“Lajm”- i sjell ekskluzivisht për lexuesit një skenë makabër gjatë marrjes në pyetje të njërit prej të arrestuarve nga Brodeci. I lidhur me këmbë e duar në zinxhir, me fytyrë të përgjakur dhe të masakruar, me një kovë përpara, që mbase ka qenë e mbushur me ujë dhe i ka shërbyer forcave blu për ta sjellë të arrestuarin në vete pasi mund t’i ketë rënë të fikët. Me këto pamje zhvillohet biseda mes policisë dhe Hebib Ametit. Polici, ose inspektori policorë, i drejtohet të arrestuarit me një fjalor të pistë, që nuk i ka hije as rrugaçëve më të mëdhenj. Videoja që zgjat 2 minuta e 46 sekonda është incizuar me telefon celularë në zyrat ku janë marrë në pyetje të arrestuarit e Brodecit.
I akuzuari shihet i ulur në një karrige, ku i janë lidhur duart dhe këmbët. Para tij qëndron një kovë dhe përballë tij duket tavolina nga ku vjen zëri i personit që pyet në gjuhën maqedonase. I arrestuari, të cilit me shumë vështirësi i vjen zëri, nga i cili kuptohet edhe emri si Hebib Ameti, mban të veshur një gjoksore ngjyrë kafe me emblemë të UÇK-së. Nga video incizimi theksohet disa herë emblema e UÇK-së, si dhe rrobat me ngjyrë blu të errët. Herë pas here, personi që pyet, që sipas të gjitha gjasave duket se është inspektor i policisë, në mënyrë ironike shtiret se gjoja i vjen keq për ngjarjen e Brodecit. Ndërsa në momente të veçanta, ai përdor një fjalor të pistë.
Pyetësi gjithashtu nëpërmjet të akuzuarit mundohet të fitojë sa më shumë informacione si ka ndodhur ngjarja, sa persona kanë qenë, sa njerëz kanë vdekur, etj.
Ai është shprehur i interesuar drejtpërsëdrejti edhe për dy të shumëkërkuarit e policisë, Lirim Jakupi dhe Ramadan Shitin. Këta dy të fundit ishin edhe preteksti i policisë për të ndërmarrë aksionin në Brodec, të pagëzuar prej tyre si “Stuhia Malore”.
Ameti prej pamjeve të videos duket që është rrahur tejëmase. Fytyra shihet e ënjtur, e nxirë dhe sytë mezi i hap hera herës. Ai prej presionit të madh pranon se ka pasur armë, të cilën e ka hedhur dhe i është dorëzuar policisë. Hamendet nëse e ka parë apo jo Ramadan Shitin, ndërsa pranon se në atë grup ka qenë edhe Lirim Jakupi. Hebib Ameti pohon se e ka të vrarë vëllanë, por nuk e ka parë atë me sytë e tij. Këtë pohim ia kumton inspektorit të policisë nda fjalët, të cilat i ka dëgjuar në qeli të burgut nga të tjerrit. Ai duket i lodhur nga pyetjet e tepërta dhe në njëfarë mënyre i gatshëm për të pranuar çdo gjë që i shkonte inspektorit për qejfi. Në fund të bisedës ai pranon se ka gabuar, ndërkaq personi që ka incizuar, duke përshkruar edhe njëherë pamjen e Hebib Ametit është larguar nga zyra, ku është pyetur i akuzuari.
Ndryshe më 7 nëntor të vitit 2007 policia ndërmori aksionin në Brodec ku u vranë gjashtë persona dhe u arrestuan 13 të tjerë. Në burgun e Shutkës të paraburgosur mbahen Hanif Dervishi (51), Rametulla Dauti (25), Nevzat Ziberi (44), Shkëndim Dauti (25), Izmet Ameti (55), Habib Ameti (26), Memet Islami (28) nga Tetova, Florim Ameti (23), Arian Nevzati (54), Shehir Ziberi (29), Nadi Dauti (48), Baftjar Beqiri (44), Tafil Dauti (40) nga fshati Brodec. Të gjithë të arrestuarit akuzohen për “terrorizëm”, “aktivitete armiqësore” dhe “mbajtje dhe tregti armësh”. (r.l.)
Biseda origjinle
Video 2:46 sekonda
Pyetësi: Çka ju duhej kjo bre ia q… nënën, a?
Pyetësi: Çka ju duhej kjo bre?
Pyetësi: Çka është krejt kjo që ka ndodhur.
Pyetësi: Si quhesh ti?
Përgjigja: Hebib Ameti
Pyetësi: Si?
Përgjigjja: Hebib Ameti
Pyetësi: Nga je ti?
Përgjigj: Nga Brodeci.
Pyetësi: Sa njerëz kanë vdekur, a e din?
Përgjigja: S’e di. Vëllai im ka vdekur.
Pyetësi: Po nuk është dashur ashtu bre!
Pyetësi: A je i sigurt se ka vdekur?
Përgjigja: Ashtu më kanë thënë. Unë kam qenë në shtëpi dhe nuk e kam parë. E kam gjuajtur kallashin dhe ju jam dorëzuar policisë.
Pyetësi: Ramadan Shiti a ka qenë aty?
Përgjigja: Nuk e kam parë. Po, ka qenë aty, por nuk e kam parë.
Pyetësi: Aha. Tjetër kush ka qenë aty?
Përgjigje: Lirim Jakupi
Pyetësi: Lirim Jakupi, a!? Sa veta keni qenë të gjithë aty?
Përgjigje: Rreth 20.
Pyetësi: Vetëm aq! Nuk keni qenë më shumë?
Përgjigje: Jo, jo.
Pyetësi: Çka tu ka dashur kjo bre, nënën ia q...? Nuk tu ka dashur kjo.
Përgjigje: Nuk është dashur, por, çfarë të bëjmë, kam gabuar dhe aq.
GAZETA LAJM
Krijoni Kontakt