Identiteti sipas Papa Gjon Palit II dhe ēėshtja shqiptare
Zef AHMETI
Pėrmbledhje
Papa Gjon Pali II do tė mbetet njė ndėr figurat mė tė rėndėsishme tė shek. XX. Kjo figurė markante e Kishės, do tė mbetet nė historinė e botės si personalitet qė bėri kthesa jo vetėm nė Kishė, por edhe nė politikėn e Evropės. Madje, me Gjon Palin II lidhen ngusht ngjarjet vendimtare politiko historike, sikundėr janė rrėnimi i ideologjisė komuniste dhe forcimi i procesit tė Bashkimit tė Evropės. Autori, duke reflektuar veprimtarinė e kėtij Pape tė madh, ka marrė nė shqyrtim pėr tė shfaqur disa ide mbi konceptin e identitetit tė popullit apo shtetit. Pėr tė bėrė njė analizė tė kėtillė, autori merr pėr ta trajtuar librin e fundit tė Papės, Memoria e Identita, nė tė cilėn libėr jepen nocionet kryesore qė e karakterizojnė identitetin, siē janė: atdheu, patriotizmi, nacioni, kultura. Nė fund, paraqiten edhe disa refleksione nė lidhje me identitetin e popullit shqiptar, qė konstatohet se ende vuan nga identiteti i humbur.
Hyrje
Me figurėn e Papės Gjon Palit II lidhen ngushtė disa ngjarje-(kthesa), mbase vendimtare tė shekullit njėzet. Njihet si protagonist i shumė ndryshimeve pozitive, historike, nė Europė dhe botė. Ai trajtohet si dėshmitar i pazėvendėsueshėm i ngjarjeve tė regjimit nazist, e sidomos i pas-Luftės sė Dytė Botėrore, diktaturės komuniste dhe luftės sė ftohtė, ngjarje kėto qė shėnuan shek. e kaluar.
Shekulli 20, e sidomos pjesa e dytė, ėshtė pėrcjellė me ngjarje tė rėndėsishme si nė aspektin ideologjik (fitorja mbi ekzistencėn e sė keqes qė sipas Papės Gjon Palit tė II-tė- ishte nacionalsocializmi dhe komunizmi), shtetėror, por edhe nė kuadėr tė ngjarjeve globale, nė fushėn e sė drejtės ndėrkombėtare publike (krijimi i shteteve tė reja), krijimi dhe pėrforcimi i organizatave ndėrkombėtare, e sidomos rėnia e sistemit komunist sė bashku me krijimin e Bashkimit Europian.
Ndryshime pozitive kishte edhe nė kuadėr tė Kishės, qė do tė duhej tė veēoheshin Koncili i II-tė i Vatikanit, pastaj iniciativat e ndryshme, tė cilat lidhen drejtpėrsėdrejti me figurėn e Gjon Palit tė II-tė, si ato tė reformave liturgjike e themelimi i organizatave pastorale. Pastaj aktivitetet nė fushėn ekumenike dhe tė dialogut ndėr-fetar qė kulmohet me festimin e dymijėvjetorit tė Kishės Katolike. Personaliteti mė i rėndėsishėm qė ka bashkė-ndikuar e bashkė-vepruar por edhe bashkė-pėrjetuar tė gjitha ngjarjet tė shek. 20, e qė ka pėrjetuar edhe fillimin e mijėvjeēarit tė rij, ėshtė figura e Papa Gjon Palit tė II-tė.
Kėtu po bėjmė njė pėrsiatje rreth mendimeve tė tija lidhur me identitetin, qė pėr kohėn dhe momentin, mund tė jenė tė rėndėsishme, edhe pėr popullin shqiptar, sidomos atė tė Kosovės.
1. Jeta nė liri
Kur thuhet se pėrvoja i bėn njerėzit mė tė pjekur, pas kėsaj fshihet njė filozofi e saktė dhe realiste. Kėtė mungesė e kemi pėrjetuar drejtpėrsėdrejti me Shqipėrinė pas rėnies sė regjimit shkatėrrimtar komunist dhe me Kosovėn e para dhe pas luftės (1999). Meqė jemi te jeta nė liri, thėnia e para-shėnuar luan njė rol shumė tė rėndėsishėm. Liria, kjo vlerė sublime, e cila krijon mundėsinė tė vendoset nė mėnyrė autonome pėr vetveten, nė shoqėritė qė kanė dalė nga sistemet totalitare, ka paraqitur po ashtu njė problem pasues, pra pyetjen, qė e shtron edhe Papa Gjon Pali i II-tė, si duhet tė sillemi me lirinė? Ai mendon se ky problem nuk prek vetėm individin, por edhe dimensionet kolektive. Liria jep mundėsinė qė ajo tė pėrdoret nė dy aspekte, pėr tė mirė, por njėkohėsisht edhe pėr tė keq. Gjon Pali i dytė vlerėson, se Veprimet njerėzore synojnė aftėsitė e ndryshme shpirtėrore drejt njė sinteze. Nė kėtė sintezė dėshira merr rolin udhėheqės... aktet e njerėzve janė tė lira dhe, si tė tilla, ato sjellin pėrgjegjėsinė e subjektit nė lojė. Papa, kėshtu, theksonte tre llojet e sė mirės, qė pėrcaktojnė veprimin e njerėzve nė aspektin organik: bonum honestum (tė mirės nė vete), bonum utile (tė pėrdorshme), dhe bonum delectabile (tė pėlqyeshmen, kėndshmen).
Nė fund, nė formė pėrmbledhėse ai vlerėson, se ēėshtja e shfrytėzimit tė drejtė tė konceptit tė lirisė, ėshtė e lidhur ngushtė me reflektimin e temės pėr tė mirėn dhe tė keqen. Mendimet e Gjon Palit janė interesante lidhur me shtjellimin qė i bėn ēėshtjes, se ēka e bėn lirinė? Nė fakt, sipas tij, kjo ju jep njerėzve detyrėn pėr tu realizuar, dhe njėkohėsisht ajo paraqet njė kategori etike. Kėto mendime ai i lidh edhe me mendimet e Arsitotelit dhe tė Tomė Akuinit. Liria u jepet njerėzve nga Krijuesi, si dhuratė dhe detyrė njėkohėsisht, duke shtuar po ashtu mendimin, se liria ėshtė nė atė masė me tė vėrtetė liri, varėsisht se si ajo e realizon tė vėrtetėn pėr tė mirėn. Dhe vetėm atėherė ėshtė ajo (liria) diēka e mirė nė vete.
2. Papa Gjon Pali II pėr identitetin
Qasja laike ndaj problemit tė identitetit, kombit, nacionit dhe shtetit, bazohet nė disa teori filozofike-politiko-juridike. Pėr ta prekur pėr sė afėrmi dallimin, ne duhet tė fillojmė me shtjellimin e konceptin komb e nacion dhe shtet. Shikuar nga kėndi shqiptar, kemi njė dallim mes konceptit komb dhe nacion. Kombi trajtohet si koncept etnik, sipas tė kuptuarit tė filozofisė gjermane, e qė i kalon kufijtė shtetėrorė, ndėrsa nacioni ėshtė njė koncept politiko-shtetėror qė nėnkupton popullin e njė shteti, dhe kėtė e hasim te shteti francez. Nė rastin konkret, sipas kėsaj qasjeje, ne shqiptarėt si komb shtrihemi nė territorin e Maqedonisė, Kosovės, Serbisė, Malit tė Zi, kurse si nacion nė kėtė kontekst mund tė trajtohet populli shqiptar i shtetit tė Shqipėrisė, qė nuk do tė thotė se duhet tė jenė edhe me kombėsi shqiptare, ngjashėm do tė ndodhė edhe nė rast se Kosova njihet si shtet sovran. Me shtetin e Kosovės do tė lind nacioni kosovar (populli i shtetit tė Kosovės), qė nuk do tė jenė vetėm shqiptarėt si shumicė, por edhe pakicat tjera.
Para se tė vazhdojmė mė tutje, tė ndalemi pakėz te episodi i emėrimit tė Papa Gjon Pallit II nė shėrbesėn e Kryeipeshkvit tė kishės sė Romės. Ai ėshtė vlerėsuar nga qarqet politike si Papė politik, i cili vinte nga Lindja dhe mu nga njė vend i Bashkimit Sovjetik, Polonisė, qė kishte humbur identitetin, pėrkatėsisht i ishte marrė identiteti i vėrtetė kėtij vendi nga diktatura komuniste dhe nuk ishte mė vetvetja. Ai njihej, po ashtu, nė qarqet perėndimore edhe si `antikomunist militant`. Ai vlerėsohej shumė i (pa)pėrshtatshėm pėr kohėn qė vepronte edhe pėrballė Moskės. Ai ia del qė dy muaj pas emėrimit si Papė, ta pranojė nė selinė e tij, mė 24 janar 1979, diplomatin kryesor tė Kremlinit, Ministrin e Jashtėm Gromyko, nė njė bisedė gati dyorėshe. Pėr tė mos hyrė nė detaje, Papa Gjon Pali II qėndronte edhe pas lėvizjes sė sindikatės nė Solidarność, me tė cilėn lėvizje edhe fillon shkatėrrimi i Bashkimit Sovjetik. Thėnė ndryshe, Kisha Katolike nė Poloni ishte e vetmja opozitė. Ajo qėndronte pas sindikatės, dhe ishte njė produkt i Wojtylės e qė drejtohej nga Leh Valesa. Teologu Wolfgang Hammel shkruan, se kurrė nuk ka pasur kėsi rasti sikur me Valesėn, qė njė laik tė nderohet aq shumė nė Vatikan.
Nė vizitėn e parė qė i bėn Papa vendit tė tij nė vitin 1979, nė fjalimet e tija shprehej pėr njė suverenitet tė shoqėrisė, tė drejtėn pėr ekzistencė, dhe se ai ka qenė i kėnaqur pėr etjen pėr liri dhe barazi nė vendlindjen e tij, po ashtu kėrkonte vend tė vetin pėr Poloninė nė hartėn e Evropės. Pra, kėrkonte kthimin e identitetit tė atdheut ku kishte lindur dhe prej nga vinte. Ne cekėm vetėm disa pika simbolike tė tė vepruarit tė Wojtylės dhe kėshtu ne kemi ardhur nė pikėn qė tė fillojmė me mendimet e Papa Gjon Palit tė II-tė pėr Identitetin:
[ vazhdon ]
Krijoni Kontakt