Postuar mė parė nga
Zemrushja
Nuk e di nese keni degjuar ndonjehere apo jo per kete shkrimtar..
Leo Buscaglia u lind ne Los Angelos te Amerikes nga prinder emigrante Italiane.. U diplomua per pedagogji, psikologji dhe sociologji. Gati 30 vjet punoi si mesues dhe beri udhetime te shumta neper bote, vecanerisht ne Lindje : na manastire Zene dhe ato budiste.. Eshte autor i shume librave ne te cilat trajtohet tema e dashurise si Love, Loving, Living and Learning, Bus 9 to Paradise etj.. Ne vintin 80 hapi ne Universitetin e Kalifornise se Jugut nje kurs njevjecar per lenden e Dashurise, kurs i vetem ne llojin e vet ne bote.. "Une jam i vetmi profesor i cmendur qe jap nje lende te tille " pohonte ai..
E bera kete prezantim te ketij autori pasi me pelqejne shume shprehjet qe ai perdor ne librat e tij.. Jane shume te thjeshta si shprehje ne pamje te pare.. por shume filozofike do thoja..
* Jeta eshte nje parajse per ata qe dashurojne me pasion shume gjera-- Sa me me pasion dashurojme shume gjera, aq me shume i afrohemi te jetojme parajsen tone tani..
* Vlerat e dashurise, si butesia, pergjegjshmeria, interesimi, fisnikeria dhe besimi jane syrgjynosur ne mbreterine e banalitetit dhe nuk perfillen...
* Dashuria universale jo veetem qe eshte e mundshme, por eshte dhe forma me e plote, gje per te cilen jemi te afte si qenie njerezore... Eshte e nevojshme qe ne jeten tone te pranojme dashurine si forcen me te madhe universale per bashkimin dhe miresine, te pranueshme nga te gjithe ata qe me te vertete e deshirojne..
*Vleresoni forcen e pakufishme te dashurise, jo si nje joshje te thjeshte, por si nje force dinamike dhe e prekshme..
* Te kesh nje mik, nenkupton plotesisht nje gje tjeter, eshte nje gje mjaft e shtrenjte.. ashtu sic e shkruan aristoteli: "Nje shpirt ne dy trupa" Sipas meje(leos).. Miqte e vertete mund ti njofesh kur ke nevoje..
* Askush nuk eshte i perjetshem. Nuk i humbsim kurre njerezit qe i duam. Ata behen te pavdekshem nepermjet nesh. Vazhdojne te jetojne ne zemrat tona dhe ne mendjet tona.. Ata jane pjesmarres ne cdo veprim tonin, mendim apo vendim.. Askush nuk mundet kurre ti zevendesoje e, me gjithe dhimbjen, behemi me te pasur pikerisht nga te gjitha ato vite qe kemi invetuar per ata... Fale atyre njerezve te dashur, kemi kaq shume per te dhene ne raportet tona te tanishme dhe atyre qe do te vijne..
*Te mbash zemerimin per gjithe jeten, eshte nje peshe shume e rende. Pervec qe te shton rrudhat e ballit, mbart shume hidherim dhe mosbesim. Askush nuk eshte pa faj. Nese deshirojme te na falin per veprimet tona, duhet te fillojme te falim te tjeret per veprimet e tyre. Per te miren tone, here here eshte me mire te falim dhe pse jemi me te drejten tone..
* Dashuria eshte e durueshme dhe e sjellshme, dashuria nuk eshte xheloze, as mendjemadhe, as zemerake: dashuria nuk llogarit gabimet; dashuria nuk kenaqet nga e keqja, por kenaqet nga e verteta. Dashuria nuk heq dore kurre: besimi, shpresa, durimi jane te pashtereshme. Dashuria eshte e perjeteshme.. Eshte besimi, shpresa dhe dashuria; por nga keto te trija me e madherishme eshte dashuria...
* Arritja e lumturise eshte ndoshta nje nga idealet me te medha. Edhe kushtetuta e permban. Si e arrijme dhe si e perkufizojme, ndryshon nga njeri tek tjetri. Ndoshta ajo qe e ben kaq te pakapshme nuk eshte ajo qe nuk dime si ta fitojme, por si ta mbajme. Gjendja jone shpirterore sa me e kenaqur te jete, ne nje cast te vetem mund te permbyset..
Krijoni Kontakt