Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Cfare ju kujton gazeta "Zeri i Popullit"?

    Do te ishte interesante nese anetaret e forumit do te benin nje retrospektive dhe te jipnin mendimin e tyre se cfare ju kujton gazeta "Zeri i Popullit"?

    Per mendimin tim, sikur te mblidheshin te gjitha numrat e kesaj gazete nga numri i pare e deri sot, nese do te behej nje bilanc i "arritjeve" propagandistike, ne do te ishim ndoshta vendi me "i zhvilluar dhe i perparuar i botes"!
    Permes kesaj gazete u njoftuan denimet me vdekje, pushkatimet, varjet, Tito - nje here mik e me pas armik, Stalini - quhej babai i botes, Mao Ce Duni - vellau i madh kinez, Amerika dhe Europa - armiqte me te medhenj te botes, shpallja armiq te pushtetit "popullor" te nacionalisteve dhe figurave te shquara kombetare, jane njoftuar rezultatet "rekord" ne industri dhe bujqesi etj etj.

    "Zeri i Popullit" shkruante per luften e klasave qe ishte ne te vertete nje lufte civile dhe krahinore, shkruante per "njeriun e ri" te krijuar nga sistemi socialist, shkruante per rrenimin e kishave dhe te xhamive, shkruante per pushkatimet pa gjyq te "krimineleve" dhe te drejtuesve te fese, shruante per eliminimin e "bandave armiqesore" dhe "diversanteve", shkruante per "heronj" te rinj te tipit sovjeto-kinez, shkruante per shofere e bujqer qe ne vitin 1970 punonin per llogari te vitit 2000 etj.

    Dhe pas vitit 1991, kohe kur u nderrua emri i PPSH-se ne PSSH, kjo gazete ruajti vazhdimesine dhe mbetet perhere nje gazete tipike e agjitpropit leninist.
    "Zeri i Popullit" luftonte armiqte e "brendshem" dhe te "jashtem", mision te cilin vazhdon ta kryeje me shume krenari edhe ne ditet e sotme, permes perhapjes dhe nxitjes se informacioneve te rreme, permes shpifjeve dhe trillimeve, permes genjeshtrave dhe mashtrimeve.

    Demokracia shqiptare e ardhur pas renjes se Murit te Berlinit dhe PD-ja quheshin as me pak e as me shume se nje dele e "zeze".
    Aty shpalleshin armiq ata qe po nderronin faqen e historise se kombit shqiptar.
    Aty nxihet veprimtaria e drejtuesve te Levizjes Demokratike, aty i behet biografia Pjeter Arbnorit, aty i behet biografia drejtueseve te Zerit te Amerikes, aty shkruhej kunder NATO-s dhe BE-se etj.

    Sikur vetem te shfletoheshin numrat e saj te arkivuara qe nga numri i pare e deri me sot, do te lexohej tere historia e dhimbshme e kombit shqiptar, patur nevoje te hapeshin arkivat e genjeshtrave dhe vecanerisht fati i sklleverve shqiptare brenda kufinjve te cmendur te regjimit enverist dhe do te kuptohej se cili ka qene misioni i saj i vertete.

    Nese ka nje gazete qe nuk duhej ta mbante kete emer, do te duhej te ishte kjo gazete qe vetem zeri i popullit shqiptar kurre nuk ishte, por ishte zeri i kastes opingaro-cobane qe rrenonte nje komb, qe rrenonte shpirtin liridashes te nje kombi.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DYDRINAS : 20-08-2006 mė 17:58

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681
    Me kujtohen ata shofere qe coheshin ne 2 te nates per te cuar zerin e partise ne cdo skaj te atdheut brenda ores 7 te mengjesit sepse duhej bere leximi i saj para se te fillonte puna.
    larguar forever

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    Ndersa mua ZP-ja me kujton shkrimet e Adil Carcanit, Sali Berishes, Namik Dokles...etj

  4. #4
    2010 Triplete Maska e oliinter
    Anėtarėsuar
    14-11-2004
    Postime
    2,806
    mua me kujton shkrimet e nje gazete tjeter me emer ne tirane RD
    vari leshte

  5. #5
    Ta haj zemren? Maska e Evi_pogradecari
    Anėtarėsuar
    30-05-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    170
    Sa here qe kujtoj ``Zeri I Popullit`` me vjen ne mend PS prandaj nuk e kam blere asnjehere kete gazete...e njejta gje edhe me ``RD`` e PD-se.
    CuNi Me PaNtAlLoNa Te GjErA

Tema tė Ngjashme

  1. Ermal Fejzullahu
    Nga shigjeta nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 12-08-2019, 08:19
  2. Gjuha Shqipe dhe mediat
    Nga Davius nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 11-03-2018, 13:32
  3. Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007
    Nga BARAT nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Intervistė me Karlo Bollino, pronar i Gazeta Shqiptare
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 12:00
  5. KOHA JONE dhe BERISHA.
    Nga Brari nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 07-08-2002, 13:19

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •