Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 192
  1. #171
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    225
    ore po ne gjirokaster kan hapur fabriken te prodhimit hash-hashit, gjith fshati i lazaratit eshte mbjellur me kanabis edhe policia nuk guxon te afrohet as tek hyrja e fshatit, e leje me ne elbasan

  2. #172
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Greqi, kapen 28 trafikantë droge, shumica shqiptarë

    Anila Jole

    Një operacion i policisë greke ka vënë në pranga 28 vetë, që ishin të përfshirë në një rrjet të madh të trafikut të drogës.

    Operacioni është shtrirë në qytetet e Selanikut, Agrinios dhe Volosit. Shumica e të arrestuarve janë shtetas shqiptarë, të cilët bashkëpunonin me disa grekë dhe disa ciganë.

    Grupi kishte bashkëpunëtorë edhe 3 zyrtarë të lartë të policisë së Agrinios, të cilët iu jepnin informacione trafikantëve për kontrollet e policisë, duke i shpëtuar nga zbulimi.
    Sipas policisë rrjeti funksiononte duke sjellë drogën nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit dhe duke e shitur në Greqi e kryesisht në këto tre qytete, ku u zhvillua operacioni. Gjithçka u zbulua nga përgjimet telefonike që kryheshin prej 10 muajsh.

    Në shtëpitë e të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi, armë, sasi të vogla droge dhe mijëra euro, ndërsa po kërkohet vendi që shërbente si magazinë për grumbullimin e drogës së trafikuar.

    Hetimet vazhdojnë dhe policia thotë se priten edhe arrestime të tjera.

    Balkanweb

  3. #173
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Drogë nga Shqipëria, 2 shqiptarë dhe 8 italianë në pranga

    Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot, në një aksion të shpejtë dhe të koordinuar të policisë italiane në Foggia, Orta Nova, Ceringola dhe Lucera.
    Të arrestuarit, dy prej të cilëvë janë shqiptarë, akuzohen për posedim dhe trafik të lëndëve narkotike.
    Endri Mosko, 38 vjeç dhe Niko Selamaj, 43 vjeç janë shqiptarët e arrestuar, ndërsa tetë të tjerët janë shtetas italianë; Giuseppse Caposeno, 42 vjeç, Quirino Barbeti, 44 vjeç, Paolo Novelli, 36 vjeç, Massimo Matrella, 46 vjeç, Aldo Donnini, 39 vjeç, Roço Stefano Napolitano, 46 vjeç dhe Roço dedda, 43 vjeç.
    Pas arrestimit të tyre, gjatë kontrolleve në shtëpi janë konfiskuar sasi të mëdha droge, kokainë, marijuanë dhe hashash.
    Hetimet për këtë grup, sipas policisë italiane kanë nisur që në vitin 2010 me arrestimin e një italiani (Antonio Di Rienzo, 62 vjeç) me 75 kg marijuanë, i cili më pas u zbulua se ishte thjeshtë një korrier i shtetasve shqiptarë, tashmë të arrestuar.
    Droga mbërrinte nga Shqipëria në Greqi dhe më pas në Itali, ku edhe shitej. Policia italiane pohon se vazhdon hetimet për zbulimin e personave të tjerë të përfshirë, edhe se pranon se tregu u lëndëve narkotike në Europë po bëhet i vështirë për tu mposhtur.

    Burimi: Panorama

  4. #174
    Djalë Drenice Maska e Lexuesi_
    Anëtarësuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Sa kilogram bejn ?

  5. #175
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Kapen 457 kg marijuanë në një kamion nga Shqipëria

    TRIESTE- Pak më shumë se 457 kilogramë marijuanë janë sekuestruar nga policia italiane në portin e Triestes. Droga është gjetur e fshehur në një kamion frigorifer, i cili kishte zbarkur bosh në portin e Triestes, dhe priste të mbushej me mallra për tu kthyer sërish në Shqipëri.

    Droga u zbulua nëpërmjet kontrolleve me rreze X të ofruara nga autoritetet doganore, e cila pavarësisht shtresës së lartë më izolues dhe fshehjes nën pjesët metalike të rimorkios së kamionit, u arrit të gjendej.

    Droga ishte shpërndarë në më shumë se 90 qese, në madhësinë e një jastëku krevati. Shuma totale e marijuanës është llogaritur në 457.2 kilogramë.

    Sipas autoriteteve italiane, droga mendohet se ishte për tu shpërndarë në disa prej qyteteve të mëdha evropiane, nëpërmjet të cilës do të përfitohej një shumë prej 4 milionë eurosh.


    Burimi: Panorama
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  6. #176
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Italia konsumon me mijra kg droge ne dite.Nga Shqiperia i bie qe furnizohet nje pjese e vogel e tregut.Operacione kapje droge shohim pothuajse vetem me Shqiptare.Ath ka dy mundesi.Ose kur kapin te tjeret nuk i mediatizojne ose nuk ka te tjere qe merren me kete "pune".Meqense kjo e dyta nuk ka sens atehere si gjithmone po bene nje po.rdhe Shqiptaret e merr vesh gjith bota nderkohe qe te tjeret jane te dhim deri ne fyt.Amplifikimi ktu i ktyre lloj lajmeve sme pelqen hic.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  7. #177
    i/e regjistruar Maska e KORCARI 2
    Anëtarësuar
    26-12-2012
    Vendndodhja
    Thesaloniqi
    Postime
    360

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Citim Postuar më parë nga Fenomeni Lexo Postimin
    Reportazh/ Në fshatin rebel të jugut, ku bimët narkotike të kanabisit kanë kapërcyer avllitë e shtëpive

    “Këtë vit ka më pak të mbjella, ndaj edhe pritet rritje çmimi. Në plantacione nuk shkel kush”


    L.Çela - Shekulli

    LAZARAT- Gushti nuk është muaj i përshtatshëm për të shkelur në Lazarat. Këtë të thonë në Gjirokastër, ku që nga kryetari i komunës e deri tek drejtuesit më të lartë të policisë dalin “garantë” se atje nuk gjen asnjë rrënjë kanabis sativa. E megjithatë, askush nuk merr përsipër të të shoqërojë në fshatin që vetëm 2 kilometra rrugë e ndajnë nga Gjirokastra. Duket se askujt nuk ia ka ënda të përballet me banorët, që në këtë kohë të vitit presin me padurim të vjelin “frytet” e punës së tyre. Në Gjirokastër të paralajmërojnë se është tejet e rrezikshme të marrësh rrugën për në fshat, edhe pse shumë janë ngutur të deklarojnë se Lazarati është hequr nga harta e zezë të kultivimit të drogës. Por nuk qenka kaq e lehtë, të heqësh drogën nga Lazarati...
    ***
    Megjithëse qeveria aktuale ka miratuar së fundmi një ligj që penalizon edhe kryetarët e komunave për mosdhënien e informacionit mbi kultivimin e lëndës narkotike, për lazaratasit pakgjë ka ndryshuar. Krahasuar me një vit më parë, së largu fshati nuk duket aq i gjelbëruar. Në hyrje të Lazaratit dhe përgjatë rrugës që të çon në komunë, nuk të zë syri kanabis sativa, por djem të rinj që nuk ia ndajnë sytë mysafirëve. Në fakt, nëse nuk je e shoqëruar me vendas, duket i pamundur kalimi për në fshat. Rruga e asfaltuar të çon për pak minuta në qendër të Lazaratit, e përtej bien menjëherë në sy bimët e kanabisit. Bima narkotike në pjesën e epërme të fshatit është rritur aq shumë, saqë i ka kapërcyer avllitë e shtëpive. Madje, disa prej banorëve kanë rrethuar avllinë edhe me plastmasë, në mënyrë që të mbulohen sa më shumë të mbjellat e këtij viti. Nga ajo çfarë shihet, në fshatin me rreth 4 mijë banorë, janë të shumta shtëpitë që kanë në oborrin e tyre këtë bimë narkotike. “Në fakt, mbjelljet e sivjetshme janë më të pakta me ato të një viti më parë, por kjo gjë do ta rrisë çmimin për këtë vit”,-thotë Petriti, djali që na shoqëron. Sipas tij, në fshat bimët pritet të jenë më te shëndetshme dhe të prodhojnë më shumë, për shkak të hapësirave që ekzistojnë ndërmjet tyre. E kjo, për banorët e Lazaratit do të thotë më shumë para. “Mendoj se për këtë vit do të mund të sigurojnë 15 mijë lekë të reja për rrënjë, nga 10 mijë që siguruan vitin e kaluar”,-shton udhërrëfyesi, duke rrëfyer se fitimi më i madh pritet të vilet nga parcelat e mbjella në shpat të malit.
    ***
    Mbi fshat thuhet se ekzistojnë plantacione të mbjella me hashash, por që deri më tani, përveç vendasve, askush nuk ka guxuar të vërë këmbën atje. As Petriti nuk e merr përsipër të të shoqërojë. Sipas tij, rrugëtimi drejt të ashtuquajturave plantacione nuk është gjë tjetër veçse udhëtim drejt vdekjes. E gjithë zona është më së miri e kontrolluar, ndërkohë që nga qendra e Lazaratit mund të shohësh bimët e mbjella, që tashmë kanë arritur fazën e korrjes. Sipas burimeve nga fshati, rreth 15 mijë rrënjë kanabis sativa në shpatin e malit, rrëzë së cilit ndodhet Lazarati. I pyetur në linjë telefonike nga “Shekulli”, kryetari i Komunës, Dashamir Aliko thotë se në Lazarat mund të shkojë kushdo, ndërkohë që i qëndron zyrtarisht asaj që ka deklaruar edhe më parë, se nuk ekziston qoftë edhe një bimë e mbjellë kanabis sativa. Aliko thotë se gjendet në Kosovë, e në komunën e Lazaratit nuk ndodhet asnjë përfaqësues i pushtetit vendor, por ngulmon se hashashi është sajesë e gazetarëve. Nga ana e tij, shefi i postës së policisë së Lazaratit, Delim Pollo, thotë se falë bashkëpunimit me komunitetin, situata është përmirësuar në Lazarat. “ Fshati është i qetë dhe nuk ka kultivim masiv të lëndëve narkotike”. Duke respektuar postin, shefi i postës së policisë së Lazaratit shton se informacionet mbi kultivimin e bimës narkotike gjatë këtij viti janë më të detajuara në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës.


    KRYEKOMUNARI

    Aliko: Kultivimi i
    hashashit është sajesë


    LAZARAT- “Lazarati ka dalë tashmë nga lista e zezë e vendeve të kultivimit të bimëve narkotike”. Këtë ka deklaruar rreth 2 muaj më parë, kryetari i komunës Dashamir Aliko, ndërkohë që kanabis sativa është në prag të korrjes, në fshatin e tij. Po kësaj deklarate, i qëndron edhe në prononcimin e tij nëpërmjet linjës telefonike. Aliko të thotë se e ka të pamundur të takohet, për shkak të një takimi që po organizon në Kosovë, ndërkohë që sipas tij, në komunë nuk mund të gjesh as edhe një person që përfaqëson pushtetin vendor. “Po të duash, shko në Lazarat, por nuk do të gjeni asgjë. Kultivimi i hashashit është një sajesë”- thotë kryetari i komunës së Lazaratit, Dashnor Aliko. Në fakt, dyert e komunës në Lazarat janë të mbyllura. Megjithëse pak kohë më parë është miratuar një ligj mbi “bimët narkotike” që penalizon kryetarët e komunave për moskallëzim të kultivimit të lëndëve narkotike, nga ana e përfaqësuesit vendor të PD-së, Aliko nuk ndodhet asnjë denoncim i bërë, në dosjet e policisë së Gjirokastrës.

    POLICIA

    Drejtori Kaja:Nuk kemi informacion për kanabis

    GJIROKASTËR-Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Dashnor Kaja, pohon për “Shekullin” se nuk ka asnjë informacion mbi kultivimin e kanabisit për këtë vit, në fshatin e Lazaratit. I kontaktuar nëpërmjet linjës telefonike, drejtori i policisë kërkon të mos përmendet policia për këtë çështje. “Nuk ka asnjë plan për ndërhyrje të policisë në fshat, për asgjësim të lëndëve narkotike, megjithatë, nuk preferoj të flas për këtë çështje”,-thotë Kaja për “Shekullin”. Sikurse edhe vitet e tjera, prezenca e policisë në Lazarat lë për të dëshiruar. Posta e vendosur pas incidentit me helikopterin italian përbëhet nga policë-banorë, ndërkohë që përveç tyre, në Lazarat nuk shkel ende këmbë polici tjetër. Komandanti i postës, Delim Pollo, thotë se situata në fshat është e qetë dhe se deri më tani, nuk ka pasur probleme. E sa i përket efektivave që ka nën vehte, të thotë se:“nuk është e thënë që të jenë në postë, për të kuptuar që janë në krye të detyrës”.
    aman dhe keta vetem jonxhe kapin

  8. #178
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Durrës, sekuestrohen 420 kg drogë, një në pranga

    Rreth 420 kg lëndë narkotike janë sekuestruar paraditen e sotme në Portin e Durrësit. Droga u gjet në një autobus me targa të Tiranës 9664 L, i cili kishte si destinacion Italinë. Autobusi me pasagjerë është kapur rreth orës 23:20, ndërsa ndodhej në vijën e dytë të kontrollit kufitar. Sipas policisë, sasia e drogës ka qenë e fshehur në pjesën e shasisë së autobusit. Neë pranga është vene shoferi i automjetit.

    MAPO

  9. #179
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Gjirokastër sekuesrohen 161 kg drogë, katër në pranga

    Një sasi prej 161 kg marjuanë janë sekuesrtuar në kufirin shqiptaro-grek. Droga u kap në Orikastro të Pogonit, mes Gjirokastrës dhe Janinës. Policia bën me dije se ka gjetur të fshehura në një shkurre 131 kg lëndë narkotike, të ndara në 4 çanta të mëdha. Katër personat që do të bënin trasportimin e lëndës narkotike janë vënë në pranga.Ndërkaq, 30 kg marijuanë u sekuestruan nga policia kufitare në Kakavijë. Në një deklaratë policia e Gjirokastrës sqaron se lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli në automjetin me targa AA 244 FO, e fshehur në shasinë e mjetit, që sipas policisë, drejtohej nga shtetasi Taulant Mustafaraj. Lënda narkotike kishte për destinacion shtetin grek.

    MAPO

  10. #180
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,084
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Antidroga: Policia sekuestron 1 ton drogë në portin e Durrësit

    Malësi e Madhe, kapen 15 kg drogë

    Rreth 15 kg lëndë narkotike është sekuestruar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia kufitare e Shkodrës, ndërkohë që në pranga ka rënë një person. Lënda narkotike është kapur në vendin e quajtur Hidrovori i Hotit, në territorin e rrethit Malësi e Madhe, rreth 500 metra larg kufirit me Malin e Zi. Droga synohej të kalohej për në Mal të Zi. Policia ka ndaluar trasportuesin e lëndës narkotike Kristian Rakaj, dhe është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, i quajtur Kastriot Isufaj.

    Vlorë, sekuestrohet skafi me 390 kg drogë një në pranga dy në kërkim

    Një sasi prej 390 kg lëndë narkotike është sekuestruar ditën e sotme nga policia e Vlorës. Dropga u bllokua në një mjet lundrues tip skaf. Aksioni u zhvillua ditën e dielë, por, imagesrezultatet e tij u publikuan mesditën e të hënës. Burime zyrtare të Policisë bënë të ditur se “mjeti lundrues, me gjatësi 5 metra, i pajisur me dy motorë, u bllokua në hapësirën detare në bregdetin e fshatit Dhërmi, 50 km në jug të Vlorës, gjatë një aksioni ku u përfshinë mjetet lundruese dhe efektiva të strukturave të Drejtorisë për Kufirin & Migracionin Vlorë dhe Njësisë së Lëvizshme Territoriale Delta-Force”. Në bregdetin e Dhërmiut, në vendin e emërtuar “Plazhi i Perivolos”, ose “Dhromadhes Beach”, u gjet dhe u ndalua 20 vjeçari Aleksandro Vasili, nga qyteti i Vlorës, si dhe autovetura e tij. Ndërkohë dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim.

    MAPO

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Interpoli Spanjoll dhe Portugez mbi Sokol Olldashin
    Nga Hyllien në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 23:18
  2. “Dhuratë” për shkollat: Një kilogramë hashash në ditë
    Nga PORTI_05 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 30-01-2007, 03:35
  3. Policia shqiptare zbulon fabrike fallsifikimi parash në Pogradec
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 19:59
  4. Policia e vret. Kush do ta mbrojë qytetarin shqiptar...
    Nga ex-x në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 26-08-2003, 04:11
  5. Policia greke zbulon bazën e '17 nëntorit'
    Nga Sokoli në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-07-2002, 01:05

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •