Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 5
  1. #1
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,160

    Lightbulb E verteta e Krishterimit?

    E VERTETA E KRISHTERIMIT?



    Joseph Ratzinger – BENEDIKTI XVI


    Pėrmbledhje

    Ēėshtja e raportit mes fesė dhe arsyes apo mes religjionit dhe shkencės nė kohėn moderne, ėshtė temė e diskutuar dhe e polemizuar. Koha moderne e bashkėkohore, me zhvillimin e hovshėm tė shkencave natyrore, e konsiderojnė religjionin si ēėshtje tė tejkalueshme, se religjioni nuk mund tė luajė rol tė rėndėsishėm nė jetėn publike dhe nė pėrparimin e njerėzimit. Kjo njėmendėsi e ka burimin nė iluminizėm dhe nė mėtimin e tij pėr tė krijuar njė religjion qė do tė jetė nėn kufijtė e arsyes sė kulluar, pa transcendencė dhe dėftim (revelatio). Arsyeja do tė luajė rolin e apsolutes dhe do tė caktojė kufijtė e tė vėrtetės brenda realitetit tė vet, ndėrsa jashtė tė arsyeshmes dhe metodave shkencore, gjithēka ėshtė iracionale, ide e pėrrallshme. Autori do t’i shtjellojė pasojat e kėsaj teorie, e cila religjionin e fut nė sferėn e ndjesisė, pėr tė na dhėnė pėrfundimin e argumentuar e tė njohur tanimė se, njeriut nuk mund t’i mohohet tendenca pėr tė matanshem, tė tejdukshmen, Zotin. Edhe kriza e sotme e religjionit, si dhe fenomeni i lėvizjeve tė reja religjioze apo edhe vėrshimi i religjioneve ezoteriko-mistike nga vendet aziatike nė Evropė, janė shenjė se religjioni nuk mund tė ērrėnjoset, por ai duhet tė vihet nė shtratin e vet tė natyrshėm.

    Ēėshtja tjetėr shumė aktuale qė autori e shtron, ėshtė e veēanta e krishterimit nė mesin e religjoneve tė botės. Krishterimi – konstaton autori – nuk ėshtė religjion i bazuar nė mitologji e figura mitike, por ai ėshtė i themeluar nė jė Person – nė Jezu Krishtin, Birin e Hyjit. Po ashtu, krishterimi ka dėshmuar me jetėn e vet sintezėn e arsyes, vullnetit dhe ndjesisė, elemente kėto qė e largojnė dyshimin e bazės mitologjike. Krishterimi do tė jetė religio vera, emėrtim ky i lashtė, i pėrdorur nė kishterimin e hershėm nga teologėt, e qė manifestohet dukshėm edhe sot. Edhe sot, nė krizėn e gjithėmbarshme religjioze, krishterimi e dėshmon veten si fe, si besim i vėrtetė, i cili, si dikur nė transformimet antike, e ka tė krijuar mundėsinė pėr ta mbartė jetėn, sepse, nė shpjegimin e realitetit, feja e krishterė nuk e braktis arsyen. Pėrkundrazi, ratio, ethos dhe logos pėr krishterimin janė tė pandashme. Sinteza e saj ka qėndrueshmėri nė shpjegimin e Hyjit dhe tė rruzullit botėror, njeriut dhe natyrės sė tij.


    1. Feja mes arsyesh dhe ndjesisė

    1. 1. Kriza e fesė nė kohėn tonė
    Nė fjalimet e tija nė „kuadėr tė fizikės atomike“, Werner Heisenberg tregon pėr njė dialog tė arritur nė vitin 1927 nė Bruksel me njė fizicient tė ri, ku, pėrveē Heisenbergut, kishin marrė pjesė edhe Wolfgang Pauli dhe Paul Dirac. Aty bėhej fjalė se si Einsteini shpesh flet pėr Hyjin dhe si Max Planck e pėrfaqėsonte mendimin, se nuk ka kurrfarė kundėrshtimesh mes shkencave natyrore dhe religjionit: njėra me tjetrėn mund tė kenė ndėrlidhje shumė tė mira – qė atėherė paraqiste njė opinion shumė befasues. Heisenberg, kėtė hapje tė shkencėtarėve tė shkencave natyrore ndaj religjionit, e interpretonte duke u nisur nga pėrvoja, tė cilėn e ka trashėguar nga shtėpia e prindėrve tė vet. Ai mendon se kjo hapje bazohet nė mendimin, qė shkencat natyrore dhe religjioni janė dy sfera tė ndryshme, por nuk janė nė konkurrencė tė ndėrsjellė: nė shkencat natyrore shqyrtohej ajo ēfarė ėshtė e drejtė dhe ēfarė e gabueshme; nė religjion kemi tė bėjmė me tė mirėn dhe tė keqen, mbi tė vlefshėm apo tė pavlefshėm. Si njėra ashtu edhe tjetra, tė ndara mes veti, i pėrkasin anės objektive dhe subjektive tė botės. “Shkenca natyrore ėshtė, nė njėrėn anė, mėnyra se si i qasemi anės objektive tė realitetit… Feja religjioze megjithatė ėshtė e kundėrta, manifestim i njė vendimi subjektiv, me tė cilėn vetveten e fusim nė njė grup vlerash, nga tė cilat e drejtojmė jetėn tonė.”1 Natyrisht, ky vendim ka parakushte tė ndryshme nė histori dhe kulturė, nė edukim dhe rrethin e jetės, por – Heisenberg ende botėn e kuptonte sipas koncepteve tė prindėrve tė vet dhe Max Planckit – ajo ėshtė nė fund tė fundit subjektive pėr t’iu nėnshtruar kriterit “e drejtė apo e gabueshme”. Nė kėtė mėnyrė Planck ėshtė pėrcaktuar subjekivisht pėr botėn e vlerave tė krishtera; dy sferat – ana subjektive dhe objektive e botės – pėrkundėr kėsaj mbesin tė ndara nė mėnyrė ekzakte. Heisenberg shton: „Dua tė pranoj se pėrball kėsaj ndarjeje nuk ndjehem mirė. Dyshoj nėse bashkėsitė njerėzore do tė mund tė jetojnė me kėtė copėtim tė ashpėr mes dijes dhe besimit.“2 Kėtu e vazhdon fillin e bisedės Wolfgang Pauli dhe rithekson dyshimin e Heisenbergut, pėr mė tepėr, e ngrit nė shkallėn e tė sigurtės: „Ndarja e plotė mes dijes dhe besimit, me siguri ėshtė ndonjė ndihmė pėr njė kohė shumė tė kufizuar. Pėr shembėll, nė njė tė ardhme tė largėt nė rrethin kulturor tė perėndimit do tė mund tė vijė momenti kur shėmbėlltyrat (parabolat) dhe figurat e religjionit tė sotėm nuk do ta kenė mė fuqinė e bindjes as pėr njeriun e rėndomtė; druaj qė pas pak kohe do tė ndodhė thyerja e etikės sė deritanishme dhe do tė ngjajnė gjėra qė do t’na tmerronin, sa qė tani pėr tani s’mund t’i parafytyrojmė.“3 Pjesėmarrėsit e dialogut atėherė, nė vitin 1927, mė sė tepėrmi kanė mundur ta parandjenin atė qė shumė shpejt do tė fillonin ato njėzetė vjetėt, se do tė ndodhnin gjėra tė tmerrshme e qė mė parė dukeshin tė pamundshme. Padyshim, ka pasur njė numėr tė konsiderueshėm tė tė krishterėve, emra tė njohur e ata qė mbetėn tė panjohur, tė cilėt me forcėn e vetėdijes sė tyre krishterore e kundėrshtuan dhunėn demonike. Porse nė pjesėt tjera ishte mė e fortė fuqia e ngashnjimit, kurse idhėtaria ia kishte hapur udhėn tė keqes.

    Fillimi i ri pas Luftės u rimėkėmb me bindjen se gjėra tė tilla mė kurrė s’do tė ndodhin. Mandej „si pėrgjegjėsi ndaj Hyjit“ u miratua kushtetuta e Republikės sė Gjermanisė, me vullnetin pėr tė qenė shprehje e lidhshmėrisė mes tė drejtės dhe politikės bashkė me imperativet morale nga feja biblike. Bindjet e atėherėshme sot janė zbehur nė krizėn morale tė njerėzimit, njė krizė kjo qė po fiton forma tė reja alarmuese. Thyerjet nė sigurinė (qėndrueshmėrinė) qė pėrjetuan religjionet e vjetra, qė para 70 vjetve dukej se do tė ndalen, kjo krizė, ndėrkohė, nė sfera tė gjera u bė realitet. Kėshtu qė frika ndaj thyerjes sė pėrgjithshme tė njerėzimit, e cila pashmangshmėrisht lidhet me tė, bėhet mė e fortė dhe gjithėpėrfshirėse. I kujtoj vetėm nė vėrejtjet e Joachim Festa-s dhe luftėn e tij me dialektikėn e rėndė tė lirisė dhe tė tė vėrtetės, arsyes dhe fesė: „Nėse tė gjitha modelet utopike... tė ēojnė nė vend pa shteg, kurse siguria e krishterė ėshtė pa forcė... dhe pėrjeton rėnie, duhet tė pajtohemi me faktin se kėrkimi pėr transhedencėn ka mbetur pa asnjė pėrgjigje.“4 Asnjė prej apeleve tė bėra njeriut nė ato situata „s’ka se si t’i thotė qė ai mund tė jetojė pa tė matanshmen dhe pa frikėn pėr ditėn e Fundit dhe, megjithatė, nga rasti nė rast tė ngritet kundėr interesave dhe pasioneve tė veta.“5 Nė kėtė kuadėr Fest na kujton njė fjalė tė Spinozės, qė ripohon edhe njėherė, nė fund tė fundit, me saktėsi, paqėndrueshmėrinė e dialektikės mes subjektives dhe objektives, mes tė hequrit dorė nga e vėrteta dhe vullnetit pėr vlera, me tė cilat kemi pasur takim mė herėt nė botėn qytetare paskrishtėrimit, qė e paraqitte M. Planck: „Nėse jam ateist, do tė doja tė jetoj si shenjtor.“

    S’e kam ndėrmend tė pėrshkruaj atė ēfarė Heisenberg me kolegė tė tij kanė biseduar mė 1927 dhe mė 1952, qė nėn hijen e tmerreve nacionalsocialiste tė kėrkohet me dialog shtegu pėr tė dalė nga shizofrenia e pėrshkruar e epokės moderne, dhe, duke u bazuar nė mendimin e shkencave natyrore qė ecėn pėr tė gjetur themelet e veta, tė pėrbirohej deri tek ndonjė rend mesatar, i cili do tė jetė busull e veprimeve tona dhe do t’i pėrkiste sferės edhe subjektive edhe objektive.6 Unė do tė doja, qė, duke ecur nėpėr njė rrugė tjetėr, tė mundohem tė depėrtoj nė tė njėjtin drejtim.

    Fillimisht, tė bėjmė njė pėrmbledhje dhe ta saktėsojmė atė qė thamė deri kėtu. Iluminizmi e lartėsonte idealin e „religjionit nėn kufijtė e arsyes sė kulluar“. Porse, ky religjion i arsyes sė kulluar shpejt u rrėnua, sepse, para sė gjithash, s’kishte kurrfarė force pėr barjtjen e jetės; religjioni qė pretendon tė bėhet focė bartėse pėr tėrėsinė e jetės, prej saj kėrkohet, pa dyshim, aftėsia e qėndrueshme e venerimit dhe inteligjenca. Zhdukja e religjioneve antike si dhe kriza e krishterimit nė epokėn e re, tregon, qė, nėse religjioni s’ka aftėsi pėr t’u harmonizuar me forcat/qėndrueshmėrinė elementare tė ndonjė botėkuptimi, ai do tė rrėnohet. Por edhe e kundėrta, religjioni ka nevojė licensimi pėr t’u pėrbiruar nėpėr atė qė ne e kemi menduar, sepse vetėm kėtu ėshtė i pranushėm kėrkimi i pakusht, me tė cilėn religjioni e ballafaqon njeriun. Nė kėtė mėnyrė, pas fundit tė iluminizmit dhe pas vetėdijėsimit, se ėshtė e pamundshme pėr tė hequr dorė nga religjioni, filloi kėrkimi pėr njė hapėsirė tė re pėr religjionin, ku do tė mund tė jetonte si njė yll i paarritshėm pėr arsyen dhe i pacėnueshėm ndaj tė arriturave tė mėvonshme. Pėr kėtė arsye, asaj i dhurohet sfera e „ndjesisė“ si sektor vetjak i ekzistencės njerėzore. Schleiermacher ishte teoricienti i madh i kėtij koncepti tė religjionit. Ai jep kėtė pėrkufizim: „Praktika ėshtė art, njohja ėshtė shkencė, religjioni ėshtė ndjenjė dhe shije pėr tė pafundmen.“7 Ėshtė bėrė klasike pėrgjigja e Faustit nė pyetjen e Gesterin-it mbi religjionin: „Ndjenjė ėshtė gjithēka. Emri ėshtė jehonė dhe tym...“ Religjioni, pa marrė parasysh sa ėshtė i domosdoshėm qė tė dallohet nga shkenca, megjithatė, nuk mund tė rrudhet pėr t’u futur vetėm nė njė sektor. Religjioni ekziston pėr ta integruar njeriun nė tėrėsi, qė ndjesinė, arsyen dhe vullnetin t’i ndėrlidhė mes veti dhe tė ndėrmjetėsojė mes njėra tjetrės, pėr tė dhėnė pėrgjigje para sfidės sė tėrėsisė, jetės dhe vdekjes, bashkėsisė dhe Unit tonė, para sfidave tė tashmes dhe tė ardhmes. Religjioni nuk do duhej tė pėrvetėsojė guximin pėr tė zgjidhur probleme pėr tė cilat ekzistojnė ligjshmėri tė veēanta vetjake, por do duhet tė aftėsojė njerėz pėr vendime pėrfundimtare, tek tė cilat ėshtė pėrherė nė lojė tėrėsia e njeriut dhe botės. Pikėrisht kėtu qėndron sikleti ynė; ndajmė botėn nė sektorė pėr tė pasur mundėsi manipulimi nė mendimet dhe nė veprimet tona, qė deri tani ishte e paparamendueshme, porse kjo ndarje e bėn tė pamundshme pėr tė dhėnė pėrgjigje nė pyetjet mbi tė vėrtetėn dhe vlerat, mbi jetėn dhe vdekjen, pyetje kėto tė pashmangshme.

