ANGLI/ 7 FEMRA DENONCOJNE SHQIPTARIN
Bosi i prostitutave, pėrkthyes nė ministri
Nga Londra
Muhamed Veliu
Gazeta Shqiptare
I veshur shik dhe me makinė luksoze, shqiptari Luan Plakiēi punonte pėrkthyes nė Ministrinė e Emigracionit nė Angli. Por nuk ishte kjo e fundit qė ia kishte siguruar kėto "tė mira materiale", pasi ai qė prej dy vjetėsh ushtronte njė profesion tjetėr, atė tė tutorit. Sė bashku me njė shokun e tij, Ismet Islamin, ai kishte mundur tė pėrfitonte nga kjo punė 400 milionė lekė dhe makinė Ferrari Spider, njė Merecedez Benz dhe njė makinė tip Voksall. Shtatė vajza tė ardhura nga Europa Juglindore kanė qenė vajzat qė i sillnin pėrfitimet e mėdha. Por pikėrisht denoncimi i tyre ka bėrė qė dy tutorėt tė bien nė prangat e policisė londineze qė zbuluan edhe tutorin-pėrkthyes.
Trafikanti
Luan Plakiēi akuzohet pėr ndihmesė nė trafikimin e femrave pėr qėllime prostitucioni, e vetmja akuzė qė ai pranon, pėr shfrytėzim prostitucioni, jetesė me tė ardhura nga imoraliteti, rrėmbim personi. Me tė njėjtat akuza ėshtė pėrballur edhe Ismet Islami ku i shtohet edhe akuza pėr pėrdhunim, akuza qė janė mohuar nga tė dy. Vajzat janė sjellė nė Londėr me dokumente tė falsifikuara dhe mė pas janė detyruar tė prostituojnė. Ato do tė punonin pėr shqiptarin, derisa t'i paguanin atij borxhin e shpenzimeve qė ishte 7 000 stėrlina pėr tė fituar lirinė. Sipas prokurorit, njė nga vajzat e mbėrritura nė muajin prill 2002, deri nė tetor 2002 kishte fituar pėr llogari tė Plakicit 24 000 stėrlina, afro 48 milionė lekė. Prokuroria mendon se nga ky trafikim ai ka pėrfituar rreth 200 000 stėrlina 400 milionė lekė, pa llogaritur paratė e shpenzuara pėr njė jetė luksoze pėrfshi njė makinė Ferrari Spider, njė Merecedez Benc dhe njė makinė tip Voksall dhe pushime tė shtrenjta nėpėr Europė.
Zyrtari
Ditari i tij ka bėrė tė mundur njohjen e njė tė panjohure tjetėr shumė tė rėndėsishme dhe njėkohėsisht skandaloze pėr Ministrinė angleze tė Emigracionit "Home Office". Luani kishte arritur nė disa raste tė depėrtonte nė Ministrinė e Emigracionit duke punuar si pėrkthyes pėr kompani tė ndryshme avokatore. Pėrveē kėsaj, ai ka dhėnė ndihmėn e tij si pėrkthyes edhe pėr njė dokumentar tė shfaqur nė BBC 1 para disa muajve mbi emigrantėt.
Krijoni Kontakt