E DIELA E 20. GJATË VITIT-B-
20.08.2006
Mag. Don. Kolë Gjergji,
Kapelan në famullinë Bruck a. d. Mur në Austri
Jeta e njeriut, është e dëshmuar me faktin si një dhuratë, që Zoti e donë njeriun dhe ai duhet për këtë t’i falenderohet dhe jeta e tij duhet të jetë në një jetë me falënderim. Jeta e njeriut është një dhuratë e Zotit. Secili prej nesh është i gëzuar, që është i lindur, që ka jetën. Kjo dhuratë e madhe duhet t'i kthehet me jetën tonë në bashkpunim me Zotin dhe në shërbim dhe pëlqim të tij.
Nëse ndokush prej nesh ndonjëherë thotë: Nuk dua më të jetoj! Kjo nuk do të thotë, që nuk dua ta respektoj jetën, por gjindem në një situatë të ndërlikuar të provës dhe, që dua të lirohem prej prangave të këtyre problemeve. Kuptimi i jetës është themeluar prej Zotit në dashuri, me dashuri, sepse vet Zoti është dashuri. Të jetosh don të thotë, të mundohesh ta fitosh jetën e pasosur, të mundohesh dhe të shkosh kah shenjtërimi.
“Mos ke frikë të bëhesh shenjt” theksoi një herë Papa Gjon Pali II.
T'i thuash Zotit faleminderit është përgjegja e parë e fesë. Ne besojmë që Zoti neve na don dhe për këtë arsye atij i thojmë faleminderit. Lutja më kryesore e kishës është mesha shenjte. Mesha në euharisti d.m.th. dhe rrjedh nga gjuha latine:
«Ite missa est»-«Shko, flija jotë është dërguar Zotit».
Këtyre të dielave të kaluara kemi ndëgjuar gjithnjë, kur Jezu Krishti flet pa pra për bukën e gjallë. E kemi ndëgjuar «bisedën e bukës». Biseda e Jezusit është e kjartë, në të nuk ka asnjë fjalë të huaj dhe asnjë fjali të komplikuar. Dhe gjithë çka ai flet është e vërtetë. Kjo nuk është një e vërtetë çka do që mirret në njohuri, apo e lexuar në medija tw ndryshme, por kjo ë vërtetë dhe e vërteta është vet Jezusi. Ai vet thotë: «Unë jam e vërteta». Ai vet është drita e botës dhe është buka e botës. Vetëm ai që atë e pranon Jezusin në të është e vërteta.
Bukën, që Jezusi don të na jap është «mishi-korpi» i tij: Jeta e tij, që u flijua për ne dhe që dhuroi jetën e vet për shëlbim të mbarë botës. T'a hash korpin e tij dhe ta pish gjakun e tij d.m.th. me tëpër që të besosh në Jezusin, këtu bëhet fjala për ushqimin e vërtetë. Jezusi na jep vetvetën për ushqim, që të shuhet uria e jonë shpirtërore.
Të dashur besimtar duhet ta kemi të kjartë se kisha dhe ne si kishë e gjallë jetojmë prej euharistisë, Krishtit euharistik, ku kjo fli është «burimi dhe njëkohsisht edhe pika kryesore e gjithë ungjillizimit, ku ka për qellim që bashkësia e besimtarëve të jetë me Krishtin, në të me Atin dhe me Shpirtin Shenjt». Bashkimi ynë me Krishtin është një dhuratë dhe hir për ne të gjithë.
Ne jemi Korpi i Krishtit dhe gjymtyrët e tija, atëherë ky është misteri i ynë, që është në vënë në tryezën e Hyjit; çka ne merrim është misteri jonë. Për atë çka ne merrim, merrim çka ne jemi. Besimtari, i cili në këtë Korp të flijuar dhe Gjakë të derdhur, fiton fuqinë e të shndërruarit.
Le të jetë kjo ditë që ndoshta të vendosi, që kjo të jetë vendosje e vërtetë: dua të ushqehem me këto dhurata tw shenjta dhe të kam pjesëmarrje sa më të shpeshtë, kështu të më garantohet jeta e pasosur. Letë jetë euharistia për ne të gjithë një shërim shpirtëor dhe një ilaç i pavdëkësisë, nëse ushqehemi me Korpin dhe Gjakun e tij edhe nëse vdesim do të jetojmë. A do të jetojmë apo do të vdesim kjo mvaret prej nesh?
Ta përfundojmë me fjalët e psalmistit nuk dua të vdes, por dua të jetoj! Amen
Krijoni Kontakt