Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Mark Strand

  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Mark Strand

    Mark Strand ėshtė i lindur nė Kanada nė ishullin Princ Eduard mė 1934 dhe ėshtė ritur dhe edukuar nė Sh.B.A. si dhe nė disa prej vendeve tė Amerikės sė Jugut. Mban autorėsinė e dhjetė librave poetik duke pėrfshirė mė tė njohurin "Blizzard of One" (1998) fitues i Pulitzer Prize. Libra tė tjerė janė "Bregu i errėt" (1993) , "Vazhdimsia jetėsore" (1990) , "Poema tė zgjedhura" (1980) , "Historia e jetėve tona" (1973) , "Arsye pr tė lėvizur" (1968) . Ka publikuar gjithashtu dy libra nė prozė dhe shumė volume tė pėrkthyera si The Golden Ecco Anthology (1994), The Best American Poetry (1991) . Ka pėrgatitur shumė monografi mbi artist bashkėkohor dhe tre libra pėr fėmij. I njohur si fitues i ēmimeve : Bollingen Prize, National Endowment for the Arts, National Institute of Arts and Letters Award, Edgar Allen Poe Prize, Rockefeller Foundation Award, ėshtė anėtar i Academy of American Poets, MacArthur Foundation, Ingram Merrill Foundation. Anėtar nderi : Poet Laureate of the United States si dhe ka qėnė ish Chancellor of The Academy of American Poets. Poeti Mark Strand sot jep leksione nė Committee on Social Thought nė University of Chicago.


    Duke ardhur kėtu

    Ne kemi bėrė e provuar ēfarė kemi dashur
    Ne kemi hedhur pėrtej ėndrat
    Duke preferuar nė vend tė tyre industrinė e rrėndė
    Tė njėri-tjetrit,
    dhe i kemi dhėnė mirseardhjen depresionit
    dhe thirrjeve tė rrėnojave
    zakonin e pamundur pėr t'u thyer.

    Dhe tashmė ne jemi kėtu
    Tryeza ėshtė gati dhe nuk mundemi tė hamė.
    Mishi qėndron nė liqenin e bardhė tė pjatės sė tij
    Shishja e verės ėshtė nė pritje.

    Duke ardhur kėtu
    si pėr borxh :
    asgjė nuk ėshtė grabitur
    asgjė nuk ėshtė premtuar.
    Ne nuk kemi zemėr ose falje hyjnore
    Jo vend pėr tė ikur
    Jo arsye pėr tė qėndruar.


    Duke dhėnė vetveten

    I nxora dhe i dorėzova
    sytė e mi si vezė tė qelqta.
    E dorėzova gjuhėn.
    E dhashė gojėn,
    ėndrėn konstante tė gjuhės time.
    E dhashė pshertimėn qė ėshtė mbėshtjellja e zėrit tim.
    E dhashė zemrėn qė nė fakt ėshtė njė mollė e djegur.
    I dhashė mushkritė e mia qė nė tė vėrtetė janė
    pemė qė kurrė nuk e kanė parė hėnėn.
    E dorėzova kutėrbimin tim qė nė tė vėrtetė
    ėshtė udhėtim i ngurtėsuar nėpėr shi.
    I dhashė duart e mia qė pėrngjajnė me dhjet lutje.
    I dhashė krahėt qė gjithmonė janė pėrpjekur tė mė ngrehin.
    I dhashė kofshėt qė janė veēse dashnorė pėrgjatė natės.
    I dorėzova bolet e mia qė nė fakt pėrngjajnė
    me hėnėzat e fėmijėrisė.
    E fala palloshin tim qė i dekurajuar zhduket
    nėpėr vrima.
    I dhashė robat e mia qė janė mure tė hedhura nė erė
    duke dorėzuar fantazmėn qė jeton brenda tyre.
    E dorėzova vetveten.
    E dhashė vetveten.
    Dhe ju nuk do tė keni asnjė copė tė saj
    Sepse do ja rifilloj pėrsėri nga e para
    Pa patur me vete asgjė.


    Rreshta pėr dimrin

    Thuaji vetvetes
    kur i ftohti vjen dhe akullima bie prej qielli
    do tė doje tė ishe atje
    duke ecur, dėgjuar
    tė njėjtėn melodi, s'ka rėndėsi se ku,
    tė gjesh vetveten
    brenda izolimit tė errėsirės
    ose poshtė thyerjes sė bardhė
    tė hėnėzave tė pėrqėndruara
    nė luginėn me dėborė.
    Kėtė natė ndėrsa bėn ftohtė
    Thuaji vetvetes
    Gjithēka qė di ėshtė asgjė.
    Por melodia e kėrcimit tėnd luan
    ndėrsa je duke ikur.
    Dhe ti do qė tė kesh mundėsi
    pėr njė herė tė vetme tė gėnjehesh pėrposhtė
    flakės sė vogėl tė yjeve dimėrorė.
    Edhe po qe se ndodh dhe nuk ke mundėsi
    shko mė tutje ose kthehu mbrapsht,
    dhe do e gjesh vetveten pėrsėri
    kur tė kesh vajtur gjer nė fund.
    Thuaji vetvetes
    nė kėtė rėnie finale tė ftohti mbi degėd e tua
    Thuaji vetvetes
    qė e dashuron faktin se cili je.


    Mbeturinat

    E zbraza veten nė emėr tė tė tjerėve
    I zbraza xhepat
    I hoqa kėpucėt dhe buzė rrugės i lashė
    Natėn i ktheva akrepat e orės
    E hapa albumin e familjes dhe vetveten gjeta aty djaloshar
    O Zot, ēfarė ka ndodhur ?
    Orėt e kanė kryer punėn e tyre.
    Thėrita nė to emrin tim.
    Thash veēse njė lamtumirė.
    Fjalėt ndoqėn njėra-tjetrėn tatėpjetė.
    E dua fort gruan time por largojeni pė njė moment.
    Prindrit e mi tė ngritur nga fronat e tyre,
    Nė dhomėzat e qumėshta tė reve qiellore.
    E si mund tė kėndoj ?
    Koha mė thotė se cili jam.
    Kam ndryshuar dhe kam mbetur i pa prekur.
    E zbraza veten nga jeta ime,
    Dhe jeta ime ėshtė gjithēka qė ka mbetur.


    Shqipėroi Flurans Ilia
    lundertar pa atdhe

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Tirone plako...
    Postime
    56

    Intervist me Mark Strand

    Intervistė me Mark Strand mbas fitimit tė ēmimit Pulitzer
    ( pėr poezinė - 1999 )


    Fitues i ēmimit Pulitzer pėr poezinė kėtė vit (1999), ėshtė z.Mark Strand me librin "Blizzard of One" , i nėnti vėllim poetik nga ky autor i cili ka publikuar gjithashtu libra me pėrkthime, antologji poetike, proza dhe libra pėr fėmijė. Laureat i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe njėkohėsisht anėtar i shumė forumeve tė njohura. Zoti Strand sot ėshtė pedagog nė University of Chikago. Urime pėr ēmimin dhe ju faleminderit pėr praninė tuaj sot.

    Ju faleminderit pėr ftesėn !

    Ju keni fituar shumė ēmime tė njohura ndėr to mė prestigjozi MacArthur Genius Fellowship. Pulitzer a ka tėrhequr mė tepėr vėmendjen e botės letrare ?

    Besoj se po. Megjithse edhe MacArthur solli ndihmesėn e vetė. Por ky ēmimi i tanishėm ėshtė histerik. Telefoni nuk pushon sė rrėni nė shtėpi. Jam i nderuar tė jem kėtu sotė se nuk do mė duhet t'i pėrgjigjem tė gjitha telefonatave.

    Jam shumė e interesuar mbi idetė tuaja se si funksionon poezia. Ju keni thėnė : "Poezia e lėshon vet-veten. E fsheh veten e saj ngadalė. Disa herė ka natyrė helmuese nė mėndjen e lexuesit" . Si mendoni se poezia e bėnė kėtė gjė ?

    Mendoj se varet shumė nga lexuesi. Lexuesi duhet tė dali nga vet-vetja dhe japi veten tek poezia. Mė tej poezia e ē'vesh lexuesin nga normaliteti i jetės sė zakonshme... natyrisht po qe se poezia ėshtė e aftė tė kryej kėtė funksion. Kjo vjen me rigjallėrimin e fjalės aq sa krijohet njė atmosferė krejt e re. Kjo vjen si rjedhojė e pėrdorimit tė njė gjuhe krejtsisht tė veēantė nga ajo e rrugės dhe pėrdit'shmėrisė tė ditės sė punės. Kėshtu qė si lexues je i detyruar tė kesh vėmendjen aty.

    Funksionon e gjitha kjo ndryshe nga fiction ?

    Shiko, fiction tė hedh jashtė vet-vetes. Fiction krijonė njė botė ku ti e imagjinon veten, duke u identifikuar me karakteret e personazheve, ti lėviz nė njė kurth qė ėshtė totalisht i ndryshėm nga ai i pėrdit'shmėrisė tėnde. Poezia besoj, tė hedh veēse drejt vet-vetes prej ku ti del dhe je i angazhuar mė tej me botėn nė njė mėnyrė krejt tė ndryshme prej atij momenti. Domethėnė, je nė kontakt me mėnyrėn se si ti e njeh atė (botėn), nė njė mėnyrė sipėrfaqėsore mė tė alternuar. Ajo mbetet bota jote, nuk i pėrket tė tjerėve, por veēse mė e pėrparuar dhe moderuar.

    Duke u rreferuar diku, ju keni deklaruar se detyra dhe destinacioni i poetit nuk ėshtė pėrparėsia drejt publikut, por gjuha i vetmi faktor ku poeti shpreson se e vet-pėrsosė me kohėn dhe pėrvojėn e tij. Mundet tė na shpjegoni diēka ?

    Nuk besoj se gjithkush ėshtė poet pa lexuar poezi tė tė tjerėve mė parė. Sikurse besoj se ēdo poet e ka tė qartė se ekziston njė vazhdimsi, traditė, qė ka bėrė tė ngrihen themelet, e gjuhės nė tė cilėn ai shkruan. Dhe besoj me bindje se poeti pikėrisht fokusohet nė kėtė detyrė. Tė kryej mė tė mirėn e mundėshme pėr ta pėrparuar dhe zhvilluar gjuhėn e traditės sė vet.

    Le tė shohim mė nga afėr se si funksionon kjo nė poezinė tuaj. Mundet tė na lexoni diēka ?

    Po me kėnaqėsi : Nė njė tjetėr kohė do tė donim tė dinim / Se si Toka do tė dukej po qe se popullohej / Nga po kėta njerės nė format natyrore qė ata janė sot / Nė njė tjetėr kohė gjurmėt e tyre do na bindin se jemi tė pandryshueshėm / Dhe mundej tė ishte mė e lehtė nė tė shkuarėn vetmia e sė tashmes / Drejt sė ardhmes ku tė gjithė duhet tė jemi tė falur / Por mbas gjithė kėsaj ēfarė nuk mund tė shihet apo shpjegohet / Gjithmonė ka pėr tė qenė tjetėrkund / Gjithmonė e supozuar / E padukshme, mbas shenjave / Sipėrfaqe e bukur e sė panjohurės / Kjo ėshtė pika vendimtare, ē'veshėse e njohjes / Nė njė tjetėr kohė e padukshmja e sotme do na vet-pėrsosė / Dhe gadishmėrisht duhet tė dėshmojmė se gjuha qė pėrdorim ėshtė e gabuar / Dhe tė gjitha gjėrat e tjera tė gabuara janė nga mėnyra se si i paraqesim / Vet-veten , duhet tė themi, se asnjėherė nuk mundet ta shohim pa maskė / Nė fakt, duhet thėnė, nuk mund tė kuptohet pa ato.(Maskat dy-fytyrėshe)

    Kjo lloj poezie qė ilustron mendimin tuaj nė atė ēka pretendoni e paraqet veten e vet ?

    Besoj se po. Unė dhe poezia jetojmė sė bashku nėn tė njėjtėn ēati nė kėtė botė. Por e vėrteta e botės dhe e vėrteta e vet-veteve tona, gjithmonė ka pėr tė ngelur nė dritė'hije mbas nesh. Gjithmonė ka pėr tė ekzistuar diēka qė nuk e dimė.

    Nuk po ju pyes mė se ē'nėnkuptime ka kjo poezi sepse ju keni thėnė se poezia nuk ėshtė e reduktueshme. Nuk ėshtė reprezantuesja e gjithēkaje. Poezia nuk nėnkupton ose qėndron nė jetė pėr njė arsye apo pėr diēka tjetėr. Mundet tė jeni mė i shpjegueshėm pėr tė gjitha kėto nė raport edhe me rrolin e poetit ?

    Tė gjitha kėto varen se ēfarė poeti je. Disa prej poetėve bėjnė shumė kujdes me fjalėt duke i paraqitur ato teknikisht tė pėrkryera nė mėnyrė foliore. Disa tė tjerė mundohen tė krijojnė tjetėr botė imagjinative me fjalė mė tė thjeshta imagjinare tė cilat na drejtojnė veēse drejt po kėsaj bote (jetėve tona reale) prej ku dalim , mbas leximit, qartėsisht mė sy'zgjuar. Dua tė them se poezia si askund dhe askush tjetėr ndihmon eksperiencat tona jetėsore, nėpėrmjet koloritit tė fjalėve tė pėrzgjedhura, nė mėnyrėn mė intensive.

    Ndėrsa lexoni njė poezi ēfarė kėrkoni tė shihni tek ajo ?

    Shikoj pėr dritėdhėnie. Pres duke lexuar tė vihem nė lėvizje imagjinare. Tė kem pėrpara tabllonė e botės nė tė cilėn jetoj, tė ndryshuar , tė zmadhuar, qė tė dyja sė bashku tė konsoliduara dhe super-metaforizuara nė poezi. E mė tej, tė jem nė gjendje tė shoh aty ndėr vargje, tė gjithė kėtė ndryshim. Mė paradoksialisht tė jem nė distancė ndjekje pasionante sė bashku me poezinė. Tė bashkudhėtoj me imazhin e saj.

    Kur shkruani z.Strand, a pėrdorni dorėshkrimin ?

    Po. Ndėrsa shkruaj pėrpiqem me sa mundėsi tė kem qė tė mos e lexoj atė qė shkruaj. Kjo ndodh gjer nė finale pasi e kam mbaruar plotėsisht dhe vihem nė daktilografimin e saj. Ndėrsa pėrdor dorėshkrimin kam pėrshtypjen se e shtyj poemėn gjak'nxehtėsisht mė tej sa tė jetė e mundur. Ndėrsa daktilografimi dhe mė tej printimi i fletėve tė shkruara ėshtė mė tepėr njė proces final qė i jep fund poezisė, megjithse nė mendje ka kohė qė ka pėrfunduar.

    Mendimet, a ju vijnė lirshėm nė mendje ndėrsa krijoni ?


    Jo. Qartėsisht jam njė mendimtar i ngadaltė nga natyra, ē'ti bėshė ?!

    Atėherė mundet tė na thoni se si vijnė mendimet tek ju ?

    Ato vijnė nė ēdo kohė. Jam duke ecur nė rrugė dhe fjalėt apo figura hop- kėrcen nė mendje prej nuk e di se ku. Ose jam duke lexuar njė roman dhe mos'leximi korekt i fjalisė nė prozė shndėrohet nė mendje si tė thuash nė vargun e ardhėshėm poetik. Mundet qė figura tė dali prej njė dialogu me njė mik dhe prej aty tė konsolidohet nė mendje. Gjithmonė gjej fjalė tė cilat mė zhvasin dhe mė tėrheqin me dobinė dhe funksionin e tyre figurativ.

    Kur shkruani, sa kohė merr pėrfundimi i njė poezie apo poeme ?

    Varet. Disa vijnė menjėherė. Disa prej tyre janė tė pėrfunduara nė mendje pėrpara se t'i pėrfundosh nė letėr. Disa poezi marrin edhe muaj pėr t'i pėrfunduar. Ndėrkohė qė kam shkruar poemė edhe pėrgjatė njė ose dy vjetė.

    Sė fundi kjo ėshtė pyetja jonė finale. Tė mė falni qė po ju pyes por shumė lexues kureshtar duan tė dinė nėse mund tė jetohet vetėm duke shkruar poezi apo duhet tė ushtrosh diēka tjetėr pėr tė siguruar jetesėn. Si pėr shembull profesionin e arsimtarit ?!

    Mendoj se duhet patjetėr tė punosh nė arsim e japėsh leksione. Poetėt nuk janė shumė tė paguar. Edhe po qe se je poet shumė i njohur dhe i sukses'shėm. Edhe po qe se ke publikuar dhe shitur shumė libra. Besoj se do tė duhet tė kruash dhe shtėrngoshė shumė fort xhepat dhe vet-veten qė tė mbijetoshė duke shkruar vetėm poezi.

    Kjo ėshtė pėrgjigja juaj finale nė raport me shoqerinė e sotme industriale ?!

    Atė qė mendova sapo e thashė se poezia nuk ėshtė shumė e paguar nė ditėt tona. Nga ana tjetėr si tė thuash kjo ėshtė njė gjė shumė e mirė dhe e shėndetshme pėr poezinė. Duke mos patur presionin e pagesės dhe parasė pėr atė qė shkruan je krejtėsisht i lirė tė bėshė dhe japėsh ide dhe krijime krejt tė lira dhe origjinale.

    Atėherė edhe njė herė ju faleminderit dhe urime pėr ēmimin Pulitzer, z.Strand !

    Ju faleminderit !

    Pėrgatiti Flurans Ilia
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga flurans ilia : 17-08-2006 mė 06:35
    lundertar pa atdhe

Tema tė Ngjashme

  1. "Science": "Riprogramimi qelizor", arritja e vitit
    Nga brooklyn2007 nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 76
    Postimi i Fundit: 01-02-2009, 15:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •