Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 42
  1. #21
    yep Maska e Izadora
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Vendndodhja
    ne zemren e atij qe ka "zemer"
    Postime
    8,793
    Te kesh nje qellim dhe ti shkosh deri ne fund, pa u trembur nga pengesat qe mund te hasesh rrugeve.
    Jeto sot se neser nuk i dihet

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e lisa12
    Anëtarësuar
    30-11-2008
    Postime
    2,624
    I vendosur, besimi ne vetvehte dhe ambicioz ajo te ben te keshe sukses

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-02-2010
    Postime
    19

    Exclamation

    Citim Postuar më parë nga Rregullator... Lexo Postimin
    oboboooo... keni shkruajtur si te gazeta paloma... po kush ju lexon ju...!!!? Une jo nje here!



    Ne qofte se celesin e suksesit do e shenonim me A, atehere A=X+Y+Z nga ku
    x->te jesh punetor, Y-> teoria e lojes Z-> ta mbash gojen mbyllur!
    Ajnshtajn!

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Dhjetë sekrete të gjuhës së trupit, që do t’ju bëjnë më të suksesshëm


    Nga Juliana La Bianca

    1. Suksesi varet shumë nga përshtypja e parë që lini tek tjetri

    Një nga mënyrat më të lehta për të pasur një gjuhë trupi miqësore, është të hyni diku në mënyrë miqësore. “Përpara se sa të takoni dikë, imagjinoni se ju pëlqen vërtet ai person”- thotë avokatja dhe sipërmarrësja Elena Leduks.

    “Pastaj, kur të nisni takimin, përpiquni që të gjeni arsyet pse ju pëlqen sinqerisht ai ose ajo. Kjo gjë çon në një pikëpamje miqësore, në një qëndrim të relaksuar të trupit, dhe sjell më shumë buzëqeshje”- shton ajo. Dhe kur e bëni dikë që të ndihet i veçantë, ai ka më shumë gjasa të kërkojë të mbajë kontakte me ju në të ardhmen.

    2. Përsosni qëndrimin tuaj trupor

    Baza e një gjuhe të mirë të trupit është qëndrimi i mirë. Ndaj drejtojeni shtyllën kurrizore, relaksoni shpatullat dhe mbajeni mjekrën paralel me dyshemenë. Po ashtu mbajini në një pozicion që nuk izolon gjoksin tuaj. “Mbajeni trupin tuaj të hapur ose të çlirët. Ne priremi të mbulojmë gjoksin kur ndihemi të shqetësuar ose të kërcënuar. Kur e lëmë të hapur do të dukemi para tjetrit si më të sinqertë dhe të ndershëm”- thotë Xhon P.Gerrison, psikolog dhe ekspert i gjuhës së trupit.

    3. Buzëqeshni

    Të gjithë e dinë se buzëqeshja prodhon energji pozitive, dhe u tregon njerëzve që kenoi përballë se jeni të hapur për të biseduar me ta. Por jo çdo lloj buzëqeshje do ta bëjë këtë. Në fakt, një buzëqeshje shtirur mund të japë efektin e kundërt. “Emocionet e sinqerta shfaqen në të dyja anët e fytyrës. Prandaj, sigurohuni që nëse do të buzëqeshni, ajo që të jetë një buzëqeshje e plotë dhe e vërtetë. Një buzëqeshje me njërën anë të fytyrës interpretohet në mënyrë të pandërgjegjshme si përbuzje”- thotë Gerrison.

    4. Koha e buzëqeshjes është gjithçka

    “Dhurojini një buzëqeshje dikujt, por ruajeni atë për një ose dy momente”- thotë Mishell Tajerberg, bashkëthemeluese e grupit të rrjeteve “Twin Cities Wedding & Event Professionals”. “Pastaj, lëreni buzëqeshje që të përhapet në fytyrën tuaj. Kjo i komunikon atij që keni përballë se buzëqeshja është për shkak të asaj që ata janë, dhe se ju nuk i buzëqeshni çdokujt që ju afrohet”- shton ajo.

    5. Ruani kontaktin me sy

    Kontakti i fortë me sy është çelësi për t’u dukur miqësor dhe i sigurt. “Të shikosh dikë vazhdimisht në sy është shumë frikësuese”- thotë ekspertja e gjuhës së trupit Lilian Glas për CNBC. “Prandaj, në vend të kësaj shikojeni në fytyrën për 1 sekondë, tek sytë një sekondë, tek hunda për një sekondë, dhe tek goja për një sekondë.” Natyrisht, ju do të dëshironi të shmangni shikimin në ambientin përreth apo të kontrolloni telefonit tuaj.

    6. Drejtojini këmbët në anën e atij me të cilin po bisedoni

    Tregojini personit me të cilin po bisedoni se ai ka vëmendjen tuaj të plotë duke drejtuar trupin përballë tij. “Kjo do të thotë që ju po lidheni me atë person”- tha Glass për CNBC. Për më tepër, duhet të përkuleni pak nga personi për të treguar se jeni angazhuar seriozisht me të.

    7. Një shtrëngim i fortë duarsh

    Ky gjest krijon një përshtypje të parë shumë të fortë. “Mos u përpiqni të dominoni dhe mos jini të nënshtruar në pozicionin e dorës tuaj. Lëvizeni dorën përpara dhe me njëfarë fortësie. Kjo nuk është koha për duart si “peshk i ngordhur”, dhe nëse dora juaj është e djersitur, fshijeni atë”- thotë Mark Anderson, drejtor i trajnimit dhe zhvillimit në “Anderson Investigative Associates”.

    8. Jini të vetëdijshëm për këtë lojë pushteti

    Në disa raste, lojërat e pushtetit janë të dobishme. Por në raste të tjera, për shembull gjatë një intervistë pune, është më mirë që të dukeni të përulur. Garrison thotë se një gjest i zakonshëm i dorës, duke i bashkuar majat e gishtave të të dyja duarve për të krijuar një formë trekëndore, mund të japë efekte pozitive dhe negative.

    “Ky gjest i bën shpesh individët më të besueshëm kur ata janë ekspertë në një fushë, dhe përdoret rregullisht nga individë të fuqishëm, siç janë drejtuesit e kompanive. Por përdorimi i tij kur dikush nuk po flet si ekspert apo drejtues, ka të ngjarë të perceptohet si arrogancë dhe mund të acarojë të tjerët”- thotë ai.

    9. Përdorni gjestet e duarve

    Pasi të keni filluar bisedën, do të dëshironit që ta lini trupin tuaj të lëvizë natyrshëm. “Për shkak se ngrijmë kur ndihemi të kërcënuar, edhe lëvizja minimale e trupit mund të shihet si një përpjekje për të qenë të pandershëm. Studimet tregojnë se njerëzit që flasin me më shumë gjeste duarsh besohet se janë më të ndershëm sesa ata që nuk përdorin duart kur flasin”- thotë Gerrison.

    10. Bëni këtë me duart tuaja

    Një nga gjërat më të sigurta për të bërë me duart dhe krahët është absolutisht asgjë. Lërini ato siç janë. Por ne e kuptojmë se krijimi i ndjenjës së besimit në atë pozicion mund të kërkojë vite. Opsione të tjera përfshijnë mbajtjen e një gote me ujë apo çantë në njërën dorë dhe lënien e tjetrës të lirë apo thjesht shtrëngimin e duarve pas shpine. Asnjëherë mos i kryqëzoni krahët para gjoksit nëse po përpiqeni që të angazhoheni me dikë. Mos harroni: këto truke të gjuhës së trupit, mund t’ju ndihmojnë të arrini pikërisht atë që dëshironi nga jeta.


    Publikuar fillimisht te Bota.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/dhje...esshem-i519004

  5. #25
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    8 mënyra për të arritur suksesin në karrierë

    Karriera - Planifikimi, prioritetet dhe entuziazmi janë vetëm disa nga cilësitë që duhet të zhvilloni te vetja për të pasur largpamësi në punë dhe për të arritur suksesin në karrierë, pavarësisht vështirësive.

    Thuhet se kapitali më i vlefshëm është mendja juaj. Por çfarë ndodh kur ju e humbni përqendrimin dhe funksionimin e kthjellët të mendjes? Këto janë tetë metodat që duhen ndjekur pasi ju ndihmojnë të rifitoni fokusin dhe të përdorni tiparet speciale të personalitetit tuaj për të arritur sukses.

    1. Planifikoni
    Financat kanë nevojë të gjurmohen vazhdimisht. Idetë duhen shkruar në letër. Synimet duhet të jenë theksuar qartazi. Projektet spontane mund të jenë argëtuese, por do t’ju zërë paniku sapo ta kuptoni se ku po shkojnë koha dhe paratë tuaja.

    Përfitoni nga mbajtja shënim e progresit tuaj pasi kështu do të arrini të çoni më larg ide pas ideje konceptet tuaja. Përmes një ditari ju mund të jeni më të qartë dhe do të keni gjithnjë një referencë që do t’ju orientojë përgjatë vështirësive.


    2. Krijoni prioritete
    Lista e pafundme e gjërave që duhet të bëni do të bëhet më e pranueshme nëse krijoni prioritete. Cila është ajo detyrë që duhet ta mbaroni sa më shpejt? Rrethojeni dhe shkruani numrin 1 pranë saj që të nënkuptojë rëndësinë që ka për juve.

    Më pas, mendoni se cilat janë dy detyrat e tjera që duhet të përmbushni por që nuk janë domosdoshmërisht urgjente. Këto duhet të lidhen me kohë afatgjatë si pas dy javësh apo pak më tepër. Duke krijuar prioritete të listës së gjërave që duhen bërë, ju jo vetëm nënvijëzoni detyrat tuaja të ardhshme, por gjithashtu arrini të kuptoni se si do të arrini ta bëni këtë.


    3. Jini entuziastë
    Mos e trajtoni ditën tuaj sikur të jetë thjesht një ditë normale pune. Ju jeni një person i angazhuar dhe si i tillë punoni për të bërë realitet ëndrrat tuaja, kjo është një arsye për të qenë entuziastë.

    Ndonëse punët ndonjëherë mund të jenë shumë të lodhshme mendërisht, ju keni detyrën të jeni përherë energjikë për të çuar përpara axhendën tuaj dhe ta ktheni ditën në argëtuese. Entuziazmi dhe prioriteti kombinohen idealisht për një ditë të përkryer.


    4. Mos ndiqni paratë
    Sigurisht, ideja juaj largpamëse është të përfundoni me një shtëpi të madhe, një makinë të mirë dhe pushime të pafundme luksoze, por mos lini që financat tuaja të bëhen motivimi kryesor.

    Lançimi i projekteve afatgjata kryesisht për paratë do t’ju çojë në rënie të motivimit. Fillimi i çdo biznesi do të jetë i vështirë për portofolin tuaj dhe do të mbijetojë me sukses në fillim vetëm nëse ju keni mjaftueshëm besim.

    Çfarë e bën një sipërmarrës të ketë sukses? Mbani mend se cila është arsyeja përse i keni hyrë një pune të caktuar dhe përpiquni ta keni këtë arsye në një vend sa më të dukshëm që ta kujtoni çdo ditë.


    5. Bëjeni zakon të punoni për një qëllim
    Zakonet e vjetra janë të vështira për t’u harruar. Imagjinoni se sa shumë do të arrinit nëse puna juaj do të bëhej një ves nga i cili nuk mund të hiqni dorë.

    Sipërmarrësit e suksesshëm angazhohen çdo ditë me një punë të caktuar sepse sa më shumë të fokusoheni te diçka, aq më e lehtë bëhet ajo gjë. Nëse e keni të vështirë të krijoni zakone pozitive për veten, printoni një kalendar zakonesh dhe përpiquni të plotësoni nga një kuti çdo ditë.


    6. Krijoni një sistem shpërblimi
    Është një kushtëzim klasik që funksionon gjithnjë: shpërblimet ndihmojnë në dhënien formë të një sjelljeje pozitive afatgjatë. Mund të kërkojë ca kohë derisa do të mund të shpërbleheni prej një biznesi të vogël, ndaj kujdesuni që ta shpërbleni veten teksa bëni progres.

    Pranimi i arritjeve tuaja do t’ju bëjë të ndiheni mirë dhe do t’ju motivojë që të keni më tepër sukses në të ardhmen. Nëse realizoni një detyrë, jepini vetes kënaqësinë e një shpërblimi të vogël si një vakt i mirë apo një pushim relaksues. Me kalimin e kohës do të arrini të hiqni dorë prej ankthit dhe do t’i përfundoni gjërat më shpejt.


    7. Besoni te motivet dhe idetë tuaja
    Edhe kur frika ju thotë se diçka mund të mos shkojë siç e prisni, kini parasysh se është shumë e lehtë të humbni besimin në diçka dhe se dyshimet për një plan tuajin janë më se normale. Megjithatë, nxiteni besimin te vetja duke listuar forcat dhe duke u përqendruar te mënyra se si mund t’i lini pas dobësitë tuaja.

    Çfarë ju ka frymëzuar t’i hyni një pune të caktuar? Çfarë rëndësie ka ajo sot për juve dhe çfarë ju frymëzon më së tepërmi? Durimi, forca emocionale dhe krijimtaria janë elemente të nevojshme për të filluar një biznes.


    8. ‘Regjuni’
    Asnjë punë nuk është perfekte, veçanërisht në fillim. Mësoni të pranoni kritikat që ju ndihmojnë të zhvilloheni. Gjithashtu krijoni një rrjet të njohurish që ofrojnë për ju opinione të sinqerta. Kjo mund të përmirësojë në mënyrë dramatike cilësinë e punës suaj dhe krijon gjithashtu një sistem mbështetjeje emocionale.

    Pavarësisht se sa mirë apo keq po shkon puna juaj gjithnjë do të jetë dikush aty për t’ju treguar se çfarë po bëhet mirë apo keq, dëgjojini.


    Sfidabiznesi.com

    https://sfidabiznesi.com/8-menyra-pe...itur-suksesin/

  6. #26
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Ka disa mënyra që mund të ndihmojnë në arritjen e suksesit në karrierë. Këtu janë disa sugjerime:

    1. Përqendrohuni në një fushë që ju intereson: Nëse keni një pasion për një fushë të caktuar, është më e lehtë të arrini sukses në atë fushë. Kështu që, zgjidhni një fushë që ju intereson dhe përqendrohuni në të.

    2. Përmirësoni aftësitë tuaja: Për të arritur sukses në karrierë, është e rëndësishme të zgjeroni aftësitë tuaja dhe të mësoni gjëra të reja. Përmirësimi i aftësive tuaja do t'ju ndihmojë të jeni më konkurrues në tregun e punës.

    3. Krijoni një rrjet: Ndërtoni marrëdhënie me njerëz që kanë përvojë në fushën tuaj të punës. Kjo mund të ndihmojë në arritjen e informacioneve, mundësive për punë dhe udhëheqjeve të karrierës.

    4. Punoni shumë: Një nga mënyrat më të mira për të arritur suksesin në karrierë është të punoni shumë dhe të jeni të përkushtuar ndaj punës suaj. Kjo do t'ju ndihmojë të bëheni më efektiv dhe më efikas në punën tuaj.

    5. Krijoni një plan karriere: Vendosni qëllimet tuaja dhe krijoni një plan të detajuar për të arritur ato qëllime. Ky plan mund t'ju ndihmojë të ndjeheni të motivuar dhe të fokusuar në arritjen e suksesit në karrierë.

    6. Kërkojeni feedback: Kërkojini feedback nga kolegët dhe drejtuesit tuaj. Kjo do t'ju ndihmojë të mësoni nga gabimet dhe të përmirësoni aftësitë tuaja.

    7. Ndërtoni një imazh profesional: Ndërtoni një imazh profesional të mirë, duke qenë të përgjegjshëm, të ndershëm dhe të organizuar në punën tuaj. Ky imazh profesional do t'ju ndihmojë të ndërtoni besim me kolegët dhe të drejtuesit tuaj.

    8. Mos u ndalni: Në fund të fundit, për të arritur sukses në karrierë, është e rëndësishme të mos u ndalni dhe të vazhdoni të punoni me të njëjtën intensitet dhe përkushtim që keni filluar me. Kjo do t'ju ndihmojë të rriteni dhe të zhvilloni në karrierën tuaj.

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Si të arrini sukses në punë, sipas drejtoreshës më të paguar në Apple

    Ish-shefja e shitjes me pakicë në Apple, Angela Ahrendts, filloi të punojë për gjigantin e teknologjisë në vitin 2014. Në 100 ditët e para ajo mori një mësim të rëndësishëm.


    Ahrendts tashmë ka një kohë të gjatë që punon në industrinë e modës. Ajo ishte drejtoreshë Ekzekutive e kompanisë së mallrave lukzose Burberry, para se të punonte tek Apple.

    Ahrendts ishte drejtoreshë e shitjes me pakicë në Apple dhe përgjegjëse për menaxhimin strategjik të dyqaneve. Ajo u largua nga kompania në Prill të 2019-tës për të “ndjekur aktivitete të reja personale dhe profesionale”, tha Apple në një njoftim për shtyp. Ahrendts është anëtare e bordit në Airbnb që nga Maji i këtij viti.

    Një nga drejtuesit më të paguar në Apple

    Gjatë qëndrimit në Apple, ajo ishte ndër drejtuesit më të paguar. Rroga e saj për vitin 2018 ishte 23.7 milionë €, sipas një deklarate në Apple. Pra, rroga e saj ishte më e lartë se rroga e drejtorit ekzekutiv Tim Cook, i cili në vitin 2018 paguhej 14 milionë euro.

    Ahrendts thotë se nganjëherë është ndjerë e pasigurtë në pozicionin e vet. Ndërsa kjo ndjenjë nuk zhduket gjithmonë, ajo thotë se njohja e pikave tuaja të forta mund t’ju japë sigurinë e nevojshme për sukses.

    “Në këtë mënyrë ju bëheni më të fortë dhe fitoni më shumë vetëbesim për atë që keni për t’i dhënë botës,” thekson ajo.


    TiranaPost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/si-t...-apple-i525235

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Sekreti i suksesit

    Një herë një i ri e pyeti filozofin e njohur grek Sokratin se cili është sekreti i suksesit në këtë jetë. Sokrati e dëgjoi me durim pyetjen e të riut, dhe më pas i tha që të shkonte ta takonte pranë lumit mëngjesin e ditës tjetër për të marrë përgjigjen.

    Kur u takuan të nesërmen, Sokrati i kërkoi të riut të ecte me të drejt lumit. U futën gradualisht në lumë deri sa uji u mbërriti rë dyve deri në qafë. Për habinë e të riut, Sokrati e zhyti më forcë nën ujë. I riu u përpoq të dilte nga uji, por Sokrati ishte fizikisht i fortë dhe e mbajti poshtë derisa fytyrat e të riut nisi të bëhej blu nga sikleti që po përjetonte.

    Pas disa sekondash, Sokrati lejoi që djali ta nxirrte kokën nga uji. I riu po gulçonte ende, dhe më pas nisi të qetësohej dhe të merrte frymë thellë.
    Sokrati e pyeti:Çfarë doje më shumë kur koka jote ishte nën ujë? I riu u përgjigj:”Ajrin”. Atëherë filozofi i famshëm i tha:“Ky është sekreti i suksesit.
    Kur ta dëshirosh suksesin aq shumë sa deshe ajrin kur ishte nën ujë, atëherë do ta arrish atë. Nuk ka asnjë sekret tjetër”.

    Morali i këtij tregimi të shkurtër: Një dëshirë e zjarrtë është pika fillestare e të gjitha arritjeve në jetën tonë. Ashtu si një zjarr i vogël që nuk mund të japë shumë nxehtësi, edhe një dëshirë e dobët për diçka, nuk mund të japë në fund rezultate të mëdha.


    Bota.al

    https://bota.al/sekreti-i-suksesit/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 18-08-2023 më 17:30

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Ky tregim shkurtër ka një morali interesant dhe është një mënyrë e bukur për të ilustruar idenë se dëshira e zjarrtë dhe përkushtimi janë thelbësore për të arritur suksesin në jetë. Filozofi Sokrati dërgon një mesazh të rëndësishëm nëpërmjet kësaj historie: nëse dëshiron të arrish diçka të madhe në jetë, duhet të kesh një dëshirë të madhe dhe një përkushtim të plotë ndaj saj.

    Kur ai e zhyt djalin në ujë dhe e mban aty për një kohë të caktuar, Sokrati po përpiqet të ilustrojë se sa e rëndësishme është përkushtimi dhe dëshira e fortë për të arritur suksesin. Kur djali nuk mund të përmbushë nevojën e tij më të thellë, që është ajri, ai kupton se suksesi duhet të jetë njësoj i rëndësishëm dhe dëshira për të arritur atë duhet të jetë e tillë.

    Në jetën reale, për të arritur suksesin, është e rëndësishme të kesh një qëllim të qartë dhe të kenë një ndjenjë të fortë të dëshirës për të arritur atë qëllim. Dëshira e fortë dhe përkushtimi të japin energji dhe motivim për të përballuar sfidat dhe vështirësitë në rrugën drejt suksesit.

    Megjithëse historia është një metaforë e thjeshtë, ajo ilustron një mësim të rëndësishëm për të gjithë ne: për të arritur suksesin, duhet të kemi një dëshirë të zjarrtë dhe të jemi të përkushtuar ndaj qëllimeve tona.

    Zhvillimi i një dëshire të fortë dhe përkushtimit ndaj qëllimeve tona është një proces individual, por ka disa hapa që mund të ndiqni për të arritur këtë:

    1. Identifikoni qëllimet tuaja: Fillimisht, duhet të identifikoni qëllimin ose qëllimet që dëshironi të arrini. Sigurohuni që ato të jenë të qarta, të realizueshme dhe të rëndësishme për ju.

    1. Kuptoni motivacionin tuaj: Pyesni veten pse dëshironi të arrini këto qëllime. Cilat janë arsyet e thella që ju bëjnë të ndiheni të motivuar dhe të përkushtuar? Për shembull, mund të jetë pasioni, dëshira për të arritur sukses personal, nevoja financiare, ndihma për të tjerët, realizimi personal, apo çfarëdo që ju frymëzon.

    1. Vendosni qëllime të mundshme: Një mënyrë për të kultivuar dëshirën dhe përkushtimin është të vendosni qëllime të mundshme dhe të përafërta me të ardhmen tuaj. Përcaktoni hapat konkrete që duhet të ndiqni për të arritur qëllimet tuaja dhe planifikoni në mënyrë të qartë si do t'i realizoni ato.

    1. Krijoni një vizion: Imagjinoni veten duke arritur qëllimet tuaja dhe vizualizoni suksesin tuaj. Krijimi i një vizioni të qartë dhe të frymëzuar për të ardhmen tuaj do t'ju ndihmojë të ruani një dëshirë të fortë dhe përkushtim ndaj qëllimeve tuaja.

    1. Kultivoni disiplinën: Për të arritur qëllimet tuaja, është e rëndësishme të kultivoni disiplinën. Krijoni një plan të strukturuar dhe angazhohuni për ta ndjekur atë me përkushtim. Ju mund të përdorni teknika si krijimi i rutinave të rregullta, ndarja e qëllimeve në hapa më të vogla dhe vendosja e afateve të caktuara për t'i realizuar ato.

    1. Përkrahja dhe motivimi: Gjeni ndihmë dhe përkrahje nga të tjerët në rrugëtimin tuaj drejt qëllimeve. Mund të jetë e dobishme të keni një grup mbështetës, një mentor ose një person që ju inkurajon dhe ju motivon në momentet e vështira.

    1. Mësoni nga sfidat dhe pengesat: Sfidat dhe pengesat janë pjesë e rrugës drejt suksesit. Mësoni nga përvojat tuaja, përparoni nga sfidat dhe mos lejoni që ndonjë dështim të ju ndalojë. Përdorni këto sfida si mundësi për të rritur dhe për të forcuar dëshirën dhe përkushtimin tuaj.

    Mbani mend se zhvillimi i një dëshire të fortë dhe përkushtimi ndaj qëllimeve juaj është një proces që kërkon kohë, durim dhe përpjekje të vazhdueshme. Është gjithashtu e rëndësishme të jeni fleksibël dhe të rishikoni qëllimet tuaja nëse është e nevojshme.

    Ruajtja e motivimit dhe përkushtimit në rrugëtimin drejt qëllimeve është një sfidë e vazhdueshme. Këtu janë disa strategji për të ndihmuar në ruajtjen e motivimit dhe përkushtimit tuaj:

    1. Rishikoni qëllimet tuaja: Rishikoni rregullisht qëllimet tuaja dhe sigurohuni që ato të jenë të qarta dhe të rëndësishme për ju. Identifikoni arsyet pse dëshironi të arrini këto qëllime dhe mbani këto arsye të freskëta në mendjen tuaj.

    1. Krijoni një plan të veprimit: Krijoni një plan të strukturuar dhe të detajuar për të arritur qëllimet tuaja. Përcaktoni hapat specifike që duhet të ndiqni dhe vendosni afate kohore për secilin hap. Ky plan i veprimit do t'ju ndihmojë të ruani fokusin dhe të ndjeheni më të organizuar në rrugëtimin tuaj.

    1. Kujtoni motivimin fillestar: Kujtoni motivimin dhe dëshirën fillestare që keni pasur për të arritur qëllimet tuaja. Kthehuni te arsyet që ju bënë të filloni këtë rrugëtim dhe ruajeni ato në mendjen tuaj. Kjo do t'ju ndihmojë të mbani flakën e dëshirës tuaj të fortë.

    1. Përmbajtja e vetes: Mbani një dialog pozitiv dhe ndjenjën e besimit në aftësitë tuaja. Fokusohuni në forcën tuaj dhe në arritjet që keni arritur deri më tani. Mbani mend se ju keni aftësinë të arrini qëllimet tuaja dhe ruani vetebesimin në veten tuaj.

    1. Krijoni rutina të rregullta: Krijoni rutina të rregullta që të mbani në rrugë drejt qëllimeve tuaja. Ndani kohë për punë të veçanta dhe përkushtoni veten tuaj për ti realizuar ato. Rutinat e rregullta do t'ju ndihmojnë të ruani konsistencën dhe të vazhdoni përpara edhe në momentet kur motivimi është më i dobët.

    1. Gjeni mbështetje nga të tjerët: Kërko mbështetje dhe motivim nga të tjerët. Bisedoni për qëllimet tuaja me njerëz të afërt ose gjeni grupet e interesit që ndajnë të njëjtat qëllime. Ky nivel mbështetjeje dhe përkrahjeje mund të jetë i rëndësishëm për të ruajtur motivimin dhe përkushtimin tuaj.

    1. Mësoni nga sfidat: Shikoni sfidat dhe momentet e vështira si mundësi për rritje dhe zhvillim personal. Mësoni nga pengesat dhe dështimet dhe përdorni ato për të rritur motivimin dhe përkushtimin tuaj. Mbani mend se sfidat janë pjesë e procesit të arritjes së qëllimeve dhe janë mundësi për të bërë ndryshime pozitive.

    1. Përkujdesuni për veten: Sigurohuni që të keni kujdes për veten tuaj fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht. Pushoni mjaftueshëm, ushqehuni shëndetshëm, bëni aktivitete që ju sjellin kënaqësi dhe bëni mënyrën e jetesës që ju ndihmon të ruani energjinë dhe motivimin tuaj.

    Ruajtja e motivimit dhe përkushtimit është një proces i vazhdueshëm. Është e rëndësishme të kuptoni se motivimi mund të variojë nga koha në kohë, dhe është e natyrshme të keni periudha kur ndjeni se motivimi juaj është më i dobët. Gjithsesi, duke përdorur këto strategji dhe duke punuar në mënyrë të vazhdueshme për të ruajtur motivimin dhe përkushtimin tuaj, ju keni më shumë shanse për të arritur qëllimet tuaja të dëshiruara.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    sirena_adria (29-09-2023)

  11. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Suksesi në jetë qëndron te inteligjenca emotive

    Inteligjenca emotive është aftësia për të njohur, për të kuptuar dhe për të kontrolluar ndjenjat tona dhe ato të të tjerëve. Përmes emocioneve, jemi të aftë që të forcojmë edhe intelektin, duke e bërë më të mirë cilësinë dhe rritur vetë suksesin e jetës sonë.

    I pari që i ka dhënë një përkufizim është Daniel Goleman, psikologu dhe gazetari shkencor i “New York Times”, i cili në esenë e tij “Emotional Intelligence”, ka deklaruar: “Inteligjenca emotive është aftësia për të kontrolluar ndjenjat dhe emocionet vetjake dhe të të tjerëve, për të bërë dallimin mes tyre dhe për t’i përdorur këto informacione, për të udhëhequr mendimet dhe veprimet vetjake”.

    Një studim i kryer nga instituti i teknologjisë “Canergie”, ka demonstruar se, 85 për qind e suksesit ekonomik të një personi varet nga aftësitë emocionale dhe jo nga njohjet e tij akademike. Në këtë mënyrë, koeficienti i inteligjencës kalon në plan të dytë, sepse ai mbetet i pandryshuar për të gjithë jetën.

    Ndaj, inteligjenca emotive duhet të konsiderohet si sekreti i suksesit, sepse ajo mund të kultivohet duke na sjellë shumë avantazhe në përditshmërinë tonë. Zbuloni se si mund t’ia dilni:

    1. Mos u brengosni

    Ankthi demonstron pasiguri. Për të pasur kontroll më të mirë ndaj vetes, duhet të përqendroheni tek emocionet dhe të mësoni që të menaxhoni edhe ato negative. Të njihni dhe të pranoni veten dhe ndjenjat që ju rrethojnë, është një metodë e duhur për të reduktuar deri në minimum situatat e ankthshme.

    2. Përmirësoni vetëvlerësimin

    Preston Ni, profesori i departamentit të shkencave të komunikimit të kolegjit “Foothill”, ka deklaruar: “Është e vështirë që të ndiheni mirë me veten, kur ju nuk e njihni mjaftueshëm atë. Ndaj, kur ju e rrisni inteligjencën tuaj emotive, kontribuoni edhe te pozitiviteti i vlerësimit të unit tuaj”. Kështu që ju duhet të dini pikat tuaja të forta; cilësitë, por edhe dobësitë, sepse vetëm në këtë mënyrë ju mund të studioni strategjitë për të përmirësuar karakterin tuaj.

    3. Menaxhoni emocionet negative

    Inteligjenca emotive ju ndihmon që të menaxhoni emocionet tuaja, por në momente të forta stresi dhe presioni, tentoni të mbylleni në vetvete. Zemërimi dhe mbingarkesa emocionale në situata kritike, nuk ju lejojnë të mendoni në mënyrën më të mirë. Ndaj këshilla është që të numëroni deri në dhjetë, përpara se t’i përgjigjeni ose të përballoni një diskutim të rëndësishëm.


    4. Ndërtoni marrëdhënie

    Lumturia dhe vetëvlerësimi lidhen edhe me raportet sociale, me aftësinë për të pasur marrëdhënie të qëndrueshme dhe të kënaqshme me të tjerët. Komunikimi dhe hapja me të tjerët është një metodë e mirë për të përmirësuar gatishmërinë, dukjen dhe empatinë kundrejt të tjerëve. Pra, duke mësuar njohjen e emocioneve të të tjerëve, ju do të arrini që ta përmirësoni ndjeshëm jetën tuaj.

    5. Kapërceni momentet e vështira

    Inteligjenca emotive lidhet edhe me aftësinë për të ecur përpara pas një momenti të vështirë. Moslëshimi i vetes dhe përballimi i çdo situate negative, është sekreti për të stimuluar rezistencën tuaj mendore dhe për të mos u ndier asnjëherë të mposhtur. Duhet të jeni të fortë dhe të merrni në konsideratë faktin se, edhe eksperiencat e vështira, mund të jenë konstruktive.


    Gazeta LEXO

    https://lexo.al/2023/08/suksesi-ne-j...jenca-emotive/

  12. #31
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Inteligjenca emotive ka një rol thelbësor në suksesin e jetës, dhe ka demonstruar se është faktorët emocionalë që kanë ndikim më të madh në arritjen e suksesit ekonomik dhe personal sesa inteligjenca intelektuale e thjeshtë.

    Një nga arsyet pse inteligjenca emotive është kaq e rëndësishme është se ajo na ndihmon të kuptojmë dhe të kontrollojmë ndjenjat tona. Përmes kësaj aftësie, ne jemi në gjendje të menaxhojmë stresin, të jemi më të qetë dhe të vendosur në situata të vështira, dhe të kemi aftësinë për të përshtatur dhe reaguar në mënyrë efektive ndaj sfidave dhe pengesave të jetës. Kjo na jep një avantazh të madh në lidhje me arritjen e qëllimeve tona dhe në zgjidhjen e konflikteve.

    Inteligjenca emotive gjithashtu na ndihmon të kuptojmë dhe të lidhemi me emocionet e të tjerëve. Aftësia për të lexuar dhe kuptuar ndjenjat dhe mendimet e të tjerëve, si dhe për të komunikuar dhe bashkëvepruar me ta në mënyrë efektive, na lejon të ndërtojmë marrëdhënie të mira dhe të zhvillojmë një ndikim pozitiv në të tjerët. Kjo ka një rëndësi të veçantë në sferën profesionale, ku aftësia për të menaxhuar marrëdhëniet dhe për të punuar në grup është thelbësore për suksesin.

    Studimet kanë treguar se të gjithëve u jepen mundësi të barabarta në lidhje me inteligjencën emocionale, dhe se kjo aftësi mund të zhvillohet dhe përmirësohet nëpërmjet trajnimit dhe praktikës. Kjo do të thotë se, përveç faktorëve të trashëgimisë gjenetike, ne kemi kontroll mbi zhvillimin tonë në këtë aspekt të jetës sonë.

    inteligjenca emotive ka një ndikim të madh në suksesin tonë në jetë. Ajo na ndihmon të menaxhojmë ndjenjat tona, të kuptojmë dhe të lidhemi me emocionet e të tjerëve, dhe të jemi më të aftë për të arritur qëllimet tona. Në kohën kur aftësitë emocionale janë gjithnjë e më të kërkuara në jetën profesionale dhe personale, investimi në zhvillimin e inteligjencës emocionale është një hap i rëndësishëm drejt suksesit.

    Zhvillimi i inteligjencës emocionale është një proces që kërkon angazhim dhe përkushtim personal. Këtu janë disa mënyra se si mund të zhvillojmë inteligjencën emocionale në veten tonë:

    - Vetëreflektimi: Filloni me të kuptuarit e ndjenjave tuaja dhe të identifikimit të tyre. Pyesni veten se si ndiheni në situata të ndryshme dhe pse reagoni në mënyrën që reagoni. Vetëreflektimi ju ndihmon të kuptoni më mirë emocionet tuaja dhe ndikimin e tyre në sjelljen tuaj.

    - Njohja e emocioneve të tjera: Përqendrohuni në të kuptuarit dhe njohjen e emocioneve të të tjerëve. Vërejini shprehjet e fytyrave, gjuhën e trupit dhe sjelljen e tyre për të identifikuar emocionet që ata përjetojnë. Kjo do t'ju ndihmojë të kuptoni dhe të lidheni më mirë me emocionet e të tjerëve.

    - Zhvillimi i aftësive komunikuese: Përmirësoni aftësitë tuaja për të shprehur emocionet dhe mendimet tuaja në mënyrë të qartë dhe efektive. Mësoni të dëgjoni aktivisht dhe të komunikoni me empati, duke u përpjekur të kuptoni pikëpamjet dhe ndjenjat e të tjerëve.

    - Menaxhimi i stresit dhe relaksimi: Mësoni teknikat e menaxhimit të stresit dhe të relaksimit që ju ndihmojnë të qetësoheni dhe të kontrolloni emocionet tuaja në situata të vështira. Kjo mund të përfshijë meditimin, ushtrimet e frymëmarrjes, aktivitete të relaksimit si joga ose muzika etj.

    - Trajnimi dhe mësimi i aftësive sociale: Merrni pjesë në trajnime dhe workshope që ofrojnë aftësi sociale dhe emocionale. Këto trajnime mund t'ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi të reja dhe të mësoni teknika të ndryshme për të lidhur më mirë me të tjerët.

    - Punoni në bashkëpunim dhe në marrëdhëniet me të tjerët: Përfitoni nga mundësitë për të punuar në grup dhe për të qenë pjesë e marrëdhënieve të shëndetshme me të tjerët. Kjo ju ndihmon të zhvilloni aftësi të bashkëpunimit, të menaxhimit të konflikteve dhe të krijoni marrëdhënie të mira me të tjerët.

    - Leximi dhe studimi: Lexoni libra, artikuj dhe burime të tjera që trajtojnë temat e inteligjencës emocionale. Studioni përvojat dhe historitë e njerëzve të tjerë që kanë zhvilluar inteligjencën emocionale, dhe mësoni nga përvojat e tyre.

    Këto janë vetëm disa nga mënyrat se si mund të zhvillojmë inteligjencën emocionale në veten tonë. Është e rëndësishme të vazhdoni të punoni në këtë aspekt të vetes suaj dhe të praktikoni aftësitë emocionale nëpërmjet situatave të vështira dhe sfiduese që takoni në jetën tuaj të përditshme.

  13. #32
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Suksesi në karrierë, nuk ka të bëjë gjithmonë me të punuarit më shumë

    Gjatë një karriere 20-vjeçare në pozicione të larta në organizata globale, kam pasur fatin të punoj me kolegë shumë të mirë dhe liderë të jashtëzakonshëm. Gjithmonë vëzhgoja dhe mësoja nga sukseset dhe gabimet e të tjerëve.

    Sot, unë ndihmoj individët që të çojnë karrierën dhe jetën e tyre në një nivel tjetër dhe për ta arritur këtë, ata shpeshherë duhet të ndryshojnë fokusin e tyre. Është e çuditshme t’ua thuash këtë njerëzve të suksesshëm, por shpesh të qenit shumë i fokusuar në karrierën tuaj mund të jetë faktori që ju pengon të ecni përpara.

    Kur vëzhgojmë personat me arritje të larta, ne priremi të supozojmë se ata thjesht kanë punuar shumë ose kanë disa aftësi që pjesa tjetër e njerëzve nuk i ka dhe nuk mund t’i mësojë dot. Më shumë vetëbesim, më shumë karizëm, vizion më të mirë… Por shpesh nuk është ky rasti. Në fakt, ka të bëjë me mentalitetin dhe aktivitetet që ata kanë përvetësuar për të përmirësuar mënyrën se si i qasen çdo aspekti të jetës së tyre.

    Një shembull i përsosur i një aktiviteti që ka ndihmuar mijëra njerëz të gjejnë qetësi, të ripërqendrohen dhe të përmirësojnë në mënyrë indirekte karrierën dhe jetën e tyre, është noti në ujë të ftohtë. Pasi e kam provuar edhe vetë këtë së fundmi, mund të konfirmoj absolutisht përfitimet e këtij aktiviteti. Herën e parë që u futa në ujin e akullt, fillimisht nuk u ndjeva i çlodhur, por sapo fillova të notoj ndodhi diçka magjike, gjithçka u qetësua, trupi im u qetësua dhe ndihesha plotësisht i qetë.

    Kjo nuk do të thotë se ky është aktiviteti i duhur për të gjithë, por është kaq e rëndësishme në këtë “botë të re” dhe kohë të “punës hibride” që të përmirësoni mentalitetin tuaj në mënyrë që t’ju ndihmojë edhe në karrierë.


    Më poshtë janë disa këshilla se si mund ta përmirësoni karrierën tuaj duke mos u fokusuar thjesht dhe vetëm te karriera juaj.

    1) Nuk ka të bëjë gjithmonë me të punuarit më shumë – Shpëtojeni veten nga ideja se duhet të punoni shumë për të kontrolluar rezultatet dhe nga mendimi se, kur gjërat nuk shkojnë mirë, duhet të punoni më shumë, më shumë dhe më shumë.

    2) Ndryshoni rutinën tuaj – Të pasurit e një rutine është një pjesë e rëndësishme e mendësisë sonë, por rutina juaj e deritanishme ju ka sjellë deri këtu, kështu që është koha t’i ndryshoni pak gjërat. Përpiquni të gjeni kohë për të zhvilluar veten dhe mentalitetin tuaj, si dhe të filloni një rutinë më të ekuilibruar.

    3) Pranojeni idenë se nuk keni kontroll mbi gjithçka – Pasi ta pranoni këtë fakt, do të filloni të kuptoni se nuk ka fare nevojë të keni kontroll mbi gjithҫka, që do të thotë se mund të filloni të zgjeroni horizontet tuaja.

    4) Meditoni dhe praktikoni mirënjohjen – Meditimi shpesh perceptohet si një klishe në hapësirën e mirëqenies, por mund të jetë një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm që mund t’ju ndihmojë në ndryshimin e mentalitetit tuaj. Vlerësoni atë që keni tani, dhe përpiquni për më shumë, pa u druajtur. Bëjini miqtë dhe kolegët tuaj të kuptojnë se u jeni mirënjohës.

    5) Mbani ditar – Të shkruarit e gjërave i nxjerr ato nga koka juaj në letër, ku mund të shihen më objektivisht. Shkruani qëllimet tuaja për ditën, javën, vitin. Shkruani për llojin e personit që doni të bëheni, duke pasur si synim progresin e vazhdueshëm.

    6) Bëni diçka që ju pëlqen çdo ditë – Ngjyrosni, lexoni, luani kitarë, merruni pak me kopshtin tuaj, madje shikoni edhe murin nëse kjo është ajo që ju pëlqen.

    7) Bëni diçka që ju shpërqendron plotësisht – Noti në ujë të ftohtë mund të jetë njëra alternativë, por shumë të tjerë mund të zgjedhin gatimin, takimin me miqtë, kërcimin ose diçka tjetër.

    8) Lëvizni çdo mëngjes – Idealja do të ishte të bënit ushtrime fizike në natyrë, ose të merrni disa rreze dielli, por mos harroni të studioni – Lexoni diçka emocionuese dhe motivuese çdo mëngjes (madje edhe 10 minuta në ditë mjaftojnë).

    9) Shoqërohuni – Telefononi mikun tuaj më të mirë, bashkohuni me një komunitet për t’u njohur me njerëz të rinj, përshëndesni këdo me të cilin përballeni.


    TiranaPost

    https://tiranapost.al/stil-jete/suks...-shume-i527632

  14. #33
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Këtu janë disa këshilla për të përmirësuar karrierën tuaj duke marrë në konsideratë aspekte të tjera të jetës tuaj:

    - Krijo një balancë të mirë mes karrierës dhe jetës personale. Sigurohu që të kesh kohë për familjen, miqtë, hobitë dhe aktivitetet që të sjellin kënaqësi dhe relaksim. Kjo do të ndihmojë në ruajtjen e energjisë dhe motivimit për të arritur sukses në karrierë.

    - Investo në zhvillimin personal dhe mësimet e vazhdueshme. Merr pjesë në seminare, trajnime apo kurs të ndryshëm që të ndihmojnë të zgjerosh njohuritë dhe aftësitë tua. Kjo do të rrisë besimin dhe konkurrencën në vendin e punës.

    - Kultivo aftësi të tjera jashtë fushës së punës. Përveç aftësive profesionale, kërko të zhvillosh aftësi të tjera si komunikimi efektiv, menaxhimi i kohës, aftësi problemesh dhe aftësi ekipi. Këto aftësi të përgjithshme janë të vlefshme në shumë aspekte të jetës dhe do të ndikojnë pozitivisht në karrierën tënde.

    - Krijo lidhje të reja dhe rrjetëzo. Komunikimi dhe ndërveprimi me njerëz të tjerë të fushës së interesit tënd mund të hapin dera për mundësi të reja pune, bashkëpunime profesionale dhe të ndihmojnë në rritjen e karrierës. Rrjeti personal është një burim i vlefshëm i informacionit dhe mbështetjes.

    - Vendos një qëllim të madh dhe përqendrohu në të. Pavarësisht nga sfidat dhe pengesat që mund të hasësh në rrugën tënde, mbajini vizionin të qartë dhe qëndro përkushtuar për ta arritur qëllimin tënd. Një qëllim i fortë do të të mbajë motivuar dhe do të të jep një qëllim të madh në jetë.

    - Mëso të menaxhosh stresin dhe të ruash mirëqenien emocionale. Stresi mund të ndikojë negativisht në produktivitetin dhe performancën tuaj në punë. Mëso teknika të rehatshme si meditimi, stërvitja fizike, ose hobi që të ndihmojnë të qetësohesh dhe të ruash një gjendje të mirë emocionale.

    - Kërko mentorim dhe këshillë nga profesionistët e tjerë. Gjej një mentor ose këshilltar të besueshëm që të ndihmojë në zhvillimin dhe udhëzimin tënd profesional. Ata mund të ofrojnë perspektiva të reja, ndihmë praktike dhe udhëzime të vlefshme për të arritur suksesin.

    - Mëso nga dështimet dhe gabimet. Mos u mërzit për dështime të mundshme në karrierë. Përkundrazi, shfrytëzoji si mësime dhe mundohu të kuptosh se çfarë mund të bësh ndryshe në të ardhmen. Dështimet janë pjesë e rrugës drejt suksesit.

    - Kujdesu për veten në të gjitha aspektet. Kujdesu për shëndetin fizik, mendo pozitivisht, ushtrohu dhe bëj gjëra që të sjellin kënaqësi dhe energji pozitive. Kur je në gjendje të mirë fizik dhe emocional, do të jesh më produktiv dhe i përgsigurt në karrierën tënde.

    - Kontribuo në shoqëri dhe ndihmo të tjerët. Përveç fokusimit në karrierën tënde, angazhohu në aktivitete vullnetare dhe kontribuo në komunitetin tënd. Kjo jo vetëm që do të ndihmojë të tjerët, por gjithashtu do të krijojë një imazh pozitiv dhe do të ndikojë në zhvillimin personal dhe profesional.

    Marrja e këtyre këshillave në konsideratë do të ndihmojë në përmirësimin e karrierës tuaj, duke ju lejuar të zhvilloni dhe të qëndroni në harmoni me aspektet e tjera të jetës suaj. Në fund të fundit, suksesi në karrierë është i lidhur ngushtë me përputhjen dhe harmoninë e përgjithshme të jetës suaj.

  15. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Bruno Mars ia atribuon suksesin e tij kësaj aftësie - dhe nuk është talenti në muzikë

    Bruno Mars e ka ndërtuar karrierën e tij duke krijuar muzikë të mirë dhe duke përsosur një aftësi kryesore: ndershmërinë.

    Artisti fitues i Grammy-t, 37 vjeç, thotë për CNBC se të mësuarit për t’i besuar shpirtit të tij dhe kultivimi i vetëdisiplinës ekstreme e ka ndihmuar atë të ketë sukses në muzikë dhe biznes.

    ″Çfarëdo që jeni duke bërë thjesht duhet të jeni të sinqertë - kjo është bërë me të vërtetë gjëja më e rëndësishme për mua në karrierën time,” shpjegon Mars. “Pra, nëse jam duke shkruar një këngë, duhet të jem i sigurt se kjo është më e mira që mund të bëj, thellë në shpirtin tim dhe se nuk kam marrë asnjë rrugë të shkurtër. Duhet të besoj vërtet në atë që po bëj që të funksionojë.”


    TiranaPost

    https://tiranapost.al/showbiz/bruno-...talent-i527645

  16. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Kjo është e vetmja gjë që i pengon njerëzit të kenë sukses, sipas psikologes së Harvardit

    Ankthi, shqetësimi dhe ndryshimet janë të gjitha etapa të jetës, por jo armiqtë tanë!

    “Vrasësi” i heshtur i suksesit është mënyra sesi ne reagojmë ndaj tyre thotë Luana Marques, një psikologe e Harvardit.

    Ajo e ka vëzhguar këtë luftë që nga fillimi dhe bazuar në 20 vite punë kërkimore dhe klinike, Marques thotë se shpëtimi vjen nga ky koncept: “shmangia psikologjike”.

    Kjo e fundit është përgjigje ndaj çdo kërcënimi dhe ju do të ndjeni menjëherë lehtësim emocional pa pasoja afatgjata nëse e praktikoni.

    Për të jetuar jetën në të gjitha dimensionet e saj, ju duhet të mësoni sesi të përballoni frikërat dhe sfidat ballë për ballë.

    Ja tre shenjat e zakonshme të shmangies psikologjike dhe si t’i trajtoni ato:

    Tërheqja

    Nëse jeni ballë për ballë me një luan, instinkti i parë është ikja nga ai. Por, në jetën e përditshme, tërheqja është më delikate.

    Ju mund t’i shpëtoni ankthit duke pirë një gotë verë ose të refuzoni një mundësi pune që përfshin të folurit publik sepse mendoni se nuk jeni për këtë punë, por jo gjithçka është kaq e lehtë. Ju duhet të racionalizoni sjelljet duke ndryshuar mendimet.

    Reagimi

    Mënyra si ju reagoni, një mori mesazhesh me tekst për të marrë konfirmimin e miqve ose fjalën e fundit që përputhet me këndvështrimin tuaj.

    Reagimet mund të jenë nga më të ndryshmet, por çfarë të bëni për të pasur sukses? Hapi i parë është të ndaloni, më pas t’i qaseni shqetësimeve në vend që t’i eliminoni ato, shkruan Anabel.

    Situatat pezull

    Prirja për të qëndruar në situata të pakëndshme, si një marrëdhënie e pashëndetshme ose një punë e lodhshme është të qëndruarit pezull në të njëjtën situatë.

    Shmangni pasiguritë e ndryshimit, besoni se gjithçka do të funksionojë dhe ju do t’ia dilni.


    / Telegrafi /

    https://telegrafi.com/kjo-eshte-e-ve...-se-harvardit/
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 15-09-2023 më 19:08

  17. #36
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Ka disa faktorë që mund të pengojnë njerëzit të kenë sukses në jetë. Këtu janë disa prej tyre:

    1. Mungesa e vetëbesimit: Mungesa e vetëbesimit është një faktor kryesor që pengon suksesin. Kur nuk besoni në aftësitë tuaja, mund të merrni vendime të kufizuara, të refuzoni sfidat dhe të mos eksploroni plotësisht potencialin tuaj. Është e rëndësishme të punoni në rritjen e vetëbesimit dhe të kultivoni një mendësi pozitive.

    2. Prokrastinimi: Prokrastinimi është tendenca për të shtyrë detyrat dhe punët për më vonë. Kur shtyni gjërat për t'u bërë, humbni kohë dhe mundësi për të arritur sukses. Është e rëndësishme të zhvilloni aftësinë për të planifikuar dhe organizuar kohën tuaj dhe të punoni me vendosmëri për të realizuar qëllimet tuaja.

    3. Mungesa e qëllimeve të qarta: Një tjetër faktor që pengon suksesin është mungesa e qëllimeve të qarta dhe të përcaktuara. Kur nuk keni qëllime të definuara, mund të humbni drejtimin dhe të jeni të pamotivuar për të arritur diçka. Është e rëndësishme të vendosni qëllime të smart (specifike, matëse, të arsyeshme, të arritshme dhe me afat kohor të përcaktuar) dhe të përqendroheni në to.

    4. Frika nga dështimi: Frika nga dështimi është një pengesë e madhe për suksesin. Kur keni frikë të dështoni, mund të shmangni rreziqet dhe sfidat dhe të qëndroni në zonën tuaj e rehatimit. Është e rëndësishme të përballeni me frikën tuaj dhe të jeni të gatshëm të merrni rreziqe të kontrolluara për të arritur suksesin.

    5. Mungesa e përkushtimit dhe punës së vazhdueshme: Suksesi vjen me përkushtim dhe punë të vazhdueshme. Nëse nuk jeni të gatshëm të investoni kohë dhe energji në punën tuaj, është e vështirë të arrini suksesin që dëshironi. Është e rëndësishme të jeni të përkushtuar dhe të punoni me vullnet dhe përkushtim për të arritur qëllimet tuaja.

    6. Mungesa e fleksibilitetit: Jeta është e ndryshueshme dhe plot sfida. Kur nuk jeni të gatshëm të adaptoheni ndaj ndryshimeve dhe të jeni fleksibël, mund të pengoheni në përparimin tuaj drejt suksesit. Është e rëndësishme të kultivoni një mendësi fleksibile dhe aftësinë për të përshtatur ndaj situatave të reja.

    Këto janë vetëm disa prej faktorëve që mund të pengojnë suksesin. Çdo person është unik dhe mund të hasë sfida të ndryshme në rrugën drejt suksesit. Është e rëndësishme të identifikoni faktorët që ju pengojnë personalisht dhe të punoni për t'i tejkaluar ato në mënyrë të qëndrueshme.

  18. #37
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Aftësitë ‘shumë të dëshirueshme’ që kanë njerëzit e suksesshëm

    Nga Heidi K. Gardner


    Kur të rinjtë më kërkojnë këshilla për karrierën, unë u them gjithmonë: “Mos u përqendroni vetëm në arritjet tuaja. Bëhu bashkëpunues.”

    Përmes një dekade mësimdhënie dhe kërkimi në shkollat ​​e biznesit dhe drejtësisë të Harvardit, zbulova një pasqyrë të rëndësishme dhe shpesh të anashkaluar: Njerëzit që kuptuan se si të bashkëpunonin nëpër ekipe fituan një avantazh të madh konkurrues ndaj atyre që nuk e bënin këtë.

    Përparësitë e aftësive të bashkëpunimit

    Kur bëhet fjalë për punësimin, bashkëpunuesit e zgjuar janë kandidatë shumë të dëshirueshëm. Ata japin rezultate me cilësi më të lartë, rriten më shpejt në detyrë, vërehen më shumë nga drejtuesit dhe kanë klientë më të kënaqur.

    Por ja çfarë më tronditi më shumë: aftësitë e bashkëpunimit janë çuditërisht të rralla, veçanërisht te meshkujt.

    Si të jesh një bashkëpunëtor i jashtëzakonshëm

    Të jesh bashkëpunëtor nuk është e lehtë. Por qëllimi kryesor është i thjeshtë: bashkimi i njerëzve për të zgjidhur problemet dhe për të mësuar diçka të re.

    Ja se si të përmirësoheni në të:

    1. Bëhu një lider gjithëpërfshirës.

    Pavarësisht nëse jeni apo jo drejtuesi i projektit, ndërmerrni hapa për të tërhequr njerëz të ndryshëm së bashku.

    Mendësia që kam gjithmonë është: “Ai person mendon ndryshe nga unë. Ata dinë diçka të ndryshme që unë nuk e di dhe mund të mësoj shumë prej tyre.”

    Këta njerëz nuk duhet të kenë vetëm fusha të ndryshme njohurish. Ata gjithashtu duhet të përfaqësojnë prejardhje të ndryshme profesionale, mosha dhe përvoja jetësore.

    2. Kërkoni ndihmë.

    Nëse jeni përgjegjës për paraqitjen e një raporti të shitjeve çdo javë, kjo mund t’ju bëjë të mendoni se mendimi juaj është më i vlefshmi.

    Por nëse drejtoheni te ekspertët nëpër departamente të ndryshme për njohuri, pikat tuaja të të dhënave ka të ngjarë të jenë më bindëse.

    Mos harroni të përmendni emrat e atyre që kontribuan, si dhe ekspertizën e tyre. Kjo do t’i japë raportit tuaj më shumë besueshmëri.


    *Heidi K. Gardner, PhD, është një anëtare e shquar në Shkollën Juridike të Harvardit



    TiranaPost.al

    https://tiranapost.al/stil-jete/afte...esshem-i528421

  19. #38
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    5,931

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Njerëzit e suksesshëm shfaqin shumë aftësi të dëshirueshme që i ndihmojnë ata të realizojnë qëllimet e tyre dhe të ecin përpara në jetën personale dhe profesionale. Këtu janë disa nga aftësitë kryesore të cilat janë shumë të dëshirueshme për sukses:

    1. Motivimi dhe përkushtimi: Njerëzit e suksesshëm janë të motivuar dhe të përkushtuar për të arritur qëllimet e tyre. Ata kanë një vizion të qartë dhe janë të gatshëm të punojnë shumë për ta realizuar atë.

    2. Zgjuarsia emocionale: Aftësia për të menaxhuar emocionet e tyre dhe të të tjerëve është një karakteristikë e rëndësishme e njerëzve të suksesshëm. Ata janë të ndërgjegjshëm për emocionet e tyre dhe dinë si t'i përdorin ato në mënyrë produktive.

    3. Aftësia për të planifikuar dhe organizuar: Suksesi vjen me një plan të qartë dhe organizim efektiv. Njerëzit e suksesshëm kanë aftësinë për të planifikuar më parë dhe të organizojnë kohën dhe burimet e tyre në mënyrë efikase.

    4. Komunikimi i mirë: Aftësia për të komunikuar efektivisht është shumë e rëndësishme për suksesin. Njerëzit e suksesshëm janë të aftë të shprehin mendimet e tyre në mënyrë të qartë dhe të ndërveprojnë me të tjerët në mënyrë të efektshme.

    5. Nxënësia e vazhdueshme: Njerëzit e suksesshëm janë gjithmonë të gatshëm të mësojnë dhe të zhvillohen. Ata janë të hapur për të fituar njohuri të reja, të marrin këshilla dhe të përmirësohen në fushën e tyre të interesit.

    6. Aftësia për të menaxhuar riskun: Suksesi zakonisht shoqërohet me marrjen e rreziqeve të kontrolluara. Njerëzit e suksesshëm kanë aftësinë për të identifikuar rreziqet e mundshme dhe për të marrë vendime të mençura në lidhje me to.

    7. Aftësia për të punuar në grup: Suksesi shpesh vjen përmes punës së bashkuar me të tjerët. Njerëzit e suksesshëm kanë aftësinë për të bashkëpunuar, të drejtojnë dhe të punojnë në ekip për të arritur qëllimet e përbashkëta.

    Këto janë vetëm disa nga aftësitë e dëshirueshme që shfaqin njerëzit e suksesshëm. Është e rëndësishme të kuptoni se çdo person ka aftësi të ndryshme dhe se ka shumë faktorë të tjerë që ndikojnë në suksesin individual.

  20. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    Aftësia ‘më e neglizhuar’ nga të rinjtë që duan të jenë të suksesshëm

    Nga Tess Brigham/ Kur jeni të mbushur me opinione nga familja, miqtë, kolegët dhe madje edhe të huajt në mediat sociale se si duhet të duket jeta juaj, mund të jetë e vështirë të dëgjoni zërin që ka vërtet rëndësi: tuajin.


    Si një psikoterapist që punon kryesisht me millennials dhe Gen Z , kam zbuluar se aftësia më e anashkaluar që të rinjtë duhet të jenë të suksesshëm është të dinë se si të eliminojnë gjithë atë zhurmë të tepërt.


    Këtu është një ushtrim me tre hapa për t’ju ndihmuar të arrini atje:

    Hapi 1: Luaj detektivin.


    Për tre ditët e ardhshme, mbani një regjistrim të zakoneve tuaja të mediave sociale.

    Ora dhe dita

    Cilat aplikacione përdorni më shumë

    Sa kohë jeni në të

    Pse po e përdorni

    Si ndiheni përpara se të hapni aplikacionin

    Çfarë jeni duke bërë

    Si ndiheni pasi jeni jashtë aplikacionit

    Hapi 2: Identifikoni ndryshimet pozitive që mund të bëni.

    Ju mund të vini re se hapni Instagramin për 30 minuta direkt në mëngjes. Dhe kur të keni mbaruar, e gjeni veten të shqetësuar për ditën në vazhdim.

    Merrni parasysh bllokimin e aplikacionit deri pas orarit të punës

    Mos harroni të jeni të vëmendshëm kur ju kanë ndihmuar mediat sociale. Ka vlerë të qëndroni të lidhur me njerëz që ju duan dhe ju mbështesin.

    Çelësi është të jeni më të vetëdijshëm se kur media sociale ju ngre lart dhe kur fillon të turbullojë mendimin tuaj.

    Hapi 3: Vendosni kohë për kontrollet mujore.

    Një pjesë e madhe e këtij ushtrimi përfshin ndikimet e menjëhershme në jetën tuaj, jo vetëm ato në mediat sociale.

    Një herë në muaj, bëni një listë të të gjithë njerëzve që janë më të afërt me ju (p.sh. prindërit, miqtë, një person i rëndësishëm, një shef) dhe se si ata ndikojnë tek ju.

    Pastaj reflektoni mbi atë që mendoni se ata duan për ju kundrejt asaj që dëshironi për veten tuaj:

    Çfarë mendoj se prindërit e mi duan për mua: ____.
    Çfarë dua vërtet për veten time: _____.

    Ajo që unë mendoj se miqtë e mi duan për mua: ____.
    Çfarë dua vërtet për veten time: _____.

    Çfarë mendoj se shefi im dëshiron për mua: ____.
    Çfarë dua vërtet për veten time: ____.

    Çfarë mendoj se partneri im dëshiron për mua: ____.
    Çfarë dua vërtet për veten time: ____.

    Këto kontrolle mujore do të sigurojnë që ju të qëndroni në rrugën e duhur dhe të merrni vendime që krijojnë një jetë bazuar në përkufizimin tuaj të suksesit.

    *Tess Brigham është një psikoterapiste me bazë në San Francisko.
    Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 07-10-2023 më 21:46

  21. #40
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Për: Sekrete për të qenë të suksesshëm!

    4 këshilla për një ditë më produktive

    Mënyra se si e nisni ditën tuaj mund ta ndryshojë gjithë vazhdimin e saj.

    Ekspertët e produktivitetit dhe punës thonë se gjumi është hapi i parë drejt një dite me energji të mjaftueshme për të qenë më shumë produktivë.

    - Jepuni përparësi gjërave më të rëndësishme. Pasi të keni bërë listën, programoni ditën në mënyrën më efikase.

    - Eliminoni vendime dhe detyra të parealizueshme.

    - Përcaktoni orën e punës para se të shkoni në zyrë. Nëse duhet t’i përgjigjeni një email-i apo telefonatave që lidhen me punën para se të shkoni në zyrë, përcaktoni një kohë për t’u ulur për të bërë pikërisht këtë gjë.

    - Merrni pak kohë për veten. Nuk ka rëndësi se për çfarë bëhet fjalë, nëse meditoni, lexoni lajmet, dëgjoni muzikë relaksuese, bëni diçka për veten.


    Ekonomia Online

    https://ekonomiaonline.com/4-keshill...-produktive-2/

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Illuminati! Kulti i syrit që sheh çdo gjë
    Nga Darius në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 08-06-2011, 15:24
  2. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  3. Nga Rudolf Xhuliani dhe Dora Bakojanis tek Edi Rama.
    Nga Humdinger në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-02-2007, 07:48
  4. LDK-ja nën terrorin e pol-potistave
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 07-01-2004, 14:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •