Tė dashurosh sipas Leo Buscaglia-s

17 Korrik 2013 | : Ndryshe | Autor: Gazeta Shqip

Ndoshta vetėm njė njeri nė planet kishte privilegjin t’u pėrgjigjej tė gjitha pyetjeve tė jetės pėr dashurinė dhe ky ishte Felice Leonardo Buscaglia

Dr. Dashuria

Tė dashurosh sipas Leo Buscaglia-s

Ivana Dervishi

Tė thuash qė Leo ishte njė profesor, nuk i je afruar aspak qenies sė tij. Ai ishte mė shumė se aq. Leo ishte mentor, eksplorues, nxėnės dhe gjahtar i palodhur i ndjenjės mė tė mrekullueshme nė univers: dashurisė.

Fjalėt dhe vetė jeta e tij, ishin leksioni ideal qė kushdo duhej tė mėsonte. Ai nuk jepte shembuj, sepse prej kohėsh kishte vendosur tė ishte shembulli. Thėniet e tij zbutėn zemrėn e Amerikės sė viteve ’80, tė lodhur dhe me shumė pak dėshirė pėr tė qenė humane.

Leo Buscaglia ishte i vetmi njeri qė hapi nė universitetin ku jepte mėsim, klasėn e leksioneve tė dashurisė. Kur e pyesnin nėse kjo kishte tė bėnte me mėsime mbi seksin, ai pėrgjigjej se dashuria ishte shumė mė e thellė se aq.

Ai kishte tė tjera qėllime pėr nxėnėsit e tij, teksa i ftonte ata tė ‘luanin’ nė shtėpinė e tij me gjethet e rėna nė rrugė, qė askush nuk i pėrfillte. Leo ishte njeriu qė do t’u mėsonte atyre si tė dashuronin, si tė falnin dhe si tė ishin vėllezėrit, shokėt, partnerėt dhe prindėrit idealė.

“E fillova kursin e dashurisė, pėr shkak tė njė prej studenteve tė mia mė tė talentuara, qė u vetėvra. Ajo nuk shfaqi asnjė shenjė tė dėshpėrimit tė saj. Pastaj njė ditė krejt papritur u largua nga kjo jetė. E pyeta veten, ‘pėr ēfarė na duhen tė gjitha kėto mėsime, tė dish tė shkruash dhe tė lexosh, kur askush nuk na mėson vlerėn e jetės, cilėsitė tona unike dhe dinjitetin personal?’ Kėshtu vendosa tė filloj kursin e dashurisė duke mos dhėnė mėsim me plot kuptimin e fjalės, por duke i ndihmuar nxėnėsit tė zbulojnė magjinė e tyre.”

Tė duash diēka pėr Leo Buscaglia-n nėnkupton tė rrezikosh qė ta jetosh jetėn nė ēdo aspekt, deri nė pėrmbushje tė plotė. Tė jetosh nė njė shtėpi me dyer dhe dritare tė hapura, pa pasur frikėn e pluhurit tė urrejtjes, apo mėsymjes nė zemrėn tonė prej kundėrshtarėve qė duan tė na shkatėrrojnė.


Tė dashurosh, domethėnė tė rrezikosh tė mos tė ta kthejnė dashurinė. Tė shpresosh nėnkupton tė rrezikosh tė vuash. Tė pėrpiqesh ėshtė tė rrezikosh dėshtimin, por rreziqet duhen marrė pėrsipėr, sepse rreziku mė i madh nė jetė ėshtė tė mos rrezikosh.

Sipas tij, ne e marrim dashurinė pėr tė mirėqenė. Mendojmė se jemi tė dashurit perfektė dhe se duhet thjesht tė presim qė dashuria jonė tė rritet siē bėjnė lulet nė pranverė. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė.

Dashuria nuk rritet, nėse ne nuk rritemi. Gjithēka kėrkon durim, dituri, eksperiencė, vendosmėri dhe optimizėm. Dashuria ėshtė gjithnjė nė ndryshim, nėse jemi tė vetėdijshėm dhe ndryshojmė sė bashku me tė, atėherė ajo do tė bėhet shpėtimtarja jonė.

Thelbi i dashurisė ėshtė tė dalėsh nga vetja dhe tė depėrtosh te tė tjerėt. Kur ndalojmė sė shqetėsuari pėr tė drejtat, ndjenjat, lumturinė e sigurinė tonė dhe fillojmė tė shqetėsohemi pėr tė drejtat, ndjenjat, lumturinė dhe sigurinė e tė tjerėve, atėherė do tė gjejmė fuqinė e vėrtetė tė dashurisė.

“Unė nuk besoj te dashuritė e pakushtėzuara, u thoshte ai studentėve. Nė fakt, mendoj se ato janė shumė tė papjekura. Dashuria ime ka pasur vetėm njė kusht, qė nėse unė tė mbaj larg nga vetja, tė pengoj rritjen dhe realizimin e potencialeve tė tua, atėherė duhet tė tėrhiqem mėnjanė.”

Mos bėni dashuri me njė trup, bėni dashuri me njė person, kėshillonte Leo. Ai u lutej ndjekėsve tė tij tė mos e linin dashurinė t’u ikte, sepse nėse kjo ndodhte, atėherė atyre u kishte rrėshqitur prej duarve jeta.

Tė dashurosh, sipas Leos, nėnkupton t’i lėsh njerėzit qė tė gabojnė, tė mos drejtosh nėpėrmjet kėshillave jetėn e tyre, t’i lėsh tė marrin vendimet e tyre, tė rrėzohen dhe tė mėsojnė.

Tė duash dikė, nėnkupton tė jesh aty kur ai tė rrėzohet, t’i japėsh dorėn pėr ta ngritur, pa e kritikuar, vetėm duke i dhėnė dashurinė dhe sigurinė, qė tė gjejė rrugėn e tij.

Leo nuk mendonte se dashuria ėshtė njė autostradė, qė tė gjithė mund ta marrin sipas rregullave tė caktuara. Ai e perceptonte dashurinė si shtegun e fshehtė tė secilit.

Nėse jeni nė kėrkim tė ndryshimit tė botės, atėherė duhet ta dini fuqinė e vėrtetė tė njė prekjeje, njė buzėqeshjeje, njė fjale tė mirė, tė njė veshi qė dėgjon, tė njė komplimenti tė sinqertė apo tė njė gjesti dashamirėsie, ju duhet ta dini se janė kėto elementet qė e ndryshojnė jetėn dhe botėn.

Nėse kėrkoni tė shpėtoni dikė nga ēmenduria dhe vetmia, mbillni nė zemrėn e tij farėn e dashurisė, tregojini se ēfarė domethėnė tė jesh pjesė e njė bote tė mbushur me mirėkuptim, falje dhe pėrkujdesje.

Leo Buscaglia dėshiroi t’u linte lexuesve tė tij njė mesazh tė fortė, ai tha: “Kam mėsuar se dashuria ėshtė forca mė e fuqishme qė zotėrojmė. Kur veprojmė nėn magjinė e dashurisė sė vėrtetė, kemi fuqinė pėr tė performuar mrekulli.”

Mos e humbisni dashurinė. Ajo ėshtė njė dhuratė e mrekullueshme qė na ėshtė dhėnė kur lindėm. Ėshtė e frikshme tė mendosh se ka nga ata njerėz qė nuk e hapin kėtė dhuratė. Hapeni dhuratėn, griseni nga padurimi ambalazhin. Brenda saj ka dashuri, magji, gėzim, dhimbje dhe lot, por mos hezitoni, ėshtė dhurata juaj, qė ju bėn tė jeni njerėzorė.

http://gazeta-shqip.com/lajme/2013/0...o-buscaglia-s/