18 Gusht: Shen Flori e Lauri
- Martirė tė Ulpianes, afėr Prishtinės -
Sot mė 18 gusht, Kisha katolike pėrkujtoi dy shėnjtorė, qė derdhėn gjakun pėr Krishtin nė trojet shqiptare: e kemi fjalėn pėr Shėn Florin e Shėn Laurin, nga qyteti i Ulpianes nė tokėn e Dardanisė, Kosova e sotme.
Tradita dymijevjeēare e krishterimit nder Shqiptar, nuk mund te mos i falte banoreve te ketyre trevave ne shekuj edhe shenjtoret vendas, ose ungjillezues te trevave ku banojne sot shqiptaret. Dy prej tyre i kremtoi sot Kisha universale: jane Shen Flori e Shen Lauri:
Per ti njohur me mire figurat e tyre po kujtojme:
Sikurse deshmohet prej burimeve kishtare, Dyrrah-u Durresi, pati qysh ne vitin 56 nje ipeshkev te shuguruar.
Ne kohen kur Shen Pali shkelte ne Durres, atje nisi sherbimin nje ipeshkev me emrin Cesar, i cili qe nje nga martiret e pare te fese se Krishtit, pra nje nga shenjtoret me te hershem te krishterimit.
I dyte nder shenjtoret e botes iliro-shqiptare eshte shen Ashti (apo shen Asti), gjithashtu peshkop i Durresit, i martirizuar ne vitin 117.
Shen Jeronimi (Hieronymus), nje nga kater dijetaret e medhenje te kishes, qe ne shekullin e 4-t Perktheu Vulgate-n, duke i dhene Perendimit te parin tekst te shkrimit te shenjte ne latinisht, ishte nga Stridoni i Dalmacise, vend i banuar nga iliret, gje qe e pohon vete Shenjti ne shkrimet e tij.
Pak a shume ne te njejten kohe, shen Niketa, i njohur edhe me emrin shen Niketa i Dardanise apo shen Niketa i Remessiana-s ( tek sllavet: sveti Nikita, kompozoi himnoren e mirenjohur Te deum, laudeamus- Ty Zot te lavderojme. Te pakten qe nga fillimi i shekullit te kaluar, kur britaniku A.E. Burn botoi ne Cambridge (1905) monografine Niceta of Remessiana, dihet boterisht se ky shenjtor doli prej botes iliro-shqiptare. Vete shen Niketa shkruan me doren e tij: Dardanus sum jam dardan.
Shenjtoret e martire te tjere pasuruan traditen e krishterimit ne Shqiperi duke ardhur prej visesh ku nuk paten mundesi, per shkak te persekutimeve te jashtzakonshme, te perhapnin Ungjillin e Krishtit.
Flori dhe Lauri, ose Floriani dhe Laurini, siē njihen shpesh dy vellezerit binjake, erdhen nga vise te largeta ne shekullin e 2-te ne Dardani, e pikrisht ne Ulpiana, ku, me pelqimin e sundimtareve vendas, ngriten nje kishte te krishtere, te cilen ia kushtuan Jezu Krishtit. Jetuan ne gjysmen e pare te shekullit te 2-te dhe, kur persekutimi ndaj krishterimit u shtri edhe ne trevat ilire, u martirizuan ne Kosoven e sotem, duke mbrojtur keshtu token e te pareve tane me gjak te derdhur per te deshmuar Krishtin.
Ne fillimin e shekullit te peste, sipas deshmive te Ate Zef Valentinit ( 1929), shen Gjon Gojarti kaloi dy vite te veshtira ne brendesi te Ballkanit, saktesisht ne token ilire. Nje deshmi e paraqitur nje shekull me pare nga greko- shqiptari Nikolaos Mystakidis ben te ditur se kishes se Laboves perandori Justinian i dhuroi nje cope nga druri i shenjte i kryqit te kryqezimit te Krishtit dhe nje doreshkrim te arte te shen Gjon Gojaritit.
Tradita e takimit te hapesires shqiptare vashdoi me shekuj. Ne veri shen Sergji e Baku; ne jug shen Gjon Vladimiri, deri tek shen Kozmai, tregojne se bota shqiptar e jo vetem nuk ishte e larget per misionaret e shenjte, por, madje, u krijonte atyre mjedise zhvillimi a lartesimi. Kjo nuk lidhet vetem me krishterimin, por me bashkesine shqiptare ne teresi. Per ilustrim po lexojme te plote letren e Ali pashe Tepelenes drejtuar te bindurve te tij, me porosine per ringritjen dhe ruajtjen e manastirit te shen Kozmait:
Juve rum te nahijes se Beratit, myzeqare dhe vlleh grabovare, katunde dhe ēifliqe. Ju lajmeroj se ja ku vura nje epitrop qe te me ndreqe manastirin e plakut Kozma; ndihmova dhe une me aspra e te ndihmoni dhe ju si tju thote dhespoti, me qellim qe te ndreqet ky manastir. Per ata qe nuk do te japin ndihmen e tyre, do te me mbetet hateri dhe pastaj do te paguajne dyfish. Sikunder ju urdheroj ashtu te beni pas ketij vendimi. (Ne Gjirokaster, me 12 shtator 1813 (Kodiket e shqipresie , bot i DPA § Unesco-s, Tirane 2003, f.48)
Dijetari austriak, Todor Ippen, shkruan se ne malet e Shqiperise se Veriut dikur shiheshin portrete shenjtoresh te kohes se paleokrishterimit. Kjo nuk eshte provuar dhe as mohuar nga ndonje studiues i mevonshem. Por ne nje permendore tjeter te kultures tradizionale, ne te drejten etnozakonore shqiptare, thuhet rrepte se shtepia e shqiptarit eshte e Zotit, e mikut dhe e shtegtarit, shprehje kjo e mirenjohur per te gjithe, por, per fat te keq pa shtojcen: Kujdes, sepse nuk dihet kush troket: shenjti a perderėsi.
Krijoni Kontakt