhe videoxhirime...dhe deklaroj qe dashuria ne Internet sot eshte realitet...mungon vetem seksi .
Kur dihet qe dashuria gjithnje eshte ne imagjinate,e imagjinata eshte ajo qe e nxite deshiren per seks,atehere vetvetiu trupi pergaditet nga interneti per te dyja...I gjene te dyja dashurine ( imagjinaten) dhe seksin apo jo...kjo s`dihet, dihet qe te paren( imagjinaten per seks) e ka...
Mua me ka rastisur qe te bie ne dashuri ne internet, por jo dashuri tamam, por vetem per aventura...![]()
Krijoni Kontakt