Ne France ishin nxenesit qe nuk u lejuan ta mbartin kete ''kenaqesi'' fetare neper shkolla. Ne Kosove duket se ''profesoret'' jane anti-civilizues!
Lereni mbrojtjen e islamit por thellohuni pak ju te terbuarit e fese. Nese do vishej mesuesja si tip murgeshe, sdo kishte problem per ju myslimanet?
Shamia apo te gjitha ''rrobat'' nuk jane dicka tradicionale shqiptare por dicka koke e kembe islame.
Spo them me shume per momentin, por po ju le nen shoqerine e artikullit per ''mesuese Qefseren'', e cila pranon te leje punen (ndoshta dhe buken e femijeve) por ne asnje menyre shamine e zeze qe i mbulon thinjat e dijes dhe lekuren e ''paplazhuar''! Sikur ta hiqte do e dallonte nga nje nene apo mesuse arabe, behet kjo? Absulutisht JO!
SHAMIA NUK ĖSHTĖ PROPAGANDĖ FETARE!
Nga Fehmi Maloku - Gazetajava.com
Mėsuesja Qefsere Fazliu do tė mund tė japė mėsim prapė e mbuluar me shami, nėse do tė respektohet njė vendim i Kėshillit tė Pavarur Mbikėqyrės tė Kosovės. Pas mė shumė se njė vit kontestesh, ky organ mė 24 korrik 2006 i ka obliguar autoritetet pėrgjegjėse tė Komunės sė Prishtinės qė brenda 15 ditėsh, t'ia realizojė tė gjitha tė drejtat nga marrėdhėnia e punės si mėsuese nė fshatin Busi tė Prishtinės.
Komisioni i KPMK-sė ka konstatuar se bartja e shamisė nuk konsiderohet
shkelje e Ligjit pėr Arsim Fillor dhe tė Mesėm nė Kosovė, i cili ishte njėri
prej arsyetimeve tė autoriteteve komunale tė Prishtinės pėr ta larguar nga puna mėsuesen. Nė procesverbalin e vendimit tė KPMK-sė thuhet se vendimi i ėshtė dėrguar edhe zyrtarėve tė komunės sė Prishtinės, por pas 15 ditėsh, udhėheqėsi i Drejtorisė pėr Arsim nė KK tė Prishtinės, Rrustem Buzhala thotė se nuk ishte i informuar pėr vendimin e lartpėrmendur. Ai thotė i vendosur se "ēėshtja e mėsueses" kishte marrė fund me vendimin pėr ta larguar dhe ai nuk donte tė merrej me tė. "Ajo ka pasur kontratė pune vetėm pėr vitin 2005, tash s'kemi obligime". Buzhala thotė se mėsuesja Qefsere Fazliu e ka "humbur veten" duke bartur shaminė dhe duke bėrė propagandė islame "qysh duhet me
marrė abdes edhe qysh duhet me u falė".
Nė vendimin e KPMK-sė thuhet se organet komunale nuk kanė ofruar prova pėr tė mbėshtetur pretendimin pėr "propagandė fetare". Gjithashtu, mbajtja e shamisė nuk ėshtė konsideruar "veprimtari fetare", bazuar nė tė drejtat pozitive nė Kosovė, Konventės Evropiane pėr tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut dhe Gjykatės Evropiane pėr tė Drejtat e Njeriut.
Nė anėn tjetėr, mėsuesja Qefsere Fazliu ndjehet fitimtare pas kėtij vendimi. "Ėshtė e rėndėsishme qė e drejta doli nė shesh. U dėshmua qė ata nuk mund tė shkelin tė drejtat e njerėzve duke u bazuar nė paragjykime personale", thotė Qefsere Fazliu. Megjithatė, ajo nuk beson se zyrtarėt komunalė do ta rikthejnė nė punė. Por, nė vendimin e KPMK-sė thuhet se po nuk u realizua vendimi i tyre, rasti do t'i paraqitet Zyrės sė Kryeadministratorit dhe Kryeministrit tė Kosovės. Gjithashtu, saktėsohet se ky vendim ėshtė pėrfundimtar dhe nuk lejohet ankesa.
Krijoni Kontakt