    Kriza e sotme qėndron pikėrisht nė mungesėn e ndėrmjetėsimit mes sferės subjektive dhe objektive, se arsyeja dhe ndjenjat u ndanė njėra me tjetrėn dhe vajtėn nė drejtime tė kundėrta, e njėkohėsisht u sėmurėn. Se arsyeja e specializuar nė sektorė tė posaēėm bėhet jashtėzakonisht e fortė dhe efektive, po me standardizimin e saj nė njė lloj tė vetėm tė sigurisė dhe arsyeshmėrisė, arsyeja pengon pėr tė pasur shikim tė pastėr nė pyetjet themelore tė njeriut. Prej kėsaj pason hipertrofia nė lėmin e njohjes tekniko-pragmatike, e nė anėn tjetėr tė kėsaj kemi tkurrjen e njohjes nė sfera bazike dhe ērregullimin e baraspeshimit, qė mund tė bėhet vdekjeprurės pėr njerėzinė tonė. Religjioni, nė tė kundėrtėn, ende s’ka pushuar. Nga pikėpamje tė ndryeshme sot kemi koniunkturė tė lartė pėr atė qė ėshtė religjioze, por kėto i pėrkasin partikularizmave. Jo rrallė bėhen copėtime nga rrethi i tyre i gjerė shpirtėror, e, nė vend tė ngritjes sė njeriut, ato i premtojnė njeriut rritje pushteti dhe pėrmbushje tė kėnaqėsive. Kėrkohet njėmendėsi iracionale, paganike, magjike; na kanoset rikthimi nė format arkaike-rrėnuese tė marrėdhėnieve me pushtete dhe fuqi tė panjohura. Mund tė kemi tundimin pėr tė menduar se sot s’ka krizė tė religjionit, por ekziston kriza e krishterimit. Unė nuk do tė pajtohem me kėtė konstatim. Pėrhapja popullore e fenomeneve religjioze apo kinse religjioze nuk ka tė bėjė ende me lulėzimin e religjionit. Nėse ekziston njė koniunkturė e madhe e formave patologjike (tė sėmura) tė asaj qė konsiderohet/mbahet si religjioze, kjo ėshtė shenjė se religjioni nuk mund tė rrėnohet, megjithatė kjo tregon njė shkallė serioze tė krizės sė saj. Njashtu na mashtron ngjasimi, qė krishterimit tė molisur gjithė e mė tepėr po ia zėnė vendin dhe po depėrtojnė religjionet e Azisė dhe islami. Ėshtė shumė evidente se nė Kinė dhe Japoni religjonet e mėdha tradicionale e kanė humbur fuqinė pėr t’u pėrballuar me trysnitė e ideologjive tė kohės moderne apo kėtė e bėjnė mė pak efektivitet. Madje as nė Indi vitaliteti religjioz nuk ka arritur deri mė tani pėr tė kėnaqur bashkimin e ndėrsjellė mes pyetjeve tė reja dhe traditave tė vjetra. Nė ēfarė mase do tė duhej tė rishqyrtohej rizgjimi dhe lėvizshmėria e botės islame, e ushqyer vėrtetė me forca religjioze. Nė disa vende – siē vėrejtėm – na kanoset vėrtetė njė vetėrrėnjėsim i ndjenajve patologjike qė veēsa ngrit frikėn e asaj tė tmerrshmes, pėr tė cilėn pak mė parė na rrėfyen Pauli, Heisenberg dhe Fest.

    S’ka rrugėdalje tjetėr: arsyeja dhe religjioni duhet t’i afrohen njėra tjetrės pa u shkrirė njėra nė tjetrėn. Nuk kemi tė bėjmė kėtu me ruajten e interesave tė asociacioneve tė religjioneve tė vjetra. Kėtu kemi tė bėjmė me njeriun dhe botėn. Asnjėri nuk do tė shpėtojė po nuk qe i pranishėm Hyji nė mėnyrė tė qartė nė jetėn e tyre. Askush tė mos mėtojė se e di deri nė fund rrugėn se si do tė mund tė zgjidhė. Kjo pėr shkak se – nuk ėshtė e mundshme nė njė shoqėri tė lirė – e vėrteta nuk mund dhe nuk duhet tė kėrkojė mjete tjera pėr t’u pėrbiruar pos forcės sė bindjes; bindja madje vėshtirė se formohet nė njė xhungėl mbresash dhe kėrkesash qė i bėjnė trysni njeriut. Pėrkundėr gjithė kėsaj duhet pasur guxim pėr tė bėrė prova pėr tė gjetur rrugė pėrmes konvergjencave qė shfaqen, tė riarrihet bindja pėr atė qė nė tė shumtėn e rasteve ėshtė larg hapsirės sė interesave tona.

  2. #2
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,160
    1. 2. Hyji i Abrahamit
    Kėtu s’do doja tė shkoja vijės sė Heisenbergut, pėrpjekje, e cila rrjedh nga logjika e mendimit tė shkencave natyrore, qė shkenca tė tejkalojė vetveten dhe tė gjejė njė hyrje nė ndonjė „rend qendror“, varėsisht sa do tė ishte i shpėrblyer dhe i nevojshėm njė pėrpjekje i tillė. Pėrpjekja ime nė kėtė ligjėratė, ka pėr qėllim ta shpalos racionalitetin e brendshėm tė krishterimit. Ky proces do tė shkojė nė drejtimin qė do tė shtronte pyetje: ēfarė, vallė, i dha krishterimit forcėn e bindjes gjatė rrėnimit tė religjioneve nė botėn e lashtė, me tė cilėn ajo u pėrball, qė, nė njėrėn anė, e zbuti rrėnimin e kėsaj bote dhe, nė anėn tjetėr, pati sukses pėr t’i pėrhapur pėrgjigjet e veta ndaj forcave tė reja, qė u ngritėn nė arenėn e historisė botėrore – tek gjermanikėt dhe sllavėt – dhe, sė kėndejmi, pėrkundėr lėvizjeve dhe thyerjeve, u krijua njė formė bartėse e tė kuptuarit tė realitetit qė zgjati njėmijė e pesėqind vjet, ku ishte e mundur shkrirja e botės sė vjetėr edhe botės sė re. Kėtu hasim nė njė vėshtirėsi. Feja e krishterė nuk ėshtė ndonjė sistem. Krishterimi nuk duron tė shpjegohet si ndonjė pallat i mbyllur i mendimit. Krishterimi ėshtė rrugė, dhe e veēanta e rrugės ėshtė qė atė mund ta njohėsh vetėm nėse futesh brenda saj dhe ecėn nėpėr tė. Kjo do tė vlejė nė dy kuptime: kristianiteti s’mund tė jetė i hapur ndryshe ndaj ēdo personi pėrveē se nė eksperimentin e bashkė-ecjes; ndėrsa nė tėrėsinė e saj krishterimi s’mund tė kuptohej ndryshe pos si rrugė historike, ecjakėrinė e sė cilės do tė doja ta thekėsoj nė pika tė pėrgjithshme.

    Rruga fillon me Abrahamin. Nė skicėn qė do tė mundohem tė jap mė poshtė, kuptohet se nuk mund e as nuk do tė hyj nė labirintin e hipotezave, cilat mund tė mirren si pjesė historike nė tekstet e vjetra e cilat jo. Kėtu kemi tė bėjmė me pyetjen, si e shohin, tekembramja, kėtė rrugė vetė kėto tekste qė bartin histori. Nė radhė tė parė, do thėnė se Abrahami ishte njė njeri i vetėdijshėm, se ėshtė i thirrur prej Hyji dhe jetėn e vet e ka ndėrtuar sipas kėsaj thirrjeje. Ėshtė e mundshme tė mirret pėr krahasim Sokrati, tė cilit „Daimonion“, njė inspirim i ēuditshėm e i veēantė qė s’i kishte zbuluar vėrtetė asgjė pozitive, por e kishte penguar atė kur kishte vendosur t’iu dorėzohej vetėm ideve tė veta apo tė jetė pjesė e mendimit tė pėrgjithshėm.8 Ēfarė mund tė zbulojmė te Hyji i Abrahamit? Ai nuk vjen ende me njė kėrkim monoteistik tė njė Hyji tė vetėm pėr tė gjithė njerėzit dhe gjithė botėn, megjithatė ka cilėsi tė posaēme fizionomike. Ai nuk ėshtė Hyji i ndonjė kombi tė posaēėm apo i ndonjė toke tė veēantė; ai nuk ėshtė Hyj i ndonjė sfere, p.sh. erės, ujit etj., qė nė kontekstin e asaj kohe ishte forma mė e pranishme e zbulimit tė qenies hyjnore. Ai ėshtė Hyji i njė personi, Hyj i Abrahamit. Kjo e veēantė, se nuk i pėrketė asnjė toke (shteti), asnjė populli dhe asnjė sfere tė jetės, porse ėshtė i lidhur me njė person, ngreh (nė vete) dy pasoja tė rėndėsishme.

    Pasoja e parė do tė ishte: Hyji ka fuqinė e intervenimit nė ēdo vend dhe hapėsirė nė dobi tė atyre qė i pėrkasin. Fuqia e tij nuk ėshtė e lidhur me kufij tė caktuar gjeografikė apo me kufij tė tjerė, por ai mund ta ndjekė, ta ruajė, ta udhėheqė gjithkund aty ku dėshiron vetė dhe gjithkund aty ku ky person shkon. As toka e premtuar nuk e bėn atė Hyj tė njė toke, qė do tė ishte mandej vetėm e tij. Pėrkundrazi, kjo tregon se ai mund tė dhurojė tokė atje ku vetė dėshiron. Prandaj mund tė themi: Hyji-Person vepron nė mėnyrė translokale. E dyta si rrjedhė e tė parės, ai vepron nė mėnyrė transtemporale, pėr mė tepėr, mėnyra e tij e tė shprehurit (gjuha) dhe e veprimit janė qenėsisht tė kohės sė ardhshme. Para sė gjithash dimensioni i tij ėshtė dimension i sė ardhmes, sepse ai kujdeset pak pėr tė tashmen. Mė thelbėsorja jepet nė kategorinė e premtimit qė pritet – bekimi, toka. Kjo do tė thotė se ai e ka nė dorė ardhmėrinė, kohėn. Pėr njeriun qė i pėrket kėsaj, rrjedh njė qėndrim krejt specifik. Ai duhet tė jetė pėrherė mbi tė pranishmen, ai duhet tė jetė i shtrirė pėrherė tek tjetri mė i Madh se ai. E tashmja bėhet relative. Nėse sė fundi – qė do tė mund tė ishte elementi i tretė – me konceptin „shenjtėria“ mund tė tregohet qenėsia e Hyjit, tjetėrsia e tij ndaj tė tjerėve dhe ndaj tjetrės, atėherė do tė tregohej ajo shenjtėri e tij, Vetėqenėsia e tij, se ka njėfarė lidheje me dinjitetin e njeriut, me integritetin e tij moral, siē tregohet tek historia e Sodomės dhe Gomorės. Tek kjo histori shfaqet krejt qartė se si, nė njėrėn anė, Hyji ėshtė i mirė, sepse ėshtė i gatshėm t’i falė edhe tė kėqijtė pėr hir tė disa tė mirėve; nė anėn tjetėr shpaloset mosdurimi ndaj rrėnimit tė ēdo dinjiteti njerėzor, qė zbatohet pikėrisht nė gjykimin e kėtyre dy qyteteve.

    1. 3. Kriza dhe pėrhapja e fesė sė Izraelit nė ekzil
    Zhvillimi i mėtejmė i besėlidhjes nė dymbėdhjetė fiset e Izraelit, qė pasoi me pranimin e tokės (sė premtuar), me vendosjen e mbretėrisė, ndėrtimin e Tempullit dhe me zhvillimin e gjerė tė legjislaturės sė kultit, duket se religjioni i Izraelit kishte ngulur rrėnjė thellė nė atė formėn e religjionit qė ishte e pėrhapur atėbotė nė hapsirėn e Lindjes sė Mesme. Hyji i Etėrve, Hyji i Sinait, tani u bė Hyji i njė populli, i njė toke, i njė rendi tė caktuar tė tė jetuarit. Qė kjo nuk ėshtė e tėra, por mbetet diēka e veēantė, e posaēme dhe krejt tjetėr nga tė tjerėt nė tė besuarit e Izraelit nė Hyjin e qė shfaqej nė tė gjitha ngritjet dhe rėniet e jetės religjioze nė Izrael; qė tutje formėsohet, kjo tregohet nė momentin e ekzilit. Normalisht, kjo do t’ishte njė hyjni qė e humb tokėn e vet, qė e braktis popullin e vet humbės dhe s’mund tė jetė mbrojtės i Shenjtėrores sė vetė; njė hyjni e dėshtuar. Kjo hyjni nuk ka pėr tė thėnė asgjė. Ai zhduket nga historia. Por nė ekzilin e Izraelit ndodh mrekullisht e kundėrta. Madhėria e kėtij Hyji, tjetėrsia e plotė e tij ndaj hyjnive tė religjioneve botėrore tani shpaloset tėrėsisht. Feja e Izraelit vetėm tani fiton formė tė vėrtetė. Ky Hyj mund t’ia lejojė vetvetes qė toka e tij tė banohet nga tė tjerėt, sepse nuk ėshtė i lidhur me as njė tokė. Ai e lejon popullin e tij tė pėrjetojė disfatė pėr t’u zgjuar nga ėndrrat e shtrembėruara religjioze. Ai nuk ėshtė i varur nga ky popull, por nuk lejon qė populli nė disfatėn e tij tė shuhet. Po ashtu, Ai nuk ėshtė i varur nga Tempulli dhe kulti i kremtuar, siē mendohej se njerėzit i ushqejnė hyjnitė, kurse hyjnitė pėrkujdesen pėr botėn. Ky Hyj nuk ka nevojė pėr kėtė kult, i cili nė njėfarė mėnyre e mbulon qenien e tij hyjnore. Kėshtu me thellimin e figurės pėr Hyjin rritet edhe ideja e re e kultit. Ka tė ngjarė, se, qė nga koha e Salomonit, bėhej barazimi mes Hyjit – Person tė Etėrve me hyjin e plotfuqishėm Krijues, qė e njohin tė gjitha religjionet, por nė pėrgjithėsi s’ėshtė i pranishėm nė kulte, sepse konsiderohej jo kompetent pėr atė ēfatė ata kanė nevojė. Ky zbatim, nė parim, qė pėr dersia atėherė shumė pak kishte gjasa pėr tė ngjarė njė barazim i kėtillė nė vetėdijen e izraelitėve, tani bėhet forcė e mbijetesės sė tyre; Izraeli nuk ka kurrfarė hyji tė veēantė, por ai e adhuron njė Hyj tė vetėm. Ky Hyj ka folur me Abrahamin dhe Izraelin e ka zgjedhur, por nė realitet ai ėshtė Hyj i tė gjithė popujve, Hyj i tė gjithve qė e udhėheq tėrė historinė. Kėsaj linje i pėrket edhe pastrimi i kultit. Hyji nuk ka nevojė pėr fli, as ka nevojė qė njerėzit tė kujdesen pėr tė, sepse atij i pėrket ēdo gjė. Flija e vėrtetė ėshtė vetė njeriu qė i pėrngjan Hyjit. Rreth 300 vjet mbas ekzilit, nė njė krizė tė ngjashme tė trysnisė helenistike tė kultit nė Tempull, e pėrshkruan libri i Danielit: „Ne nė kėtė kohė nuk kemi princ as profet as prijės, fli shkrumbimi, therore, as kushtime as kem, as vend ku tė kushtojmė ty flitė e fryteve tė para qė tė mund tė gjejmė mėshirė. Por na prano me shpirt tė pėrgrirė e tė pėrvuajtur nė shpirt.“ (Dn 3, 38 rr). Njėkohėsisht, me mungesėn e tė tashmes qė do t’i pėrgjigjej fuqisė dhe mirėsisė sė Hyjit, nė popullin e Izraelit pėrsėri del nė pah elementi i ardhmėrisė, apo thėnė mė qartė; nė radhė tė parė del nė pah relativizimi i tė tashmes, qė mund tė kuptohet dhe tė pėrvetėsohet nė mėnyrė tė drejtė vetėm nė njė horizont tė gjerė qė e tejkalon gjithė botėn.

    1. 4. Rruga kah religjioni universal pas eksilit
    Koha, pesėqind vjet pas eksilit e deri me ardhjen e Jezu Krishtit, para sė gjithash ėshtė e karakterizuar me dy faktorė tė rinj. Sė pari, shfaqja e literaturės sė urtisė/urtėsisė dhe, nė themelet e saja, lėvizja shpirtėrore. Pėrkrah Ligjit dhe Profetėve, libra kėto prej tė cilave filloi dalėngadalė tė formohet kanuni i shkrimeve si kriter (shtyllė) i religjionit tė Izraelit, tani shfaqet njė kriter i tretė – literatura e urtėsisė.9 Kjo literaturė ishte nėn ndikimin e traditava tė urtėsisė sė Egjiptit, por me kalimin e kohės do tė shfaqė edhe ndikimet e ndeshjeve me frymėn greke. Nė literaturėn e urtėsisė pikė sė pari hasim pėrthellimin e fesė nė njė Hyj dhe radikalizimin e kritikės ndaj hyjnive, qė mė parė e hasim edhe tek profetėt. Shtjellohej mė tutje monoteizmi dhe fitohej njė fuqi racionale nė bashkėkėrkim pėr ta shpjeguar racionalisht botėn. Kapėsja mes mendimit tė Hyjit dhe spjegimit tė botės u zbulua pikėrisht nė konceptin e urtėsisė. Racionaliteti qė manifestohet nė strukturėn e botės, konceptohej si reflektim i urtėsisė krijuese tė botės, prej sė cilės e ka burimin. Vėshtrimi i realitetit qė tani po merr formė, pėrkon me pyetjen qė e kishte shtruar Heisenbergu nė fjalimet e pėrmendura mė lart, kur thoshte: „A ėshtė tėrėsisht e pakuptimtė po qe se mendohet se ekziston njė ’vetėdije’ qė krejtėsisht qėndron prapa strukturave tė radhitura tė botės, tė cilat janė ’qėllimi’ i saj“.10 Nė diskutimet e sotme mbi interaksionin mes natyrės dhe shpirtit, shembull nė njeriun, shqyrtohej pyetja e redukcionit: a mund tė reduktohet fenomeni shpirt nė lėndė (objekt, materie) apo kėtu kemi tė bėjmė me njė rezervė tė pashpjegueshme?11Kėtu do tė mund tė shqyrtohej mė pėrpara nė vėshtrim tė kundėrt: Shpirti ėshtė nė gjendje tė gjallojė materien dhe ai duhet marrė si pikėnisja e vėrtetė e tė njėmendttės, prej sė cilės shpjegohet tėrėsia; ngel pyetja: a nuk ka kėtu ndonjė rezervė, e cila s’mund tė jetė pjesė e saj? Duhet tė pyetmi nėse ky vėshtrim i gjėsendeve ėshtė mė pak i besueshėm se sa ai qė e ka formuluar J. Monod e qė ėshtė nė njė shikim krejtėsisht reprezentativ pėr mendimin bashkėkohor; qė gjithė koncerti i natyrės buron nga zhurma shqetėsuese,12 d.m.th. racionaliteti do tė rridhte nga iracionalja. Vėshtrimi i librave tė urtisė/urtėsisė qė e ndėrlidhin Hyjin me botėn pėrmes idesė sė urtėsisė dhe e kuptojnė botėn si reflektim i racionalitetit tė Krijuesit, e lejon gjithashtu ndėrlidhninė mes kozmologjisė dhe antropologjisė, kuptimin e botės dhe moralit, sepse urtėsia, e cila e ndėrton materien dhe botėn, ėshtė njėkohėsisht edhe morale, qė paralajmėron drejtimin thelbėsor tė ekzistencės. Krejt Tora, Ligji i Jetės sė Izraelit, tani do tė kuptohet si vetėdėftim i urtėsisė, si pėrkthim i saj nė gjuhėn e njerėzve dhe nė urdhėresat e tyre. Prej gjithė kėsaj ėshtė e vetėkuptueshme afėrsia me frymėn greke: nė njėrėn anė, ėshtė e afėrt me motivet e platonizmit, kurse, nga ana tjetėr, ndėrlidhet me botėkuptimin stoicist tė shpjegimit hyjnor tė botės dhe moralit.

    Pyetja e rezervės johyjnore, iracionale nė botė, tė cilėn pak mė parė e pėrmendėm mė lart, nė literaturėn e urtėsisė merrė formė tė luftimit dramatik nė ēėshtje tė teodicesė; pėrvoja e vuajtjes nė botė bėhet temė e madhe – nė botė ku e drejta, mirėsia dhe e vėrteta janė gjithnjė si rihumbėse pėrballė tė fuqishmėve tė pashkrupullt. Ky fakt na ēon nė njė drejtim tjetėr; thellohet morali nga njė pikėvėshtrim krejtsisht tjetėr, ndahet nga pyetja e suksesit pėr tė kaluar nė kėrkim tė kuptimit, pikėrisht nė vuajtje dhe nė ato situata ku drejtėsia duhet t’i nėnshtrohet padrejtėsisė. Nė fund shfaqet edhe nė Jobin forma e njeriut tė pėrshpirtshėm e njėherit edhe e njeriut tė vuajtjes, jashtė kufijve tė Izraelit.13

    Afėrsisė sė brendshme tė botės shpirtėrore greke, iluminizmit dhe filozofisė, i pėrgjigjet nė mėnyrė logjike hapi i dytė shumė i rėndėsishėm: kalimi i Hebraizmit nė botėn greke, kalim, i cili u vendos sė pari nė Aleksandri, si vendi qendror i takimit tė kulturave. Ngjarja mė e rėndėsishme nė kėtė proces ishte pėrkthimi i Besėlidhjes sė Vjetėr (BV) nė gjuhėn greke; pjesa themelore e BV – Pesėlibėrshi i Moisiut – ishte i pėrkthyer nė greqisht qysh nė shek. III. Qė nga ajo kohė e deri nė shek. I para Krishtit u formua kanoni grek i librave tė shenjta, tė cilin tė krishterėt e morėn si kanunin e vet tė Besėlidhjės sė Vjetėr.14 Emri „Septuaginta“ (Libri i tė shtatėdhjetėve), i kėtij pėrkthimi tė BV bazohet nė legjendėn e vjetėr, nė tė cilėn mendohet se pėrkthimi ėshtė vepėr e shtatėdhjetė pėrkthyesve dijetarė. Por numri 70 simbas Zan 32, 8 ėshtė edhe numėr i popujve tė botės. Simbas kėsaj legjende mund tė kuptohet se me kėtė pėrkthim BV ka kapėrcyer jashtė Izraelit dhe ka arritur nė tė gjithė popujt e botės. Vėrtet, ky ishte edhe veprimi i kėsaj libre-pėrkthim, e cila nė shumė pikėpamje theksoi cilėsitė universale tė religjionit tė Izraelit – dhe jo vetėm mbi figurėn e Hyjit, kur emri i Hyjit nuk shfaqet si tentagram JHWH, por shndėrrohet nė Kyrios, Zotėri. Kėshtu koncepti shpirtėror i Hyjit tė BV kalon nė njė shkallė mė tė lartė, qė ėshtė vėrtetė nė pėrputhshmėri me kėtė zhvillim tė brendshėm tė konceptit.

    Pėrkthimi i fesė sė Izraelit nė gjuhėn greke, ashtu si ėshtė e paraqitur nė librat e shenjta, shumė shpejt i fascinoi shpirtėrat e shndritur tė botės antike, religjioni i cilėve, pas kritikės qė ia kishte bėrė Sokrati, po humbte gjithė e mė tepėr nė besueshmėri. Nė mendimet e Sokratit – pėr dallim nga rryma sofiste – nuk kishte rol vendimtar skepticizmi apo cinizmi, ose pragmatizmi; bashkė me kėto do tė shfaqet nostalgjia pėr njė religjion tė kėnaqshėm qė do t’ishte nė pėrputhshmėri me arsyen dhe, i cili, njėkohėsisht, do ta tejkalonte forcėn e vet. Njerėzit, nė kėtė mėnyrė, nė njėrėn anė, do tė futen nė kėrkim pėr premtimet e kulteve misterike qė vinin nga Lindja, e, nė anėn tjetėr, shfaqej feja e Izraelit si pėrgjigje shpėtimprurėse. Kėtu del nė pah lidhja mes Hyjit dhe botės, racionalitetit dhe Zbulimit (Dėftimit), lidhshmėria qė i pėrgjigjet saktėsisht kėrkesave (postullatit) tė arsyes dhe etjes sė thellė (tė brendshme) religjioze. Ky ėshtė monoteizmi, i cili s’mund tė rrjedhė nga spekulimi filozofik dhe i cili do t’ishte i pafuqishėm nė aspektin religjioz, pėr shkak se njeriu nuk mund t’i adhurojė sajimet dhe hipotezat e veta filozofike. Ky monoteizėm rrejdh nga pėrvoja e thellė dhe burimore e religjionit dhe, tė themi ashtu, e pohon nga lart atė pėr tė cilėn mendimi ka kėrkuar e gjurmuar duke pėrvjedhur copėza me kujdes. Religjioni i Izraelit do tė kishte pasur pėr rrethin mė tė ngritur nė antikėn e vonė njė fascinim tė ngjashėm, sikur Kina nė kohėn e iluminizmit pėr Europėn Perėndimore, kur mendohej (gabueshėm, siē dihet tanimė) se pėrfundimisht u zbulua shoqėria pa Zbulimin dhe Misteret, religjioni i moralit dhe arsyes sė kulluar. Kėshtu, nė mbarė antikėn u formėsua njė rrjet i hyjdrojturve qė mbėshteteshin nė Sinagoga dhe nė kultin e saj tė kulluar tė fjalės. Nė kėtė mėnyrė, ata mbėshtetnin fenė e Izraelit, duke qenė tė vetėdijshėm se janė nė lidhje me njė Hyj tė vetėm. Ky rrjet i hyjdrojturve, qė ishin nė harmoni me fenė e Izraelit, e cila ishte bėrė greke, ishte paraprijėse pėr misionet e krishtera: krishterimi ishte ajo forma e hebraizmit qė u pėrhap nė horizontin e universales dhe qė dhuronte nė plotni atė qė deri atėherė BV nuk ishte nė gjendje tė ofronte.

  3. #3
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,160
    1. 5. Krishterimi si sintezė e fesė dhe arsyes
    Paraqitja e fesė sė Izraelit nė Septuaginta tregonte harmonizimin e Hyjit dhe botės, arsyes dhe misterit (fesė). Ajo dhuronte rregulla (urdhėresa) morale, por megjithatė diēka mungonte: Hyji i pėrgjithshėm ende ishte i lidhur me njė popull tė caktuar; morali universal ishte i lidhur dukshėm me forma tė veēanta tė jetės, qė nuk dilnin dot tė gjallėruara jashtė Izraelit; kulti ende ishte i lidhur ngusht me ritualin e Tempullit, qė ishte e mundshme tė shpjegohet nė mėnyrė simbolike, por qė kritika profetike nė thelb e kishte tejkaluar dhe nuk ishte e mundur qė ta pėrvetėsojė njė shpirt, i cili kishte filluar tė mendojė nė mėnyrė kritike, tė pyeste pėr gjithēka. Njė jo hebre ka mund tė qėndrojė vetėm nė rrethin e jashtėm tė kėtij religjioni. Ai ka mbetur „proselit“, sepse pėrkatėsia e plotė ishte e lidhur vetėm pėrmes bashkėsisė sė popullit dhe lidhjes sė gjakut me atin Abrahamin. Kishte mbetur dilema, se, nė ēfarė shkalle ėshtė e domosdoshme ajo specifikė hebraike qė tė ketė mundėsi njeriu t’i shėrbejė drejt kėtij Hyji dhe kush ishte kompetent pėr ta ngritur kufirin mes asaj qė ėshtė e pandryshueshme dhe asaj qė ėshtė rastėsi historike apo e ndryshueshme. Nuk ishte i mundshėm universaliteti i plotė, sepse nuk ishte e mundshme pėrkatėsia e plotė. Vetėm me krishtėrimin u bė i mundshėm kalimi, qė „pėrmbysi murin ndarės“ (Ef 2, 14) nė kuptimin e trefishtė: Me lindjen e krishterimit mė nuk ėshtė e nevojshme lidhja e gjakut me atin Abraham, sepse bashkimi me Jezusin dhuron pėrkatėsi dhe lidhje tė vėrtetė. Tani ēdonjėri mund t’i pėrkiste kėtij Hyji dhe tė gjithė njerėzit kanė guxim dhe kanė mundėsi tė jenė populli i tij. Nuk janė mė tė obligueshme normat e posēme tė tė drejtės dhe moralit; ato janė bėrė paralojė historike, sepse nė personin e Jezu Krishtit pėrmblidhen tė gjitha, dhe, kush e ndjek Jezusin, bart dhe plotėson nė vetvete gjithė Ligjin. Kulti i vjetėr ėshtė i pafuqishėm dhe i shfuqizuar nė vetėdhurimin e Jezusit nė Hyjin dhe ndaj njerėzve; ky vetėdhurim ėshtė fli e vėrtetė si kult shpirtėror, nė tė cilėn Hyji dhe njeriu pajtohen e bashkohen dhe pėr tė cilėn Darka e Zotėrisė, Eukaristia, qėndron si prani e sigurt reale dhe e pėrhershme. Ndoshta thėnien mė tė bukur dhe mė pėrmbajtėsore tė kėsaj sinteze tė re tė krishterimit, e gjejmė nė njė fjali-dėshmi nė letrėn e Gjonit: „Ne e njohėm (besuam nė) dashurinė“ (1 Gjn 4, 16). Krishti pėr kėta njerėz u bė zbulim i dashurisė krijuese; arsyeja qė e pėrshkon gjithėsinė, u dėftua si dashuri – si ai racionalitet, i cili i merr nė vete dhe e shėron edhe atė qė ėshtė e errėt edhe atė qė ėshtė iracionale.

    Kėshtu lėvizja shpirtėrore, e cila na u bė e njohur nė rrugėn e Izraelit, tani arrin qėllimin e vet, kurse universaliteti i pathyeshėm u bė mundėsi praktike. Takohen arsyeja dhe misteri; pikėrisht pėrbashkimi i tėrėsisė nė njė realitet i hapi dyert pėr tė gjithė; tė gjithė njerėzit mund tė bėhen vėllezėr e motra duke besuar nė njė Hyj. Poashtu tema e shpresės dhe e tė tashmes fiton njė formė tė re; e tashmja ecėn kah i Ringjalluri, nė drejtim tė njė bote ku Hyji do tė jetė gjithēka nė tė gjitha. Pikėrisht, tė nisur nga kjo mendėsi, e tashmja ėshtė domethėnėse dhe e vlefshme, sepse qė tani ajo ėshtė e mbushur me afėrsinė e tė Ringjallurit, kuse vdekja s’e ka mė fjalėn e fundit.

    1. 6. Nė kėrkim tė njė evidence tė re
    A mund tė gjendet pėrsėri kjo evidencė, e cila atėherė kishte goditur dhe shndėrruar brendėsinė e thellė tė botės sė vjetėr? Apo ajo ėshtė e humbur nė mėnyrė tė pakthyeshme? Ka shumė shkaqe qė tregojnė rrėnimin e saj tė sotėm, por unė do tė thosha se shkaku mė i rėndėsishėm ėshtė ai, i cili ka tė bėjė me vetėkufizimin e arsyes, qė me mėnyrė paradoksale, arsyeja mbėshtetet nė sukseset e veta; ligjet metodike, mbi tė cilat bazohet suksesi i arsyes, pėrmes pėrgjithėsimeve, janė bėrė qeli e saj. Shkenca natyrore, e cila e krijoi njė botė tė re, bazohet nė njė themel filozofik qė pėrfundimisht duhet kėrkuar te Platoni.15 Koperniku, Galileu dhe Newtoni kanė qenė platonistė. Supozimi i tyre themelor ishte se bota ėshtė e strukturuar nė mėnyrė matematikore, shpirtėrore, dhe, tė nisur nga kjo hipotezė, bota mund tė deshifrohet dhe t’u nėnshtrohet eksperimenteve pėr t’u bėrė e kuptueshme dhe shfrytėzuese. Risia gjendet nė ndėrlidhjen mes platonizmit dhe empirisė, idesė dhe eksperimentit. Eksperimeti bazohet nė ide, e cila i paraprin dhe e shpjegon; kjo ide nė eksperimentet praktike rishqyrtohet, pėrmirėsohet dhe bėhet e hapur pėr pyetje tė reja. Vetėm kjo ndėrhyrje matematikore paraprake lejon pėrgjithėsimin dhe njohjen e ligjit, qė mundėson veprim efektiv e kulminant. Krejt shkenca natyrore dhe zbatimi i saj teknik bazohet nė hipotezėn se bota ėshtė e strukturuar simbas ligjeve shpirtėrore, qė nė vetvete pėrbėhet prej njė shpirti/fryme, konturat e sė cilės mund t’i (pėr)shkruajė apo pėrthekojė shpirti ynė. Por njėkohėsisht perceptimi i tij ėshtė i lidhur me verifikim tė pėrvojės. Ēdo mendim qė do tė kalonte mbi kėtė lidhje, e do tė vėshtronte shpirtin nė vetvete apo si ai qė ekziston para kėsaj bote, do t’ishte nė kundėrshtim me metodat strikte tė shkencės dhe, si e tillė, do tė dėbohet si mendim parashkencor apo si mėnyrė jo shkencore e tė pėrsiaturit. Logosi, urtia, mbi tė cilin flitnin grekėt, nė njėrėn anė, dhe izraelitėt, nė anėn tjetėr, kthehet/zbret nė botėn materiale dhe nuk mund tė diskutohet pėr tė jashtė kėsaj bote.

    Ky pėrkufizim ėshtė nė shtratin e vet brendapėrbrenda rrugės specifike tė shkencave natyrore dhe, si e tillė, ėshtė e domosdoshme. Por nėse kjo rrugė shpallet si metodė e pakapėrcyeshme e mendimit tė njeriut, vetė themelet e shkencės do tė bėhen paradoksale. Sepse shpirti, pėrmes kėsaj, njėkohėsisht, edhe do tė pohohet edhe do tė mohohet. Para sė gjithash, kjo arsye, e cila do ta pėrkufizonte veten nė kėtė mėnyrė, do t’ishte arsye e shkėputur (e amputuar). Po qe se njeriu nuk do t’ishte nė gjendje tė bėjė pyetje pėr ēėshtje thelbore tė jetės sė vet, pėr prejardhjen („prej nga kam ardhur“) dhe pėr qėllimin („ku shkoj“), pėr atė ēfarė i duhet tė veprojė dhe ēfarė lejohet tė veprojė, pėr jetėn dhe vdekjen, por kėto pyetje ekzistenciale i duhet t’ia lėrė sferės sė ndjesisė, e cila ėshtė e ndarė nga arsyeja; kjo mėnyrė nuk do ta lartėsonte arsyen, por do ta nėnēmonte. Dezintegrimi qė i bėhet njeriut me kėtė shkėputje, nė tė njėjtėn shkallė shkakton patologjinė e religjionit dhe patologjinė e shkencės. Sot ėshtė mėse evidente prania dhe rritja e formave patologjike tė religjioneve, tė cilat e ndajnė religjionin nga pėrgjegjėsia e arsyes. Por nėse i kujtojmė projektet shkencore qė e urrejnė njeriun, siē janė p.sh. klonimi i njeriut, prodhimi i embrioneve – d.m.th. njeriut – pėr shfrytėzimin e organeve me qėllim tė prodhimit tė preparateve farmaceutike apo nė pėrgjithėsi pėr qėllime ekonomike; apo nėse e kujtojmė instrumentalizimin e shkencės nė prodhimin e armėve gjithnjė mė tė tmerrshme pėr shkatėrrimin e njeriut, kjo qartė tregon se ekziston poashtu shkenca qė ėshtė bėrė patologjike; shkenca bėhet patologjike dhe e rrezikshme pėr jetė, atėherė dhe atje kur ajo nė punėn e saj e largon rendin etik/moral njerėzor dhe nė mėnyrė tė pavarur e pranon si kriter tė vetėm tė lejueshėm potencialin e vet shkencor.

    Kjo do tė thotė: rrezet e arsyes duhet pėrsėri tė zgjėrohen. Duhet tė dalim nga qelia e errėt, qė ia kemi ndėrtuar vetvetes pėr tė rinjohur forma tjera tė pohimit tė atij realiteti, kur ėshtė nė pyetje tėrė jeta e njeriut. Ajo ēfarė na nevojitej, ėshtė e ngjashme me atė qė e gjejmė te Sokrati: gatishmėria, e cila pret, qė rri e hapur dhe shikon mbi vetveten nė hapėsirė tė pafund. Kjo gatishmėri i ka takuar, nė atė kohė, dy qendrat/botėrat e shpirtit tė kulturės – Jerusalemin dhe Athinėn – pėr t’ia mundėsuar njė epokė tė re historisė. Na nevojitet njė gatishmėri e re pėr kėrkim, por edhe pėrvujtėri, tė cilėn mund ta gjejmė. Rreptėsia e disiplinės metodike nuk do duhej tė jetė vetėm dėshirė pėr sukses, por do duhej tė jetė vullnet dhe gatishmėri pėr tė vėrtetėn. Metoda strikte qė do tė lejonte nėnshtrimin dhe rishqyrtimin e tė zbuluarės, e jo t’i imponojė tendencat e veta, mund tė jetė shkollė e madhe e njerėzimit pėr ta bėrė njėriun tė aftė pėr (tė kėrkuar dhe pranuar) tė vėrtetėn. Pėrvujtėria ndaj tė zbuluarės nuk guxon tė manipulohet pėr t’u bėrė modesti e rreme, qė ia shuan shpirtit gatishmėrinė/fuqinė pėr tė vėrtetėn. Pėr mė tepėr, pėrvujtėria duhet tė kundėrshtojė fuqinė qė pretendon tė sundojė botėn e, nga ana tjetėr, nuk e njeh logjikėn e brendshme tė saj, e cila e kufizon dėshirėn tonė pėr mbizotėrim. Katastorfat ekologjike mund tė jenė, nė kėtė kontekst, shenjė vėrejtje pėr kujdes, ku shihet se shkenca mė nuk ėshtė nė shėrbim tė tė vėrtetės, por bėhet rrėnuese e botės dhe njeriut. Kėtu ėshtė e domosdoshme sa aftėsia pėr t’u dėgjuar kėto vėrejtje aq edhe vullneti pėr ta lėnė tė vėrtetėn t’na pastrojė. Do tė shtoja kėtu edhe kėtė: aftėsia mistike e shpirtit tė njeriut do tė duhej tė riforcohet. Aftėsia pėr t’u kthyer mbrapa (nė tė kaluarėn), hapja mė e madhe e brendėsisė sė njeriut, disiplina qė do ta kundėrshtonte zhurmėn dhe imponimin, do tė duhej tė rikthehen qė tė jenė synime pėr t’u radhitur ndėr prioritetet tona. Tek shėn Pali e gjejmė njė qortim, se njeriu i brendshėm duhet tė forcohet (khs. Ef 3, 16). Tė jemi tė sinqertė: sot ekziston njė hypertrofi e njeriut tė jashtėm dhe njė dobėsim brengosės i fuqive tė tija tė brendshme.

    Pėr tė mos mbetur shumė abstrakt, do doja qė atė ēfarė thashė mė lart, ta bėj mė tė kuptueshme me njė figurė tė marrė nga njė pėrvojė historike. Papa Gregori i Madh († 604) nė Dialogjet e veta na tregon pėr javėt e fundit tė jetės sė shėn Benediktit. Themeluesi i rregullit tė benediktinėve po flente nė njė dhomė nė pjesėn e sipėrme tė njė kampanjeli, ku mund tė ngjitesh lart pėrmes shkallėve tė rrėpinjta. Para se tė vinte koha pėr lutjen e mbrėmjes, ishte zgjuar pėr tė vigjiluar: „Ishte mbėshtur nė dritare dhe e pėrgjėronte Hyjin e Gjithpushtetshėm. Derisa shikonte nė errėsirėn e natės, pėrnjėherė para syve tė tij u duk njė dritė, qė zbritte nga lartėsia e qiellit nė drejtim tė tokės dhe shndriti dendėsinė e territ... Ngjau diēka e mrekullueshme nė kėtė vegim, siē na tregon mė vonė edhe vetė ai: gjithė bota pėrnjėherė u shtri para syve tė tij, si tė jetė e bashkuar nė njė tė vetmen rreze dielli.“16 Bashkėfolėsi i Gregorit e kundėrshtoi me tė njėjtėn pyetje qė i imponohet lexuesit tė sotėm: „Kėtė qė e thua, se Benedikti kishte parė gjithė botėn tė bashkuar para syve tė tij, nė njė tė vetme rreze dielli, unė njė gjė tė kėtillė asnjėherė deri mė tani s’e kam pėrjetuar as qė mund tė paramendoj njė gjė tė kėtillė. Si mund njė njeri ta shohė botėn si tėrėsi?“ Fjalia kryesore e Papės thotė kėshtu: „Kur ai... shihte para syve tė vet tėrė botėn si njė njėsi (unitet), nuk ėshtė tkurrur qielli dhe toka, po shpirti i vėshtruesit (vėguesit) ėshtė zgjeruar...“17

    Nė kėtė tregim tė gjitha detajet janė me plotė kuptim: nata, kampanjeli (kambanorja), shkallėt, dhoma e sipėrme, qėndrimi, dritarja. Pos pėrshkrimit topografik dhe biografik, ka edhe domethėnie tė thellė simbolike: ky njeri gjendet nė rrugė tė gjatė dhe tė mundimshme, qė e kishte filluar nė Subiaco, ishte ngritur nė kodėr dhe tani sė fundi nė kampanjel. Jeta e tij ishte ngritje e brendshme, shkallė pas shkalle, pėrmes shtyllės sė rrėpirė. Kishte arritur nė kampanjel, mandej nė dhomėn e sipėrme tė kampanjelit – „dhoma e sipėrme“ qė nga koha e Veprave tė Apostujve ka mbetur simbol i pėrqendrimit, i cli ėshtė i drejtuar nė lartėsi (kah qielli), simbol i pėrqendrimit i shkėputur nga bota e punės dhe prodhimit. Ishte mbėshtetur nė dritare – ai kėrkonte dhe e gjeti vendin prej tė cilit mund tė shikonte largėsinė dhe gjerėsinė, vendin ku muri i botės ėshtė i pėrmbysur dhe ku hapet shikimi pėr (tė dalė) nė liri. Ai qėndron. Qėndrimi nė traditėn e monakėve ėshtė simbol i njeriut, i cili ėshtė drejtuar (ngritur) prej tkurrjes sė tij, ai nuk ėshtė mė i mbledhur nė vetvete qė tė shikojė vetėm nė drejtim tė tokės, por pėrsėri fiton qėndrim tė drejtė dhe vėshrim tė lirė kah qielli. Nė kėtė mėnyrė ėshtė bėrė njeri i cili vėshtron. Nuk ėshtė tkurrur qielli dhe toka, por shpirti i tij ėshtė zgjeruar, meqė ai nuk ėshtė mė i absorbuar prej ndonjė sendi tė veēantė, nga degėt qė ia mbulojnė shikimin njeriut pėr ta parė malin, por ka fituar tė pamurit, i cili vėshtron tėrėsinė. Thėnė mė mirė: ai mund ta vėshtrojė tėrėsinė, sepse shikon nga lartėsia. Lartėsinė ka mundė ta gjejė, sepse nė brendėsi ėshtė bėrė i gjerė. Ndoshta kėtu shpaloset tradita e vjetėr pėr njeriun si mikrokozmos, si qenie qė e pėrfshin (pushton) tėrė botėn. Por thelbėsorja ėshtė kjo: njeriu duhet tė mėsojė pėr t’u ngritur, duhet tė bėhet me shpirt tė gjerė. Duhet tė mbėshtetet nė dritare. Duhet tė shikojė nė largėsi dhe gjerėsi, ai duhet tė vėshtrojė. Kėshtu mund ta prekė drita e Hyjit, mund ta njohė Hyjin dhe, i nisur nga kjo dritė, mund tė fitojė vėshtrim tė plotė pėr ta kapur tėrėsinė. Fiksimi kah toka nuk guxon tė jetė krejt i lėnė pasdore, qė mos tė bėhemi tė paaftė pėr ngritje dhe ecje tė drejtė. Burrat e mėdhenj, tė cilėt me ngritjen e tyre plot durim dhe pastrimin plot vuajtje nė rrugėn e jetės, janė bėrė vėzhgues dhe udhėtregues gjatė shekujve, qė na mėsojnė edhe neve sot. Ata na tregojnė se si mund tė gjindet drita edhe nė terr; si mund tė ballafaqohemi me kanosjet qė ngrihen nga humerat e ekzistencės njerėzore dhe si mund ta presim tė ardhmen si ata qė janė tė mbushur me shpresė.

  4. #4
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,160
    2. Krishterimi – religjioni i vėrtetė?

    Nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė tė krishterimit, pikėrisht nė hapėsirėn e pėrhapjes sė tij burimore, nė Evropė, vetė krishterimi gjendet nė njė krizė tė thellė; kjo krizė ka tė bėjė me krizėn e kėrkimit tė tij pėr tė vėrtetėn. Kjo krizė ka dimension tė dyfishtė: pikė sė pari, gjithnjė e mė shumė po shtrohet pyetja; a mund tė jetė i aplikueshėm, nė mėnyrė tė plotėkuptimshme, koncepti i sė vėrtetės nė religjion, me fjalė tė tjera, a i ėshtė dhėnė njeriut qė ta njohė tė vėrtetėn e mirėfilltė mbi Hyjin dhe mbi gjėsendet hyjnore. Njeriu i sotshėm mė sė miri po e njeh vetveten nė shėmbėlltyrėn budiste mbi elefantin dhe tė verbėrit. Njė mbret nė veri tė Indisė kishte urdhėruar tė mblidhen tė gjithė tė verbėrit e njė qyteti nė njė vend. Pastaj kishte kėrkuar tė sillej nė mes tyre njė elefant. Disa tė verbėrve iu kishte lejuar ta preknin kokėn e elefantit. Me atė rast ata kishin thėnė: Elefanti ėshtė i tillė. Tė tjerėt ia kishin prekur dhėmbėt e elefantit, disa tė tjerė feēkėn, e kėshtu me radhė; disa trupin e elefantit, disa shputėn, pastaj kėmbėn, pjesėn e prapme dhe nė fund qimet nė bisht. Me atė rast mbreti e kishte pyetur secilin: Ēfarė ėshtė elefanti? Varėsisht nga ajo se kush ēfarė kishte pasė prekur, ashtu edhe ishte pėrgjigjur: Elefanti ėshtė si kosh i thurur... Ai ėshtė si njė kusi... Ai ėshtė si dorėz pllugu... Ai ėshtė si njė rezevuar me ujė... Ai ėshtė si shtyllė mbėshtetėse... Ai ėshtė si havan (shtypės)... Ai ėshtė si fshesė. Nė shėmbėlltyrė tregohet mė tutje sesi tė verbėrit kishin filluar tė grindeshin duke bėrtitur: “Elefanti ėshtė i tillė, elefanti ėshtė kėshtu, ai ėshtė ashtu”, kėshtu qė shpejt kishin filluar tė kapen fyt pėr fyti dhe kishin filluar ta goditnin njėri-tjetrin me grushta – e kjo gjė mbretin e argėtonte shumė.18

    Debati ndėrmjet feve u duket njerėzve tė sotėm, sikurse kjo grindje e tė verbėrve tė lindur. Tė gjithė ne jemi tė lindur tė verbėr pėr sa i pėrket mistereve tė asaj ēfarė ėshtė hyjnore, sė paku kėshtu duket. Krishterimi me kėtė rast assesi nuk gjendet nė ndonjė pozitė mė tė volitshme se sa fetė tjera – pėrkundrazi: nė kėrkimin e vet pėr tė vėrtetėn tregohet dukshėm i verbėr pėrballė kufijve tė njohjes sonė pėr hyjnoren. Ai ėshtė i karakterizuar veēmas me njė fanatizėm tė paarsyeshėm qė – i pandreqshėm – shpall si tėrėsi atė pjesėz qė e ka prekur me pėrvojėn e vet.

    Kjo skepsė e pėrgjithshme, pėrkundėr kėrkimit pėr tė vėrtetėn nė ēėshtje tė fesė, rritet edhe mė tepėr pėrmes pyetjeve qė shkenca moderne i shtron kundėr prejardhjes dhe pėrmbajtjeve tė krishterimit. Duket se teoria e evolucionit e ka tejkaluar mėsimin mbi krijimin, kurse njohuritė mbi prejardhjen e njeriut e kanė tejkaluar mėsimin mbi mėkatin e rrjedhshėm; egzegeza kritike e ka relativizuar figurėn e Jezusit dhe e ka vėnė nė dyshim bijėsinė e tij hyjnore; prejardhja e Kishės prej Jezusit po ashtu duket e dyshimtė, e kėshtu me radhė tė gjitha tė tjerat. Themelet filozofike tė krishterimit janė bėrė problematike pėr shkak tė “fundit tė metafizikės”, kurse themelet e saja historike qėndrojnė nė vagėllimė pėr shkak tė metodės historike moderne. Pėr kėtė arsye, edhe duke u nisur nga ajo qė e kemi para syve, ekziston pėrpjekja qė pėrmbajtjet e krishtera tė tėrhiqen nė sferėn e simbolikės, kėshtu qė mos t`iu pranohet e vėrteta mė e lartė se sa miteve nė historinė e religjioneve – pra, pėrmbajtja e krishterė duhet tė mirret si pėrvojė religjioze pėr t’u radhitur pėrvujtėrisht krah pėr krah me pėrvojat tjera religjioze. Simbas kėtij kuptimi – si duket – njeriu edhe mė tutje mund tė vazhdojė tė jetė i krishterė; edhe mė tutje ai do tė shėrbehet me forma tė pėrvojės sė krishterė, porse kėrkimi i tyre i vėrtetė ėshtė i ndryshuar qė nė themel. Ajo ēfarė ishte pėr njeriun si fuqi e detyrueshme pėr tė vėrtetėn dhe premtim i besueshėm, tani bėhet formė shprehjeje kulturore e njė ndjesie fetare tė pėrgjithshme, qė rastėsisht na ėshtė bėrė e afėrt pėr shkak tė prejardhjes sonė europiane.

    Ernst Troeltsch nė fillim tė shekullit 20 e ka formuluar filozofikisht dhe teologjikisht kėtė tėrheqje tė brendshme tė krishterimit nga kėrkimi i tij i pėrgjithshėm burimor, qė ka mundur tė bazohet vetėm nė kėrkimin pėr tė vėrtetėn. Troeltsch gjithnjė e mė tepėr e ka formuar bindjen se nuk ėshtė e mundur tė kapėrcehen kulturat, se religjioni ėshtė i lidhur me kulturat. Pėr kėtė arsye krishterimi ėshtė vetėm njėri ndėr botėshikimet e Hyjit nė drejtim kah Europa. “Veēoritė individuale tė grupeve tė kulturave dhe racave” si dhe “veēoritė e krijimeve tė tyre tė mėdha tė pėrbashkėta religjioze” fitojnė rangun e instancės sė fundit: “Kush pra do tė marrė kėtu guximin pėr tė bėrė njėmendėsisht krahasimet vendimtare tė vlefshmėrisė?! Kėtė do tė mundte vetėm Hyji, qė vetė i ka lejuar kėto dallime.”19 I linduri i verbėr e di se nuk ėshtė i lindur pėr tė qenė i verbėr dhe, pėr kėtė arsye, s`do tė ndalet sė shqyrtuari shkaqet e verbėrisė sė vet, as s`do tė ndalet sė kėrkuari rrugėt e daljes nga verbėria. Njeriu ėshtė pajtuar vetėm nė mėnyrė sipėrfaqėsore me realitetin se ėshtė i verbėr qė nė lindje pėr atė, qė, nė fund tė fundit, ėshtė vendimtare dhe pėrfundimtare pėr sa i pėrket jetės sonė. Kėrkimi titanik i njeriut pėr ta poseduar tėrė botėn, si dhe pėr tė nxjerrė gjithēka qė ėshtė e mundur nga jeta pėr jetėn e vet – siē shihet tek vėrshimi i kultit tė ekstazės, tejkalimi i vetvetes dhe i vetėshkatėrrimit – njeriu nuk ėshtė pajtuar me kėtė vendim. Nėse njeriu nuk e di prej nga vjen dhe pėr ē`arsye jeton, a s`ėshtė, ai, atėherė, nė tėrė ekzistencėn e vet njė krijesė krejtėsisht e dėshtuar? Ėshtė gėnjyese dhe vetėm nė dukje e papėrfillshme shkėputja e tij ndaj tė vėrtetės mbi Hyjin dhe mbi ēėshtjen se ēfarė ėshtė qenėsore pėr ne; gėnjyese dhe sipėrfaqėsore ėshtė kėnaqėsia se nuk duhet tė merremi me kėtė ēėshtje. Njeriu s`mund tė pajtohet, qė, pėr ēėshtje qenėsore ka lindur i verbėr dhe i tillė do tė mbetet. Ndarja prej tė vėrtetės kurrė nuk mund tė jetė definitive.

    Meqenėse kjo ėshtė kėshtu, pyetja e dalėmode mbi tė vėrtetėn e krishterimit lypset tė rishtrohet, pa marrė parasysh se sa ajo u duket e tepėrt disave dhe pa mundėsi pėrgjigjeje. Por si? Pa dyshim, teologjia e krishterė do duhej rishqyrtuar tė gjitha instancat qė citohen kundėr kėrkimit tė krishterė pėr tė vėrtetėn, nė lėmin e filozofisė, shkencave natyrore dhe historisė, pėr t’u ballafaquar me pyetjet e tyre. Nga ana tjetėr, gjithashtu, do t`i duhej tė kėrkojė pėr ta arritur vizionin e tėrėsishėm tė ēėshtjes mbi tė vėrtetėn qenėsore tė krishterimit, mbi vendin e tij nė historinė e religjioneve dhe nė ekzistencėn njerėzore. Nė kėtė drejtim do tė dėshiroja ta bėj njė hap, nė mėnyrė qė ta ndriēoj ēėshtjen, pėr tė parė se si vetė krishterimi nė fillimet e tija e ka shikuar kėrkimin e vet pėr tė vėrtetėn nė kozmosin e religjioneve antike.

    Nuk e kam tė njohur asnjė tekst tė krishterimit tė vjetėr qė do tė ishte deri nė atė masė i qartė pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje, siē ėshtė diskutimi i Augustinit me filozofinė e relogjionit tė “mė tė diturit prej tė gjithė Romakėve” – Marcus Terrentius Varro (116-27 para Kr.)20. Varro ishte me njė mendje me stoikėt pėr sa i pėrket konceptit (figurės) tė Hyjit dhe botės; Hyjin e definon si “animam motu ac ratione mundum gubernantem – shpirt, qė me lėvizje dhe arsye drejton botėn”21, me fjalė tjera: ai ėshtė shpirti i botės, shpirti, tė cilin grekėt e quanin Kosmos: “hunc ipsum mundum esse deum – vetė kjo botė ėshtė hyjni”.22 Ky shpirt i botės vėrtet nuk ėshtė kurrfarė objekt kulti as objekt religjioni (religio). Thėnė mė ndryshe: e vėrteta dhe religjioni, gjykimi racional dhe rendi i kultit, qėndrojnė nė dy shkallė krejtėsisht tė ndryshme. Rendi i kultit, respektivisht bota konkrete e religjionit nuk bėn pjesė nė rendin e res (gjėsendit), d.m.th. nė realitetin si tė tillė, ai i takon rendit tė mores (zakoneve). Nuk e kanė krijuar shtetin hyjnitė, por shteti i ka themeluar hyjnitė, nderimi i tė cilėve ėshtė thelbėsor pėr rregullimin e shtetit dhe mirėsjelljen e qytetarėve. Religjioni nė esencė (vetvete) ėshtė fenomen politik. Nė pėrkim me kėtė Varro dallon tri lloj “teologjish” – teologjia pėr tė ėshtė “ratio, quae de diis explicatur”, qė do tė mund ta pėrkthenim si njė e marrė vesh dhe interpretim i asaj ēfarė ėshtė hyjnore. Ato janė: theologia mythica, theologia civilis (gr. πολιτική - politiké), dhe theologia naturalis (gr. φυσική - physiké).23 Varro nė vazhdim shpjegon mė hollėsisht, me ndihmėn e katėr pėrcaktimeve, se si duhen kuptuar kėto “teologji”. Pėrcaktimi i parė ka tė bėjė me teologėt, tė cilėt u janė bashkangjitur secilės prej kėtyre teologjive: teologėt e teologjisė mitike janė poetėt, sepse ata kanė thurur kėngė mbi hyjnitė, pėr kėtė arsye janė edhe “kėngėtarėt e hyjit”. Teologėt e teologjisė natyrore janė filozofėt, d.m.th. dijetarėt, mendimtarėt, tė cilėt pyesin mbi realitetin dhe tė vėrtetėn duke ecur pėrtej asaj qė ėshtė e zakonshme. Teologėt e teologjisė civile (politike) janė “popujt”, tė cilėt me zgjedhjen e tyre nuk u janė bashkangjitur filozofėve (d.m.th. tė vėrtetės), por poetėve, vizioneve poetike dhe figurave tė tyre. Pastaj, pėrcaktimi i dytė ka tė bėjė me vendet nė realitetin, nė tė cilat vendosen teologjitė pėrkatėse. Teologjisė mitike i pėrshtatet teatri, qė nė atė kohė kishte rangun krejt religjioz, tė kultit; simbas mendimit qė mbretėronte, shfaqjet janė vendosur nė Romė me urdhėresėn e hyjnive.24 Teologjisė politike i pėrshtatet urbsi, qyteti, kurse teologjisė natyrore i pėrshtatet kosmosi. Ndėrkaq pėrcaktimi i tretė flet pėr pėrmbajtjen e kėtyre tri teologjive. Pėrmbajtjen e teologjisė mitike e pėrbėjnė krijimet poetike, “pėrralloret”; pėrmbajtjen e teologjisė politike e pėrbėn kulti; kurse teologjia natyrore pėrgjigjet nė pyetjen kush janė hyjnitė. Kėtu vlen tė shohim mė afėr: “A janė ata (hyjnitė) – siē i karakterizon Herakliti – prej flakės, apo janė – simbas Pitagorės – prej numrave, apo – simbas Epikurit – prej atomit, e kėshtu edhe prej ēfarėdo gjėje tjetėr qė veshėt mund tė durojnė mė lehtė pėrbrenda mureve shkollore se sa jashtė nė treg.”25 Kėtu ėshtė krejt e qartė se teologjia natyrore demitologjizon, apo thėnė mė mirė: ėshtė iluminizėm, qė nė mėnyrė kritike futet thellė nė shkėlqimin e mitikes dhe orvatet ta shpjegojė atė simbas shkencave natyrore. Kulti dhe njohja ndahen njėra prej tjetrės. Kulti mbetet i domosdoshėm si ēėshtje pėr qėllime politike; njohja vepron pėr ta shkatėrruar religjionin, pėr kėtė arsye nuk guxon tė ekspozohet nė tregje. Dhe nė fund, kemi edhe pėrcaktimin e katėrt: cili realitet ėshtė pėrmbajtja pėr tė gjitha kėto teologji? Pėrgjigjja e Varros ėshtė: teologjia natyrore merret me “natyrėn e hyjnive” (qė nė tė vėrtetė as qė ekziston), kurse dy teologjitė tjera merren me “divina instituta hominum– ngritjen hyjnore tė njerėzve”.26 Sė fundi, i tėrė ky dallim ėshtė i reduktuar, nė njėrėn anė, nė fizikė-natyrė nė kuptimin antik tė fjalės dhe, nė anėn tjetėr, nė religjionin e kultit. “Teologjia civile pėrfundimisht nuk ka kurrfarė hyjinie, por vetėm `religjionin`; `teologjia natyrore` nuk ka kurrfarė religjioni por vetėm njė hyjni.”27 Kjo teologji fare s`mund tė ketė ndonjė religjion, sepse hyji i saj s’mund tė quhet me emėr religjioz: flaka, numrat, atomet. Kėshtu qėndrojnė religio (me ēfarė esencialisht mendohet nė kult) dhe realiteti, njohja racionale e realitetit, njėra pranė tjetrės si dy sfera tė ndara. Religio nuk fiton justifikimin e vet nga njėmendėsia hyjnore, por nga funksioni politik. Ajo ėshtė institucion pėr tė cilin shteti ka nevojė qė tė mund tė mbijetojė. Pa dyshim, kėtu gjendemi nė fazėn e vonshme tė religjionit, kur ėshtė thyer naiviteti i asaj ēfarė ėshtė religjioze, qė konsiderohet tė jetė fillimi i fundosjes sė saj. Por, hallka thelbėsore e religjionit me bashkėsinė e shtetit, megjithatė, shkon shumė mė thellė. Kulti, tekembramja, ėshtė rregullore pozitive, tė cilėn, si tė tillė, nuk bėn tė vihet nė baraspeshojė me pyetjen mbi tė vėrtetėn. Ndėrsa Varro, nė kohėn e vet, kur qėllimi politik i religjionit ishte ende i fortė; pėr arsyetim tė vetin, ka mundur tė pėrfaqėsojė njė kuptim bukur tė vrazhdtė tė iluminizmit dhe pavėrtetėsinė e kultit politikisht tė motivuar; shpejt neoplatonizmi do tė kėrkojė njė dalje mė tė ndryshme nga kriza, dalje nė tė cilėn perandori Julian do ta ndėrtojė pėrpjekjen e vet pėr rivendosjen e religjionit shtetėror romak: ajo ē`thonė poetėt janė pėrgjasime, figura, tė cilat asesi nuk bėn tė mirren nė kuptimin fizik; e pra, ato janė, megjithatė, figura, qė shprehin atė qė ėshtė e pashprehshme pėr tė gjithė njerėzit, tė cilėt janė tė privuar nga rruga mbretėrore e bashkimit mistik. Edhe pse figurat, si tė tilla, nuk janė tė vėrteta, megjithatė tani ato janė tė arsyetueshme si mėnyra afrimi kah ajo qė duhet tė jetė pėrgjithmonė e pashprehshme.28

    Me kėtė, sadopak, bėmė njė anticipim, sepse pozicioni neoplatonik nga ana e tij ėshtė tashmė reakcion ndaj qėndrimit tė krishterė pėr ēėshtjen e themelimit tė kultit tė krishterė dhe tė pėrcaktimit tė vendit tė fesė nė tipologjinė e religjioneve. Tė kthehemi tek Augustini. Ku e vendos ai krishterimin nė treshen e religjioneve (teologjive) tė Varros? Ėshtė pėr t’u ēuditur qė, ai, pa ngurruar, e vendos krishterimin nė “teologjinė natyrore”, d.m.th. nė lėmin e iluminizmit filozofik.29 Mendimi i tij ėshtė nė vazhdimėsi tė pėrkryer me teologėt mė tė hershėm tė krishterimit, domethėnė me apologjetėt e shekullit tė dytė, pėr mė tepėr, edhe me caktimin e vendit, qė Pali ia ka dhėnė krishterimit nė kapitullin e parė tė Letrės drejtuar Romakėve, qė sėrishmi – nga ana e vet – bazohet nė teologjinė e urtėsisė tė Besėlidhjes sė Vjetėr, dhe, nėpėr tė, madje, i pėrqeshesh hyjnitė nė psalme. Sipas kėtij venerimi, krishterimi i ka paraardhėsit e vet dhe pėrgatitjen e tij tė brendshme nė iluminizmin filozofik, jo nė religjione. Simbas Augustinit dhe simbas traditės kompetente biblike, krishterimi nuk themelohet nė figura dhe intuita mitike, arsyetimi i tė cilave gjendet, tek e fundit, nė qėllimet e tyre politike, por ai qėndron nė raport me atė njėmendėsi hyjnore, tė cilėn mund ta kundrojė analiza racionale e realitetit. Thėnė mė ndryshme: Augustini e identifikon monoteizmin biblik me reflektimet filozofike pėr themelin e botės, reflektime, qė, nė variacione tė ndryshme, janė formėsuar nė filozofinė antike. Kėtu mendohet nė faktin, se krishterimi qė nga fjalimi i shėn Palit nė Aeropag (nė Athinė) paraqitet me kėrkesėn se ėshtė religio vera. E kjo do tė thotė: feja e krishterė nuk themelohet nė poezi dhe politikė, nė kėto dy burime tė mėdha tė religjionit; krishterimi themelohet nė njohje. Krishterimi nderon Ekzistencėn/Qenien qė ėshtė themel i gjithēkasė qė ekziston, ai nderon “Hyjin e njėmendtė”. Iluminizmi, simbas krishterimit, ėshtė bėrė religjion, jo kundėrshtar i saj. Meqė ėshtė kėshtu, meqė krishterimi e kupton vetveten si fitore tė demitologizimit, si fitore e njohjes e me kėtė edhe tė tė vėrtetės; logjikisht, u desht tė konsiderohet, po ashtu, universale pėr t’u pėrhapur tek tė gjithė popujt: jo si ndonjė religjion specifik, qė shtyp tė tjerat, apo i nisur prej njėfarė imperializmi tė llojit tė veēantė religjioz, por si e vėrtetė, qė, tė dukshmen (tė jashtmen) e konsideron tė padobishme. Pikėrisht pėr kėtė arsye krishterimi duhet tė ketė qenė i padurueshėm pėr tolerancėn largėpamėse tė politeizmit, madje armiqėsor ndaj religjionit, si njė “ateizėm”: Krishterimi nuk ėshtė mbėshtetur nė relativitetin dhe shkėmbimin e figurave, gjė qė ishte pengesa, para sė gjithash, e qėllimit politik tė religjioneve, dhe, duke dashur tė jetė besim fitimtar mbi botėn e religjioneve, e jo religjion nė mesin e religjioneve, rrezikonte edhe themelet e shtetit.

    Nga njė kėndvėshtrim tjetėr, me vendosjen e vendit tė krishterimit nė kozmosin e religjioneve dhe filozofisė, ėshtė e lidhur edhe fuqia e depėrtimit tė tij. Para se tė fillojnė misionet e krishtera, rrethi i tė ndriturve antikė kishte kėrkuar hyrjen nė fenė hebraike, nė figurėn e tė “hyjndrojturve”, qė ėshtė treguar si figurė religjioze e monoteizmit filozofik dhe, me kėtė, njėkohėsisht u ėshtė pėrshtatur kėrkesave tė arsyes (intelektit) dhe nevojave religjioze tė njeriut, tė cilėn filozofia vetė nuk ka mundur t`i pėrgjigjet, sepse njeriu nuk i lutet Hyjit, i cili ėshtė objekt i kulluar i mendimit. Ndėrkaq nėse Hyjin, tė cilin mund ta kapė mendja, e takojmė brendapėrbrenda njė religjioni, si me atė qė flet dhe vepron, atėherė mendimi dhe besimi janė nė ujdi.30 Me kėtė ndėrlidhje me Sinagogėn, ka mbetur i pakėnaqur njė tepricė: jo, hebreu kurrė nuk ka mundur tė bėhet anėtar i plotė i Popullit tė zgjedhur; ai ka mundur tė qėndrojė vetėm si pjesėtar i jashtėm. Kėtė pengesė nė krishterim e ka hequr personi i Krishtit, siē e shpjegon Pali. Vetėm tani monoteizmi religjioz i hebraizmit ka arritur tė bėhet universal, kurse ndėrlidhja mes besimeve dhe mendimeve – religio vera – u bė i arritshėm pėr tė gjithė. Justini, filozof dhe martir (†167), mund tė konsiderohej, pėr kėtė qasje ndaj krishterimit, si figura simptomatike: ai i ka studiuar tė gjitha filozofitė dhe, mė nė fund, nė krishterim e ka gjetur filozofinė e vėrtetė (philosophia vera). Sipas bindjes sė tij personale, me t`u bėrė i krishterė nuk ėshtė shkėputur nga filozofia, pėrkundrazi tani ėshtė bėrė filozof i mirėfilltė.31 Bindja se krishterimi ėshtė filozofi, filozofi e pėrkryer, qė ka depėrtuar deri tek e Vėrteta, ka mbetur nė fuqi edhe njė kohė tė gjatė pas kohės sė Etėrve. Krishterimi si filozofi nė shekullin 14 ishte i pranishėm nė teologjinė bizantine tė Nikolus Kabasilas-it, si diēka e vetėkuptueshme.32 Natyrisht, atėherė filozofia nuk kuptohej si disiplinė akademike me natyrė teorike, por, para sė gjithash, me natyrė praktike, si art i tė jetuarit dhe vdekjes sė mirėfilltė, art qė mund tė arrihet vetėm nė dritėn e sė vėrtetės.

  5. #5
    Zoti ėshtė Dashuri! Maska e NoName
    Anėtarėsuar
    01-03-2006
    Vendndodhja
    Doblibarė
    Postime
    2,160
    Shkrirja e iluminizmit dhe fesė, qė ishte bėrė gjatė zhvillimit tė misioneve tė krishtera dhe gjatė ndėrtimit tė teologjisė sė krishterė, solli me vete, po ashtu, korrigjime tė thella nė figurėn filozofike pėr Hyjin. Dy korrigjime do tė duhej tė pėrmenden veēmas. Korigjimi i parė ka tė bėjė me atė qė Hyji, tė cilit i besojnė tė krishterėt dhe tė cilin ata e nderojnė, pėrnjėmend ėshtė natura Deus – me natyrė Hyj – pėr dallim nga hyjnitė mitike dhe politike; kėtu krishterimi puthitet me iluminizmin filozofik. Porse, njėkohėsisht do vlejė edhe kjo: non tamen omnis natura est Deus – gjithēka, qė ėshtė natyrė, s’ėshtė Hyj.33 Hyji me natyrė ėshtė Hyj, por natyra si e tillė nuk ėshtė Hyj. Kėtu ndodh njė ndarje ndėrmjet natyrės gjithėpėrfshirėse dhe Qenies si themeluese dhe burim (apo (para)shkaku) i saj. Vetėm kėshtu ndahen, nė mėnyrė tė qartė, fizika dhe metafizika. Nderohet vetėm Hyjit i njėmendtė, tė cilin mund ta njohim nė natyrė me anė tė pėrsiatjeve. E pra, ai ėshtė mė shumė se natyra. Ai i (para)prin asaj dhe ajo ėshtė krijesa e tij. Kėsaj ndarjeje tė natyrės dhe Hyjit, i bashkėngjitet njė tjetėr njohje mė tejpamėse: Hyjit, qė ishte natyrė, shpirti i botės apo ēfarėdo gjėje tjetėr, njeriu nuk ka mundur t`i drejtojė lutje; kemi vėrtetuar se ai nuk ka qenė “Hyji i religjionit”. E pra, qysh feja e BV, e sidomos ajo e Besėlidhjes sė Re (BR), thotė qartė se ky Hyj, qė ishte para natyrės, ėshtė kthyer nė anėn e njeriut dhe ėshtė bėrė dashamirės pėr tė. Mu pėr faktin se Hyji nuk ėshtė natyrė, nuk ėshtė Hyj qė hesht. Ai ka hyrė nė histori, ka ardhė pėr t`i takuar njerėzit, prandaj edhe njerėzit mund tė takohen me Tė. Njeriu mund tė bėjė lidhje me Hyjin, sepse Hyji ėshtė lidhur me njeriun. Dy anėt e religjionit qė gjithmonė ishin tė ndara – natyra gjithmonė sunduese dhe nevoja e shpėtimit tė njeriut tė vuajtur dhe luftėtar – tani janė reciprokisht tė lidhura. Iluminizmi mund tė bėhet religjion, sepse vetė Hyji i iluminizmit ėshtė bėrė pjesė e religjionit. Ai element qė nė tė vėrtetė kėrkon fenė – fjala e shprehur nė histori e Hyjit – ėshtė supozim pėr atė, se tani religjioni mund tė kthehet kah Hyji filozofik, i cili, vėrtet, nuk ėshtė mė vetėm Hyj filozofik dhe i cili nuk pėrjashton njohjen e filozofisė, por e pranon atė. Kėtu tregohet diēka e ēuditshme: dy parimet themelore tė krishterimit nė dukje tė kundėrta – lidhshmėria me metafizikėn dhe lidhshmėria me historinė – kushtėzohen dyanėsisht dhe janė tė pėrbashkėta; kėto dyja pėrbėjnė sė bashku apologjinė e krishterimit si religio vera.

    Nė qoftė se, tė mbėshtetur nė kėtė qė thamė mė lart, njeriu guxon tė thotė se fitorja e krishterimit ndaj religjioneve pagane ka qenė e mundėsuar, mė sė tepėrmi, nė saje tė kėrkimit tė arsyeshmėrisė, atėherė kėsaj ia vlen pėr t’i shtuar, se me kėtė ėshtė i lidhur edhe njė moment tjetėr, qė ėshtė i barasvlefshėm sa edhe i pari. Thėnė pėrgjithėsisht, ai ka tė bėjė me sinqeritetin moral tė krishterimit, qė Pali krejt natyrshėm e ka vendosur nė ndėrlidhjen me arsyeshmėrinė e fesė sė krishterė. Ajo ēfarė Ligji nė tė vėrtetė kėrkon, dėshirat thelbore qė njė i vetmi Hyj ia paraqet jetės njerėzore dhe qė feja e krishtere i ka bėrė tė njohura, pėrputhet me faktin qė njeriu, secili njeri, i ka tė shkruara nė zemėr, kėshtu qė njeriu, nė takim me to, mund t’i kundrojė si tė mira. Kjo pėrputhet me pohimin, se janė tė mira dhe tė “drejtuar prej natyrės” (Rom 2, 14f). Aluzioni nė moralin stoik, nė interpretimin etik stoik tė natyrės, bėhet gjithashtu i qartė edhe nė tekstet tjera tė Palit, si pėr shembull, nė Letrėn drejtuar Filipianėve: “Mundohuni tė keni pėr zemre gjithēka ėshtė e vėrtetė, gjithēka ėshtė e ndershme, gjithēka ėshtė e denjė, gjithēka ėshtė e pastėr, gjithēka ėshtė e shenjtė, gjithēka ėshtė e denjė pėr dashuri, gjithēka ėshtė e denjė pėr lavdi, gjithēka ėshtė virtyt.”(4, 8). Uniteti parimor (edhe pse kritik) me iluminizmin filozofik nė konceptin e Hyjit, ripohohet dhe konkretizohet tani nė unitetin kritik me moralin filozofik. Ashtu sikundėr krishterimi nė sferėn religjioze i kapėrceu kufijtė e urtėsisė shkollore, pikėrisht duke u bazuar nė faktin se Hyjin e mendjes e ka takuar si Hyj tė gjallė, ashtu ėshtė bėrė njė hap tej teorisė etike nė dejtim kah praktika morale e pėrbashkėt e tė jetuarit dhe e konkretizimit, ku vėshtrimi filozofik ka qenė i tejkaluar, pikėsėpari, mbase krejt morali pėrqendrohej nė urdhėrin e dyfishtė – tė dashurisė ndaj Hyjit dhe ndaj tė afėrmit, qė ishte bėrė reale nė tė vepruarit. Thėnė mė thjeshtė, krishterimi fitonte para tė tjerėve tė bindurit nėpėrmjet ndėrlidhjes sė fesė me arsyen dhe me veprimtarinė e saj tė drejtuar kah caritas-i (dashuria), me kujdesin ndaj atyre qė vuajnė, ndaj tė vobektėve dhe tė dobtėve, duke mos i pėrfillur ndarjet shtresore. Se kjo ishte fuqia e brendshme e krishterimit, mund tė vėrehet qartė nė mėnyrėn sesi perandori Julian ka tentuar ta rivendosė paganizmin simbas njė forme tė reformuar. Ai, si Pontifex maximus i religjionit tė reformuar tė hyjnive tė vjetėra, fut dhe rregullon atė ēfarė mė parė nuk ekzistonte: hierarkinė pagane me priftėrinj dhe metropolitė. Nga priftėrinjtė kėrkonte tė jenė shembuj nė moral; tė kultivonin dashurinė ndaj Hyjit (d.m.th. hyjit mė tė madh mbi tė gjithė hyjnitė) dhe ndaj tė afėrmit. Kishin pėr detyrė tė vepronin nė mėnyrė karitative ndaj tė varfėrve dhe s’guxonin tė shikonin mė komedi lajkatare as tė lexonin romane erotike, ndėrsa pėr festa e kishin tė obligueshme tė predikonin pėr ndonjė temė filozofike, nė mėnyrė qė ta mėsonin dhe ta arsimonin popullin. Pėr sa i pėrket kėsaj, Teresio Bosco me tė drejtė thotė, se perandori, nė kėtė mėnyrė, vėrtet, nuk ka dashur tė rivendosė paganizmin, por qėllimi i tij ishte kristianizimi – nė sintezėn e iluminizmit dhe religjionit, sintezė qė tani ishte e kthyer kah kultet e hyjnive.34

    Shikuar nė prapavėshtrim/retrospektivė, mund tė themi se fuqia qė ia mundėsoi krishterimit tė bėhet fe botėrore ėshtė sinteza mes arsyes, fesė dhe jetės; pikėrisht kjo sintezė ėshtė shprehur nė mėnyrė tė pėrmbledhshme nė fjalėn religio vera. Aq mė tepėr na imponohet tani pyetja: Pėrse sot kjo sintezė mė s’ėshtė bindėse? Pėrse sot iluminizmi dhe krishterimi qėndrojnė nė kundėrthėnie njėra me tjetrėn, madje e pėrjashtojnė njėra-tjetrėn? Ēfarė ka ndryshuar tek iluminizmi dhe ēfarė tek krishterimi, qė sot kemi njė gjendje tė tillė? Nė atė kohė neoplatonizmi, veēanėrisht Porfiri, e ka kundėrshtuar sintezėn e krishterė me njė interpretim tjetėr tė raportit mes filozofisė dhe religjionit, i cili merret si themel i ri filozofik i religjioneve tė hyjnive. Nė kėtė themel ėshtė mbėshtetur dhe e ka ndėrtuar religjionin perandori Julian – por pa sukses. Porse, sot duket se pikėrisht kjo formė tjetėr, e nivelimit tė religjionit dhe iluminizmit, po depėrton si ai lloj i besimit, qė vetėdija moderne po e konsideron si mė tė pėrshtatshme. Mendimin e parė dhe elementar tė kėsaj forme, Porfiri e ka shprehur kėshtu: Latet omne verum – e vėrteta ėshtė e fshehur.35 Tė kujtojmė shėmbėlltyrėn e elefantit dhe tė tė verbėrve: kjo ėshtė e pėrcaktuar pikėrisht me atė mendim, ku takohen budizmi dhe neoplatonizmi. Nė kėtė pėrkim ekzistojnė vetėm mendime tė ndryshme mbi Hyjin dhe tė vėrtetėn, por kurrfarė sigurie. Nė krizėn e Romės, kah fundi i shekullit tė katėrt, senatori Simahu (Simmachus) – kundėrfigurė e teorisė sė religjionit tė Varros – e ka shprehur botėkuptimin neoplatonik me njė formulė tė thjeshtė dhe pragmatike gjatė fjalimit tė tij para perandorit Valentinianit II, nė vitin 384, me tė cilin kishte mbrojtur paganizmin dhe angazhohej pėr ringritjen e pėrmendores sė hyjneshės Viktoria (Fitore) nė Senatin romak. Po citoj vetėm fjalinė vendimtare dhe tė famshme: “Ajo qė tė gjithė e nderojnė ėshtė e njėjtė, njė ėshtė ajo qė e mendojmė, tė njėjtat yje i shikojmė, njė qiell ėshtė mbi ne, e njėjta botė na rrethon; a ka fare rėndėsi se me ēfarė lloj urtėsie individi e kėrkon tė vėrtetėn? Nuk mund tė arrihet njė mister aq i madh vetėm pėrmes njė rrugė tė vetme.”36 Pikėrisht kėtė e thotė iluminizmi sot: nuk mund ta njohim tė vėrtetėn si tė tillė. Megjithatė, edhe ne e mendojmė po tė njėjtėn gjė vetėm me figuracione tė ndryshme. Ajo qė ėshtė hyjnore, ky mister aq i madh, nuk mund tė pėrkufizohet vetėm nė njė formė, qė do t`i pėrjashtonte tė gjitha tjerat, dhe vetėm nė njė rrugė qė do t`i obligonte tė gjithė njerėzit. Ekzistojnė shumė rrugė, ekzistojnė shumė forma/figura, tė gjitha ato reflektojnė diēka nga Tėrėsia, por asnjėra nuk ėshtė Tėrėsi. Kjo ka tė bėjė me ethosin e tolerancės, qė konsideron se nė secilėn formė gjen pjesė e shenja tė sė vėrtetės dhe se forma vetjake nuk duhet vendosur pėrmbi tė huajėn, por paqėsisht harmonizohet nė simfoninė shumėformėshe tė asaj ēfarė mbetet gjithmonė e paarritshme dhe e fshehur nė simbole, tė cilat duken e vetmja mundėsi e jona, pėr tė arritur atė qė ėshtė hyjnore.

    Simbas kėsaj, a ėshtė tejkaluar krishterimi si religio vera, gjatė zhvillimit tė iluminizmit? A duhet krishterimi tė heqė dorė nga kėrkimi i tij pėr tė vėrtetėn dhe tė bashkangjitet me vizionin neoplatonik, budistik apo hinduistik tė sė vėrtetės dhe tė simboleve, qė tė kėnaqet – siē propozonte E. Troeltsch – pėr tė treguar vetėm atė pjesė tė pamjes (shikimit) tė Hyjit, e cila ėshtė e kthyer kah evropianėt? A duhet tė ecėn krishterimi ndoshta pėr njė hap mė tej se sa Troeltsch, i cili mendonte se krishterimi ėshtė religjion i pėrshtatshme pėr Evropėn, derisa sot pikėrisht nė Evropė po dyshohet pėr kėtė pėrshtatje? Kjo ėshtė pyetja, me tė cilėn sot duhet tė ballafaqohet Kisha dhe teologjia. Tė gjitha krizat brenda krishterimit, tė cilat po i vėrejmė nė kohėn tonė, i kanė rrėnjėt vetėm nė mėnyrė sekundare nė problemet institucionale. Problemet e institucioneve dhe personave nė Kishė, tekembramja, krijohen nga trysnitė e fuqishme tė kėsaj ēėshtjeje. Askush s`do tė presė, qė, kėsaj sfide themelore, me kalimin nga mijėvjeēari i dytė nė mivjeēarin e tretė tė krishterė, do tė mundet, kėtu, qoftė edhe nė distancė, t’i jipet ndonjė pėrgjigje pėrfundimtare. Kjo ēėshtje nuk mund tė zgjidhet fare nė mėnyrė teorike, sikur qė edhe religjioni, si qėndrim vendimtar i njeriut para Hyjit, nuk ėshtė asnjėherė vetėm teori. Ajo kėrkon atė bashkė-lojėn e vėzhgimit dhe tė veprimit, qė e kishte rrėnjosur fuqinė e tė besuarit e tė krishterimit tė Etėrve.

    Kjo nuk domethėnė assesi se duhet tė tėrhiqemi nga kėrkimi intelektual i problemit, duke u drejtuar kah ndėrlidhja e domosdoshme me praktikėn. Pėr fund, unė po bėj pėrpjekje vetėm ta hap njė perspektivė qė mund ta tregojė drejtimin e njė pėrsiatjeje tė mėtutjeshme. Pamė se uniteti i raporteve mes iluminizmit dhe fesė, nė mėnyrė krejt burimore, por jo krejtėsisht i pakontestuar, i cili pėrfundimisht te Tomė Akuini ka marrė njė formė sistematike, ėshtė shkėputur jo me zhvillimin e fesė, por me hapat e rinj tė iluminizmit. Si stacione tė kėsaj shkėputeje tė unitetit, mund tė mirren emrat: Descartus, Spinoza dhe Kanti. Tentimi pėr njė sintezė tė re gjithpėrfshirėse, qė e gjejmė te Hegeli, nuk i ka kthyer fesė vendin e saj filozofik, por ka provuar ta zhvendosė nė suaza tė arsyes e, nė kėtė, mėnyrė ta ērrėnjosė krejtėsisht. Kėtė absolut tė shpirtit tė Hegelit, Marxi e kundėrshton me materien si substrat tė vetėm; tani filozofia duhet tė jetė krejtėsisht e reduktuar nė shkencė ekzakte. Vetėm njohja ekzakte shkencore ėshtė njohje e vėrtetė. Pėrsiatja pėr Hyjin me kėtė merr fund. Paralajmėrimi i August Comtit – se si njė ditė do tė krijohej fizika e njeriut, ndėrsa ēėshtjet e mėdha qė deri sot ishin nė lėmin e metafizikės, nė tė ardhmen do tė trajtohen njashtu nė lėmin e “pozitives”, sikurse edhe gjithė ajo qė sot e pėrbėn shkencėn pozitive – ka lėnė nė shekullin 20 jehonė tė dukshme nė shkencat humane. Gjithnjė e mė tepėr po revokohet ndarja e fizikės me metafizikėn, tė cilėn e kishte ndarė mendimi i krishterė. Gjithēka duhet tė shndėrrohet nė “fizikė”.37 Teoria e evolucionit gjithnjė po kristalizohet si rruga kah mėnjanimi pėrfundimtar i metafizikės, ku “hipoteza e Hyjit” (Laplace) do tė tregohej e tepėrt, dhe do tė formulohet interpretimi i botės nė mėnyrė rreptėsisht “shkencore”. Teoria e evolucionit, e cila e shpjegon nė mėnyrė pėrfshirėse tėrėsinė e gjithė realitetit, ėshtė bėrė njėfarėlloj “filozofie e parė”, e cila, si tė thuash, paraqet bazėn e mirėfilltė pėr kuptimin iluminativ tė botės.38 Ēdo tentim pėr tė futur nė lojė shkaqe tjera pėrveē atyre qė i ka pėrpunuar njė kėso teorie “pozitive”, ēdo tentim i “metafizikės”, do tė duket si kthim prapa iluminizmit dhe si dalje nga kėrkesa universale e shkencės. Prandaj, mendimi i krishterė pėr Hyjin do konsiderohet si joshkencor. Ky pohim nuk mund tė pėrputhet me kurrfarė theologia physica (gr. theologķa physiké): sipas kėtij pikėvėshtrimi, vetėm theologia naturalis ėshtė teoria e evolucionit, teori e cila nuk njeh kurrfarė Hyji, as krijues nė kuptimin e krishterimit (hebraizmit dhe islamit), as ndonjė shpirt tė botės apo ndonjė fuqi tė brendshme lėvizėse nė kuptimin e stoas. Sidoqoftė, ndoshta ėshtė e mundshme tė konsiderohej tėrė kjo botė fantazmė apo ngjasim nė kuptimin e budizmit, porse si realitet do tė ishte Asgjė. Sipas kėtij kuptimi do tė mund tė arsyetoheshin format mistike tė religjionit, qė, sė paku, nuk janė nė konkurrencė tė drejtpėrdrejtė me iluminizmin.

    A ėshtė thėnė e tėra, pėr sa i pėrket ndarjes definitive mes arsyes dhe krishterimit? Sidoqoftė, nuk ka rrugė tė pėrafėrt qė do tė ēonte nė diskutim mbi esencėn e doktrinės sė evolucionit si filozofi e parė dhe mbi pėrjashtimin e metodės pozitive si forma e vetme e shkencės dhe racionalitetit. Ky diskutim do filluar nga tė dyja anėt nė mėnyrė objektive dhe me gatishmėri pėr dėgjim, qė deri mė tani ka qenė rast i rrallė. Askush, seriozisaht, s`do tė mundė t`i vėrė nė dyshim provat shkencore pėr proceset mikroevolutive. R. Junker dhe S. Scherer, nė librin e tyre mbi evolucionin “Antologjia kritike” shkruajnė kėshtu pėr kėtė ēėshtje: “Kėto procese (d.m.th. mikroevolutive) na bėhen tė njohura me disa lloje pėrmes proceseve tė variacioneve natyrore dhe pėrmes formėsimeve tė jetės. Hulumtimi i tyre, tė cilin e zbaton biologjia evolutive, ka dhėnė vėrejtje tė rėndėsishme pėr aftėsinė e pėrshtatshmėrisė sė sistemeve tė gjalla, qė po tregohen si diēka gjeniale.”39 Nė kėtė kontekst, ata shkruajnė nė vazhdim, se hulumtimi pėr zanafillėn (prejardhjen), padyshim dhe me tė drejtė mund tė shėnjohet si disiplinė mbretėrore e biologjisė. Pėr kėtė arsye, nuk ndėrlidhet me kėtė pyetja qė besimtari do t`ia parashtrojė arsyes moderne, por ajo ndėrlidhet me shtrirjen e teorisė sė evolucionit nė philosophia universalis (filozofinė universale), e cila pretendon tė bėhet interpretim i tėrėsishėm i gjithė realitetit dhe tė mos lejojė pėrbri saj kurrfarė shkalle tjetėr mendimi. Pėrbrenda doktrinės sė evolucionit ky problem shpaloset te kalimi nga mikroevoluconi nė makroevolucion. Szathmary i Maynard Smith, ithtarė tė bindur tė teorisė gjithėpėrfshirėse tė evolucionit, megjithatė pranojnė: “Nuk ka kurrfarė arsye teorike, e cila na bėn tė presim se, me kohė, linjat evolutive do tė fitojnė kompleksitet; nuk ka kurrfarė vėrtetimesh empirike se kjo po ndodh.”40

    Pyetja qė duhet tė shtrohet kėtu, sigurisht arrin mė thellė: kemi tė bėjmė me faktin, se a guxon tė paraqitet doktrina e evolucionit si teori universale e tėrė realitetit, mbi tė cilėn nuk lejohen mė pyetje tjera pėr sa i pėrket zanafillės dhe esencės tė gjėsendeve, apo, sė paku, nuk janė mė tė domosdoshme; ose pyetjet e tilla, megjithatė, e kapėrcejnė hapėsirėn e asaj qė mund tė hulumtohet thjesht, sipas metodave tė shkencave natyrore. Do tė doja pėr ta shtruar pyetjen mė konkretisht: a ėshtė thėnė pėrnjėmend e tėra me atė lloj pėrgjigjeje, qė e hasim, pėr shembull, te Popperi nė formulimin vijues: “Jeta, ashtu siē e njohim ne, pėrbėhet prej `organeve` fizikale (mė mirė: prej proceseve dhe strukturave), tė cilat zgjidhin problemet. Llojet e ndryshme tė qenieve tė gjalla e `kanė mėsuar` kėtė me seleksionimin natyror, kjo do tė thotė, me metodėn e reproduksionit plus variacionit; kjo ėshtė njė metodė, e cila, nga ana e saj, ka qenė e mėsuar nėpėrmes po tė kėsaj metode. Ky ėshtė njė regres, por nuk ėshtė i pakufi... ?”41 Nuk besoj se duhet tė jetė kėshtu. Tek e fundit, kemi tė bėjmė me alternativėn qė nuk mund tė zgjidhet vetėm sipas metodave tė shkencave natyrore, madje as me metoda filozofike. Kėtu kemi tė bėjmė me pyetjen: A qėndron arsyeja, pėrkatėsisht e arsyeshmja (racionalja), nė fillim tė ēdogjėje dhe a ėshtė themel i tė gjitha sendeve, apo nuk qėndron fare? Mandej, a ėshtė realiteti i krijuar nė bazė tė rastėsisė dhe domosdoshmėrisė (apo siē e thotė Popperi i mbėshtetur nė Butlerin nė bazė tė luck dhe cunning – [nė bazė tė fatbardhėsisė sė rastit dhe parashikimit])42, pra prej tė paarsyeshmes, dhe: a ėshtė arsyeja rastėsisht nusprodukt i dorės sė dytė i tė paarsyeshmes dhe mbetet, tekefundit, i parėndėsishėm nė oqeanin e tė pakuptueshmes, apo ndoshta ėshtė bindje themelore e fesė sė krishterė dhe filozofisė sė saj: In principio erat Verbum – nė fillimin tė tė gjitha sendeve qėndron fuqia krijuese e arsyes. Feja e krishterė sot, si edhe nė tė kaluarėn, ėshtė opcion/pėrcaktim pėr primatin e arsyes dhe pėr tė arsyeshmen. Siē kemi thėnė tashmė, pėr kėtė pyetje tė fundit nuk mund tė vendoset nė bazė tė argumenteve tė shkencave natyrore, po edhe pėrsiatja filozofike ballafaqohet me kufijtė e vet. Nė kėtė kuptim nuk ekziston ndonjė mundėsi e argumentimit tė fundit nė favor tė pėrcaktimit fundamental tė krishterė. E pra, a mundet arsyeja t`i bie mohit prioritetit tė asaj qė ėshtė e arsyeshme para tė paarsyeshmes; a mundet arsyeja t`i bie mohit Logosit – parashkakut tė ēdogjėje, e, nė tė kundėrtėn, mos ta mohojė vetveten? Modeli i interpretimit i paraqitur nga Popperi, qė, nė variacione tė ndryshme, e hasim edhe nė paraqitjet tjera tė “filozofisė sė parė”, tregon se arsyeja, nė tė vėrtetė, nuk bėn ndryshe, veēse atė tė paarsyeshem ta mendojė nė masė tė vet (t`i zgjidhė problemet, ta studiojė metodėn!); kėshtu, nė mėnyrė implicite, ėshtė ripohuar mohimi i primatit tė arsyes. Me pėrcaktimin e vet pėr primatin e arsyes, krishterimi edhe sot mbetet “iluminizėm”; mendoj se ai iluminizėm, qė do ta braktisė kėtė pėrcaktimin, nuk do duket evolucion, por involucion i iluminizmit.

    Kemi parė se nė botėkuptimin e krishterimit tė hershėm, konceptet: natyra, njeriu, Hyji, etosi dhe religjioni, ishin tė lidhura mes veti nė mėnyrė tė pandashme dhe se pikėrisht kjo ndėrlidhje i ka kontribuar krishterimit pėr tė qenė i kuptueshėm dhe bindės nė krizėn e hyjnive e iluminizmit antik. Orientimi i religjionit me vizion tė arsyeshėm pėr realitetin nė pėrgjithėsi, etosi si pjesė e kėtij vizioni, si dhe zbatimi i tij konkret brenda primatit tė dashurisė, janė tė lidhura reciprocikisht. Primati i Logosit dhe primati i dashurisė janė treguar identikė. Logosi ėshtė treguar jo vetėm si arsye matematikore nė themelet e tė gjitha sendeve, por edhe si dashuri krijuese, deri nė atė masė, sa qė ėshtė bėrė bashkėvuajtėse me krijesėn. Apekti kosmik i religjionit, i cili e nderon Krijuesin nė fuqinė e qenies sė vet, si dhe aspekti i tij ekzistencial – ēėshtja e shpėtimit, janė tė lidhura njėra me tjetrėn pėr t’u bėrė njė. Vėrtet, ēdo interpretim i realitetit qė nuk mund, nė mėnyrė koherente dhe tė arsyeshme, tė vendos njė etos, do konsiderohej i pamjaftueshėm. Teoria e evolucionit ka bėrė pėrpjekje, qė, pėrsėri, nė mėnyrė evolutive, tė themelojė etosin atje ku kishte filluar tė zgjerohet nė philosophia universalis. Mirėpo, ky etos evolutiv, konceptet e veta kyēe – pashmangshmėrisht – i gjen nė modelin e seleksionimit, pra nė luftėn pėr mbijetesė, nė fitoren e mė tė fortit dhe nė pėrshtatjen e suksesshme, e kjo gjė qė ofron shumė pak ngushėllim. Madje, edhe atje ku ky ethos orvatet, nė mėnyra tė ndryshme, tė zbukurohet, megjithatė pėrfundimisht mbetet etos mizor. Mėtimi, qė prej tė paarsyeshmes tė destilohet e arsyeshmja, kėtu pėrjeton dėshtim tė dukshėm. E gjithė kjo ėshtė e pamjaftueshme ndaj kėrkesave, pėr tė cilat sot kemi nevojė; pėr njė etikė tė paqes sė gjithėmbarėshme, pėr dashurinė praktike ndaj tė afėrmit, si dhe pėr tejkalimin e domosdoshėm tė vetjakėrisė.

    Kėrkesės, qė, konceptit tė krishterimit si religio vera t’i jipet pėrsėri njė kuptim i qartė, nė kėtė krizė bashkėkohore tė njerėzimit, duhet tė shtrihet ndėrtimi i saj, me njė masė tė barabartė, edhe nė ortopraksi edhe nė ortodoksi. Pėrmbajtja e saj sot do duhej – sikur edhe nė tė kaluarėn – tė pėrbėhet nė ndėrlidhjen e thellė qė dashuria dhe arsyeja tė jenė tė pandashme e, njėkohėsisht, bartėse tė vėrteta tė realitetit (botės): arsyeja e vėrtetė ėshtė dashuri dhe dashuria ėshtė arsye e vėrtetė. Nė bashkimin e tyre, arsyeja dhe dashuria janė themel dhe qėllim i vėrtetė i gjithė realitetit.

    (Pjesė nga libri: Joseph RATZINDER – BENEDIKT XVI., Glaube – Wahrheit – Toleranz. Das Christentum und die Weltreligionen, Herder, Freiburg-Basel-Wien 2005 (bot. 4), fq. 112-147).

Tema tė Ngjashme

  1. E Verteta
    Nga Albo nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 03-02-2010, 19:57
  2. E verteta
    Nga hope31 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 10-09-2006, 12:38
  3. E verteta ne Histori
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-05-2003, 11:23
  4. E verteta e fshehur!
    Nga ALBA nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 21-03-2003, 07:05
  5. E Verteta
    Nga baobabi nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 17-05-2002, 14:32

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •