Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kush e shpiku multietnicitetin e Kosovės?

    Sadri FETIU

    Midis shumė “epiteteve”, tė cilat pėr qėllime tė ndryshme, kryesisht politike, i viheshin Kosovės nė tė kaluarėn, njėri ka mbetur i pamposhtshėm dhe tash ėshtė pėrvetėsuar me oreks edhe nga tė huajt, qė sot si UNMIK e qeverisin Kosovėn.Ai epitet ėshtė “multietniciteti”. Dikujt mund t’i duket se ėshtė njė epitet i thjeshtė dhe pa ndonjė vlerė tė veēantė, por nė thelb pėrmban njė fshehtėsi (prapaskenė) shumė tė rrezikshme pėr tė ardhmen e shqiptarėve si popullsi shumicė qė e pėrcakton edhe identitetin shtetėror tė Kosovės. Edhe pse dihet fare mirė se popullsia e Kosovės, e cila qė nga koha e pushtimit tė saj nga Serbia dhe Mali i Zi, mė 1912 ka pasur dhe ka edhe sot e kėsaj dite mbi 90 % tė popullsisė shqiptare, Kosova qė dikur ishte “Stara Serbi”, “tokė e shenjtė serbe” (!?), pastaj “vatėr e kultivimit tė vėllazėrimit e tė bashkimit midis kombeve dhe kombėsive”, “Jugosllavi nė miniaturė”, “shpirt dhe zemėr e Serbisė pravosllave”(?!) e tė tjera, sot ka mbetur e cilėsuar nga UNMIK-u si “territor multietnik”. Sė pari do tė theksojmė se territori verior shqiptar vetėm brenda periudhės qė lidhet me tė ashtuquajturėn “Krizė lindore”, qė nga koha jonė nuk e kalon kufirin e 130 vjetėve, ėshtė pėrgjysmuar, sepse Serbia ka pushtuar me dhunė viset shqiptare tė Sanxhakut tė Nishit: Toplicėn, Kosanicėn, Pustarekėn, Vaganicėn, Jablanicėn e tė tjera dhe ka dėbuar mbi 250 mijė shqiptarė nga ato vise. Krejt kjo dhunė gjenocidale ėshtė pėrligjur nga faktori ndėrkombėtar evropian me vendimet e Kongresit tė Berlinit (1878) dhe me tė gjitha vendimet e mėvonshme. Mė 1912 Kosova dhe viset e tjera shqiptare janė pushtuar dhe njė pjesė e madhe e popullsisė sė saj ėshtė masakruar nė mėnyrėn mė tė tmerrshme. Ata qė kanė mbetur gjallė, mė shumė sė 200 mijė frymė, u detyruan tė shpėrngulen. Edhe kjo dhunė ėshtė pėrligjur nga faktori ndėrkombėtar me vendimet e Konferencės sė Londrės (1913). Mė vonė, gjatė sundimit tė Jugosllavisė monarkiste, nė bazė tė konventave tė nėnshkruara me Turqinė, janė shpėrngulur mė shumė se 400 mijė shqiptarė.

    Historia ka dėshmuar se nga Kosova qė edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, edhe me bekimin e faktorėve ndėrkombėtarė, Konferencės sė Paqes nė Paris (1945), kundėr vullnetit tė popullit shqiptar, tė shprehur nė Konferencėn e Bunjajt, ka mbetur nėn sundimin e Serbisė rankoviqiane e titiste, janė shpėrngulur me dhunė vetėm pėr nė Turqi mė shumė se 400 mijė shqiptarė. Tė gjitha kėto nuk janė “fantazi nacionaliste” e nxitur nga paragjykimet mitike, por fakte tė dokumentuara historikisht qė i dėshmojnė edhe dokumentet serbe qė nga Naēertania e Garashaninit, programi i Vasa Ēubrilloviqit, ai i nobelistit serb, Ivo Andiqit etj. Edhe pėr kolonizimin e Kosovės me serbė e malazias dhe sllavė tė tjerė nga Hercegovina, dihet botėrisht, madje janė shkruar edhe vepra tė veēanta shkencore edhe nga vetė autorėt serbė, siē ėshtė, fjala vjen, Obradoviqi. Pra, le tė dihet botėrisht se me qėllim qė tė pakėsohet popullsia shqiptare dhe tė shtohet ajo sllave, nė mėnyrė sistematike, nga Kosova janė dėbuar shqiptarėt dhe janė zbatuar planet e veēanta shtetėrore pėr kolonizimin e saj me popullsi serbo-malaziase. Por, megjithatė, kėtu pėrqindja e popullsisė shqiptare nė tė gjitha periudhat ka mbetur e lartė, midis 90-95 pėr qind. Prandaj, nuk do tė them vetėm unė, por e thonė vetė faktet se Kosova ėshtė vend i banuar, historikisht dhe aktualisht, me popullsi shqiptare. Nė bazė tė tė gjithė parametrave qė shėrbejnė pėr pėrcaktimet gjeografike tė kėsaj natyre, Kosova ėshtė tokė shqiptare.

    Tek e fundit nuk duhet ta harrojmė edhe atė konstatimin e lashtė biblik se “livadhi ėshtė i atij qė i ka dhentė”. Tė kuptohemi, edhe nė Kosovė, qė nė krye tė herėve, qė kur kanė filluar migrimet e ndryshme tė popullsisė, me tė cilat merret dituria e demografisė, jetojnė edhe pjesėtarė tė minoriteteve tė ndryshme, kuptohet midis tyre edhe serbėt vendės. Ata si pakicė, me plot kuptimin e kėsaj fjale, jetojnė nė Kosovė qė nga periudha mesjetare. Gjatė sundimit turk janė trajtuar si qytetarė tė rendit tė dytė, si “raja”, por, nė sajė tė pėrkujdesjes sė Rusisė pėr ta i kanė gėzuar edhe shumė privilegje, sidomos nė planin fetar dhe kulturor. Kuptohet se edhe nė Kosovė, tek e fundit si nė tė gjitha vendet e Ballkanit dhe tė Evropės, jetojnė pjesėtarė tė minoriteteve tė ndryshme. Por, unė i pėrmenda me emėr vetėm serbėt sepse vetėm ēėshtja e tyre ėshtė problematike. Me gjasė vetėm pėr shkak tė serbėve dhe tė sundimit shekullor tė Serbisė nė kėto vise, Kosova ėshtė e detyruar ta mbajė edhe sot e kėsaj dite mbi kurrizin e vet barrėn e rrezikshme tė epitetit “multietnike”, tė cilin Serbia me kohė e ka planifikuar si lak nė qafėn e shqiptarėve, pėr ta penguar zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė tyre kombėtare. Nė tė gjitha vendet e kėsaj bote, duke filluar nga Amerika e deri tek Australia, bashkė me popujt shumicė, jetojnė edhe pjesėtarėt e minoriteteve tė ndryshme.

    Konsiderohet se nė botėn e sotme pėr shkak tė zhvillimeve tė caktuara demografike dhe historike nuk ka asnjė shtet, nė tė cilin nuk jetojnė edhe banorėt qė u pėrkasin kombeve dhe etnive tė ndryshme. Pra, nuk paska shtet pa minoritete ose pakica kombėtare, siē i quanim dikur! Nė disa shtete tė mėdha tė Evropės, qė njihen tradicionalisht si shtete nacionale, si bie fjala: Anglia, Gjermania, Franca, Italia, etj, bashkė me popullsinė shumicė, jetojnė si minoritete shumė pjesėtarė tė kombeve tė tjera. Disa nga kėto, madje, kanė njė numėr qytetarėsh, kuptohet me tė gjitha tė drejtat e garantuara qytetare e njerėzore pėr minoritetet nė bazė tė normave ndėrkombėtare. Pėrqindja e popullsisė qė e pėrcakton kuptimin e tyre shtetėror, pra e popullsisė sė kombit pėrcaktues tė kuptimit tė shtetit e jo tė kombit-shtet, qė konsiderohet sot si kategori e tejkaluar, nė krahasim me pjesėtarėt e minoriteteve, nė tė gjitha kėto vende, ėshtė madje mė e vogėl se ajo e shqiptarėve nė Kosovė. Mirėpo, deri mė sot nuk kam hasur askund qė dikush, Anglinė, Francėn, apo Gjermaninė, ta konsiderojė si vend multietnik, ashtu siē konsiderohet Kosova nga administratorėt e kėtyre vendeve tė Evropės, qė janė nė krye tė UNMIK-ut, nė tė cilėn shqiptarėt pėrbėjnė mė shumė sė 90 pėr qind tė popullsisė. Nuk dua ta lodh lexuesin me tė dhėna statistikore, por le tė dihet botėrisht se edhe vendet fqinje ballkanike, qė konsiderohen shtete nacionale, si bie fjala: Rumania, Bullgaria, Turqia, Serbia, Greqia, Mali i Zi, etj., brenda popullsisė sė tyre kanė pėrqindje mė tė lartė tė minoriteteve sesa Kosova, por deri mė sot, ato, askush nuk i ka quajtur shtete “multietnike”.

    Nė bazė tė kėsaj qė u tha mė lart, del se “multietniciteti” na qenka njė veēori “specifike” vetėm pėr Kosovėn!? Pse Kosova e gjorė, u dashka ta bartė edhe kėtė barrė?! Kush ia ngarkoi asaj edhe kėtė problem?! Kush ia ngjiti kėtė tė paqenė? Kush ia qiti kėtė “bidat”?! Po kush, pos robėrisė shekullore tė Serbisė? Serbia bashkė me Jugosllavinė, pėr ta mbajtur sa mė gjatė sundimin nė Kosovė, sė pari e quajti Stara Serbi (?!) e pastaj gradualisht e zbuti nė Kosovė e Metohi, (!?), ku jetojnė nė “bratstvo i jedinstvo” tė gjitha kombet dhe kombėsitė. Dhe Serbia pasi e shtoi me sa mundi numrin e serbėve e malaziasve tė ardhur si ushtarakė, policė e agjentė, nėpunės, administratorė, kuadro profesionalė- teknikė, si edhe kolonė tė thjeshtė tė vendosur nė fshatrat me toka mė pjellore tė Rrafshit tė Kosovės dhe tė Dukagjinit, u kujdes qė ta kultivojė edhe “kopshtin e minoriteteve”, duke krijuar edhe kombėsi tė reja, sė pari, duke i pjesėtuar “ciganėt” e njohur kudo nė Evropė nė: “hashkali”, “romė”, “egjiptas” “garaganė” etj. Pastaj, nė dėm tė shqiptarėve, duke ushtruar dhunė mbi ta, i “kultivoi” me kujdes tė veēantė “turqit”, “myslimanėt”, “boshnjakėt”, “goranėt” etj.

    Serbia punoi bukur shumė edhe pėr “pjesėtimin” e shqiptarėve nė: “kosovarė” e “shqiptarė”, nė “shiptari” dhe “albanci”, qė fatkeqėsisht tash vonė ka shenja se do tė ketė edhe rezultate, sepse midis vetė shqiptarėve po punohet me shumė pėrkushtim pėr ta krijuar kombin e ri “kosovar”, sepse ndoshta, siē besojnė tė gjorėt, kėshtu do ta fitojnė edhe “formalisht” pavarėsinė dhe do tė lirohen njėherė e pėrgjithmonė nga “barra nacionaliste” e bashkimit kombėtar(?!). Kėshtu Kosova, nė sajė tė kujdesit tė madh tė Serbisė dhe tė Jugosllavisė, pėr zhvillimin e saj tė pėrgjithshėm ekonomiko-shoqėror, u bė “krahinė multietnike”, qė duhej tė shėrbente si shembulli mė i mirė pėr zgjidhjen e ēėshtjes nacionale (!?) nė kushtet e sundimit tė egėr sllavo-komunist tė periudhės rankoviqiane dhe asaj millosheviqiane!? Pra, le tė dihet qartė se “multietniciteti” na qenka njė veēori “specifike”, njė “bidat” vetėm pėr Kosovėn (?!), tė cilėn e paska kodifikuar njėherė e pėrgjithmonė sundimi sllav nė Kosovė!? Kėtė bidat, ashtu si edhe shumė tė ndajmbathura e tė paqena, tė tjera, i paska pranuar duarhapur administrata e UNMIK-ut, pėr ta bėrė mė tė lehtė zgjidhjen pėrfundimtare tė problemit tė Kosovės. Ndėrkaq, politikanėt shqiptarė, tė rinj e tė vjetėr, ndoshta nė bazė tė inercionit, ose duke qenė tė angazhuar pėr “ēėshtje tė mėdha”, si bie fjala, stabiliteti i rajonit sepse shqiptarėt e ndarė nė katėr-pesė shtete do tė shėrbyekan si llaē fort i mirė pėr ēimentimin e kėtij stabiliteti (?!) ose duke u marrė aktivisht me evropeizimin e popullit tė tyre, as qė kanė pasur kohė tė mendojnė pėr kėtė problem!? Tė pėrfundojmė pa keqkuptim: multietniciteti i Kosovės, tė cilin Serbia e Jugosllavia e kanė planifikuar me kohė pėr ta ruajtur ndikimin e tyre mbi viset jugore, pra, pėr ta bėrė tė pėrjetshėm sundimin e tyre nė Kosovė, siē po shihet edhe tash nė projekt-kushtetutat e tyre mė tė reja, dhe ēėshtja e tė drejtave tė minoriteteve, tė garantuara me norma ndėrkombėtare, janė dy ēėshtje tė ndryshme. Por, pėr kėtė do tė shkruajmė nė ndonjė rast tjetėr.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Multietniciteti ėshtė ēelėsi pėr shkatėrrimin e shqiptarisė.
    Sepse nuk e kanė pėrvetėsuar vetėm tė huajt por edhe disa nga "tanėt".

    Spanja ka katalonėt, baskėt, galicianėt, por edhe tl tjerė dhe askush nuk e konsideron multietnike. Kosovėn e konsiderojnė multietnike por edhe Shqipėrinė e pret i njėjti fat. Sepse nė krye janė vėnė jo-shqiptarė komunistė.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    9
    Pershendetje. Dihet se multietnicitetin e shpiken te huajt. Mirepo, pak a shume kesaj pune i kan ndihmuar edhe tanet. Kosova i ka mbi 90 % shqiptarė dhe konsiderohet vend multietnik per dallim prej Malit te Zi edhe Maqedonise. Pse ndodh kjo? Une mendoj se ne eshte dasht heret ta pranojme identitetin kosovar ku kosovari kishte me qene shumice (sikurse qe jane malaziasit) dhe keshtu do te ruhej shqiptaria me mire. Nderkombetaret ju thon tash edhe minoriteteve kosovarė me qellim qe ta bejne Kosoven vend multietnik. Dihet mir se fjala kosovar edhe sinonim i fjales shqiptar dhe nuk ka kurrfar dallimi dhe ansjeher serbet, turqit, etj etj, askush nuk ju kan thene kosovar.

  4. #4
    shko n'RRS be njeri....!! Maska e xHeneta_18..kS
    Anėtarėsuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    103

    Cool

    ..normal qe e kan shpikur te huajt!!!eshte pak si absurd te pretendosh nje Kosove multietnike kur 90% e popullates jon kosovar/dardan!!!besoj qe edhe nderkombetart e kan kuptu qe eshte absurde por pretendojn kshtu thjesht per te knaqur serbt, te cilet t'shkretit jo qe nuk dojn kosoven multietnike(halo dojn qe te na zhdukin nga faqja e dheut dhe te mbesin vetem ata ne kosove) por halo nuk e pranojn qe jon pakic!!!nuk di qysh nuk e perdorin pak logjiken po nejse!!!!!
    -....k0s0vA jEtA jEmE....-

  5. #5
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Andin Kaaqaniku

    ėshtė pikėrisht fjala "kosovar" qė shkon bashkė me fjalėn "multietnik" sepse kosovar dmth banor ose qytetar i Kosovės, qoftė ky shqiptar, serb turk apo magjup.
    Ne nuk kemi asnjė borxh ndaj tė huajve. Ne i kemi borxh vetes se nuk ngremė zėrin tė protestojmė kundėr pėrdorimit tė kėtij emri tė mallkuar.
    Kosova ėshtė tokė shqiptare. Tė tjerėt e konsiderojnė multietnike dhe hallall u qoftė! Ku ėshtė populli ynė tė dalė haptas kundėr kėtij diskriminimi??
    Jo ngadalė pak se populli ynė nuk dėshiron tė ngritet nė kėmbė kundėr atyre qė na "ēliruan". Shih ti, vjen njė ushtri e huaja e mbushur me ushtarė pederastė e pedofilė e pėrdhunuesė, dhe ēarmatos ushtrinė e shenjtė ēlirimtare, pastaj enklavizon Kosovėn, pastaj ta shpall vendin tėnd multietnik, ta mohon lirinė e pavarėsinė, dhe ta mohon edhe identitetin shqiptar. Dhe kėta prapė na qenkan "ēlirimtarė".

    Jemi me vetėdije tė ulėt. Qysh kur kanė mbetė fiset vikinge barbare tė na pėrcaktojnė politikėn tonė dhe identitetin, e pastaj politikanėt flasin pallavra pėr Dardaninė e lashtė.
    Ēfarė dardani more?
    Dardanėt kanė qenė ndryshe, ata kanė qenė tmerr pėr ushtrinė e Romės sa qė nga 5 legjione, njė legjion i tėrė ka dezertuar nga frika pėr tė mos luftuar me dardanėt. Dardanėt nuk e kanė shpallė tokėn e tyre multietnike.
    Sot ca fundrrina kosovare (jo-shqiptare) e pranojnė fjalėn e tė huajve se Kosova ėshtė multietnike.
    Dardanėt kanė qenė luftarakė.
    Kosovarėt* janė pacifistė ashtu siq i mėsoi Rugova.

    Dardanėt nuk pranonin ushtri tė huaj nė tokėn e tyre.
    Kosovarėt* e thirrėn vetė e pranuan vetė dhe i nėnshtrohen vetė ushtrisė sė huaj.

    Dardanėt kishin si qytete tė tyre Shkupin dhe Bylazorėn (Veles).
    Kosovarėt* nuk i kanė sot kėto vende, por i mban bullgari.

    Dardania e lashtė ishte nė gjendje tė ndihmojė vėllezėrit e saj nė Maqedoni me 20.000 ushtarė.
    Kosova nuk paraqet ndihmė pėr shqiptarėt nė Maqedoni.

    Nė Dardaninė e lashtė patrullonin falanga dardane me nga 8000 ushtarė.
    Nė Kosovė patrullojnė ndyrėsira nga e gjithė bota me shenjėn identifikuese KFOR.

    Dardania ka qenė qendra mbrojtėse e racės ilire.
    Kosova multietnike ėshtė qendra e shkatėrrimit tė kėsaj race.

    Dardanėt krijuan vetė shtetin e tyre, nuk i mėsoi askush, sepse e dinin se nuk kishte nevojė askush t'i mėsojė.
    Kosovarėt* janė tė bindur se nuk kanė aftėsi pėr pushtet.

    Pas sulmeve tė tmerrshme tė fisit kelt tė Bastarnėve nė Dardani, kėta kthehen serish nėpėr tokėn dardane, por kėtė rast dardanėt bėjnė njė hakmarrje tė tmerrshme ku vetėm njė e dhjeta e kėtyre armiqve arrijnė tė shpėtojnė gjallė.
    Kosovarėt* edhe pas tmerreve qė pėrjetuan nuk ishin nė gjendje tė hakmerren mbi serbėt edhe pse e patėn kėtė mundėsi. Nuk vepruan si tė parėt e tyre dardanė dhe pėrsėri tė neverisin me ato mburrje kundėrmuese se janė dardanė.

    Dardanėt kishin mbretin e tyre Longarin (mbret me gjak ilir)
    Kosovarėt* kanė mbretin e tyre Joakim Rykerin i cili do tė ndrrohet sė shpejti me njė mbret tjetėr me gjak jo-ilir dhe qė nuk di fare shqipen.

    Dardanėt ishin ilirė krenarė.
    Kosovarėt* janė njė pakicė nė mesin e shqiptarėve, pakicė e cila i thėrret shqiptarėt nė rrugėn e poshtėrimit, nėnshtrimit, asimilimit, robėrimit, dhe nė rrugėn e mohimit tė identitetit shqiptar. Kosovarėt janė njė ndyrėsirė nė mesin e 2 milionė shqiptarėve tė Kosovės.

    Kosovar vs shqiptar ėshtė njėsoj sikur vorio-ipirjot vs shqiptar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga alibaba : 07-04-2007 mė 13:16

  6. #6
    Multietnicitetin e shpik pasiviteti kombėtar dhe stagnacioni i kulturės kombėtare duke i shpenzuar energjitė pėr ideologji e kultura eksperimentale aziatiko-evropiano-amerikane-etj. Kombet qė nuk kanė mė vullnet tė tyrin e pranojnė mė lehtė multietnicitetin, sepse nuk i bėn mė asgjė pėrshtypje. Vetėm tė vdekurit nuk i bėn mė asgjė pėrshtypje.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-02-2007
    Postime
    37
    Po Shqiptaret gjithmone jemi mesuar te vendosin te huajt per ne, prandaj nuk eshte diqka per tu habitur qe na quajn shtet multietnik.
    Normal qe bashkpunimi edhe nga ana e taneve me ata (te huajt) vjen deri te kjo qe jemi sot.

    Eshte momenti qe te fitojme shtetin,por duhet ditur se kemi pasur negociata dhe aty me se shumti eshte bere fjale per decentralizimin,te cilen gje desht e pa deshte do ta zbatojme me pikmeri, pasi ketu tash pas Unmik-ut do te kemi eoropjanet. Pra decentratlizimi per mendimin nuk eshte aspak i mire, per vete faktin qe serbeve u jep aq te drejta, sa qe ne nuk munde te bejme asgje ne shume fusha. Ne nuk duhet te pranojme te na quajne multietnik, por nje shtet qe u jep te drejta minoriteteve qe jetojne ketu, perndryshe do ta kalojne edhe thenjen multietnik,kushedi pas disa viteve, serbet do te kerkojne pavaresi perbrenda kosoves.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    9
    Pllug

    Edhe niher, fjalen kosovar e kan bere nderkombtart edhe per minoritetet gje qe nuk ka qene para 1999-tes. Kosova eshte toke shqiptare sikur se Qameria, askush nuk e mohon kete. Shqiptarėt e Shqiperis na thojn neve kosovar kurse shqiptarėve te Qameris qam. Kosova ka pas asi fati qe te jete krahin ne ish-Ju dhe prej ateher ka funksionu si shtet dhe deshira e kosovarve per bashkim me Shqiperin edhe kthy ne deshir per pavarsi dhe shtet sovran. Edhe Qameria po ta kishte atė fat qe te funksionoj si shtet ne Greqi me siguri edhe ata te ata kish me lind deshira per pavarsi dhe shtet sovran. Pra ata do te quheshin shtetas qam dhe pakica greke kurr nuk do te quhej qam, sikur se ne qe jemi shtetas kosovar dhe pacika seerbe krr nuk e pranon veten si kosovar.
    Une e di qe nji legjion romak nuk ka dasht me luftu me Dardanėt, mirepo me sa e di une kan kaluar 2000 vite dhe gjerat nuk kan qene te njejta.
    Dardanet kan qene luftarak. Edhe kosovart jane luftarė. Rugova nuk ka qene pacifist, ai e ka pas nji ushtri te quajtur FARK dhe aty kane qene ushtarakėt ma me pervoj ne ushtri. Ne e dijm shum mir se qfar ushtrie ka pas armiku ynė, ka pas edhe pervojen ne luftra edhe armatimin shum ma te mir se tonin. Une e di sae Dardanėt kur kan hy ne lufte ose jan vra te gjith ose asnje mirpo na kemi qene vetem dy milion, qka nese armiku kishte luftu me tere armatimin qe e ka, me aeroplan, tenka, etj etj, ateher nuk dihet se sa kishim mbet ndoshta gjys milioni. Kete nuk e ka dasht Rugova e besoj askush prej neve nuk e ka deshirun kete.
    Dardanet nuk pranonin ushtri te huaja. Mire, na nuk kemi pas kaqik me luftu me ushtrin jugosllave edhe per at shkak i kemi thirr ushtrit e huaja.
    Kosovart nuk e kan Shkupin por nuk i dihet kurr.
    Epo, patrullojn ndyresirat sepse nuk kemi qene te zot mu qliru vet. Pse? Sepse ne luften e Kosoves ka pas perqamje. Ne disa raste nuk i kan pranu oficerat e FARK-ut vetem pse jan te Rugoves dhe kur u kan pranu i kan urdheru me qel gropa e nuk i kan vet per strategji te luftes. Oficeret e FARK-ut kan qene ish-oficer te ish armates jugosllave, ata e kan njoft ma se miri armikun.
    Dihet se gjithmon Kosova ka qen djep i shqiptarizmit, edhe kosovart kan luftu per mu pavarsu Shqiperia.
    Kosovarėt diten ta udheheqin Kosoven ne kohrat me te veshtira, tu fillu prej se kan mbet ne Jugosllavi ne nji shtet ku nuk kan qene te deshiruar prej 1945 e deri me 1999. Mirepo tash pushtetin e ka UNMIK-u qe i ka krejt kopetencat per qdo gje.
    Nuk ka pas nevoj mu hakmar ne serb sepse ata kan ikur bashk me ushtrin e serbis. Dhe nuk hakmerret njeriu ne pleq dhe femij. Ne nuk jemi barbar sikur serbet.
    Dardanet e kishin Longarin por e respektonin.Kosovarėt e paten mbretin me gjak dardan pra, Rugoven por nuk e ndegjuan, nuk e respektonin, e shanin etj, njeriun qe jeten e vet e izoloi per popullin e Kosoves.
    Kosovart nuk jan pakic. Edhe pas luftes shumica e kosovarėve e votoi per president Rugoven njeriu qe i udheheqi kosovart drejt realizimit te endrres se tyre, pra pavarsin. Kosovari therret per liri, pavaresi, dhe krenari dhe identitet.
    Dhe per fund nese kosovarėt jan ndyresir ateher krejt shqiptarėt na qenkan ashtu sepse kosovari eshte kopje origjinale e shqiptarit

  9. #9
    me 40 hajdutė Maska e alibaba
    Anėtarėsuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Dihet se gjithmon Kosova ka qen djep i shqiptarizmit, edhe kosovart kan luftu per mu pavarsu Shqiperia.
    Kosovarėt diten ta udheheqin Kosoven ne kohrat me te veshtira, tu fillu prej se kan mbet ne Jugosllavi ne nji shtet ku nuk kan qene te deshiruar prej 1945 e deri me 1999. Mirepo tash pushtetin e ka UNMIK-u qe i ka krejt kopetencat per qdo gje.
    Jo "kosovart kanė luftu" ,, Po "shqiptarėt e Kosovės kanė luftu"
    Kosovar ėshtė fyerja mė e rėndė qė mund tė na bėhet neve, ne jemi shqiptarė tė Kosovės e jo kosovarė, sepse "kosovarin" e shpikėn armiqtė.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    9
    Citim Postuar mė parė nga pllugu
    Jo "kosovart kanė luftu" ,, Po "shqiptarėt e Kosovės kanė luftu"
    Kosovar ėshtė fyerja mė e rėndė qė mund tė na bėhet neve, ne jemi shqiptarė tė Kosovės e jo kosovarė, sepse "kosovarin" e shpikėn armiqtė.
    Askush nuk po e mohon qe jemi shqiptar. Ne luften e Kosoves kan marr pjes edhe shum shqiptar nga krejt viset shqiptare.
    Nese eshte fyerje atehere shqiptarėt e Shqiperis dhe krejt trojeve shqiptare na quajn neve kosovar, pra po na fyejkan neve. Serbve gjithmon ju ka pengu kjo fjal sepse kjo fjal ka tregu se na nuk jemi te ardhur ne Kosovė por autokton. Mandej, sebt na kan qujt neve shiptari dhe shiftari por kurr kosovari apo kosovci. Ata gjithmon kan thene se shqiptart jan ardhacak modern ne Kosovė.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Republikės sė Kosovės
    Nga YlliRiaN nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •