Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Pse VMRO-ja e do Arbėr Xhaferin?

    Duke mos respektuar vullnetin e popullit shqiptar, shprehur nė zgjedhjet e 5 qershorit, tė gjithė intelektualėt po shprehin indinjatėn e thellė pėr kėtė padrejtėsi po dhe futen nė analiza tė shikuara nga kėnde tė ndryshme, kurse ne, qė kemi qenė tė angazhuar nė jetėn politike mbas viteve 90, pėrveē dokumenteve, na vjen nė ndihmė dhe kujtesa nė lidhje me veprimtarinė e Xhaferit, i cili erdhi nė jetėn politike, te shqiptarėt nė Maqedoni me qėllime jo tė pastra, pėr tė cilat flasin si dokumentet e kohės ashtu dhe kujtesa e ēdo shqiptari tė pabaltosur nga helmi i “atdhetarizmit” tė Xhaferit.

    Qė nga fillimi i pranisė sė z. Xhaferi nė skenėn politike nė Maqedoni, (fundi i vitit 1993- fillimi i vitit 1994) e deri mė sot, para opinionit publik pėr bashkėveprimin e ngushtė me VMRO-nė ka dhėnė shpjegime tė ndryshme, edhe kundėrthėnėse. Duke u ndeshur sot me situatėn e vėshtirė politike ku po dhunohet vota e popullit shqiptar, siē e ka zakon ai, sipas gjithė gjasave, ai ndoshta e konsideron, se mė i bindshėm para shqiptareve ka qenė me shpjegimin e dhėnė nė gazetėn "Koha ditore" tė datės 24 shtator 2005, ku shkruan : “PDSH-ja fitoi besimin e popullit dhe nė vjeshtė tė vitit 1998, kur hyri nė koalicion me partinė mė nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE. Shikuar nga aspekti historik, me kėtė parti ose me kėtė proveniencė politike, shqiptarėt, prej kohės sė Hasan Prishtinės e deri te vogėlsia ime, kanė pasur raporte tė mira mbi baza tė interesave tė pėrbashkėta".

    Xhaferi, siē e ka zakon, edhe kėtu gėnjen lexuesit mė pak tė informuar (numri i tė cilėve, fatkeqėsisht, nuk ėshtė i vogėl dhe kėtė mirė e di, ndaj dhe e shfrytėzon). PDSH-ja, nė krye tė sė cilės formalisht qėndron ai, as nė vitin 1998, as edhe prej kur ekziston e deri mė sot, nuk e ka fituar besimin e shumicės sė popullit shqiptar. Por, t i kthehemi gėnjeshtrės mė tė madhe, se shqiptarėt, prej kohės sė Hasan Prishtinės me kėtė parti kanė pasur raporte tė mira mbi baza tė interesave tė pėrbashkėta.

    Partia VMRO-DPMNE, me tė cilėn bėnė koalicion Xhaferi, ėshtė formuar nė vitin 1990. Kryetari i parė i saj ka qenė Ljubēo Georgievski, dhe nė programin e saj nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me VMRO-n e vjetėr, e cila ka uzurpuar emrin e saj. Ja se ē mendon dhe shkruan pėr shqiptarėt Ljubēo Georgievski: "Gjenerata qė e lamė pas nga periudha e komunizmit, por edhe kjo e jona, e kohės sė demokracisė, pėrpiqej nė qoftė se jo tjetėr, sė paku tė krijonte njė pasqyrė tė ndritshme tė sė kaluarės historike. Pėr fat tė keq, faktet konfirmojnė se maqedonasit dhe shqiptarėt, mė shpesh u kanė takuar anėve tė kundėrta, sesa tė njėjta: periudha e robėrisė osmane ėshtė kohė e zullumeve permanente dhe grabitjeve tė kryera nga bandat vullnetare tė kaēakėve; periudha e Luftės sė Dytė Botėrore, masakrat dhe vrasjet tė cilat i heshtėm pėr shkak tė bashkim - vėllazėrimit; demonstratat e ndryshme dhe veprimin e bandave tė organizuara mbas Luftės sė Dytė Botėrore; si ushtria nga koha e LSDM-s, PPD-s, VMRO-s dhe PDSH-sė.

    Gjithmonė vetėm maqedonasit kanė falur dhe provuar se duan tė jetojnė bashkė". Nga kjo duket qartė se partneri i koalicionit ka qėndrime diametralisht tė kundėrta nga pohimet e Xhaferit. Kjo VMRO, tė cilėn aq shumė e do Xhaferi, aspak nuk mendon si Xhaferi; se shqiptaret prej kohės sė H. Prishtinės e deri te vogėlsia e tij (e cila nuk duket as me mikroskop) kanė pasur raporte tė mira nė bazė tė interesave tė pėrbashkėta. Ky aleat historik i Xhaferit, Ljupēe Georgievski, kėshtu i pėrshkruan shqiptarėt gjatė gjithė historisė nė kėtė shkrim tė tij nė gazetėn "Dnevnik" tė datės 18 prill 2003, me titull shumė pretencioz: "Teza pėr mbijetesėn e kombit dhe shtetit maqedonas". Shkrimin e pėrfundon me tezėn kryesore ku bėhet shumė i qartė qėllimi i tij, kur thotė se "baza e interesit tonė qėndron nė shpėtimin etnik tė Kumanovės, Shkupit, Kėrēovės dhe Strugės, qė nėnkupton shpėrnguljen e qytetarėve shqiptarė nga kėto krahina nėpėrmjet shkėmbimit tė tė mirave financiare dhe pronėsore." Nėnkuptohet me ndihmėn e Xhaferit, nėse ka fuqi.

    Jo vetėm Xhaferi, por edhe ēdo shqiptar tjetėr qė gjatė kohės ka studiuar, por nuk ėshtė diplomuar, e di se udhėheqėsit e VMRO-s tė kohės sė Hasan Prishtinės asnjėherė nuk do kėrkonin strategji tė pėrbashkėt ndėrmjet Shkupit dhe Beogradit pėr mbrojtjen e Maqedonisė nga asgjėsimi i saj i pėrhershėm, nė qoftė se Kosova bėhet e pavarur, siē propozon Ljupēo Georgievski nė gazetėn "Dnevnik" tė datės 14 shkurt 2003.

    Kanė dhėnė prova tė panumėrta se pėr shqiptarėt nuk mendojnė aspak ndryshe as VMRO-istėt e rinj siē janė gruevskat, milloshovskat, filippetrovskat, gjorēevėt, biēikliskėt, etj. Tash, shtrohet pyetja, pse kėta antishqiptarė tė pėrbetuar aq shumė e duan Xhaferin dhe vazhdimisht e konsiderojnė partner strategjik, tek i cili kanė aq shumė besim.
    Ka shumė shkaqe, por po pėrmendim mė tė rėndėsishmit:

    • Sepse Xhaferi, nė fillim tė vitit 1994, kur u kthye nga Prishtina nė Tetovė u pėrpoq tė uzurpojė postin e kryetarit tė Partisė pėr Prosperitet Demokratik dhe, meqenėse nė kėtė aksion nuk pati sukses, sė bashku me disa individė, tė cilėt e pėrkrahnin, me ndihmėn e krerėve tė atėhershėm tė UDB-sė, ku udhėhiqte Pavle Trajanov, formojnė PDSH-nė, pėr ta pėrēarė subjektin politik shqiptar dhe vetė shqiptarėt.

    • Sepse nė vitin 2000, nė zgjedhjet pėr organet e vetėqeverisjes lokale me grupe tė armatosura, tė cilėt ai i quan "aktivistė partiakė", ushtroi dhunė tė paparė nė vendvotime, derisa nė fshatin Kondovė, humbi jetėn i riu Fatmir Jakupi, ku pas kėtij rasti kaq tragjik, Partia pėr Prosperitet Demokratik u detyrua tė tėrhiqte kandidatėt e vet pėr kryetar komune dhe kėshilltarė dhe PDSH-ja i "fitoi" zgjedhjet nė mėnyrė tė pamerituar, duke mbjellė farėn e pėrēarjes dhe urrejtje ndėrmjet shqiptarėve tė Maqedonisė duke krijuar njė traditė shumė tė keqe. Asnjėherė nė zgjedhjet parlamentare nuk e fitoi besimin e shumicės se elektoratit shqiptar nė Maqedoni (tė mbajtura katėr herė) ku, disa nga krerėt e “shquar” tė partisė sė tij, nė mėnyrė publike, gjithmonė duke zgėrdhirė e sharė nė mėnyrė mė tė vrazhdė, janė sjellė ndaj shqiptarėve qė nuk u janė pėrulur. Trembėdhjetė vite me radhė shajnė, shpifin ofendojnė, kėrcėnojnė, bėjnė shantazh. VMRO-ja antishqiptare, e di shumė mirė, sesi do tė sillen kėta mafiozė ndaj shqiptarėve, kur tė vijnė nė pushtet, sepse bashkėluftėtarėt e Ljubēo Georgievskit patėn rastin t i shohim si u sollėn, kur ishin nė pushtet gjatė viteve 1998-2002, pa e fituar besimin e shumicės sė elektoratit shqiptar, banori i ri i Bllagoevgradit, i instaloi nė Qeveri.

    • Sepse, ėshtė i njohur fakti se gjatė asaj periudhe, nga qeveria e tyre nuk doli asnjė ligj qė kishte tė bėnte me avancimin e pozitės dhe tė drejtave tė shqiptareve nė Maqedoni. VMRO-sė i pėlqen Xhaferi, sepse, ai shkon nė Sofje dhe prej atje, njėsoj si Karakaēanovi, e mohon ekzistencėn e kombit maqedonas, duke pohuar se maqedonasit historinė dhe kulturėn e kanė krijuar duke e vjedhur nga kombet fqinjė.

    • Sepse VMRO-ja nuk mund tė gjejė partner tjetėr strategjik si Xhaferi, pėr shkak se vetėm me ndihmėn e tij munden t i asgjėsojnė rezultatet, sakrificat dhe heroizmin e luftėtarėve dhe dėshmorėve tė luftės sė vitit 2001. Por gabojnė shumė bashkėluftėtarėt e Lube Boshkovskit, nė qoftė se mendojnė se shqiptarėt mund ta harrojnė gjithė atė qė VMRO-ovcat e thanė nė Kuvendin e Maqedonisė gjatė debatit rreth miratimit tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėr amendamentet e Kushtetutės, si dhe gjatė propagandės pėr referendumin e Todor Petrovit, kundėr ligjit pėr ndarjen territoriale. Vetė Gruevski i frikėsonte maqedonasit duke u thėnė se “Nuk duhet t u lėmė nėn kontroll shqiptarėve burimet e ujėrave, se do tė na helmojnė.”

    • Sepse, VMRO-ja, vetėm me Xhaferin mendon se mundet t i detyrojė shqiptarėt e Maqedonisė tė pranojnė, se pėr ta fitues nė zgjedhje nuk ka, se fitues nė Maqedoni mund tė jetė vetėm ndonjė parti maqedonase, e cila, njėsoj si nė kohėn prej 1945-1990, do tė vendosė, kush prej shqiptarėve ėshtė i pėrshtatshėm tė luajė rolin e kukullės nė pushtet dhe t i shpallė tė zbutura marrėdhėniet ndėrnacionale, pėr ēka do tė shpėrblehet me ndonjė lokal afarist tė firmave maqedonase nė Prishtinė. Vetėm Xhaferi ėshtė gati t u japė mundėsi kalamajve me bisht tė VMRO-sė, ta caktojnė fituesin e shqiptarėve, nė mėnyrė tė vrazhdė, ta shkelin dinjitetin e shumicės dėrrmuese tė votuesve shqiptarė.

    • Sepse vetėm Xhaferi mund tė bėjė uljen e rolit tė kryengritjes sė vitit 2001. Vetėm Xhaferi e di rolin, qė kanė luajtur disa anėtarė tė partisė sė tij duke i ndihmuar "llavat" e Lube Boshkovskit nė terren, ku dėshmi me shkrim ka dhėnė vetė Ljubēo Georgievski nė gazetėn e pėrditshme "Dnevnik", tė datės 10 gusht 2002 ku thotė: "Edhe njė herė theksoj, - shkruan ai, - pėr hir tė sė vėrtetės, kjo parti (PDSH- v.y.) qė nga fillimi i krizės ishte e vetmja fuqi politike shqiptare, e cila nė deklaratat e veta edhe konkretisht nė terren (nėnvizimi ynė), e kundėrshtonte terrorizmin."

    • Sepse vetėm te Xhaferi, mund tė gjejė vend insistimi i kreut tė VMRO-s, se vetėm Xhaferin, mund ta ketė nė koalicion si partner strategjik, se gjoja kanė ideologji identike e cila ėshtė njė gėnjeshtėr e pastėr, sepse me VMRO-n nė koalicion janė dhe dy parti tė majta, siē janė ajo e Xingos dhe e Titos.

    • Sepse VMRO-ja, Xhaferit, nuk ia harron guximin qė me dorėn e funksionarit tė vet, para ekraneve televizive, nė cilėsinė e zėvendėsministrit tė Punėve tė Brendshme, shkėmbejnė dekorata e pistoleta me Lube Boshkovskin, (sot i burgosur nė Sheveningen,) i dyshuar pėr krime mbi shqiptarėt nė fshatin Luboten. Kėta e di shumė mirė se do ta ketė mė tė lehtė koalicionin me kuadrot e PDSH-sė, nė mes tė tė cilėve ka edhe tė atillė qė Departamenti i shtetit i SHBA-ve pėr njė kohė tė gjatė i mban nė listėn e zezė dhe nuk i nxjerr prej saj.

    • Sepse, VMRO-ja do ta kėtė mė lehtė koalicionin me partinė, deputetėt e sė cilės e votuan ligjin mbi ratifikimin e marrėveshjes pėr kufirin me tė cilėn Serbia, njė pjesė tė Kosovės, ia fali Maqedonisė dhe lideri i sė cilės (Xhaferi) publikisht deklaron se Kosova me 2 milionė banorė nuk ka kapacitet tė funksionojė si shtet i pavarur. Kėtė deklaratė, pėr ēudi, shėrbimi pėr informim i PDSH-sė ende nuk e ka demantuar, siē bėjnė shumė shpesh, me fjalėt "lideri i ynė nuk ka menduar ashtu", ose "ėshtė nxjerr nga konteksti", etj.
    • Edhe pse kėsaj liste mund t i shtohen edhe njė numėr shumė mė i madh pikash nga aktiviteti "patriotik" i Xhaferit nė kurbet nė Tetove, si duket ai nė Prishtinė, mė nė fund, do tė kthehet t i kushtojė kujdes familjes sė vet, siē paralajmėroi kėto ditė, nė qoftė se, pėrsėri nuk e korrigjon shėrbimi pėr informim, “nuk ka menduar ashtu”.


    Nė rast se ngjan me tė vėrtetė tė kthehet nė Prishtinė, me pasuri mė tė rėndė se sa peshon vetė, familja ka shkak t ia falė mungesėn e gjatė, por VMRO-ja dhe Gruevski do mbeten pa njė kėshilltar, i cili, edhe pse, siē deklaron vetė, "duduk pėr ekonomi", e ka zbuluar se "kur je nė pushtet, ka para, nė qoftė se nuk i merr ti, i merr dikush tjetėr”.

    Me kėtė rast, nėna e Gruevskit do tė ngelė vetėm me banesat e blera gjatė kohės kur ai ka qenė ministėr dhe posti i kryeministrit do ngelet jo sa duhet i shfrytėzuar.

    Pa Xhaferin, VMRO-ja, e cila muret e qyteteve dhe mbikalimet e rrugėve magjistrale tė Maqedonisė i "zbukuroi" me parulla nga mė tė trishtueshmet, kundėr shqiptareve, militantėt e sė cilės nėpėr mitingje nė sheshet e gjithė qyteteve shkumonin duke pėllitur dhe duke kėrkuar jo vetėm dėbimin e shqiptarėve nga Maqedonia, por edhe zhdukjen e tyre fizike, do tė mbeten pa "patriotin" e vetėm shqiptar, i cili organizon festė nė shenjė tė fitores sė saj, dhe i detyron anėtarėt e partisė sė vet tė votojnė pėr VMRO-n dhe kundėr partisė tjetėr shqiptare. VMRO-sė sė Gruevskit nuk do tė ketė kush t ia mbajė lidhjen me L. Georgievskin, i cili ia dorėzoi nė dispozicion deputetėt e vet, pėr t i bėrė mė "tė lumtur" shqiptarėt e Maqedonisė.

    Me kthimin e tij nė Prishtinė, do tė gėzohen jo vetėm familja, por tė gjithė kosovarėt, ngase ai, pasi e zgjidhi ēėshtjen shqiptare nė mėnyre "globale" nė Maqedoni, do tė ketė kohė tė merret edhe me "fenomene" tė tjerė, siē ėshtė pėr shembull, kthimi i emrit tė lashtė tė Kosovės nė Dardani. Angazhimin pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje, tashmė e ka paralajmėruar...


    Xhevdet Hajredini*

    *ish- ministėr i Financave tė qeverisė sė Maqedonisė nga Partia pėr Prosperitet Demokratik nė vitet 1992- 1994.
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #2
    E paska gjetur si e ka emrin Kryetari i PDSH se

  3. #3
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    Xhevdet Hajredniovski................si eshte njeriut ..fjala popullore armiku i armikut tim eshte miku im ....Keni filluar te botoni shkrimte Xhevdet Hajredinit Emin Azemit hahahha....gjynaf me vjen per juve .......Shpresa vdes e fundit vazhdoni vazhdoni

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    27. Maj, 2007 10:42 CET



    SHKUP

    PDSH terhiqet nga koalicioni qeveritar

    Zėvendės kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare, Menduh Thaēi mbrėmė vonė ka thėnė se kjo parti tėrhiqet nga koalicioni qeveritar i Maqedonisė. Sipas tij, pritet qė ky vendim sė shpejti tė verifikohet edhe nga organet mė tė larta tė Partisė. Shkak i kėtij veprimi ėshtė thėnė se ėshtė arritja e marrėveshjes ndėrmjet VMRO-DPMNE-sė dhe Bashkimit Demokartik pėr Integrim. Mediat nė Shkup kanė raportuar se VMRO-DPMNE i ka bėrė tė ditur PDSH-sė se mund tė largohet nga Qeveria nėse nuk e mbėshtet marrėveshjen e arritur me opozitėn shqiptare. Zoti Thaēi ka akuzuar kryeministrin Gruevski se nuk ka shprehur gatishmėri pėr zgjidhjen e kėrkesave tė shqiptarėve.
    Europa e Lire
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e valius
    Anėtarėsuar
    21-05-2007
    Postime
    277
    flitet cka flitet perseri arber xhaferi eshte poltikan me i shquar ne maqeoni dhe shum qart dihet se cfar fjalori politik dhe cfar intelegjence ka arber xhaferi per politik...por me frytdhenese esht kur bejm bashkim ARBER-MENDUH qe krijon me te vertet nje parti politike.......

  6. #6
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Vmro e don Arber Xhaferin jo se duan ta ken mik apo dicka ata e duan se kan interes sepse Xhaferi eshte njeri nder intelektualet me te shquar te popullit tone dhe per kete e duan qe ta ken cdoher ne kualicon dhe ne anen e tyre..
    Sui generis

  7. #7
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,441
    I ''shkreti'' Xhevdet Hajredini tani do demaskohet plotesisht pasi ndaj tije rendon akuza per keperdorime parash. Shpresojme nja 10 vjet burg.

  8. #8
    bej ashtu si bej!
    Anėtarėsuar
    20-12-2005
    Vendndodhja
    tetove
    Postime
    306
    Duke mare parasysh se keta te BDI-se vetem me nje muhabet kan blloku e shoh shkaterimin total te BDI-se si Parti Politike, kohen e fundit me shume ju intereson te nxjerin se si eshte kriju PDSH-ja se sa si jane kriju vete shkaku qe definitivisht e maren grushtin nga populli...te frigohesh nga vetja eshte gjaja me e kqe ne bote...

  9. #9
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Citim Postuar mė parė nga jay-jay Lexo Postimin
    Duke mare parasysh se keta te BDI-se vetem me nje muhabet kan blloku e shoh shkaterimin total te BDI-se si Parti Politike, kohen e fundit me shume ju intereson te nxjerin se si eshte kriju PDSH-ja se sa si jane kriju vete shkaku qe definitivisht e maren grushtin nga populli...te frigohesh nga vetja eshte gjaja me e kqe ne bote...
    Kur jan kryuar vet,kan mar shum jet njerzish edhe shum djem te ri si pasoj e kesaj un njof familje qe kan problem te medha me egzistencen po te cileve ua kan vrar me te miret ne familje
    tash askujt si intereson as Alienated qe derdh lot gjaku per keto KODOSHA

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Labi_shkup
    Anėtarėsuar
    10-08-2007
    Postime
    93
    Citim Postuar mė parė nga Armend Lexo Postimin
    Kur jan kryuar vet,kan mar shum jet njerzish edhe shum djem te ri si pasoj e kesaj un njof familje qe kan problem te medha me egzistencen po te cileve ua kan vrar me te miret ne familje
    tash askujt si intereson as Alienated qe derdh lot gjaku per keto KODOSHA
    PDSh-ja leje sa qe nuk ju ndihmon po shkon edhe i burgos antaret tjer tuuuuuuurp
    Ne E mbajm fjalen

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė ndahet Maqedonia?
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 12-02-2016, 12:56
  2. Danaj: Maqedonia do tė ndahet
    Nga babadimri nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 57
    Postimi i Fundit: 29-04-2010, 18:22
  3. Ndodhitė nė Maqedoni
    Nga babadimri nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 1075
    Postimi i Fundit: 16-10-2007, 12:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •